Tiranë, 5 dhjetor 2017: Kohët e fundit studiuesi i mirënjohur M. Zeqo, ka botuar një shkrim i cili është publikuar në disa të përditëshme dhe në rrjetet sociale, ku bën me dije për një letërkëmbim të tij me vajzën e E. Cabejit, Brikena Çabejin, e cila jeton në Francë. Ajo i ka dërguar një studim të babait të saj, Çabejit, që lidhej me prejardhjen e gjuhës shqipe dhe është pak ose aspak i njohur deri tani.
Z. Zeqo e ka shoqëruar këtë material me një koment të shkurtër tij. “Teza e Çabejit është një tezë e drejtë nga pikëpamja shkencore. Me të drejtë Çabeji nuk e mbështet tezën e origjinës pellazgjike të gjuhës shqipe, e cila në shek.XIX, për shkak të fazës parashkencore të dijes tek shqiptarët, u bë një lloj teze mit, një lloj totemi i paargumentuar i prejardhjes. Teza e origjinës pellazge është rigjallëruar tashmë nga një numër i madh të ashtuquajturish studiues, por që nisen nga rrafshi i diletantizmit dhe nuk e njohin as procesin shkencor, nuk njohin parametrat akribike të linguistikës dhe as procesin e evoluimit sipas ligjeve të brendshme sintaktike dhe morfologjike, të leksikut etj, të gjuhës shqipe.”1
Duke qenë se e njoh mirë veprën e Çabejit (si student, duke ndjekur leksionet dhe seminaret që na zhvillonte ai, si dhe duke ndjekur çdo botim të tij ) nuk shoh në këtë material ndonjë diçka të veçantë apo të ndryshme nga ato çka Çabeji ka të publikuara. Por nga që bëj pjesë në atë “ numrin e madh të ashtuquajturish studiues” që mbrojnë tezën e prejardhjes së shqipes nga pellazgjishtja, e ndjej të nevojshme të shfaq mendimet e mija se ku e mbështes dhe ku nuk jam dakord me E .Çabejin.
Aktualisht institucionet tona shkencore dhe arsimore i përmbahen me rigorozitet tezës së pranuar tashmë nga albanologjia, asaj të prejardhjes së gjuhës shqipe nga ilirishtja. Kjo tezë u bë e pranueshme nga përpjekjet e dhjetra e dhjetra studjuesëve shqiptarë si E.Çabej, A.Xhuvani, M.Domi, Sh.Demiraj etj. si dhe shumë studjuesëve të huaj si Pedersen, Majer, Jokli etj, por një meritë të veçantë për këtë ka E. Çabeji, ndaj dhe me të drejtë kjo tezë ka hyrë në leteraturë si teza e Çabejit, ashtu si teza e prejardhjes pellazgjike njihet në leteraturë si teza e Hahnit, për mbrojtjen e fuqishme që i ka bërë kësaj teze ky studjues i madh auatriak.
Mungesa e plotë e dokumetave të shkruara për lashtësinë e shqiptarëve dhe koha shumë e vonë e shkrimit të gjuhës shqipe, përbënte një problem tepër të vështirë për të përcaktuar prejardhjen e shqipes. Duhej përcaktuar një metodikë e qartë e cila të gërshetonte të gjithë faktorët, të gjitha të dhënat e fushave të ndryshme,.për të dalë në një sintezë gjithëpërfshirëse dhe të pranueshme. Nga shumë të dhëna të shkencave të ndyshme, Çabeji diti të zgjedhë ato që arrinin të hidhnin sadopak dritë për atë kohë të largët dhe krejt të mugët.
Çabeji u mbështeti fort në faktet historio – gjeografike.“Në pikëpamje të gjeografisë historike dihet se shqiptarët e sotëm banojnë në ato vise ku në kohën antike banonin fise ilire. Në pikpamje historike është vënë re me të drejtë, që sot e dy shekuj më parë,që nuk ka asnjë të dhënë, asnjë kumt historic që shqiptarët të jenë ardhës, që të kenë zënë vend në këto troje në një period historike të caktuar, si bie fjala aty nga mbarimi i kohës antike, ose në mesjetën e hershme. Në këto kushte vetë arsyeja e thjeshtë shtyn të pranohet që populli shqiptar është vendës, autokton në këto anë,në mos qysh prej periodave të mugëta parahistorike, së paku që prej kohës antike e këtej. Këto dy arsye, arsyeja e banimit në teritorin e dikurshëm ilir dhe arsyeja e autoktonisë, shpien vetvetiu në mendimin që shqiptarët e sotëm janë stërnipët e fiseve ilire të jugut dhe që shqipja është vazhdim i njerit nga dialektet e vjetra ilire.” 2
Këto argumenta të fuqishme historio – gjeografike si dhe mjaft të tjera të sjella nga arkeologjia, kultura materiale etj. nuk mund të qëndronin pa argumenta gjuhësore, ku të provohej vazhdimësia gjuhësore iliro – shqipe. Kjo do të përbënte provën e vërtetë të prejardhjes së gjuhës shqipe.nga iliriashtja. Kjo vazhdimësi gjuhësore duhej provuar me dokumenta të shkruara, të cilat për fat të keq nuk gjendeshin. Dokumentat e shkruara në gjuhën shqipe janë mjaft të vona, të shek XV e këtej, të cilat ishin krejt të pa mjaftueshme. Edhe në këto rrethana Çabeji arriti të sjellë argumenta gjuhësorë të cilat në mos e vërtetonin plotësisht këtë vazhdimësi gjuhësore, bënin që ajo të pranohej.
Ndër mundësitë për të rënë në gjurmët e asaj gjuhe të lashtë nga rrjedh shqipja, ai iu referua emërtimeve të lashta në trojet shqiptare të cilët janë bërë me gjuhën e banorëve të lashtë të këtyre trojeve. Ai analizoi disa nga këto emërtime si emmra vendbanimesh, emra lumenjsh, malesh, por edhe emra fisesh dhe njerëzish. Këto emërtime ai i krahasoi me trajtat që kanë ata sot dhe doli në përfundimin:“ Në pikpamje gjuhësore vazhdimi i emrave të qyteteve, maleve e lumenjve të trevës shqiptare të kohës së lashtë, në trajtën e tyre të sotmet, ka rrjedhur në pajtim me rregullat fonetike të gjuhes shqipe…Edhe emri i fisit ilir Alban vazhdon të rrojë edhe sot në trajtën arbër.”3
Si argument tjetër mbështetës ai paraqiti një sasi të konsiderueshme fjalësh të gjuhës shqipe që nuk figuronin në asnjë nga gjuhët simotra indoevropiane, duke dalë në përfundimin se ato janë fjalë të trashëguara të shqipes. Dhe jo vetëm kaq, por këto fjalë ishin të fondit bazë të leksikut të shqipes .Ai kështu hodhi poshtë pretendimet e disa studjuesëve të huaj që këto fjalë i merrnin si huazime të shqipes nga gjuhë të tjera. Përballë këtyre argumentave kundërshtarëve të autoktonisë së shqiptarëve dhe të lashtësisë së gjuhës së tyre si: Jireçek, Sechtile, Piaschia, Philipide etj, nuk u mbetej gjë tjetër veçse një heshtje pohuese.
Pranimi i prejardhjes së gjuhës shqipe nga ilirishtja për atë kohë ishte një sukses i madh për albanologjinë dhe personalisht për vet Çabejin. Por për për të vërtetuar plotësisht prejardhjen e shqipes nga ilirishtja duhej të gjendeshin fakte të tjera gjuhësore. Duhej të zbulohej së paku një dokument i shkruar në gjuhën ilirishte për ta krahasuar me shqipen. U bënë shumë përpjekje nga gjuhëtarët tanë, përfshi edhe vet Çabejin, për të provuar plotësisht prejardhjen nga ilirishtja të shqipes. Nuk u bë e mundur gjetja e ndonjë dokumenti të shkrua në ilirisht, prandaj puna e mëtejshme u përqëmdrua në zgjerimin, sa të ishte e mundur, të fondit të trashëguar të fjalëve të shqipes. Në këtë kuadër Çabeji ndërmori një punë kolosale për hartimin e veprës disa vëllimëshme“ Studime Etimologjike në Fushë të Shqipes” Kjo punë solli rritjen e mëtejshme të këtij fondi fjalësh.të trashëguara të shqipes. Po a mund të quhej i zgjidhur problem i prejardhjes së shqipes vetëm këto argumenta? Së paku nga ana gjuhësore nuk mund të quhej i zgjidhur përfundimisht. Dhe këtë gjë e ka pranuar me sinqeritet të plote vet Çabeji. “Duke pëmbledhur ç’u tha për burimnin e shqipes, me çështjet që dalin përbrenda tij, dhe rrugët që janë ndjekur e metodat që janë zbatuar për të arritur në një zgjidhje, me një vështrim objektiv do të thuhet se janë sqaruar disa anë, disa pika janë zbërthyer, po ky problem në thelb mbetet gjer më sot i pazgjidhur.”4.Gjithashtu ai jep edhe shkakun pse nuk u arrit ky pikësynim: “Arsyeja kryesore qëndron në mungesën e lëndës. Me fjalë të tjera, trakishtja e ilirishtja janë pothuajse gjuhë të panjohura për ne, ato pak që dimë per to nuk na ndihmojnë për të formuar një ide për strukturën e tyre “5
Pas largimit nga jeta të Çabejt nuk është ndërmarrë ndonjë aktivitet i rënësishë për të shpënë më tej zgjidhjen përfundimtare të prejardhjes së shqipes. Kjo gjendje pritshmërie ka shpënë, për fat të keq, që në shkollat tona të jepen akoma njohuri të cunguara për historinë e gjuhës sonë. Kështu ne Fakultetin e Filologjisë. në lëndën “Hyrjes në Gjuhësi” vazhdon të pasqyrohet po ai nivel studimi i viteve ‘70. Mjafton të sjellim rastin e trajtimit të huazimeve të gjuhës shqipe nga gjuhët e tjera. Aty thuhet:“ Të huazura nga latinishtja konsiderohen 600 fjalë bazë (rrenjë) 6 duke përfshirë këtu: fjalët kokë, mendje, faqe, këmbë, shpatull, shtëpi, mur, tra, natë, kofshë, këngë, pulë, shteg, shpatë, qerre, kunat, mashkull, femër, musht, etj. etj. Duke pranuar të tillë historinë e zhvillimit të gjuhës shqipe, ne jemi duke pranuar faktin që gjuha shqipe nuk është një gjuhë e lashtë, por një gjuhë fare e re, e ndërtuar me “ andre” nga lëndë të gjuhëve të tjera, rrjedhimisht edhe kombi shqiptar mbetet të jetë një komb i ri.
Në këtë terren, kur niveli i sotëm i studimeve albanologjike nuk ka shkuar përtej këtij niveli, si të thuash, ku e la Çabeji, ka marrë jetë kjo veprimtari studimore e mjaft gjuhëtarëve dhe studjuesëve, të cilët e shohin prejardhjen e gjuhës shqipe nga gjuha pellazgjike. Kjo tezë, për një periudhë kohore mjaft të gjatë, ka patur një mbështetje më të madhe se ajo e prejardhjes nga ilirishtja. Mjafton të kujtojmë se deri në vitet ’50 të shekullit të kaluar në tekstet e historisë së shkollave shqiptare shkruhej se “ ne shqiptarët jemi stërnipër të pellazgëve”.Kjo tezë gjithashtu, pavarësisht qëndrimit institucional, vazhdoi të mbështetej nga shumë studjuesëve shqiptarë dhe të huaj si: Kondo, Zheji ,Katapano, Pilika, Falaski ( Vlora ), Xhaxhiu,De Angjeli, Manjani, Thomopulo, etj, Pa u futur në esëncën e pikpamjeve të mbështetësve të kësaj teze, duhet sqaruar që në fillim një keqkuptim. Ekziston mendimi se duke pranuar tezën e prejardhjes pellazgjike të shqipes , i kundërvihesh tezës së prejardhjes nga ilirishtja. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Teza e prejardhjes pellazgjike të gjuhës shqipe nga pellazgjishtja nuk bie kurrsesi në kundërshtim me tezën e prejardhjes nga ilirishtja. Ne themi të kundërtën, ato plotësojnë njëra – tjetrën. Ato bëjnë së bashku një pjesë të madhe të rrugës. Ndryshimi qëndron në faktin që mbështëtësit e tezës pellazgjike e shohin gjuhën ilirishte si vazhdim të pellazgjishtes, gjë nuk pranohet nga mbështetësit e tezës së Çabejit.
Do të ndalem tani se pse Çabej nuk ka patur të drejtë që e rrëzoi tezën pellazge.
Në fillim Çabeji nuk ka patur besim tek teza pellazgjike dhe e ka paragjykuar atë. “ Në shekullin e kaluar u përhap shumëkund hipoteza se shqiptarët ishin stërnipët e pellazgëve. Kjo hipotezë a teori, e themeluar në tryezë të dijetarëve të huaj, pati jehonë të gjerë në lagjen e poetëve e shkrimtarëve shqiptarë të Shqipërisë e të Italis”7 Nuk është aspak e vërtetë se ideja e prejardhjes pellazgjike të gjuhës shqipe lindi në tavolina të studjuesëve të huaj. Janë vetë shqiptarët, kuptohet shumë më të interesuar se të huajt, ata që shqetësoheshin për kombin e tyre, sepse po shkonte drejt shuarjes, nga që po u harrohej dhe mohohej historia, që i dhanë jetë kësaj ideje. Është arbëreshi N. Keta që e artikuloi i pari këtë ide që prej vitit të largët 1777, pas tij Zh. Krispi, i cili dalloi qartë përqasjen e shqipes me greqishten e vjetër dhe latinishten si dhekonstatoi se kjo e fundit paraqitej më e lashtë se këto dy gjuhë , gjë që e shpuri në përfundimin se ajo lidhej drejtpërdrejt me gjuhën shumë të lashtë, me pellazgjishten. Mbas tij qenë arbëreshet Kamarda, De Rada, rilindasit e tjerë H. Tasimi, Sami e Naim Frashëri, P. Vasa, N. Veqilharxhi etj.që e mbështetën fuqishëm atë. Dhe kuptohet se këta nuk përbënin “ lagjen e poetëve e të shkrimtarëve” por ishin ajka e inteligjencës shqipare të kohës. Hahni, ky studjues i madh austriak, kreu një studim shumë të gjerë për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke mbrojtur fuqishëm tezën e prejardhjes së shqipes nga pellazgjishtja, por, për një zakon të keq tonin që vlerësojmë më shumë të huajt se veten tonë, kjo tezë, prejardhja pellazgjike e shqipes, mori emrin e tij.
Ku e kishte bazën mosbesimi i Çabejt për tezën pellazge?.Të dhënat e autorëve të lashtësisë si dhe informacioni i cunguar i kohës, nuk e lejonin atë të sqaronte plotësisht disa dyshime të arësyeshme prej shkencëtari. Ai nuk ishte i bindur tek ekzistenca e pellazgëve, ose më sakt tek lidhja e tyre me ilirët.“ Pellazgët në burimet greke e romake përmenden si një shtresë etnike paragreke, jo më ekzistuese në periodën antike. Autorë si Herodoti e Straboni flasin për ta për një kohë më të lashtë dhe i paraqesin si një popullsi barbare, d.m.th. jogreke, e me një gjuhë të ndryshme nga greqishtja. i lokalizojnë në zonën e Detit Egje, kryesisht në Tesali, me përhapje më një anë nga Epiri, më anë tjetër nga Azia e Vogël, nga Kreta e nga ishuj të tjerë të zonës egjeane. Ata paraqiten ndërkaq gjithkund si një popull legjendar, i mbuluar me mjegullën e një miti, popull pa konsistencë historike konkrete “.8
Të dhënat e autorëve të antikitetit vërtet janë të pakta, por ato mjftojnë për të provuar se pellazgët nuk “ janë një popull legjendar i mbuluar me mjegullën e një miti, popull pa konsistencë historike”. por një popull real, i cili ka patur kulturën e tij, gjuhën e tij dhe nuk është “shuar “ kurrë si popull, por nuk ka ruajtur etnonimin e tij të mëparshëm. Herodoti, historiani më madh i antikitetit, i cili jetoi në shek.V p. e. s. shkruan se pellazgët ishin prezent në ditët e tij “ Çfarë gjuhe flisnin atëhere pellazgët është një çështje, për të cilën nuk mund të them asgjë. Vetëm nëqoftë se mund të mësojmë, ndoshta ndonjë mendim nga pellazgët e ditëve tona, nga ata që janë akoma sot në Kreston sipër tyrsenëve …del se pellazgët kanë pasë gjuhë barbare”.9
Për mos përfshirjen e territorit ilir në territorin pellazgjik Çabeji është i justifikushëm. Asnjë nga autorët e antikitetit nuk e përfshin Ilirinë në territorin pellazg. Dhe kjo e ka shtyrë atë të mos pranojë lidhjen, vazhdimësinë gjuhësore pellazgo – ilire. “ Ndonëse në kohë të reja janë pohuar disa lidhje të tyre me ilirët e me trakasit, duhet thënë se ai element etnik e gjuhësor, që mund të quhej me shumë rezervë pellazg, për shumë arsye, edhe të karakterit gjeografik, nuk mjafton kurrsesi për të pohuar me një farë baze vërtetësie shkencore një birësie pellazge të popullit shqiptar “10.Mirpo duke mos pranuar këtë lidhje gjuhësore të ilirishtes me pellazgjishten, Çabejit i duhet të gjente burimin e atij elementi të lashtë që ka zënë vend në gjuhën shqipe, element që shkon përtej ilirishtes. “ Përveç lendës indoevriane, që përbën bazën, vihet re dhe një komponente, sado e pakët, jo indoevroiane. Në gjuhën shqipe kjo ështe mbeturina e një substrati etnik e gjuhesor që gjetën të parët e shqiptareve në viset ku zunë vend…. Shqipja ka ardhur si rezultat i evolucionit të parashqipes në rrugën e fiseve indoevropiane parailire ngaEvropa Veriore drejt trojeve të sotme shqipfolës, ku u formua etnosi ilir, dikur nga epoka e bronzit “11
Këtë “ komponente” joindoevropiane” Çabej, edhe pse nuk e pranon plotësisht se ajo i përket gjuhës pellazge, nuk arrin të sqarojë plotësisht lidhjet e saj me shqipen. “ Në truall të shqipes elementi paraindoevropian është vecanërisht vështire të rroket. Kjo rrjedh kryesisht nga puna e dokumentimit të vonë të kësaj gjuhe” 12 Të gjitha këto arsyetime e shpien atë të dalë në përfundimin se “ Teza që epirotët e makedonët përbënin thelbin e fisit tireno – pellazgjik e që ilirishtja është pellazgjisht në një kuptim më të gjerë, në këtë vështrim të përgjithësuar, nuk mund të mbahet, sepse pas gjithë gjasave ilirishtja e pellazgjishtja janë gjuhë të ndryshme…Teoria e Hahnit si tërësi, me gjëndjen e sotme të kërkimeve arkeologjike e gjuhësore, në disa anë del e drejtë, në disa përgjithësime që bën nuk mund të qëndrojë”13.Duhet thënë këtu se përfundimi i Çabejt se “ ilirishtja dhe pellazgjishtja janë gjuhë të ndyshme ”është krejt i pa bazuar, sepse ai vetë pohon se nuk njeh as njerën nga këto dy gjuhë.
Ku e shohim ne arsyen e “devijimit” të Çabejit për mos pranimin e vazhdimësisë gjuhësore pellazgo – ilire? Ai nuk gjente dot një mbështetje shkencore për ta pranuar këtë vazhdimësi, sepse edhe historianët dhe studjuesit e fushave të tjera, nuk kishin arritur të jepnin fakte reale për këto lidhje. Ndryshe qëndron problemi sot. Falë mundësisë së pakufizuar të marrjes së një informacini shumë të gjerë dhe në një kohë të shkurtër përmes internet, sot studjuesit kanë arritur të sqarojnë mirë lidhjet etnike pellazgo – ilire. Studjuesi i mirënjohur me origjinë shqiptare, Aref Mathieu, para një viti mbrojti në Universitetin prestigjioz të Sorbonës tezën: “ Vazhdimësia etno -gjuhësore pellazgo -iliro – shqiptare. Ilirët, ashtu si shumë popuj të tjerë të lashtë, si hititët, frigasit, helenët, thrakët, epirotët, makedonasit, etruskët etj. kanë qenë fise me prejardhje pellazge. Kjo duhet kuptuar drejt: “ato fise indoevropiane parailire që kanë zbritur nga Evropa Veriore drejt trojeve të sotme shqipfolëse “ që përmen Çabej, nuk kanë qenë gjë tjetër veçse fiset e lashta pellazge të cilët u shpërndanë në një kohë shumë të lashtë nga një qendër e përbashkët ( e cila sipas shumë studjuesëve mund të ketë qenë Lindja e Mesme, por ende e pa përcaktur përfundimisht) drejt territoreve të ndryshme, ku ata zbulonin terrene të përshtatëshme banimi. Gjuha e të gjithë këtyre fiseve, përfshirë dhe ato ilirë, ka qenë një gjuhë e vetme, e përbashkët, ajo pellazge. Pikërisht këtu gjendet pika e lidhjes, vazhdimësia gjuhësore pellazgo – iliro – shqipe. Pikërisht këtu e gjen shpjegimin edhe ajo “ lidhje ( korkodancë) leksikore e shqipes me gjuhët e tjera, që përmend Çabej “lidhjet leksikale të shqipes me gjuhët balte, kelte, gjermanike dhe sllave nga njera anë, dhe konkordancat me greqishten dhe armenishten nga ana tjetër ”14,sepse të gjitha këto gjuhë kanë dalë nga një rrënjë e përbashkët, nga trungu pellazgjik.
A mund të quhet si një “ anashkalim apo mohim” i Çabejit ndërmarrja e studimeve të mëtëjshme për prejardhjen e shqipes? Unë mendoj se jo. Si shkenncëtar Çabeji nuk ia lejonte vetes të dilte në përundime pa fakte konkrete shencore. Dhe ato në atë kohë ai nuk arriti t’i gjente. A duhet gjykuar për këtë? A mos duhet gjykuar edhe Mendelejevi pse nuk arriti t’i zbulojë edhe dy – tre elemente të tjera që plotësutan tabelën e së elementeve kimike ?
Si mund ta gjykojmë Çabejin, kur vetë ai dëshironte dhe po përpiqej për ta shpënë deri në fund këtë çështje? “ Nga këto rrethana pyetja nëse ekzistojnë mundësi të një sqarimi në të ardhmen, lidhet me mundësinë e pasurimit te materialit”15. Të njëjtim qëndrim me Çabejin mbajti edhe akademiku Shaban Demiraj.”Hulumtimi dhe shpjegimi i elementëve ‘pellasgjike’ (më saktë, para ilire), që shqipja i ka trashëguar nëpërmjet ‘nënës’ së saj, mbeten një nga detyrat e rëndësishme të historisë së gjuhës shqipe”16
Ku mund të sigurohej ky material? Çabeji sheh si burime gjuhësore: toponomastikën dhe mbishkrimet e lashta.
Duke punuar për një kohë të gjatë me toponimet në trojet tona por edhe përtej tyre, kemi arritur të vërejmë një dukuri gjuhësore me shumë rëndësi.Vumë re se gati të gjithë këto emërtime, janë formuar nga përngjitja e dy ose më shumë fjalëve njërrokëshe, të cilat ose janë identike ose përqasen shumë me rrënjën e fjalëve të shqipes së sotme.Këto trajta të ngurta të këtyre fjalëve tregonin se gjuha e lashtë shqipe, ka qenë një gjuhë jo vetëm njërrokëshe, por edhe gjuhë izoluese, me një mungesë të plotë të mjeteve gjuhësore si parashtesat, prapashtesat, mbaresat, nyjet.. .
Mbishkrimet e lashta janë dokumenta të shkruar, prandaj rolidhe roli i tyre është vendimtar për të provuar lashtësinë e një gjuhe.
“ Nga gjuhësia pritet më një anë zbërthimi i mbishkrimeve mesapike, e në tumbat e panumërta të Trakisë në Bullgari lindore mund te dalin mbishkrime trake te reja.Toponmastika historike, pot ë gërmohet sistematikiasht, behet një burim që mund të cojë përpara në këte lëmë studimesh …në krahinën qëndrore të Italisë, kanë banuar etruskët, gjuha e të cilëve u ka rezistuar gjer me sot përpjekjeve të gjuhëtarëve për ta interpretuar ”.17 Mesapishtja, si i vetmi dialekt i ilirishtes që dokumentohet me mbishkrime, mbase është caktuar të luajë rolin e një çelësi për të hyrë sadopak në errësirën e shkallës antike të shqipes. Ndërsjelltas edhe shqipja mund të bëhet një ditë çelësi kryesor në zbërthimin e mbishkrimeve mesapike.” 18
Në shumë vende të kulturuara të botës janë marrë në ruajtje shumë mbishkrime të lashta. Interneti krijon mundësi të plota për t’u njohur me këto mbishkrime në distancë. Për deshifrimin e tyre janë angazhuar shumë studjues shqiptarë dhe të huaj. Edhe unë për shumë vite me radhë jam përpjekur për të hyrë në misterin e këtyre mbishkrimeve të lashta. Shkrimi i tyre i pandërprerë, pa ndarje midis fjalëve, me fillim nga ana e djathtë, përbënin një vështirësi gati të pakalueshme. Fatmirësisht, nga që gjuhën shqipe e kam gjuhën e nënës, arrita të futem në kuptimin e këtyre mbishkrimeve. U pëpoqa në fillim të dalloja qartë alfabetin me të cilin ishin bërë këto mbishkrime. Krahasova shkronjat e këtyre mbishkrimeve me shkronjat e alfabetit të gjuhës tonë. Arrita të bëj një lloj njëjtëzimi të tyre, të bëj kështu transkriptimin. Në fillim vura re se tek këto mbishkrime kishte rreshtime shkronjash që ishin identike ose përqaseshin me rrënjën e fjalëve të shqipes.Gjeta aty po ato trajta fjalësh të ngurtësuara që kisha dalluar në analizën e shumë toponimeve etj. Ky qe çelësi suksesit. Arrita të deshifroj mbishkrime të ndyshme të gjetura në shume vende dhe të periudhave të ndryshme, duke shkuar deri në shek VII – VI p.e.s.19 Nisur nga fakti që këto mbishkrime ishin gjetur në ato territore ku historikisht kanë banuar pellazgët, si dhe faktin që të gjitha këto mbishkrime bëhen të kuptueshme vetëm me anën e gjuhës shqipe, s’kish dyshim se ato i përkisnin gjuhës pellazge. Mbishkrimet më me vlerë për njohjen e gjuhës pellazge ose të shqipes së lashtë, janë mbishkrimet që ruhen në Itali, mbishkrimet e ashtuquajtura etruske. Janë me shumë vlerë pasi kanë tekste me disa qindra fjalë dhe përgjithësisht janë me fare pak të dëmtuara. Tekstet e tyre, me shumë fjalë, japin mundësinë jo vetëm të njohjes së trajtave të shumë fjalëve, por për të njohur edhe strukturën gramatikore të saj. Në territorin shqiptar gjenden fare pak nga këto mbishkrime pellazge. Edhe ato që janë, kanë tekste fare të shkurtëra.dhe ndihmojnë pak. Por edhe në trojet shqiptare gjenden mbishkrime me numër të knsiderueshëm fjalësh, por ato u takojnë një periudhe më të vonë, të shek.III – II p.e.s.dhe më pas.dhe nuk janë shkruar me alfabetin pellazg. Ato janë shkruar me alfabetin e greqishtes së vjetër, disa edhe me atë të latinishtes. Kjo ka ndodhur për disa arsye. Aty, rreth shek VI – V p.e.s.( jam i pa sigurtë për kohën e saktë ) është formuar gjuha e vjetër greke. Kjo gjuhë mori alfabetin pellazg, por duke i bërë atij disa përmirësime grafike shkronjave të tij. Duke përdorur këtë afhabet të ri, greqishtja e vjetë filloi të mos përdorë më shkrimin e pandërprerë, por filloi të shkruajë me ndarje midis fjalëve si dhe ta fillonte shkrimin nga ana e majtë. Kjo bëri që shkrimi pellazgjik të mënjanohej deri sa më vonë të mos përdorej më fare. E njëjta gjë ndodhi edhe me shkrimin etrusk, por kjo ndodhi disa shekuj më vonë se në territoret greke. Me formimin e alfabetit latin, edhe ai me shkronjat pellazge të përmirësuara nga ana grafike, duke ndërruar edhe drejtimin e shkrimit, duke bërë ndarjen e fjalëve, arriti ta mënjanojë edhe ai alfabetin etrusk ( pellazg) duke e shtyrë në harresë. Në territoret shqiptare, ku nuk u arrit të formohej ndonjë alfabet mbi bazën e atij pellazg si në territorin grek dhe atë Italian, për nevoja të ndyshme njerëzit kanë përdor në shkrim alfabetin e këtyre dy gjuhëve. Mund të shtrohet pyetja, pse të mos jetë përhapur në masë më të madhe edhe në trojet shqiptare shkrimi pellazg? Shkrimi gjithmonë nuk ka qenë pronë e të gjithëve. Veçanërisht në lashtësi ai zotërohej nga një masë e kufizuar njerëzish, nga banorët e qyteteve, e qendrave të kulturuara. Qendrat e kulturës në trojet shqiptare si Durrësi, Butrinti, Apollonia etj u ndërtuan mjaft vonë, atëhere kur kishte marrë përhapje të gjerë alfabeti i greqishtes së vjetër dhe i latinishtes.
Duke qenë se këto mbishkrime që kemi deshifruar u takojnë periudhave të ndyshme nga shek VII – VI p.e.s. deri në disa shekuj të erës sonë, na është dhënë mundësis të ndjekim zhvillimin, evolucionin e gjuhës shqipe.që nga ato periudha të herëshme deri tek shqipja e sotme.Të gjitha këto na kanë shpënë në përfundimin se kemi një vazhdimësi gjuhësore pellazgo – iliro – shqipe.
_________
Referencat:
E. ÇABEJ “Hyrje në Historinë e Gjuhës Shqipe” (2,3,4,5,8,10,11,12,13,14, 15, 17,18.).
16 ) Sh.Demiraj “Gjuha shqipe dhe historia e saj”
(1, 7) M.Zeqo Letërkëmbimi me Brikena Çabejin. Qershor 2017
9 ) Herodoti “Autorët e Antikitetit” botim shqip. I,57.1
6 ) R.Memushaj “Hyrje në Gjuhësi “
19) M. Abazaj “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”.