Në 40-vjetorin e Lëvizjes Popullore të Kosovës
NË MBROJTJE TË QENIES, IDENTITETIT DHE TROJEVE TONA
Nga Ismail Gashi Sllovia, Lypjan 30.06.2022
Në 40-vjetorin e bashkimit të subjekteve politike shqiptare dhe formimit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, në këtë Akademi manifestuese e mirënjohëse, mua njeri nga Ju, mu dha rasti t’i them pak fjalë.
Kur një popull është i vetëdijshëm, se gjendet në okupim, siҫ ishim ne, është parakusht për veprim drejt ҫlirimit. Kështu ndodhi edhe me organizimin e pa ndërprerë të grupeve atdhetare e të subjekteve shqiptare deri në organizimin e veprimit ushtarak. Mes kësaj tërësie shqiptare, edhe treva e Lypjanit, morën hisen e vet të sakrificës, dhe u bënë pjesëmarrës në gjitha organizimet ilegale politike e vepruese, kundër sistemit okupues komunist sllavë. Ti përmendim shkurtas disa nga padrejtësitë historike ndaj dhe kundër shqiptarëve.
Pas humbjes së Perandorisë Osmane në luftërat Ruse-Turke. Turqia ishte e pafuqishme të sundojë edhe më tutje hapësirat dhe popullin shqiptarë, ashtu edhe Kosovën. Luftërat Ballkanike, që sllavët i konsiderojnë për luftëra çlirimtare, ato për shqiptarët dhe trevat shqiptare, ishin luftëra pushtuese. Pas këtyre luftërave, Serbia me vendimet e Londrës 1913, Parisit 1919-20, më herët Kongresit të Berlini e vendimeve të Shën Stefani e deri te Prizreni i Qershorit i 1945, trojet tona u ndanë në favor të fqinjëve garabitqar. Pavarësisht dhunës së ushtruar dhe çmimit të paguar nga ana e liridashësve shqiptarë. Me gjithë atë, në asnjë etapë historike nuk është arritur të ndalet mospajtimi i shqiptarëve për pozitën e tyre historike, politike e kombëtare në Jugosllavi mbretëror SKS, gjegjësisht Serbinë, e as të Tito-Rankoviq-Milosheviq 1945-99. Përveҫ veprimit ilegal, rezistenca e hapur është shprehur edhe me demonstrata, më 1968, me 1981-1989-90 për Republikën e Kosovës nga gjithë shqiptarët e ndarë në tre republikat e Jugosllavisë. Kontesti i rezistencës së Kosovës, del i drejt dhe i qëndrueshëm, “Kosova ligjërisht kurrë s’ka qenë e bashkuar me shtetin serb”, thotë N. Malcom, historiani i çështjes shqiptare nga Anglia. Ndërsa, sipas Gjeneral Veli Llakaj, Shqipëria e 1912, (trungu etnik shqiptar), kapte sipërfaqe prej 52 mijë km. Katrorë. Kurse, konferenca e ambasadorëve në Londër Shqipërinë londineze e la vetëm 28 mijë km. katror. Pjesa më e madhe e mbetur jashtë, u la nën zgjedhën e Serbisë,(gadi 20 km. katrorë) një masë më të vogël, në atë të Greqisë dhe në atë të malit të Zi.
Nga 1945 e deri në ҫlirimin e Kosovës 12 Qershor 1999, veprimtarët e ҫështjes kombëtare nuk i ndalën organizimet dhe veprimet për ҫlirimin e Kosovës nga okupimi serbë. Këtu po përmendim vetëm disa nga organizimet.
Që nga Kongrasi i Blinajës-Blinajës,Lipoviacë, më 25 Korrik 1946 me Gjon Sereqin e Adem Gllavicën, Grupit të 1962 që në disa treva shpërndau flamuj kombëtar dhe Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi, e udhëhequr nga Metush Krasniqi, në Kosovë dhe në trevë shqiptare, veproi Komiteti Qarkor, veprimtarët e të cilit dhanë kontribut të veҫantë, për ҫka u arrestuan dhe u dënuan më 1979-80. Pa shmangur organizmin e Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve e themeluar nga Bacë ADEM Demaçi.
Viteve 70-ta vepronin edhe Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës /OMLK/ që e udhëhiqte Mehmet Hajrizi e Xhafer Shatri dhe Partia Komuniste Marksiste-Leniniste e Shqiptarëve në Jugosllavi/PMLSHJ/ e udhëhequr nga Abdullah Prapashtica. Të gjitha këto ishin pjesë e një tërësie të Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës.
Marrëveshje e munguar për veprime të përbashkëta arrihet më 1982, kur takohen LNÇKVSHJ dhe Partia Komuniste Marksiste-Leniniste e Shqiptarëve të Jugosllavisë-/PKMLSHJ/. Kur këto subjekte bënë marrëveshje të bashkohen në një subjekt të vetëm. Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi. Madje, në këtë takim u vendos që të rritet përpjekja për bashkimin e gjitha organizatave në një subjekt politik veprues.
Demonstratat e studentëve 1968. Më 6 tetor 1968,8 Tetor 1968, Pejë 19 Teror 1968 dhe ato më 27 Nëntor 1968 në Pristinë, Podujevë, Ferizaj e Gjilan, në të cilat edhe Studentët dhe nxënësit lypjanas ishin pjesëmarrës aktiv, në Prishtinë e Ferizaj. Ndërsa, më 1979 në Lypjan veprimtarë e Komitetit Qarkor të LNCKVSHJ-së, të motivuar nga një grup mësimdhënësish misionarë të QAMO-s në Lypjan e rinia studentore, Grupi “Pjetër Bogdani” dhe “Grupi të Rinjëve” i dhanë hov ngritjes kombëtare te nxënësit dhe rinia, këta veprimtarë më vonë u arrestuan, u trajtuan dhe u dënuam me burg kundërvajtës dhe burgim penal.
Kosova pas Pranverës së madhe 1981, të cilat veҫ sa nuk u shëndrruan në revulucion, Pati demonstratave edhe në Lypjan më 2 Mars dhe 21 Maj 1981 me kërkesa për liri dhe të drejta kombëtare.
Lëvizja Popullore e Kosovës 1982 është shkrirje e të gjitha subjekteve të veprimit ilegal të deri më 1990 kur nën okupim komunist sllavë formohen Partitë legale politike shqiptare, LDK, 1989, Partia Fshatare, UNIKOMB-i, Demokristiane, Socialdemokrate, Republikane, dhe disa shoqata shoqëri civile, si KMDLNJ 14 nëntor 1989, që kishte paraprijë të gjitha organizimet shqiptare, Shoqata Humanitare “Nëna Terezë” dhe Sindikata e Pavarur e Kosovës.Të cilat, me veprimtarinë e tyre, për një dekadë ndërkombëtarizuan ҫështjen shqiptare dhe në Kosovë dhe ish-Jugosllavi.
Lëvizja Popullore e Kosovës, e formuar më 1982, e cila konstruktoi politikisht e ushtarakisht UÇK-në. Pa mbushur dy vjet nga paraqitja publike e saj, solli NATO-n dhe, më 12 Qershor1999, ҫliroi Kosovën, por nuk ndodh i korrigjimi i plotë i gabimeve historike të Evropës, Kosova në dekadën e proceseve demokratike 1990/99, dhe luftën e UCK kreu çlirimin historik, pas 87 vjetësh robërie barbare sllave dhe 78 ditësh bombardime të NATO-s, fitoi lirinë. Natyrshëm edhe nga kjo trevë shqiptare kishte të zgjedhur në pozita e nivele të larta si në partitë politike, ashtu edhe në UCK , jo vetëm ushtarë-ҫlirimtarë, por edhe kuadro komanduese në të gjitha nivelet e hiarkisë, deri në Komandant Zone dhe Anëtar të Shtabit të përgjithshëm të UCK-së e drejtues të shërbimit mjekësor në UCK-së
Pas ҫlirimit u formuan subjekte të reja partiake, si PDK, AAK, LVV, Nisma e të tjera parti politike shqiptare dhe nga ato të minoritarëve, veprimtarë nga kjo trevë komunale, morën pjesë në Qeverisen lokale, siҫ ndodhi në gjitha komunat e Kosovës, Por, nga këtu kishte të zgjedhur edhe në nivel shtetëror të Republikës së Kosovës së lirë, deputet në Kuvendin e Kosovës dhe poste ministrash e zv. ministrash në qeverinë e Republikës, madje, njëri nga ata, aktualisht është Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pas këtij 40-vjetori, Lëvizja Popullore e Kosovës, do të vazhdojë me veprimtarinë e saj politike e kombëtare, me program e veprimtari të kohës, gjithnjë brenda zhvillimeve e rrethanave shoqërore.