NAFTA, MORALI DHE ENERGJIA JONЁ E PЁRKЁMBUR
Intervistë me Prof. Fatmir Shehu
Pyetje 1-Ju vini nga nafta, pa dyshim keni shumë nostalgji për të, mund të më thoni edhe, ku e keni kontributin tuaj personal?
Ka shumë që vinë nga nafta, se nafta para viteve 1990 kishte një ushtri të tërë naftëtarësh të organuziar në Kombinate, në ndërmarje të spcializuara në shërbime shkencore dhe teknike. Nafta ishte një entitet shumë i organizuar që nga kërkimet për naftë dhe gas në gjithë teritorin dhe ujrat detare të Shqipërise , ku fillimisht , aty nga viti 1950 deri ne vitin 1960, u angazhuan ekipe gjeologjike të ish BRSS dhe më vonë , mbas largimit të tyre për arsye politike , punonin byrotë gjeologjike të ndërmarjeve të shpim-kërkimit, bëheshin analizat stratigrafike, mineralogjike dhe gjeokimike, karotazhet e thellësisë si ai elektrik, induktiv, polarizimi spontan, gazokarrotazhi etj. Nga viti 1965 u ngrit dhe funksionoi edhe Instituti i studimeve dhe projektimeve për naftë dhe gas që e filloi punën në Kuçovë dhe më vonë në vitin 1970, u trasferua në Fier. Ky institute ishte i angazhuar me rilevimet gjeologjike, studimet komplekse stratigrafike, mineralogjike dhe gjeokimike si dhe me studime, përgjithësime dhe projketime të puseve të kërkimit për naftë dhe gas. Po kështu, në fushën e kërkim zbulimit të naftës dhe gazit, ishte angazhuar ndërmarja sejsmike, e cila kryente një sërë metodash kërkimi si sejsmikën, gravimetrinë, elektrometrinë etj e paisur specialistët përkatës, fizikant . matematicien dhe gjeofizik dhe me makinën elektronike me programet përkatëse që i duheshin përpunimit të materialit fushor.
Për të realizuar projektet që bëheshin për shpimin e puseve të thellë dhe shumë të thellë , kryesisht për kërkime , nafta kish ndërmarje të posaçme të paisura me specialist dhe gjithë sondat me kapacitete të duhura, të afta që të përballonin thellësi deri në 7 mije metro.
Po ashtu, kishte një ndërmarje të specializuar e paisur me një park të madh sondash, që të realizonte shpimin e puseve të shfrytëzimit , sipas rrjetit të përcaktuar nga studimet dhe projektimet që bëheshin për shfrytëzimin e vëndburimevetë naftës dhe gazit si atyre të rinjë , të sa po zbuluara, ashtu dhe vëndburimeve ekzistuese gjatë periudhave të ndryeshëme të shfrytëzimit të tyre, me qëllim kryesor që çdo vëndburim të shfrytëzohej në mënyrë racionale dhe jo në mënyrë barbare siç po shofim se po bëhet mbas viteve 1990.
Po ashtu, industria e naftes, kish nje numer të nevojshëme ndërmarjesh që ishin të specializuara për të kryer punet që kishin të bënin me remontin e maqinerive dhe paisjeve, elektrik – telefonave, me trasportin e personelit dhe të materialeve, me trasportin e naftës dhe gazit, me perpunimin e naftës, me ndertimin e rrugeve dhe bazamenteve dhe të ndërtimeve të nevojshëme industrial etj.
Për të realizuar përpunimin e naftës, në tërë sasinë e sajë të prodhimit në vënd, u ngritën dora dorës një sërë rafinerish që realizonin totalisht përpunimin e naftes që prodhonte vëndi dhe në vitin 1987 u vu në punë Rafinerija e Ballshit e cila u quajt Uzina e Përpunimit të thellë të naftës me kapacitet përpunimi deri në 1.5 milion ton në vit.
Këtu s’do lënë pa përmandur sistemin mirë të organizuar, të përgatitjes dhe kualifikimit te specialsitëve, që nga shkolla të mesme teknike ashtu dhe degë të specializuara në Universitetin e Tiranës. Kish dhe kurse kualifikimi pasuniversitare që bëheshin në mënyrë të programuar, për të ngritur nivelin e specialistëve në nivelin bashkëkohor të diturive. Po ashtu organizoheshin kurse të gjuhëve të huaja , sesione tekniko-shkencore, mbrojtje disertacione etj.
Siç del nga ky parashtrim, Industria e naftës ishte me cikël plotësisht të mbyllur, pronë shtetërore dhe e aftë që të realizonte të gjitha detyrat që kish brënda ciklit të sajë.
Ksisojë, pak a shumë dhamë gjëndjen Industrisë së naftës në Shqipëri , para vitit 1990. Ishte një industri gjigande , ku punonin rrth 30 mijë puntor, 1400 specialist të lartë, 5000 specialist të mesëm , e cila realizoi zbulimin e mbi 14 vendburimeve nafte dhe gazi , rreth 400 milion ton rezerva gjeologjike nafte dhe rreth 80 milion ton rezerva industrial nafte , si dhe rreth 400 bilion normal metro kub rezerva gjeologjike gazi. Arriti të shpoi puse me thellësi deri 6700 m që janë realizime nga me të komplikuara të praktikës njërëzore ; arriti një prodhim nafte rreth 2.4 milion ton ne vit dhe një prodhim gazi, rreth një miliard normal m3 , që jane ekujvalent me një million ton naftë.
Me qënë se më pyete se ku e kame kontributin tim personal, mund të them në mënyrë të përmbledhur.Unë që në fillim të karierës time si specialis, u sngazhova në anët teknologjike të procesit të shpimit dhe jo në inxhinerigun e tijë, që mendoj se nuk është n’do një problem i komplikuar. Ksisoje, të zgjedhesh sondën, të llogaritësh kollonat e shpimit dhe të rrethimit , të zgjedhësh daltën apo kompozimin e instrumentit të shpimit etj nuk janë problem shumë të komplikuara inxhinerike . Probleme nga më të komplikuarit në teknologjinë e shpimit , sidomos të puseve të thellë e shumë të thellë , është ruajtja e ekujlibrit shtresë -pus gjatë procesit të shpimit , sepse mungesa e tijë, të çonë në avari të rënda si: fontana të hapura naftë- gas-uji veç e veç apo së bashku një kohësisht , humbje qarkullimi yë lëngut larës me pasoja katastrofike , bllokime te instrumentit të shpimit etj që janë avari kostoze dhe me pasoja të rënda ekonomike, ambientale dhe njërëzore .Po ashtu nje nga problemet më të komplikuara të teknologjise së shpimit , është dhe zgjedhja e tipit dhe parametrave fiziko kimik të lëngut larës dhe mirëmbajtja e tijë. Me zgjedhje, kuptojmë që lëngu larës të ketë një kompabilitet( shkueshmëri ) me formacionet që shpohen, si me ato që ekspozohen në procesin e shpimt , ashtu dhe gjatë shpimit të shtresave produktive naftë gas mbajtëse , duke parandaluar fëlliqen e tyre .
Shpimi i puseve të thellë në vendin tonë të rendit të thellësive 4 ,5 , 6 dhe 7 km thellë , kanë pasur si mbeshtetje shkencore konceptet teknologjike qe u përpunuan në kohën e duhur dhe në cilsinë e duhur . Pa zgjidhjen e problemeve teknologjike të mirëfillta që kishin të bënin me ekujlibrin shtresë-pus, me lëngun larës adekuat etj as që mund të bëheshin fjalë realizimi i puseve me këto thekllësi.Duuhet thënë se u bënë tentative të shpimiytë puseve të thelle ne citet 1970 ku u projektua pusi Divjak a-29 me ëthellësi deri 4000m dhe faktikish nuk aarriti ta realizonte thellësine e projketuar sepse Akoma nuk ishin futir metodat e dedektimit dhe vlerësimit të presioniot të shtresës si d-exp. dk-exponenti , sigma logu. metodat e karrotazhit si induktivi, elektrometria e tj Në këtë drejtim pavarsisht se unë kamë pasur rolin e drejtuesit shkencor pse jo dhe administrative ( studimet që kamë bërë unë për zgjidhjen e problemeve teknologjike , janë realizuar para projektimit dhe shpimit të këtyre puseve të thellë , studime të cilat gjënden në arshivën e Industrisë së Naftës) , në këto fusha kamë bashkëpunua me sukses me specialist të shquar të shpimit , të cilët mendoj ti përmënd me respekt si : Prof.Dr. Ilir Bano, Ing. Ing Bashkim Mane , Ing. Novrus Limaj, Ing. Vlashi Fili , Ing Tahir Çuni, Ing.Moisi Bitri, Ing.Rikard Shllaku, Ing. Selim Molla, Ing. Dhimo Gjika, Ing. Savo Xani etj . dhe mjaft specialist te tjerë të lartë e të mesëm që me punën e tyre të kujdesëshëme ndihmuan në aplikimin e elementëve të nevojshëm teknologjik në procesin e shpimit të puseve . Ksisojë Specialiteti i shpimit të puseve të thellë , sidomos shumë të thellë , kaloi në mënyrë të vrullëshëme nga inxhineringu në Teknologji, që është faza e maturimit të një Specialiteti.
Siç thashë, si specialit, u investova posaçrisht në zgjidhjen e problemeve teknologjike të shpimit. Unë një pjesë të jetës time aktive, a kamë pasur dhe si menexher si: shef kabineti, shef i Sektorit shkencor të shpimit, antar i Komisarjatit të Posaçm të Naftës, Drejtor i Përgjithshëm i Naftës ne Ministrinë e Industri minierave, Zv.Ministër i Ministrise Energjitike dhe Drejtor i Institutit të Teknologjise së Naftës të cilin kamë bërë shumë përpjkeje për ta ngritur dhe arrita me mbështetjen e personaliteteve më të larta të kohës dhe e ngrita. Gjatë periudhës së punes time, si menexher, objketivi im kryesor ka qënë futja e sa më shumë e koncepteve të disiplinave të shkencave ekzakte në Industrinë e Naftës si: fizika, matematika, kimija duke rekrutuar specialistët më të mirë jo vetem të profilit të naftës, por dhe me shumicë, të profilit të shkencave ekzakte. Shumë fizikanë (rreth 36) punuan në sejsmik, në karrotazhin e thellesisë në fushën e teknollogjisë. Po ashtu u punësuan kimista , matematicien nga më të mirët. Këta specialist të shkencave bazë, në bashkëpunim me specialistat me profil nafte, krijuan një sinergji të veçant në zhvillimin e mendimit dhe interpertimit shkencor të fenomeneve në këtë industri shumë të komplikuar .
Po kështu i kam kushtuar një rëndësi shumë të madhe, paisjes me aparatura moderne të laboratorëve shkencor por dhe të sondave të shpimit në mënyrë që të merreshin të dhëna bazë sa më të sakta.
Këtu mund të them se, gjatë periudhës që kamë qënë në drejtimin e Industrisë së naftës, nga viti 1978 deri në vitin 1982 inkluziv , industria e naftës ka realizuar prodhimin më të madhe industrial (naftë plus gaz baras nafte ekujvalent) gjatë gjithë rreth një shekulli të ekzistencës së sajë. Po kështu mund të them pë realitet, se për shpimin e pusit Delvina Nr-9, që zbuloi vëndburimin e Delvinës, unë si Drejtor i Drejtorisë së Përgjithëshëme të naftës, në Ministrinë e Industri Minierave, vura veton për aprovimin e shpimit të këtij pusi .Kjo sepse , duke filluar nga Instituti i Naftës , Drejtoria e Kërkimeve në Patos, nuk ishin dakorte për shpimin e tijë. Edhe më të shumtit e autorëve të projekti të pusit Del-9, si dhe më të shumtit e specialistëve të Drejtorisë së Përgjidhëshëme të Naftës në Ministrine e Industri Minierave, nuk ishin dakortë për shpimin e këtij pusi. Unë vura vetoni mbështetur në materialet që kishja lexuar, në bindjet që kishja krijuar nga studimet e materialeve gjeologjike që ekzistonin për këtë rajon , si dhe në bazë të diskutimeve paraprake që kishja bërë më kryeautorin Prof.Dr,Engjëll Përrenjasi një gjeolog pasionat (i cili pasi u vërtetua pozitiviteti i pusit Del-9, mbasi përfundoi shpimin, më la një përkushtim për rolin tim në miratimin për shpim të pusit Delvina -9 të cilin përkushtim e ruaj me respekt ) . Po ashtu , ndihmë të madhe më dhanë në marjen e këtij vendimi tepër deleikat për mua edhe diskutimet jo të pakta me Ing Gjeolog Luç Pleqi dhe Ing , Hilmi Halimi që ishin sinjor inxhinera me përvojë të madhe në fushëne gjeologjisë së naftës .
Po kështu kamë dhënë leksione në Universitetin e Tiranës si pedagog jashtëm për një periudhë të gjatë që nga viti 1970 deri 1990 si dhe kamë marrë pjesë si bashkëautor për tekstet mësimore të këtij Universiteti në lidhej me lengjet larëse etj .Kame shkruar mbi 6 libra dhe monografi, kamë përgatitur 166 studime që janë arshivuar ne Fondin e Industrise së naftës, kamë përpiluar në grup shumë projekte shpimi , sidomos të puseve më të thellë të vëndit si të : Ardënicës -18 ( 6700m) , Frakulla-55 ( 5100m) , Sqepuri-6( 5300m, Dumre-7 ( 6119m) etj ku unë jamë anagzhuar me problemet teknologjike . Kamë përpiliar për herë të parë nga ana e specilistëve shqiptar si dhe kamë marrë pjesë direkt në realizimin e tyre të mbi 10 puseve horizontal me kënde deri 90 gradë dhe lateral rreth 800m në vëndburimibn karbonatik të Visokës. Kamë botuar mbi 74 artikuj në revistat shkencore të vëndit dhe 9 artikuj në revista të huaja , kamë botur duke filluatr nga viti 1965 , 128 artikuj në Gazeta të ndryshëme të vëndit ku kamë trajtuar probleme të industriesë së naftës në Shqipëri , kamë përgatitur një material për mbrojtjen e doktoratës , kamë qënë antar iredaksisë së Revistës Nafta dhe Gazi për një kohë të gjatë që nga momentii fillimit të botimiot të sajë, antari i redaksise së Revistës “ Shkenca dhe Jeta”, antar i SPE me numër antarësimi 138154-0 , antar i Seksionit Teknik të Akademisë së Shkencave në vitin 1984 e më pasë etj . Do ish më mirë mendoj, që këtë pyetje ta bëje në një intervistë më vehte , kur të kishje pyetje që kishin të bënin vetëm për mua , sepse përgjija , ta dini se nuk është shteruese .
Pyetje 2-Industria e Naftës u asgjësua si Troja , sipas jush kush e beri dhe përse ?
Asgjësimi i Trojës thon se u bë nëpërmjet të kalit të Trojës . Atëhere për analogji edhe këtu do gjetur kali i Naftës. Mendoj se një arsye kryesore ka qënë etja dhe nevoja për fitime të klasës politike që mori pushtetin që në fillimet e sistemit të ri që u emertua sistem demokratik , por që edhe mbas tre dekadave që po e jetojmë , është shumë larg demokracisë së vërtetë . Po numërojmë disa nga faktet që asgjësuan ekonominë shqiptare dhe që mund të konsiderohen si kali i Trojës që e realizoi këtë shkatërrim. Nafta dhe gjithë pasurit nënëtokësore që sistemi i parë i gjeti me shumë harxhime dhe sakrifica dhe ja la sistemit të ri të ekonomisë në prodhim dhe që gjeneronin të ardhura në kesh , ishin të ardhura të gatëshëme që u përdorën për abuzime , pasurime e të tjera forma të përvetësimit pa kritere dhe ligje. Shkatërrimi i veprave industrial që vetem për skrap gjeneronin biliona dollar të ardhura , shkatërrimii TEC -ve dhe lojrat financiare që u bënë me import – eksportin e energjise elektrike, privatizimi pa as nje kriter i pasurive të mëdha që kish ekonomija si : telekomi, trasmetimi dhe furnizimi i energjisë elektrike , hidrocentralet , rafineritë dhe vëndburimet e naftës etj , shkatërrimi i ushtrisë që sipas ekspertëve, kish një asset prej 300 bilion dollar, shkatërrimi i bujqësisë që hapte tregun e importit të ushqimeve ku përfitohesh nga tregëtarët dhe poliikanët e lidhur me ta me fije të ndryshëme , një volute e madhe gjatë importimit të grurit, misrit, sheqerit, vajit etj . Mendoj se gjithë këta “oficerë” ishin future në “kalin e e konomise shqiptare” ku një vënd të rëndësishëm në këtë kal , zinte “oficeri nafta” . Gjithë sa thash “këta kuaj” në Trojën e ekonomisë shqiptare në këtë periudhë , i futi politika dhe ligjëvënsit dhe ekzekutuesit e sajë.
Përsa i përketë kuajëve që fusin të tjerët në Shqipëri, dihen historikisht dhe mendoj se kuajt historik janë present këtu në Shqipëri , por me oficerë bashkekohor. Kame dëgjuar Avokat Spartak Ngjelen që ka cituar deklatratën e një deputeti sërb se “ për të shkatërruar industinë e Shqipërisë kemi investuar rreth 500 milion dollar ; siç duket edhe Sërbia ka aplikuar modën e sotme të vrasjes me pagesë. Por dhe Greqia që ka patentë historike për kuaj Troje , nuk besoj se ka qënë indifferente gjatë kësaj periudhe të favorëshëme . Kështu mendoj se Greqia strategjikisht , është e interesuar që Shqipëria të mos ketë industri përpunimi nafte, sepse ajo e ka një kapacitet të tillë rafinimi që përpunon rrth 32 milion ton naftë bruto importi në vit dhe do treg shitje për produktet që i dalin nga përpunimi ,se vetë , në tregun e brëndshëm konsumon rrteh 17 milion ton në vit , pra do treg shitje . Në këtë pikëpamje “oficerët e sotëm” që futen në kuajt historik që janë instaluar në Shqipëri , kanë si qëllim kryesor që Shqipërinë ta kenë si treg për të shitur produktet e tyre që i kanë me shumicë , sepse këtë supermaci jua dha shanci historik që u futën shumë kohë më parë se ne , në ekonominë e tregut .
Pyetje 3-Si menexhohet nafta jonë , kush e drejton dhe a ka censurë?
Këto 30 vjet e fundit , industria e Naftës është menexhuar nga politika dhe jo nga ekonomija, teknika, teknologjia dhe shkenca. Në krye të Albpetrolit që nga fillimi , me gjithë se drejtori i parë i Albpetrolit ishte person i ditur dhe i kompletuar me njohuri shkencore, sapo u caktua si drejtor i Albpetrolit, politika ja çveshi atë kostum dhe i veshi kostumin politik . Edhe më vonë ky kostum politik rri varur në zyrën e Drejtorit të Albetrolit dhe defakto, rrinë varyr dy kostume politike që u ndryshonet vetëm gërma e dyte, një i PD dhe një i PS.
Industria e Naftës vërtet është një çështje politike në lidhje me ekonominë , por në drejtimin e sajë dhe në interesat e zhvillimit të sajë, duhet të prevaloi ekonomia, shkenca , teknologjija dhe eksperienca sigurisht.
Nuk dim që posti i Drejtorit të Albpetrolit apo të drejtorave të drejtorive të ndryshëme të Albpetrolit apo të instancave që kanë të bëjnë me industrinë e Naftës si: Drjtotia e Nafës në Ministri, apo drejtoria përkatëse në AKBN, të jenë caktuar me meritokraci; me sa dimë , janë përcaktuar totalisht në kritere politike gjë që nuk mendojmë se është e drejtë. Kuptohet që Drejtori i Albpetrolit , apo drejtoritë përkatëse që lidhen me Industrinë e Naftës në instanca të ndryshëme, do të jenë të detyruara që të zbatoj poltikën e mazhorancës në pushtet në lidhje me zhvillimin e Industrisë së naftës, por duhet theksuar se këta drejtues , me gjithë stafin e tyre , duhet të jenë violinë e pare propozuese dhe argumentuese, në përcaktimin e politikave zhvillimore, të kësaj Industrie bazë të ekonomisë së vëndit.
Në lidhje me çensurën që pyesni , mendoj se ka dhe duhet të ketë çensurë e ligjeve . Për çensura të tjera nuk mund të them gjë se janë të pa deskriptueshëme edhe se janë intuitive!.
Pyetje 4-A përfiton ndopak Shqipëria nga kjo dhuratë e shënjtë ?
Kamë thënë diku dhe para ca kohe: lumë ai që e ka këtë pasuri (Naftën&Gazin) dhe mjerë ai që nuk ja di vlerën kësaj pasurie të madhe. Nuk ka nevojë për komente të zgjatura në se themi vetëm faktin se luftrat e ndryshëme që janë bërë të paktën deri më sot, kanë pasur si qëllim sigurimin e burimeve energjitike ku një nga më kryesoret sot për sot , është Nafta dhe gazi. Shqipëria dhe populli i sajë, për deri sa e ka pasuri eskluzive Naftën dhe gazin, është nonsens që të mos përfitoi . Po faktikisht deri më sot po të flasim për periudhën post totalitare, nafta nuk e ka plotsuar këtë kontribut që duhet ta plotësonte në bilancin ekonomiko-financiar të shtetit. Ky është vlerësimi jo vetëm imi personal, por i shumë ekspertëve të naftës dhe i atyre në fusha të ndryshëme. Po të bëjmë një llogaritje , të bazuar në sasinë e naftës që është prodhuar në këto 30 vjetët e fundit , me një prodhim mesatar vjetor rreth nje milion ton, dhe duke marre një çmim shitje po mesatar , rreth 500 dollarë toni (çmim i naftës brut, se në qoftëse kjo naftë , do përpunohesh dhe do shiteshin përbërsit e sajë me çmimin e tregut , vlera ekujvalente për njësi prodhimi nafte do ish shumë më e madhe!) rezulton një e ardhur bruto prej 15 bilion dollarësh. Atëhere nga kjo pasuri bruto , sa pasuri neto i ka shkuar ekonomisë shqiptare, popullit ahqiptar?. Me sa di duhet të shkonte të paktën 50% e fitimit neto . Ata që merren dhe dinë shifrat , mund të thonë realen.
Pyetje 5-Në se e dini , sa puse kanë shpuar kompanitë e huaja në Shqipëri dhe si kanë rezultuar ?
Me numër të saktë, se sa puse kërkimi ( se në Marinzë, Visokë janë shpuar shume puse horizontal shfrytëzimi etj ) janë shpuar , nuk e di . Di këtë që janë shpuar puse nga AAP ( Anglo Albanian Petroleum ) në Dumre ( pusi Dumre -7) ku kamë qënë unë gjatë procesit të shpimit , përfaqësuesi i palës shqiptare , i cili shkoi deri në thellësinë 6116m dhe me sa di , kapi një formacion në pikëpamje stratigrafike tregoi se ishim shumë afër objektit të kërkimit të gëlqërorëve . U shpuanë disa puse në det , ka shpuar kompania Kroate dy puse : në në Petrel dhe tjetrën ne Nartë të Vlorës, janë shpuar disa puse në Shpirag ( Sqepur ) nga tre kompani , e fundit e të cilave , është kompania Shell. Deri tani veç disa të dhënave paraprake të vakta janë dhënë dhe nuk ka pasur n’do një zbulim industrial me interes ekonomik. Zbulimi i Shpiragut është interpetuar në mënyra të ndryeshëme por nuk është dhënë i qartë një raport tekniko-shkencor përfundimtar i cili mendojmë se është i nevojshëm dhe obligativ të bëhet, sepse në këtë zonë , veç aktivitetit kërkimor që është bërë para vitit 1990 , këtu kanë një aktivitet kërkimi rreth 20 vjeçar kompanitë e huaja, ndër të cilat dhe Shelli që ka harxhuar kohë si dhe siç ka raportuar ka bërë rreth 500 milion dollar shpenzime .
Nuk kuptojmë se çfarë përgjegjësie shtetërore mbajnë instancat tona qeveritare për këto rezultate kërkimi kur para vitit 1990 me disponime më të vogla dhe me infrastrukturë jo kaq moderne u zbuluan shumë vëndburime nafte dhe gazi.
Pyetje 6-Ka dështuar Shqipëria , specialistët e huaj apo specialistët shqiptar?
Në lidhje më pyetjen që ka si fjal kyçe “dështimin” , mund të themi mendimet që kemi . Shqipëria , atë pasuri nënëtokësore , të pa zbuluar akoma , që e ka , e ka siç e ka pasur , por duhet thënë se nuk është në përputhje me atë që shqiptarët e thonë : më mirë një vezë sot se sa një pulë mot dhe amerikanët e thonë që një dollar sot është më me vlerë se sa një dollar nesër. Specialistët shqiptar në kushte shumë të vështira edhe në mungesa të theksuara të paimit , të trajtimit etj. e treguan veten konkretisht , që për rrth 30 vjet zbuluan mjaftë vëndburime , ndërsa specialistët e huaj këto 30 vjet kanë harxhuar shumë para, por as nje zbulim industrial nuk është raportuar deri tani, sa që ka ngritur dyshimin ndër shqipratët se mos të huajët zbulimet nuk i raportojnë dhe i kanë si rezervë për të ardhmen e tyre , jo tonënë!
Pyetje 7-Të mos harrojmë marëveshjet koncesionare firmosur nga kolegët tanë pa moral , kush ka përfituar më shumë deri më sot , qeveritarët apo patronazhistët e tyre ?
Problemi i diskutuar në lidhje me koncesionet që janë dhenë në Industrinë e Naftës nuk ka një zgjidhje përfundimtare të shterueshëme. Ka dy alternativa .Ta zhvillojmë vet Industrinë e naftës , apo të mbështëtemi tek kapitalet e huaja. Nafta sigurisht kërkon investime jo të pakta dhe sidomos kërkimet për naftë dhe gaz , kërkojnë mjaft investime dhe kanë risk të madh .Dihet se gjeologjia e vëndit është e komplikuar gjë që krijon vështirësi në interpetimin e materialeve të metodavë të studimit në thellësi , sidomos të seizmikës që është metoda bazë . Me gjithëate , është një koncept në lidhje me riskun e investimeve që thotë se : sa më i madh të jetë risku aq më e madhe pritshmëria e fitimit.
Mendoj se vëndi ynë nuk duhet ti kish dhënë me koncesion shfrytëzimin e vëndburimeve ekzistuese , të cilat në fakt janë zbuluar por dhe janë shfrytëzuar për një kohë të gjatë me sukses , nga specialositët tanë. Fakti që vetëm nga nafta e shfrytëzuar nga vëndburimet ekzistuese këto 30 vjetët e fundit , nga kompanitë koncesionare , llogaritet një e ardhur bruto prej 15 bilion dollatësh , tregon se këtë pasuri të madhe nuk kish pse ta ndanim për gjysëm ( ata e kanë marrë po thuaj të tërën!) me të tjerët, Me të tjerët mund të ndanim riskun e kërkimeve por jo atë të prodhimit të naftës që po thuaj se nuk ka të bëjë fasre me risqe të mëdha . Mendoj se një nga forcat shtytëse të bërjes së kontratave konesionare në fushën e shfrytëzimit dhe të rafinimit , kanë qënë mundësia që nëpërmjet këtyre kontratavë të realizohej një fitim koruptiv nëpërmjet përpilimit dhe nenëshkrimit ët kontratave të tilla. A kanë të meta dhe disfavore për palën ton që është pronare e kësaj pasurie , kontratat e nënëshkruara ?. Unë dhe mjaftë specialist të naftës , mendojmë se kanë dhe janë pikërisht këto të meta që kanë realizuar shpërblimet që kanë marrë formuluesit dhe nënëshkruesit e këtyre kontratave. Shumë i diskutueshëm dhe me vlera të mëdha dëmtuese për palën shqiptare është futja e konceptit të ashtuquajtur faktorit “R” në kontartat e nënëshkruara , i cili justifikon mos detyrinin e palës kontraktuese koncesionare , për të raportuar fitim dhe ndarje fitimi me palën shqiptare . Dihet botërisht që investimet e bëra (CAPEX ) kanë një periudhë të caktuar vetëshlyerje dhe një faktor tjetër jo pak influent , mendoj se është fryrja e shpenzimeve operative (OPEX) nëpërmjet mënyrave të ndryshëme gjë që e deformon vlerën reale të faktorit “R” dhe rrjedhimisht , e nxjerr palën kontraktues koncesionare nga detyrimet reale që ka ndaj Shqiperisë . Kjo mendojmë se është pikante në shfrytëzimin e vëndburimit Patos-Marinzë nga Koncesionari Bankers Petroleum që është një vëndburim gjigand dhe me vlera të theksuara ekonomike për vëndin . Po të krahasohen fitimet e ekonomisë shqiptare kur ky vëndburim nga më të mëdhenjtë në Europën kontinentale, ishte pronë eskluzive e shtetit , me fitimet gjatë përiudhës që është dhënë me koncesion , janë si nata me ditën ku dita janë fitimet kur ky vëndburim ishte pronë e shtetit . A nuk e nxjerrr në pahë ky krahasim se sa pa leverdi ka qënë dhënia me koncesion i këtij vëënd burimi gjigand nafte .
Pyetje 8-Në se ju jeni optimist për perspektivën e naftës shqiptare , si mendoni , kush do ta zbuloi ?
Unë jamë shumë optimist për kapacitetin naftë gaz mbajtës që kemi ne si Shqipëri , sepse mbështetem tek studimet dhe realizimet konkrete qe janë bërë . Deri më sot neve jemi mbështetur tek kolektori ranor dhe karbonatik çaranik dhe me porozitet matriksor . Po ashtu jemi mbështetur tek mbulesat argjilore , flishore dhe kripore . Akoma nuk kemi filluar të realizojmë debite industrial nga të ashtuquajturat oil shale dhe gas shale, të cilat e ngritën zgupthi pozicionin e Amerikës në drejtim të vëndit që zë në rezervat e hidrokarbureve në botë . Pikërisht nga këto rezerva ajo tanimë zë vëndin e parë në botë për rezerva hidrokarburesh . Ne , në gjithë bregdetin deri më sot , kemi kërkuar dhe përpjekur të gjejmë gas në formacionet ranore , por ka qënë evidente pranija e gazit në lëngun larës që në metrot e para të shpimit e deri në thellësit maksimale që këmi vajtur , edhe gjatë shpimit të formacioneve argjilore kompakte . Kjo tregon se kemi rezerva të shumta gazi në shistet argjilore , të cilat sot shfrytëzohen nëpërmjet shpimit të puseve horizontale dhe shperthimeve hidraulike masive . Po ashtu një objekt tjetër kërkikmi mendojmë se janë strukturat me mbulesa që realizohen nëpërmjet shisteve te Toarianit. Po ashtu kemi mendimin se edhe hidrokarburet që kemi gjetur deri më sot në ranorët dhe gëlqerorët mbi shistet e Toarianit , janë ajo pjesë e hidrokarbureve që ka ardhur nëpërmjet prishjeve tektonik që kanë gjetur në shistet e Toarianit dhe që më tej kanë gjetur elementët e përshtateshëm struktural për depozitim dhe ruajtje në prerjet gjeologjike mbi shistet e Toarjanit , të mbuluara me argjle, flish dhe kripra
Nuk më ka pëlqyer thënia që shkruan në librin e tijë “Kalvari i nje intelektuali” e Dr.Xhaçkës që ai paska pasur mendimin se Shqipëria nuk ka kapacitete naftë gaz mbajtëse perspektive . Në se ka pasur këtë mëndim , del pyetja : pse ke pranuar dhe ka punuar si një nga liderat tekniko-shkencor të industrisë së naftës të vëndit në fushën e gjeologjisë së naftës dhe gazit si dhe i konsideruar i preferuari i Udhëheqësit të vëndit . Kësaj pyetje ai nuk i jep dotë përgjigje, se është bërë për rahmet , por ka nevojë që të jepet një përgjigje që lidhet dhe me dëmet që kanë bërë , mëndime të tilla në ekonominë e vëndit.!
Në lidhje me atë se kush do e zbuloi naftën shqiptare , ashtu siç po duket situata , ajo do zbulohet në bazë të interesavëe të kompanive të huaja të cilat e kanë ekspertizën dhe mundësitë finaciare të kërkimit, zbulimit dhe shfrytëzimit . Shqipëria , nuk e ruajti atë ekspertizë kompetente në të gjitha fushat e industrisë së naftës si në : gjeologji në kompleksin e kërkimeve, në shpimet e thella, në përpunimin e vëndburimeve , në rafinimin e naftës etj që e krijoi me shumë periforca deri në vitin1990. Një humbje e tillë eksperience unë e konsideroj nje humbje të madhe të pa rekuperushëme!
Historia e zbulimit të Shpiragut që po zgjatet rreth dy dekada , tregon se kompanitë e huaja punojnë në bazë të interesave të tyre dhe jo të interesit ton . Shpiragun , në se do e kishin në dorë shqiptarët , do e vinin në punë jo më vonë se 5 vjet , nga data e zbulimit. Sa luftë keni bërë juve dhe unë bashkë me ju, për të konsideruar strukturën e Galushit . S’po duket as një interes. Propozuamë ne , një grup specialistësh nafte shqiptar me eksperiencë , një material për të shpejtuar punimet dhe për të ulur koston e punimeve , në strukturën e Shpiragut dhe as një përgjigje mirësjellje të paktën nuk na u dha nga kompania Shell !.
Pyetje 9-A i intereson dikujt që Shqipëria të mos zbuloi naftë?
Për deri sa dihet historikisht dhe aktualisht se kemi armiq , dihet edhe që armiku nuk ta do të mirën , një e mirë nga të cilat , është gjetja dhe shfrytëzimi i naftës që është një pasuri e madhe . Unë e kamë një mëndim intuitivë jo të dokumentuar , që trazirat që u bënë në vitin 1975 “me grupin armiqësotr të Lipe Nashit” u realizuan nga intelegjenca greke , sepse ishte koha që ne, naftëtarët e Shqipërisë , po realizonim gjetje të rezervave të naftës dhe gazit në Vurg , Delvinë dhe po bënim kërkime deri në jug afër kufirit grek në Konispol , teritor ky qe Greqia e konsideron me këmbëngulje edhe sot e kësaj dite , Vorioepir . Ata nuk mund të rrinin indifferent në ballafaqim me këto rezultate dhe rrjedhimisht mendoj se e kanë krijuar skenarin e një tronditje disa ballshe tërmeti , në industrinë shqiptare të naftës në vitin 1975 , gjë që pati pasoja katastrofike jo vetëm në lidhej me ecurinë e kërkimeve në zonën e jugut , por dhe në tërë industrine shqiptare të naftës. Fakti që vëndburimi i Delvinës është zbuluar rreth vitit dhe deri më sot nuk është konturuar dhe vlerësuar , akoma nuk është vënë në shfrytëzim , të shkon mëndja se veprimet që duheshin bërë që kjo pasuri të vihet në dispozicion të ekonomisë ,do kenë pengesa të dukshëme dhe të pa dukshëme . Edhe kërkimet në këtë zonë të jugut të Shqipërisë , jo vetëm i ngadalësuan por dhe u ndërprenë.
Po ashtu dhe kërkimet në akuarjumin ton detar , pati angazhime nga kompani të ndryshëme edhe nga italianët fqinjë , për të shpuar puse parametrik , ku u morën të dhëna sidoqoftë për perspekgtivën e këtij teritori ujor që në faktë është me sipërfaqe më e madhe se sa sipërfaqa e tokës që kemi dhe më tej “nuk bëzan” i mbyllën aktivitetet dhe të shkon mëndja se edhe në kërkimet ofshore të Shqipërisë janë mbyllur me mendimin : “ këtu i kemi këto rezerva , Shqëipëria nuk është e aftë teknikisht, financiarisht që ti shfrytëzoi as sot as më tej, ato në dorën ton i kemi !”. Për pasurinë në përgjithësi janë bërë dhe bëhen luftra , ndërsa për pasurin që jo më kot quhet “ari i zi “ dhe në tregun financiar ka zëvëndësuar floririn si kapital bazë , luftrat e llojeve të ndryshëme , bëhen me qëllimin e përvetësimit. Dihet historia e Prersidentit të parë të AGIP në Itali , Enriko Matei që e vranë sepse përpiqesh qe ta bënte të pa varur Italinë e tijë në lidhje me siguriminm e nevojave për hidrokarbure. Besoj se këto shëmbuj , mund t’ja kenë arritur qëllimin e pyetjes .
Pyetje 10-Si po ekspozohen kolegët tanë naftëtar , Inxh, Dr, Prof, për këto probleme ; kanë moral apo janë njësh me Qeverinë?.
Nafta arriti që të krijonte nje ekip specialsitësh të nivelit botëror si në drejtim të kërkim zbulimit të hidrokarbureve por dhe në gjithë ciklin e aktivitetev eqë përmbledh industria e naftës si në shpime ( u arrit të shpoheuj deri ne 6700m) , në projektimin dhe shfrytëzimi racional të vëndburimeve, në trajtimin dhe rafinimin e naftës etj. Mbas vitieve të post diktaturës siç nominohet , specialistët e naftes jo vetëm që nuk u ruajtën dhe të viheshin në efiçencën e plot të kontributit të tyre , por nuk u tregua as nje kujdes , veç përkujdesit të prishjes së infrastrukturës intelektuale të naftës dhe detyrimit që u ushtrua ndaj tyre , që të shifnin rrugen e migrimit si të vetmen mundësi mbi jetese. Mendime dhe përpjkeje për të sygjeruar rrugët konkrete që duhet të ndiqte industria e Naftës në kuadrin e ekonomisë së tregut , janë të dokumentuar dhe janë bërë madje me shumicë nga specialistët tanë të naftës që në fillimet e demokracisë ku mbi 200 intelektualët e naftës u mblodhën duke thirrur dhe autoritetet e vendit për të dëgjuar mendimet e tyre në lidhje me ecurinë e Industrise së naftës në kuadrin e ekonomisë se trëgut ( shif RTSH datë12/11/1991 Lajmet e 16,20,22 u dha edhe në TVSH.. .Unë ishja drejtues i takimit . )
Sigurisht që ka mendime të ndryshëme në lidhje me ecurinë e Industrisë së naftës në kuadrin e ekonomisë së tregut , por është detyrë e qeverive që ti sistemoi dhe ti vlerësoi këto mendime dhe ti implementoi në politikat e tyre . Por nga e thëna tek e bëra ëshët një det i tërë. As një mendim dhe propozim nuk është marrë në konsideratë dhe në aplikim . Mendoj që nuk kanë faji specialistët dhe intelektualët e naftës të cilët kanë bërë maksimumin e mundshem të tyre. Ata kane folur , por mendoj se demokracia nuk duhet te qëndroj vetëm tek e drejta e të folurit , por tek e drejta e marrjes se të drejtës për atë që fletë! .
Pyetje 11-Përsëri refreni im, kemi apo s’kemi naftë, në se kemi, s’dimë ta zbulojmë , apo s’na lënë të huajët ?.Cila është nga këto?
Mendoj se nuk duhet dyshuar për atë që kemi apo skemi naftë. Naftë kemi se deri tani jane shfrytëzuar mbi 60 milion ton dhe janë gjetur rreth 500 milion tone rezerva gjeologjike. Edhe se dimë të zbulojmë naftën dhe gazin , tashmë është vërtetuar se specialsitët tanë kanë zbuluar shumë vëndburime nafte dhe gazi. Përsa i përket ndikimit pengues të zbulimit të naftës nga ana e të huajëve edhe këtë, intuitivisht e speguam ,por mendoj se nuk ka arsye të na pengojnë të tjerët , sepse këtë e ka në dorë shteti ynë .Mendoj se të keqen e kësaj pune , e kemi brënda, sepse varet se çfar strategjie politike përpilojnë qëverit në pushtet për zhvillimin e vëndit. Siç duket dhe me sa po shofim , një strategji prioritare është ajo e zhvillimit të turizmit . Nuk jemi kundra zhvillimit të turizmit , që si modë raportimi është ajo e numrit të turistëve qe futen në Shqipëri , ndërsa mendojmë se do ish me interes të raportohesh niveli i të ardhurave nga turizmi , se po shofim dhe turista që hanë byreqe dhe flenë me çadra portative, ku ti zërë nata. Mendojmë se turizmi nuk mund ta zëvëndesojë pasurinë që i jep Shqipërisë nafta dhe gazi dhe pasurit e tjera nënëtokesore për të cilat duhet pa tjetër, që shteti ynë të ketë një strategji të caktuar zhvillimi dhe pritshmërie pasurimi.
Pyetje 12- A ndiqet ndo një strategji e huaj në këtë drejtim?
Po e lamë veten në dorën e të huajëve , atëhere dihet se ata edhe sikur mos ta kenë këtë strategji , do e krijojnë. Te huajin duhet ta mbajmë si mik , por jo ta bejmë zot shtëpije. Po e bëmë zot shtepije, e humbëm davanë!
Pyetje 13-Si do e mendoni Shqipërinë dhe shqiptarët sikur industria e naftës të ishte aktive ?
Industria e naftës dhe e gazit është një pasuri e madhe kombëtare. Pa varsisht se sot po trumbetohen ndikimet që kanë lëndët fosile në përkeqësimet klimaterike , duhet thënë se nafta dhe gazi janë pasuri që përdoren në degë të ndryeshëme të ekonomisë si në petrokimi , në industrinë ushqimore në industrinë e ndërtimit në bujqësi , në prodhimin e detergjentëve të llojeve të ndryeshëm etj. Po ashtu tani nga hidrokarburet po realizohet, prodhimi i Hidrogjenit gri si lëndë energjitike me perspektivë për të ardhemen , i cili mënjanon plotësisht ndotjen e ambientit siç thuhet se e bënë nafta . Një investim të tillë për prodhimin e hidrogjenit gri, po e bënë OMV në Rumani, kompania austriake e naftës, si dhe Europa ka alokuar fonde të posaçme për këtë prodhim të hidrogjenit, gjë që duhet të bëjë përpjekje të përfitojë edhe Shqipëria me projekte konkrete sepse e kemi lëndën e parë-Naftën.
Lumë ata që e kanë pasurinë e naftës dhe gazit (hidrokarburet) dhe mjer ata që nuk ja dinë vlerën dhe e lenë të mos shfrytezohet, kur mendojmë se do shfrytëzuar një sëhat e më parë, sepse vlera e një dollari sot është më e madhe se vlera e një dollari nesër, pa le pasnesër ose pas pasnesër!
Faleminderit

Intervistoi: Ahmet Ҫollaku