NË FULDA TË GJERMANISË U FESTUA 15 VJETORI I PAVARËSISË

NË FULDA TË GJERMANISË U FESTUA 15 VJETORI I PAVARËSISË

Shkruan:Nusret Pllana

Manifestim i mrekullueshëm në Fulda të Gjermanisë!

(Kushtuar 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës)

Më 18 shkurt 2023, isha i privilegjuar të jem mysafir nderi nga Shoqata Shqiptare “Kosova”, përkatësisht nga Kryetari i saj z.Ukë Blakaj, djali i dëshmorit të kombit Prof.Mustafë Blakaj nga Istogu.

Programi i pasur kulturo-artistik i fëmijëve dhe i anëtarëve të shumtë të kësaj Shoqate me tradita të mëdha patriotike dhe atdhedashurie, duke e krijuar një atmosferë madhështore dhe të papërsëritshme ndonjëherë, nga emocionet e shumta, i bëri me lot të gjithë të pranishmit që e kishin mbushur atë Sallë të bukur të qytetit Fulda.

Në këtë qytet jetojnë, punojnë e veprojnë suksesshëm mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet tona etnike. Por, këtu vepron dhe funksionon dinjitetshëm edhe Shkolla shqipe, për të cilën meritat kryesore i ka z.Ukë Blakaj, njëri nga donatorët kryesor të saj.

Këngët dhe recitimet e bukura të fëmijëve kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të kombit, por edhe ekzekutimi i shkëlqyeshëm i valleve të bukura shqipe kushtuar lirisë së Kosovës dhe pavarësisë së saj, bënë që ata(ato) të nderohen shumë shpesh me duratrokitje frenetike nga të pranishmit.

Këtë manifestim të bukur e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe Konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt, z.Fidan Ibrahimi, veprimtari i çështjes kombëtare dhe luftëtar i lirisë z.Nusret Pllana – i cili u nderua edhe me mirënjohje nga Shoqata Shqiptare “Kosova”.

Të pranishëm aktivë ishin edhe z.Can Tahiri – veprimtar dhe gazetar i njohur i Mërgatës Shqiptare,  z.Gaço Apostoli – Drejtor i ambasadorëve të paqës për Evropë dhe, kryetarë e veprimtarë të shumtë të Shoqatave shqiptaro-gjermane, që kishin ardhë nga qytetet e tjera të Gjermanisë, enkas për ta nderuar këtë manifestim kombëtar të karakterit jubilar.

Për xhirimin e këtij manifestimi të pasur kulturo – artistik u kujdes ekipa e RTK-së, me z.Albert Ademi – gazetar dhe z.Ahmet Konjusha – kameraman.

____________

EDHE NË GELSENKIRCHEN TË GJERMANISË U PROMOVUAN VEPRAT E GJENOCIDIT SERB MBI SHQIPTARËT

***

“ESKADRONËT E VDEKJES” – ROMAN PËR PËRMASËN E KRIMIT SERB NË KOSOVË

https://pashtriku.org/eskadronet-e-vdekjes-roman-per-permasen-e-krimit-serb-ne-kosove/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura