MUSA TOLAJ: TË MOS PËRDORET USHTRIA ҪLIRIMTARE E KOSOVËS PËR QËLLIME POLITIKE!

Pashtriku.org, 14. 03. 2015 – Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte as e LDK, as e PDK, as e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, e as e LPK (themeluesja e UÇK’së), por as e FARK’ut. Në të vërtet Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte ushtri e popullit shqiptar, ishte ushtri e djemve dhe vajzave më të mir(ë)a të kombit shqiptar që u radhitën vullnetarisht në këtë ushtri, I djemve dhe vajzave më të mir(ë)a të kombit shqiptar që veshën uniformën me emblemin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të luftuar për çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare.
Betejat e zhvilluara në të gjashtë Zonat Operative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe beteja e Kosharës, e Loxhës, dhe të gjitha betejat e tjera, ishin beteja të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të uniformës me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të gjithë deshmorët e rënë për çlirimin e vendit, të gjithë invalidët e luftës, të gjithë veteranët ishin të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e kurrsesi të partive politike, të cilat edhe në kohën e luftës, por edhe tani kanë pretendime për ndarjen e veteranëve dhe dëshmorëve për qëllime politike. Këto veprime, janë përqarëse dhe të dëmshme, dhe si të tilla nuk janë në funkcion të ruajtjes dhe mbrojtjes së vlerës sonë kombëtare – Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

BETIMI USHTARAK UÇK’së – NGRITJA E FLAMURIT

Dëshmorët ishin, janë dhe mbeten gjithëherë dëshmorë të kombit shqiptar e jo kurrsesi të partive politike.
Ligji për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e sqaronë mirë këtë çështje dhe me të drejtë sanksionon me dispozita juridike shumë qartë, të drejtat e veteranit i takojnë çdo pjestari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ka marrë pjesë në luftën çlirimtare të Kosovës me uniformën dhe emblemin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa marrë parasysh në cilën betejë ka marrë pjesë, në gjashtë ZO të UÇK-së, në Llap, Dernicë, Dukagjin, Koshare, Gllogjan, Prekaz, Logjë etj”.
Me ligjin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (që kanë merrë pjesë në luftë me uniformën dhe emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) gëzojnë të drejtat dhe benificionët e barabartë.
Pretendimet e LDK dhe kundërshtimi i aprovimit të Ligjit për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është e pa drejtë dhe është rast i izoluar për shqiptarët, kërkesa e tyre është e pa drejtë që në ligjë të përfshihet edhe Ministria e mbrojtjes së Kosovës (FARK-u). Pse është e pa drejtë? Sepse edhe LPK (themeluesja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) nuk është e përfshirë në Ligjin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ligji për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës rregullon të drejtat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e jo të drejtat e Ministrisë së mbrojtjes së Kosovës, as të drejtat e themelueses (LPK) së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

——————————————————-

(Ilustrimet i përgatiti editori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura