NË UKRAINË PO LUFTOHET PËR FINALIZIMIN E RENDIT TË RI BOTËROR!

NË UKRAINË PO LUFTOHET PËR FINALIZIMIN E RENDIT TË RI BOTËROR!

Nga sheradin Berisha, Facebook 25 mars 2022

Të hënën, më 21 Mars 2022, Presidenti amerikan Joe Biden u ka kërkuar udhëheqësve të biznesit që të përgatiten për sulme të mundshme kibernetike ruse kundër infrastrukturës kritike.

“Nëse nuk e keni bërë tashmë këtë, unë u bëj thirrje partnerëve tanë të sektorit privat që të forcojnë menjëherë mbrojtjen kibernetike,” ka deklaruar Biden.

Presidenti paralajmëroi gjithashtu se Rusia mund të përgatitet të përdorë armë kimike ose biologjike në Ukrainë!

***

Kur jemi te përdorimi i armëve biokimike, Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Politike Victoria Nuland më 8 mars 2022, gjatë një seance dëgjimore në Senat për Ukrainën, ka paralajmëruar se trupat ruse mund të marrin kontrollin e “objekteve të kërkimit biologjik” në Ukrainë.

“Ukraina ka objekte kërkimore biologjike, për të cilat tani jemi mjaft të shqetësuar se, forcat ruse mund të përpiqen të fitojnë kontrollin e tyre, kështu që ne po punojmë me ukrainasit se si ata mund të parandalojnë që ndonjë nga ato materiale kërkimore të bjerë në duart e forcave ruse. Rusët po afrohen më shumë”, ka thënë znj.Nuland.

***

Presidenti Biden një pjesë të fjalimit ia kushtoj edhe zhvillimit të ekonomisë botërore në të kaluarën, duke vënë theksin te Rendi i Ri Botëror për të cilin nënvizoj se “ne do ta udhëheqim”!

“E dini ne jemi në një pikë kthese, besoj, në ekonominë botërore. Jo vetëm në ekonominë botërore në botë që ndodh çdo 3-4 breza. Dhe siç më tha një nga njerëzit më të lartë ushtarak në një takim të sigurisë ditën e kaluar, 60 milionë njerëz vdiqën nga viti 1900 – 1946 dhe që atëherë ne krijuam një Rend Botëror Liberal. Dhe kjo ka kohë që nuk ka ndodhur, shumë njerëz po vdesin por jo afër kaosit. Dhe tani është një kohë kur gjërat po ndryshojnë. Do të ketë një REND TË RI BOTËROR dhe ne do ta udhëheqim. Dhe ne duhet ta bashkojmë pjesën tjetër të botës së lirë për ta bërë këtë” ka thënë presidenti Biden.

***

Deklarata të tilla për “Rendin e Ri Botëror” kanë dhënë edhe politikanët e Ukrainës pas fillimit të agresionit rusë në Ukrainë.

Për shembull, deputetja e parlamentit të Ukrainës dhe udhëheqësja e Partisë “Holos”, Kira Rudyk në një intervistë për “Fox News”, ndër të tjera ka thënë (po citoj):

– “Ne e dimë se nuk luftojmë vetëm për Ukrainën, por luftojmë për këtë Rend të Ri Botëror” (We knew we don’t fight just for the Ukraine but we fight for this new world order.)

Intervistën e plotë mund ta dëgjoni këtu: 

ndërsa citimin për “Rendin e Ri Botëror” mund shikoni poshtë në ilustrim!

Sa për ilustrim, në një program televiziv italian në krye të ekranit thuhet: Në Kievë po luftohet për Rendin e Ri Botëror!

Edhe në Axhendën e Davosit “The Great Reset” (Rivendosja e Madhe) të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) që kryesohet nga globalisti Klaus Schwab, definohet qartë angazhimi i Elitës globaliste për realizimin e “Revolucionit të katërt Industrial”, i cili finalizon Rendin e Ri Botëror në krye me një Qeveri Botërore!

***

Pra qëllimi kryesor i luftës në Ukrainë është fitorja dhe finalizimi i Rendit të Ri Botëror!

———-

Ilustrimet:

1 – Fjalimi i presidentit amerikan Joe Biden, dhe

https://www.facebook.com/1125324528/videos/pcb.10220371134444866/334024865426657

2 – Fjalimi i deputetes ukrainase Kira Rudyk.

https://www.facebook.com/1125324528/videos/pcb.10220371134444866/332421395616716 m

3 – Në një TV italiane thuhet: Në Kievë po luftohet për Rendin e Ri Botëror.!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura