NAFI ÇEGRANI: PROCES I MONTUARA ME AKUZA TË TRILLUARA!

Shkup, 27 prill 2019: …Është histori imja dhe dinjitetit tim, i mbijetesës sime në qelitë skëterrë brenda mureve të burgut famkeq të Zenicës, atje ku shkrihet hekuri, atje ku kalova vite e vite të rinisë sime, atje ku dukej vetëm një cope qiell dhe ku vështirë dukej dielli…!
…Atje brenda mureve të kazamatës rrethuar me mure të larta dhe përreth me tela me gjemba dhe përçues elektrik, ditët dukeshin sa një javë, e muajt sa një vit, dhe nuk dallonin nga njëra tjetra, nuk do të bënte asnjë ndryshim nga ditët e zakonshme të jetës së mundimshme as gjersa më mbanin në qelinë skëterrë nr 29 ose nr 31 në burgun hetuese, duke kaluar aty plotë 972 dytë, as edhe kur më nxorrën në oborrin e burgut ku kishte afro 1800 të burgosur tjerë, kalamendeshin Brenda murreve të rrethuara, bri malit të me shëmbenj të prerë si thikë, e që dukeshin se puthnin rretë në qiell, aty gjendej edhe shkritorja ku punonin të burgosurit, njerëzit e dënuar dhe mbanin nr. të veçantë regjistrimi…Ky ishte burgu i Zenicës në Bosnje, i cili, si dukej mbante statusin e Goli Otokut, status federative si burg i rënë i Jugosllavisë komuniste…!
(…Ja si i kujtoj rastin e arrestimit, mënyrën antinjerëzore të keqbërësve të cilët vepronin në emër të ligjit dhe autorizimeve zyrtare. Ja se si më trajtonin dhe terorrizonin gjatë 16 muajve të hetuesisë së egër dhe me muaj zgjatja e procesit gjyqësor të inskenuar për rast të montuar në saje të akuzave të rreme dhe të trilluara kinse ,,vrasje,, sipas nenit 37 të Ligjit të Maqedonisë Socialiste, e që më dënonte Gjykata e atëhershme e Qarkut në Zenicë të Bosnes me një grup shqiptarësh dhe një Boshnjak: Nijazi Asani, Zuhdi Asani nga fshati Forinë, Vahedin Ramadani nga fshati Çajlë, Hajrullah Huseini nga fshati Llakavicë, Mensur Hasani nga Çegrani, unë Nafi Çegrani dhe Abdurrahman Sheshiq nga Bugojna e Bosnës…)
Ishte viti 1981 …Në Kosovë tanimë kishin shpërthyer demonstratat shqiptare, dhe kërkohej Kosova Republikë! Por, nisën edhe bastisje e arrestime të gjata ndaj shqiptarëve si në Kosovë njashtu edhe në Maqedoni.
…Nëntoka kriminale e UDB-së dhe KOS-it jugosllav çdo gjë kishin përgatit sipas planit të tyre të fshehtë. Me adhurim ishte prit të vinte 1981 dhe demonstratat në Kosovë. Me kohë kishin nis edhe survejime, dhe përgatitje skenarësh nga më të ndryshmit dhe mistere… Dhe, pikërisht me 01 tetor , ishe një ditë që dukej si të ishte një verë e vonuar.Gjethet e pemëve kishin nis të merrnin ngjyrë të zverdhëlluar. Atij mëngjesi, herët, ende pa u gëdhirë, është bërë rrethini i pallatit ku unë banoja në Shkup.Njerëz me uniform dhe të armatosur me automatikë në derë, duken të mllefosur si ujqër, me to edhe disa civil të cilët nuk i njihja , e që flisnin gjuhën serbokroate. Në banesë ku fëmijët e mi ende ishin në gjum, bënë bastisje dhe rrotulluan e përplasën çdo gjë, libra dhe orendi, tesha dhe lojëra fëmijësh… Më pas më thanë se duhej të shkoja me to. Vesha një sako dhe, duke i thënë gruas mos mërzitej se kjo ishte ndonjë gabim dhe se shpejt do të sqarrohej çdo gjë dhe se unë do vija që fëmijët t’i përcjellja për në shkollë… U nisa kah dera, duke mos menduar se çfarë më kishin përgatitur, dhe as nuk u përshëndeta me gruan dhe fëmijët, as me vajzat e as me Dritëroin e vogël 16 muajsh, i cili më mbante për dore dhe nuk më lëshonte, dhe as nuk më ra në mëndje se familjen nuk do i shikoja me vite e vite të tëra…Ata më kishin përgatitur rrugëtimin e gjatë në labirrinthet e skëterave të burgjeve dhe netëve të thikave të gjata… Fillimisht nuk dija as cilat ishin akuzat që më arrestonin, e më vonë do të kuptoj disa lloje akuzash të çuditshme dhe apsurde për diçka që unë as që kisha në dijeni…Ato ishin një mal me gënjeshtra.

Me ajroplanin e ,, Inex Adria,, lidhur në hekura më transferuan në ajroportin e Sarajevës, duke mos ditur se ku po më çonin. Faktikisht dukej së më kishin kidnapuar, sepse edhe sjelljet e tyre arogante dhe të stilit terrorist të jepnin ta kuptoje kështu.Prej ajroportit të Sarajevës, duke më futur në një furgon të blinduar, më hudhën në bodrume të përgjakura të SUP Bugojno. Aty ishte si ndonjë kasaphane, aty njeriu do të dëshironte të ishte më mirë vdekur se sa i gjallë, sepse torturat dhe mundimet ishin nga më të ndryshmet, nga më fashiste dhe antinjerëzore, që nuk besoja nëse i kishin përdorur gestapovcit hitlerian të ushtruar dhunë mbi viktimën…Muaj e vite kalova nëpër qeli betoni e në pranga, duke kaluar Nëntë rrathët e Ferrit të Dantes , siç kam shkruar disa herë atë që ndodhi në hetuesinë kriminale dhe të udhëhequr nga njerëz pa ndjenjë njerëzore dhe në mënyrë më të çuditshme e antishqiptare, që nuk besoj kështu të jenë sjellur as gesdtapovcit e Hitlerit, siç vepronin me shkopinj gome inspektorët xhelatë nga SPB të Bugojnës dhe Zenicës… Akuza prej gënjeshtrash dhe trillime nga më të ndyrat, e që nuk mund tam err me mend njeriu normal. Punë kriminelësh dhe të tipit mashtrues e dallaverexhinj të sojit të Temelko Boshkovskit dhe kompanisë së tij, e që me këtë rast do të njoh edhe tipa të tjerë shovinist dhe antishqiptarë si Ante Bernada, Bodul Nikica, Fikret Bradariq, Tihomir baboviq, Sulejman Kapetanoviq, Mutapqiq e Mensur Hoxhiq,Ante Varunek etj etj. Unë dhe skëterat në qelitë e betonit, e që me vite nuk dija nëse jash ishte verë apo dimër, nuk dije nëse jasht biente borë e shi apo ndriste dielli… Kështu kaluan shumë vite dhe… shpresat e mia ende ishin të mëdha se një ditë do të zbulohet e vërteta dhe zbardhet pafajsia ime, do të happen dyerët e rënda të burgut dhe se do të hapej qielli dhe drita…Shpresoja natë e ditë, duke qënë i bindur se ky ishte një gabim, dhe se do të shoshiteshin gjërat, mendoja se ka njerëz të cilët me ndërgjegje do të vërejnë gabimin e burgosjes sime dhe do të del ndonjë hetues apo gjykatës i cili do të thotë: MJAFT MË ! Lerenja të qetë njeriun e pafajshëm, e keni marrë në qafë! Duhet t’I kërkohet falje…Hhhmmm ! Por, jo! Unë kisha qënë i zhgënjyer me mendimet e mia dhe vetëdijen time, me ndërgjegjen e pastër, e nuk e merrja me mend se mundej një terror I tillë në një shtet siç na kishin mësuar, Shtet socialist ku Kushtetuta garantonte integritetin e personit dhe të familjes me një Kushtetutë dhe drejtësi,,(?) Por, çdo gjë kishte qënë gënjeshtër sipas stilit bollshevik dhe kominternist jugosllav… Disi më dukej e çuditshme dhe nuk mund ta merrja me mend se kisha punë më CENTAURË të cilët nuk kishin as shpirt njeriu, as ndërgjegje…dhe se më kishin përgatitur rrugët e ferrit dhe të djallit, me akuza të rreme me qëllim hakmarrje që të më nxjerrnin para tytave të pushkatimit… Nuk është kollaj të kalosh vite të tëra burgu e skëterre Brenda murreve të trasha të kazamateve! Unë gjithnjë kisha një shpresë dhe ndërtimi i shpresave të mia vinte nga fakti se ndërgjegjen e kasha të pastër, se nuk isha actor i ndonjë krimi, sepse në jetë kurrë nuk kam pas nevojë për ndonjë ,,krim,, e aq më tepër për ndonjë ,,vrasje,, siç më akuzonin dhe dënuan me burgje të rënda…Të burgosurit, në përgjithësi prisnin një shpëtim, brenda vendit, ndiqnin me vëmendje ngjarjet ndërkombëtare; pa dyshim kishin paranojat, shtrembërime të realitetit që vinin nga gjithë ai izolim i gjatë, por, nga ana tjetër, ishin edhe shumë të informuar. Historia e të burgosurve shqiptarë nëpër burgjet jugosllave fillonte pikërisht me nisjen e demonstrative në Kosovë më 1981 dhe sikur ta dinin shqiptarët se një ditë do i vinte fundi atij regjimi titist e më vonë të tipit të Miloshëviqit.
Por, nuk dihej as fati as fundi i të burgosurve të tjerë, dhe veçmas të atyre shqiptarë, ose më mirë të them të asaj aventure në burgje që i mbante shpresa se ka drejtësi dhe se një ditë do të zbardhen gjërat në dritën e diellit… Dhe ahstu jetonin me dinjitetin e tyre dhe shpresat për një të ardhme të bukur e të mirë, për një liri dhe diell…Dhe, përsëri në mëndje më sillej diçka si nëndije se fundi i të burgosurit shqiptarë, megjithatë, nuk dihet, porse i sigurtë se një ditë do të vjente dita e lirisë. Pra, dua të them që bashkë me guximin e madh, këta kishin edhe shpresat e madhe që diçka do të ndryshonte. Dhe këtu kemi dy korrente jete, dy botëra, dy fronte, dy antagonizma të mbërthyera: akuzat prej gënjeshtrash dhe e vërteta! Beteja ime për drejtësi vazhdonte me vite duke kërkuar zbardhjen e së vërtetës dhe rastit të montuar, kërkoja zbardhjen e pafajsisë sime, sepse akuzat ishin apsurde, njashtu edhe aktvendimet e Gjykatës së Zenicëc ku dë nohesha për kinse vrasje në mes të ditës ose në mes të Gostivarit e most ë kishte pa njeri me sy. Rast ku nuk ka vend dhe kohë të caktuar reale, ose të jetë bërë ndonjë rekonstruim ,,rasti,, dhe vendi, nuk ka kurfarë obduksioni apo ekspertizë gjyqësore-medicine apo mjeku, nuk ka kufom ku mund njeriu të bindet se vërtetë egziston ,,vrasje,,! Nuk ka as përgjigje në pyetjet: Kush, Kur, Ku, Pse , Si, Çka etj. Nuk ka krim: IN DUBIO PRO REO ! Aq më tepër është fakti se unë nuk kam pas nevojë të bëj ndonjë ,,vrasje,, apo të vras njeri! Çdo gjë është e kurdisur nga ,,ekspertë dhe nëntoka kriminale e UDB-së dhe Shërbimeve të sigurimit civil e ushtarak jugosllav sipas planit të tyre sekret dhe prirjeve për të sajuar, shpifur, montuar e manipuluar akuza të rreme dhe të pa qëna, duke më trajtuar keq dhe duke ushtruar dhunë e terror, më gjykonin dhe aludonin rreth arratisjes sime nga UDBJA në SHBA, a mos vallë tanimë isha kthyer në Jugosllavi me instuksione dhe mission të fshehtë si agjent i CIA-s amerikane…!
… Fillimisht, as nuk dija se kush janë të arrestuar, sa janë dhe pse? Por, më vonë gjatë hetuesisë ku fjalën përfundimtare e kishte dhuna dhe dajaku, ARGUMENT BACILINUMI, kuptova se 5-6 muaj para arrestimit tim, kishin burgos edhe disa shqiptarë të tjerë dhe një Boshnjak, si Zuhdi Asani, Nijazi Asani, Abdurrahan Sheshiq, Mensur Asani, madje edhe Vahedin Ramadani, Hajrullah Huseini dhe unë, Nafi Çegrani. Të gjithë të arrestuar sipas një plani dhe me skenar të stolisur me akuza apsurde, për vepra të paqëna dhe të pa kryera. Çdo gjë e inskenuar dhe e plasuar sipas shijes dhe dëshirës së dikujt që gjërat është dashur të duken sit ë tilla, të besohej në atë që kanë insistuar të bindin opinionin për një,,krim,, dhe është dash gënjeshtra të duket si e vërtetë, ose e bardha të thuhet e zezë, e të zezës e bardhë e kështu me rradhë…Dhe, pas një gjyqi të frikshëm, rigoroz e të paligjshëm, me prokurorë të pashpirt, ose më miurë të them që kishin shpirt kriminelësh, me gjyqtarë sharlatana dhe aventuerë apo edhe shovinista siç ishin Bodul Nikica, Sulejman Kapetanoviq,Tihomir Baboviq, Ante Varunek etj. Ata kërkonin dënimin tim me vdekje- pushkatim. Kurse për të tjerët burgje të rënda me vite e vite që do të kalonin atje ku nuk dukej rrezja e dritës dje diellit: Hajrulla Huseini nga Llakavica, 13 vite burg të rëndë, Vahedin Ramadani nga Çajla e Gostivarit 12 vite burg të rëndë, Abdurrahman Sheshiq nga Bugojno e Bosnës 12 vite burg të nërndë, Zuhdi Hasani 10 vite burg, Nijazi Hasani 8 vite burg dhe Mensur Asani 5 vite burg. Ndërkohë që mua dënimin me vdekje e zëvendësuar me 20 vite burg të rëndë… Dhe, kështu nisën odisetë e gjata Brenda kazamateve mes jetës dhe vdekjes në burgun e Zenicës për të mbetur gjallë, me shpresa dhe stinë të vrara jete. Më vonë, me kërkesën time, më kanë transferuar në burgun e ,,Idrizovës,, sepse edheashtu më kishin dënuar pa faj, dhe mendoja se shkuarja ime në këtë burg të Maqedonisë, do të lehtësonte , sadopakë, vuajtjet dhe maltretimet e familjes sime… Por, edhe këti ishin rrugë të tjera dhe odise të gjata në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë, e fatumi im i ngjante atij të Drajfusit, apo si Odiseu larg Itakës së tij…
***
Në qelitë e errëta të burgut hetues të Zenicës kam qëndruar herë-herë i lidhur me pranga e zinxhir, gati pesë vjet, nuk e kasha pare dritën e diellit,shpesh nukdija nëse jash ishte verë apo dimër, në binte shi apo dëborë. Unë gjithë kohës rrija me mendime se gjindem në liri, rrija pranë nënës e familjarëve të mi, por edhe shpell përmallohesha për fëmijët e mi të cilët, thuajse kishin mbet në fatin e tragjikës dhe jetës në katër rrugët kryqe të Shkupit. E mbaj mend, një rast pas ca vitesh më thane se kasha vizitë, kur dola dhe shikoj andej xhamit të trashë ishte nëna ime. Ajo më shikoj me dhimbësuri dhe tha:,,Biri i nënës, çfarë të kanë bërë?Pse të marrin në qafë?-lotët i nisën t’i rrogulliseshin si kokra akulli. Gardiani u dëgjua me një zë katili duke thënë se do na e ndërpsiste vizitën nëse nëna ime fliste edhe më tej shqip.
,,Ajo nuk di të flase gjihë tjetër pos shqipes !,,- ia ktheva gardianit në sllavishten e tij.
Ajo vizitë e nënës ishte e para dhe e fundit, sepse pas kthimit të saj në shtëpi kishte ndruar jetë nga e keqja dhe dhimbjet për të birin e saj, sepse tanimë Gjykata më kishte shqiptuar dënimin me vdekje-pushkatim.
…Kam shumëçka për të rrëfyer nga jeta dhe vuajtjet e mia nga burgu,mbidinjitetin dhe UNIN tim si shqiptar, i përballuar me shpifje e akuza fund e krye prej gënjeshtrash të kurdisura në stilin udbashian dhe me motive politike në baza nacionale, ku dënonin njerëzi të pafajshëm! (Ca gjëra kam shënuar edhe në librin tim me titull ,,Ballë për ballë me vdekjen 1,, të cilit i referohej para disa vitesh edhe Adem Demaçi sa ishte gjallë,duke thënë se ai libër mund të përdoret si argument në Dosien e madhe të krimeve të diktaturës komuniste jugosllave ndaj shqiptarëve).
Po… Dosja e Diktaturës komuniste/ udbashiane e ish Jugosllavisë !
Nuk do mend, me shkrimet e mia zbulohet e vërteta ! Dhe insistoj zbardhjen e së vërtetës dhe drejtësisë edhe nga Gjykatat përkatëse dhe kompetente, sidomos nga ajo Europiane, për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë në Strasburg ose nga Komisioni për Drejtësi në Bruksel dhe OKB ku kam parashtruar kërkesat e mia, duke lutur që dë del NJERIU i lindur si dikur Emil Zola dhe bëri zbardhjen e së vërtetës me rastin ,,Afera e Drajfusit,, !
***
Deklaratë e dhënë nga veprimtari intelektual, Kryetar i Forumit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni, Mr Milaim Fejziu:
GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË STRASBURG
E nderuar gjykatë,
Motivi kryesor për t’u paraqitur para Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg është marrja e lajmit se kjo Gjykatë ka pranuar kërkesën e z. Nafi Çegrani për të zhvilluar proçedurë dhe të sjellë vendim meritor lidhur me këtë lëndë.
Konsideroj se Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg është e vetmja Gjykatë ndërkombëtare dhe autoritative që mund të zbardhë shkeljet e rënda ligjore ndaj të pandehurve në procesin gjyqësor të z. Nafi Çegranit të zhvilluar në Zenicë të Bosnjes e Hercegovinës.
Jam thellë i bindur se “Rasti Çegrani” ka qenë një nga proceset gjyqësore më skandaloze jo vetëm të asaj kohe por edhe sot e kësaj dite mbahet mend si një ndër proceset e inskenuara dhe më enigmatike sepse kemi të bëjmë me një proces të montuar gjyqësor, fund e krye nga Shërbimi Sekret Jugosllav, i cili sipas njohurive të mia të asaj kohe, mbasi kam qenë në postet e larta politike dhe shtetërore, kam mundur përsëafërmi ta përcjell këtë proces dhe si atëherë ashtu edhe sot kam një dyshim të thellë për vetë rastin dhe për veprën e kryer dhe se jam shumë i interesuar që rasti i z. Çegrani të zbardhet sepse me zbardhjen e tij së paku do të zbulohej dhe demaskohej implikimi i shërbimit sekret jugosllav, në proceset gjyqësore, gjë që ka qenë praktikë e zakonshme.
Në këtë proces të montuar gjyqësor, as që mund të bëhet fjalë për respektim të të drejtave të njeriut, aq për gjyqim të drejtë dhe të pavarur dhe as për vendime reale gjyqësore të bazuara në ligje dhe në Konventën për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, edhe pse ish-Jugosllavia e kishte ratifikuar këtë Konventë Evropiane dhe ka pasur obligim të respektojë të drejtat e të pandehurve. Nga dosja e kësaj lënde për të cilën kam pasur njohuri, lirisht mund të them se është e përplotë me akuza të pabazuara në fakte dhe prova relevante materiale, si dhe është përplot me deklarata boshe dhe të rrejshme të marra nga dëshmitarë që edhe vetë kanë qenë të akuzuar dhe të dënuar për të njëjtën “vepër penale”.
Pa dashur që të hyj në analizë të thellë të kësaj dosje, megjithatë edhe një analizë sipërfaqësore, nxjerr në pah disa mistere që sot e kësaj dite mbeten të pazbardhura edhe atë: misteri i ardhjes së Meliha Deliç në Gostivar të Maqedonisë për të punuar, edhe pse ka qenë e punësuar në Bugojnë, misteri i vrasjës së saj në Gostivar, misteri i shpalljes së fajtorëve dhe dënimi i z. Nafi Çegrani me vdekje dhe të tjerëve me mbi 60 vjet burg pa pasur asnjë provë materiale, përveç një dëshmie, edhe atë marrë nga të akuzuarit me dhunë dhe me falsifikime vetëm e vetëm për ta përmbyllur këtë proces gjyqësor me dënime drakonike, misteri i çertifikatës së lindjes së Meliha Deliçit, që është e shpallur e vdekur në këtë proces gjyqësor, por e cila sot e kësaj dite evidentohet se është e gjallë por me siguri me identitet tjetër dhe në vend tjetër. Kjo çertifikatë e lindjes dëshmin qartë se ky proces i montuar gjyqësor dhe skandaloz meriton të zbardhet deri në fund dhe montuesit e këtij procesi (disa nga të cilët janë ende gjallë) të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimet e merituara.
Mendoj se nuk duhet të jesh ekspert i madh juridik për të kuptuar se ka bazë për të rishikaur procesit në fjalë, jo vetëm për dëmin e pësuar dhe për dëmshpërblimin që ju takon të dënuarve dhe të gjykuarve, por edhe për një sadisfaksion moral për familjarët e z. Nafi Çegrani dhe të tjerëve në rrethin ku jetojnë, por mbi të gjitha të ngadhënjejë e drejta dhe drejtësia, sado që ajo mund të jetë e vonuar, megjithatë është e mirëpritur nga viktimat e këtij procesi absurd.
Të nderuar gjykatës, autori i kësaj shkrese, që merr guximin t’ju drejtohet, është ekspert në lëmin e të drejtave dhe lirive të njeriut, është veprimtar në afirmimin dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të njeriut jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjerë në rajon.
Zotërinj të nderuar, duke pasur respektin më të lartë ndaj kësaj Gjykate dhe gjyqtarëve të saj dhe duke qenë përcjellës i rregullt i punës së Gjykatës Evropiane në Strasburg, vendosa t’ju paraqitem me këtë shkresë vetëm e vetëm për t’ju ndihmuar dhe lehtësuar angazhimin tuaj në lëndën e z. Nafi Çegrani dhe mbetem me shpresë se vlerësimet e mia të lartpërmendura do t’ju ndihmojnë në arritjen e së drejtës dhe drejtësisë së vërtetë. Jam i gatshëm që edhe në të ardhmen, po qe se ju konsideroni se mund t’ju ofroj ndihmë rreth kësaj lënde, mund të vij edhe në seancat tuaja në Strasburg, me të vetmin qëllim që të arrihet e drejta dhe drejtësia e plotë reale.

Prof. Dr. Milaim Fejziu
Kryetar nderi i Forumit Ndërkombëtar
për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Maqedoni

11.01.2010
Gostivar

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura