NEGOCIATA NATO – UÇK, PËR DEMILITARIZIMIN E UÇK-së, QERSHOR 1999 (VIDEO)

NEGOCIATA NATO – UÇK, PËR DEMILITARIZIMIN E UÇK-së, QERSHOR 1999 (VIDEO)

Është folur shumë për negociatat e zhvilluara mes forcave të NATO’s dhe krerëve të UÇK’së për çmilitarizimin e kësaj të fundit. Ka edhe video të disa pjesëve të këtyre negociave; kryesorja ndoshta është ajo e gazetarit Blendi Fevziu.
Por në Youtube tashmë ka dalë një video e re, ndoshta më e plotë e këtyre negociatave dhe disa pamje të qyteteve të djegura nga forcat pushtuese serbe.
Në video shihen krerët e zonave të UÇK’së, Shefi i SHP të UÇK’së Agim Çeku, pastaj Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Ramë Buja, Hashim Thaçi, shefi i shërbimit sekret shqiptar, Fatos Klosi, pastaj diplomati amerikan James Rubin, ushëheqës të NATO’s etj.
Video është hedhur në Youtube me 18 gusht 2014 dhe ka këtë përshkrim:
“Dita e tretë dhe e katërtë e bisedimeve për demilitarizimin e UÇK-së. Dy ditët e para të negociatave janë zhvilluar në Tiranë dhe pastaj kanë vazhduar në Kosovë! Negociatorët e NATO-së dhe disa nga protagonistët shqiptar të negociatave, kanë ardhur nga Shqipëria me helikopterë të NATO-së në Berishë!”

Lartë në foto Bislim Zytrapi, poshtë Xhavit Haliti dhe Kadri Veseli

____

Negociatat për çmilitarizimin e UÇK-së nga NATO

………………………………..

MARRËVESHJA E RAMBUJESË, MË 6 – 23 SHKURT & 17 MARS 1999 (1 – 3)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura