LE GAULOIS (1914) / ISMAIL QEMALI – VLONJATËVE:

Francë, 11 Nëntor 2018: Gazeta franceze, “Le Gaulois”, ka botuar, të premten e 17 korrikut 1914, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me apelin e Ismail Qemalit, drejtuar vlonjatëve me qëllim mbrojtjen e qytetit ndaj armiqve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Ngjarjet e Shqipërisë
Durrësi është gati të mbrohet
Thirrja e Qemal pashait
Vlorë, 15 korrik, ora 10 e mbrëmjes
.
Sot, Ismail Qemali thirri popullin e Vlorës dhe i kërkoi atij të vrapojë me armët në duar për të mbrojtur qytetin kundër armiqve që po përparonin. Thirrjet “Rroftë lufta! Rroftë Shqipëria! Rroftë mbreti Vid !” shpërthyen menjëherë në të gjitha anët.
Një komision u formua për të shpëtuar refugjatët që vinin nga zonat e pushtuara nga rebelët dhe për të siguruar mbështetjen e familjeve të mbrojtësve të qytetit. Nga Korça, Tepelena, Berati dhe Fieri mbërrijnë turma refugjatësh. Këta tregojnë se skena të dhimbshme (zjarre dhe masakra) kanë ndodhur në zonat e tyre. Trupat shqiptare të këtyre garnizoneve mbërrijnë në mënyrë të çrregullt, të lodhura tmerrësisht. Na thonë se Epirotët (gazeta e ka fjalën për grekët) kanë pushtuar ‘Lokatin’, 5 orë nga Vlora.
Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura