NJË PARALELE E HIDHSHME E KOHËSH…

Qershor 2022, Berlin

NJË PARALELE E HIDHSHME E KOHËSH…

Nga Rexhep Kasumaj

Rishfletoja një gazetë të hershme të rezistencës dhe pashë, të harruar, shkrimin tim të prakluftës mbi një projekt, tashmë, të vdekur.

Dhe, disi vetishëm, do të gjejë një paralele të habitshme kohësh.

Ballkani i hapur i Ramës, mendova, a s’qenka veçse një version i ri i Ballkanisë së Demaçit!?

Ballkania u ngjiz, por s’do të lindej kurrë. Idenë, fetusin e saj të pafat, do t’a vdisnin furtunat, lufta dhe flijimi për lirinë. Krejt tjetër nga ç’vegimonte autori i saj.

“Ballkani i hapur” ndërkaq, ka parë botën, por i retarduar e, pra, i paaftë për jetë.

Ndërsa të parit i mungonte realizmi politik, të dytit i mungon idealizmi kombëtar dhe, ndaj, keqermon në knetën e shërbesës apo interesave të huaj.

Një paqe cipëhollë qëndron sipër ernash në Ballkan. Dhe në jetë mund t’a mbajë vetëm epërsia e fuqisë së aleatëve. E aspak flirti, madje vllezëria e boshtit Belgrad – Tiranë.

Përkundrazi. Ajo, e diktuar serbisht, përpiqet e robton t’i gdhendë gurëvarrin përkujtimor! 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura