NË 20 VJETORIN E RËNIES, XHEVAT BERISHA – MËSUESI HERO!

Prizren, 2 shtator 2018: Më 1 shtator 1998 mësuesi Xhevat Berisha nuk filloi mësimin me nxënësit e tij për t’u dhënë dituri. Ai këtë ditë për lirinë e nxënësve të tij dhe të gjithë Kosovës dha jetën, duke luftuar heroikisht në vijën e parë të frontit në fshatin Lez. Ishte kjo ndër betejat më të mëdha të UÇK-së, një nismë e mbarë për çlirimin e Kosovës, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.
Xhevat Berisha veprimtar i hershëm i ilegales, në vitet 1988-89 ishte në krye të demonstratave në Prizren. Në vitet e ‘90-ta ishte pjesë e Fronit të Rezistencës Kombëtare, organizim i cili veproi si mekanizëm mbrojtës për Kosovën.

Në këtë kohë ishte pjesë e Këshillit për Vetëmbrojtje i cili funksiononte në Prizren. Në kuadër të këtij organizimi u zhvilluan edhe trajnimet për përdorimin e armëve për të rinjtë e fshatrave të Vrrinit, ku automatiku i Xhevatit përdorej në këto ushtrime.
Ju bashkëngjit veprimtarëve për pajtimin e gjaqeve. Për funksiononim e sistemit paralel shtëpi-shkolla, ai lëshoi shtëpinë në lagjen Tusus , duke e vënë në shërbim të edukimit.
Përveç veprimtarisë patriotike, ishte i frymëzuar edhe në krijime poetike, të cilat i hodhi edhe në shkrime të cilat iu botuan pas luftës, me titull “Pishtari i lirisë”.

Kontribuoi edhe në punën e Klubit të Mundjes. Nga viti 1996 ishte anëtar i kryesisë së KMDLNJ-së në Prizren, ku anëtar ishte edhe Ismail Kryeziu (Dëshmor i kombit) dhe veprimtarët tjerë të çështjes kombëtare.
Në vitin 1997 bëhet pjesë e Njësitit të parë të UÇK-së për Prizren. Me 26 shkurt 1998 arrestohet nga policia serbe, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.
Në ditarin e datës 22 Maj 1998, Ismail Kryeziu shkruan: “Xhevatin e burgosur e kam shok pune dhe ideali. U bë një kohë e gjatë që nuk e kam parë, prandaj ndiej mungesën e tij të theksuar”.
Pas daljes nga burgu, Xhevati iu bashkëngjit Njësitit të UÇK-së “Petriti” i cili operonte në fshatra të Vrrinit.
Me formimin e Shtabit të UÇK-së për Prizren, Xhevati u caktua përgjegjës për Zbulim dhe Kundërzbulim (ZKZ). Ishte në vijat e para të frontit në të gjitha luftimet që u zhvilluan. Ai ishte në përcjellje të Komandantit të Shtabit, Remzi Ademajt-komandant “Petritit” , që në pritën e forcave serbe, më 15 gusht 1998, në afërsi të Grazhdanikut u plagos në luftimet, në të cilat ra heroikisht komandanti.
Me 10 qershor 2003 në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u përjetësua, në shtatoren e ngritur në qendër të Prizrenit, në sheshin ‘Shatërvan’.
Shkolla në lagjen ku ai jetoi dhe veproi tashmë mban emrin e Heroit të Kosovës, Xhevat Berisha.
Autori Gëzim Ajgeraj shkroi monografinë “Xhevat Berisha-Legjenda e Vrrinit”, ndërsa veprimtari Sheradin Berisha realizoi dokumentarin e titulluar “ Pishtari i lirisë”. /GazetaePrizrenit.net/
_____________________
Në vijim shikoni dokumentarin “PISHTARI I LIRISË”:

Dokumentar Xhevat Berisha Pjesa e pare 1 Shtator mp4

Dokumentar Xhevat Berisha Pjesa e dyte 1 Shtator mp4

Dokumentar Xhevat Berisha Pjesa e trete 1 Shtator

Dokumentar Xhevat Berisha Pjesa e katert
Dokumentar Xhevat Berisha Pjesa e peste 1 shtator

Dokumentar Xhevat Berisha Pjesa e gjashte 1 Shtator
Dokumentar Xhevat Berisha Pjesa e shtate 1 shtator

Dokumentar Xhevat Berisha Pjesa e tete 1 Shtator
Dokumentar Xhevat Berisha Pjesa e nente 1 Shtator

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura