AZEM RAMADANI: ISMAJL I.KRYEZIU, NJË JETË NË SHËRBIM TË ATDHEUT

Prizren, 19 prill 2018: Me 18.04.2018 u mbushën plotë 19 vite që kur ra në pritën e armikut dhe u zu rob i gjallë nga forcat serbe dëshmori i lirisë Ismajl I. Kryeziu.
Ismajli u shqua qysh herët në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar për organizim dhe pjesëmarrje aktive në protestat dhe demonstratat që bëheshin në atë kohë anembanë Kosovës kundër represionit që ushtronte aparati policoro-ushatak serb. Aktiviteti i tij nuk pushoi për asnjë çast, duke u angazhuar në veprime legale dhe ilegale. Por gjithmonë duke synuar në rezistencën aktive dhe luftën e armatosur që do të çonte patjetër në çlirimin e Kosovës.
Në tërë këtë aktivitet atdhetar ai shquhej për një dhunti të veçantë që kishte. Njohës i mire i terenit dhe gjeturia e siguria që e karakterizonte për të lëvizur sa në një vend në vend tjetër, duke i kaluar kufij e shtigje të panjohura nëpër republikat e ish-Jugosllavisë, në Shqipëri dhe më gjerë. Duke kontaktuar me bashkeveprimtare te çeshtjes kombetare kudo qe ka shqiptare, ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni e Mal te Zi. Ka pasur njohje te gjera dhe kontakte me shume veprimtare ne te gjitha keto vise.
Ne fillim te viteve 90 te shekullit te kaluar, ne Kosove filloi nje levizje e rezistences paqesore e ashtuquajtur “alternativa” kur ne te njejten kohe filluan edhe lufterat e pergjakshme neper viset e tjera te Jugosllavise te nxitura nga kasapi i Ballkanit Millosheviq. Edhe ne Kosove nisi te mendohej per nje rezistence te armatosur, sepse ne horizont shiheshin valet e luftes qe patjeter do te shkarkoheshin me nje furi edhe me te madhe mbi popullin shqiptare te Kosoves. Vetem naivet mund te mos e besonin kete. Andaj pjese e perpjekjeve per nje organizim te mirefillt te nje rezistence te armatosur ishte edhe Ismajl Kryeziu. Perpjekje per organizime te strukturave mbrojtese e te ministrise se brendshme kishte si nga provinienca legale (LDK e qeveria ne egzil e Bukoshit) poashtu edhe nga provinienca ilegale (LPK, LKÇK etj.) Por keto struktura u zbuluan dhe u burgosen ne pjesen me te madhe nga policia sekrete serbe.
Per kete kohe mund te shkruhet shume per veprimtarine atdhetare te Ismajlit. Por ne kete shkrim do te ndalesha te pershkruaj nje rrugetim ne Shqiperi ne shtator te vitit 1992. Ne disa shoke te Ismajl Kryeziut, shoke te idealit dhe bashkeveprimtare e me vone bashkeluftetare te tij, Feti Hasani, Bashkim Gashi dhe Azem Ramadani, vendosem te bejme nje vizite ne Shqiperi. Perveç Ismajlit, per ne ishte hera e pare qe po e vizitonim Shqiperine. Nderkohe, ne vitin 1991 kishin ndodhur arrestime te anetareve te Frontit Popullor ku edhe Ismajli kishte qene anetare, por per fat te mire nuk ishte zbuluar. Ne Shqiperi kishin gjetur strehim shume veprimtare per t’iu shmangur arrestimit nga policia serbe. Ne Tirane dhe Durres patem rastin te takoheshim me ushtarake dhe strateg te njohur ne Shqiperi, si me prof. S.Kuca, kolonel Petritin e aviacionit ushtarak shqiptar etj., qe neve na lane mbresa te pashlyeshme. Ketu u bindem se Ismajl Kryeziu kishte njohje paraprake me keta dhe shume ushtarak te ushtrise shqiptare. U takuam edhe me I.Kryeziun i cili ishte dhe sekretar i Frontit Popullor dhe kusheri i Ismajlit e qe ishte arratisur ne Shqiperi per te shmangur burgosjen ketu ne Kosove. Takime dhe njohje patem edhe me veprimtarin Abdyl Krasniqi (prindi i deshmores Xheve Lladrovci) e me veprimtarin Halil Alidema. Kaluam 5 dite ne Shqiperi dhe vizituam disa qytete te Shqiperise qe na lane mbresa te pashlyeshme edhe per faktin se te udhetoje me Ismajl Kryeziun ndjeje nje siguri te madhe ne vete.

Prane Monumentit te Pavaresise ne Vlore. Ismajl Kryeziu ne mes, ne te djathte te tij Feti Hasani dhe ne te majte Azem Ramadani (autor i shkrimit). Foto nga Bashkim Gashi.
Angazhimi i Ismajlit si ne LPK, Frontin Popullor por edhe ne Partine Parlamentare e ne KMDLNJ ishte i pashoq. Ne fillim te vitit 1998 me fillimin e luftes se UÇK-se Ismajlin e kerkuan ne shtepi policia serbe per ta arrestuar sepse disa shoke te Vrrinit dhe Tusuzit tashme ishin burgosur. Ismajli nga ky moment kaloi ne ilegalitet dhe iu bashkua radheve te UÇK-se duke qene nderlidhes i Shtabit te UÇK-se se Vrrinit me vone Brigades 125 te Zones se Pashtrikut. Ne kete detyre e gjeti edhe dita e kobshme e 18 prillit te vitit 1999 kur u rrethua nga forca te shumta serbe ne nje shtepi ne Arbane. Me gjase i plagosur eshte zene nga policia serbe, dhe per fatin e tij nuk eshte ditur deri me 13.03.2009 kur u identifikuan eshtrat e tij ne varrezat e qytetit te Prizrenit. Ismajl Kryeziu u varros me nderime te larta shteterore ne Varrezat e Deshmoreve ne Landovice me dt. 18.03.2009.
Sot ne Arbanen e tij eshte ngritur nje lapidar qe e perjeteson kujtimin per Ismajl Kryeziun per jete e mot.
Lavdi e perjetshme Deshmorit te Kombit Ismajl Kryeziu!

Lapidari i dëshmorit të Kombit, Ismajl Kryeziu në lagjen Arbanë të Prizrenit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura