NJË RESUME …
Një resume për ish-zv/kryeministrin Erion Braҫe dhe qeverinë e tij të korruptuar!
Nga Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike#
Prill 5/2022
Diskutimi i plot i z. Erion Braҫe në parlament, më datën 24 Mars, mund ta ndiqni në linkun më poshtë:
https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=1264226544103659
E dëgjova me shumë vëmëndje diskutimin tënd në parlament z. Erion, për rreth 10 minuta e tunde mirë “djepin” e hajdutëve para gjithë kopesë së madhe të tyre, por ҫe do na nxore në skenë vetëm një, Sali Berishën, atë që ka abuzuar shumë fare me pushtetin, me pasuritë publike dhe është shkaktari kryesor që ekonomia shqiptare dhe populli po vuajnë sot keqas pasojat e rëndimit të një krize gjithëpërfshirëse 30 vjeҫare. Ja numërove disa nga krimet më të rënda që ai i ka shkaktuar ekonomisë tonë, në gjithë aktivitetin e tij, si politikan, president, disa herë kryeministër dhe si opozitar, me të cilat unë jamë plotësisht dakord me ju, por jo të gjitha i deklarove dhe ato janë po aq ose në mos disa herë më shumë sa ju deklaruat dhe po aq të rënda. Ju i ri-kujtuat atij krimineli njërën anë të medaljes, industrinë e naftës, atë të energjitikës, por nuk thatë asgjë për atë minerare, nxjerrëse dhe përpunuese, që është po aq e rëndësishme. N.q.se shteti do administronte këto industri, kriza energjitike me pasojat e saj sot do ishte totalisht nën kontroll dhe populli nuk do e vuante atë fare. Në atë “djep” që ti tunde kishte plot hajdut, me të cilët ai ka bashkëpunuar ngusht dhe stafetën e korrupsionit njëri-tjetrit ja kanë dorëzuar, ku të gjithë së bashku e kanë zhveshur lakuriq dhe vazhdojnë akoma ta zhveshin komplet shtetin dhe popullin nga pasuritë natyrore kombëtare, të cilat i shitën me para nën dorë, i falën me konҫesion, i kolonializuan deri në 99 vjet për vehte, familjet, të afërmit, shokët, shoqet, dashnoret, dashnorët, burrave apo grave të tyre, militantëve, oligarkëve, etj., por jo popullit të thjesht, të cilët nga fukarenj që ishin janë bërë milioner, për të mos thënë miliarder, me llogari bankare të fshehta brenda dhe jashtë shtetit në parajsat fiskale, me prona dhe pasuri të paluajtëshme, me vila dhe pronar resortesh apo hotelesh në zonat turistike, me makina lluksoze, janë bërë investitor strategjik, e ku ta di unë.
Le të qëndrojm vetëm tek pasuritë natyrore. Po ta kishe tundur pak më fort atë “djep” do të dilnin dhe shumë hajdut të tjerë, dinosaur, si Aleksandër Meksi, Fatos Nano, Ilir Meta, Genc Rruli, Edmond Haxhinasto, Ylli Bufi, Edi Rama, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Melinda Balluku dhe shumë të tjerë, politikan dhe qeveritar, pa zbritur më poshtë në të gjitha nivelet drejtuese. Janë bërë bashkëpronar me konҫesionarët në pasuritë natyrore dhe ndajn fitimet bashk. Ne një pjesë e specialistëve, e kemi trajtuar shumë herë rolin e gjithësejcilit prej tyre në shkatërrimin e kësaj pasurie, m.gj.atë ҫdo gjë ka rënë në vesh të shurdhër dhe anashkalohet. N.q.se do ishte dëgjuar, sado pak, zëri i specialistëve, shqipëria dhe populli ynë as nuk do e dinin fare në se kishte kriza energjie, kriza ekonomike apo jo, edhe sikur gjithë bota të ishte në luftë apo në sanksione ekonomike ndërkombëtare, sepse shqipërisë nuk i mungonte asgjë, i kishte të gjitha pasuritë natyrore. Këtë e ka vërtetuar socializmi, ku ҫdo gjë sigurohej në vend, dhe nuk njiheshin krizat që kalonte ekonomia kapitaliste botërore. Nuk po përkrah atë sistem, por e mora si shëmbull se vendi ynë i ka të gjitha pasuritë e nevojshme me bollëk dhe s’ka asnjë arsye që të preket nga krizat e energjisë, ashtu si dhe shumë vende të pasura si Norvegjia, gjithë lindja e mesme, Kanadaja, disa shtete të Amerikës, Afrikës, etj., që nuk duan t’ja dinë fare për to, ashtu do ishte dhe shqipëria jonë.
Berisha dhe Meksi shkatërruan barbarisht industrinë naftës dhe në 1994 në pellgun më të madh të naftëmbajtës në Europë, Patos-Marinës, futën konҫesionarin e parë, Premier Oil, por ishte fati madh që ata i rrëzoi me forcë populli nga pushteti në 97’ dhe më vonë ky konҫesionar vodhi sa vodhi dhe u largua vetë se donte copa më të mëdha. Ky z. Braҫe, ishte një rast ideal, i art, ne naftëtarët u gëzuam dhe menduam se industria e naftës vërtetë ishte e shkatërruar, por shpëtoj nga privatizimi që do ishte e keqja më e madhe, sepse do e kthente atë në tokë të djegur, ashtu siҫ po e kthen. Ja bëmë të qartë Nanos, nëpërmjet Ylli Bufit, se nafta jonë nuk duhet privatizuar. Partia Socialiste e mori pushtetin në 97’, dhe në 2004 si për inatin tonë, filloi prapë lojën me konҫesionet, ku Nano-Meta-Bufi i falën kompanisë Bankers Petroleum, po atë sipërfaqe të madhe me puset më prodhimtar në vendburimin Patos-Marinës, d.m.th. përgatitën situatën dhe me amnistinë që i dhanë Berishës, duke e mbajtur në politikë, dhe që e sollën përsëri në pushtet në 2005, ai ja zgjeroi aktivitetin kësaj kompanie në gjithë sipërfaqen e vendburimit dhe i fali edhe atë të Kuҫovës, me kontratë korruptive dhe në disfavor të shtetit shqiptar.
Mirëpo, Berisha-Ruli-Meta vazhduan akoma më tej lojën, i falën Arian Tartarit (partneri Albana Vokshit) vendburimet Ballsh-Hekal, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Delvinë, i cili bashk me një grek (Sotirios Kapotas) krijuan kompaninë “Stream Oil and Gas”, e transferuan në Kanada, i shfrytëzuan barbarisht falas për 10 vjet ato, lanë pas një mal me borxhe, i shitën dhe u larguan si kaҫak, por me kollare dhe me thasët plot. Po kështu dhanë Visokën tek ca mafioz të tjerë, etj., shkatërruan dhe dërguan për skarp dy rafineri dhe i falën atë të përpunimit të thellë të naftës në Ballsh mikut të Berishës, hajdutit Rezart Taҫi, i cili blinte pikturat milionshe dhe jepte donacione fondacionit të Liri Berishës, pra ndanin midis tyre fitimet e uzinës përpunimit naftës Ballsh. Kështu i falën gjithë vendburimet në kompani mafiozësh dhe me kontrata korruptive ku shteti ka 30 vjet që s’fiton asgjë nga nafta. Sipas kësaj skeme, Berisha-Ruli-Meta, falën dhe vendburimet e kromit, bakrrit, hekur-nikelit, nikelit silikat, etj., dhe shkatërruan fabrikat e pasurimit tyre, pra u shkatërrua plotësisht infrastruktura përpunuese e pasurive natyrore, u shitën disa hidrocentrale për nevoja elektorale dhe u shkatërruan të gjithë TEC-et në parqet industrial.
Në 2013, Rama u betua rëndë para popullit se do prishte kontratat dhe do i kthente naftën shtetit. Mirëpo, pasi erdhi në pushtet, jo vetëm që nuk i prishi ato, por ju fali ca gjoba kompanive konҫesionare dhe kur Albpetroli ri-shtetëzoj vendburimet Ballsh-Hekal, Cakran-Mollaj dhe Gorisht-Kocul, sepse ishin me shkelje kontrate, ministri i tij Damian Gjiknuri ja mori ato kompanisë Albpetrol dhe ja fali prapë oligarkëve të tij, me të njëjtat kontrata të gabuara dhe ata vazhdojn shfrytëzimin dhe shteti s’përfiton asgjë prej tyre. Para 2-3 muajësh, ministresha tjetër Balluku miratoj kalimin e konҫesionit kromit Bulqizë nga kompania e Manes tek një kompani turke, në vënd që ta ri-shtetëzonte atë.
Pas disa allishverisheve dhe mashtrimeve, me shitje dhe investitor strategjik, për disa vite, ku në lojë u përfshi dhe Ahmetaj, u shkatërrua dhe u dërgua për skarp rafineria e Ballshit. Parlamenti i drejtuar nga Meta, gjatë qeverisjes tuaj z. Braҫe, miratoi zgjatjen e kontratës së konҫesionit në minierat e bakrrit deri në 42 vjet, sepse Meta është bashkëpronar dhe vjedh bashk me konҫesionarin këtë pasuri. Pra qeveritë i falën gjithë pasuritë natyrore, shkatërruan uzinat dhe ekonomia është ekspozuar e gjitha përball ҫmimeve të tregut botëror, ku ҫdo krizë energjie që aktivizohet në botë, rëndon krizën 30 vjeҫare që ka kapur prej gryke vendin tonë dhe godet me gjithë forcën e saj popullin e varfër. Kjo është shkurt historia e shkatërrimit dhe faljes së vendburimeve të naftës, po kështu dhe ato të minerave, apo shkatërrimi i uzinave të pasurimit dhe përpunimit tyre, elektroenergjitikës, etj., prandaj z. Braҫe po ta kishe tundur më mirë atë “djep” do i kishe zgjuar gjithë hajdutët që flinin aty bashk me parat e korrupsionit dhe aty nuk janë vetëm të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, por po aq ose në mos më shumë ka dhe nga Partia Socialiste, që jo vetëm nuk i shpëtoi resurset natyrore nga kthetrat e tyre, por as nuk i ndëshkon ata dhe mashtron popullin me luftra, me borde, me komisione, me naftat e rënda bituminoze, me teknologjinë e vjetër të përpunimit, dhe tani kohët e fundit me mungesën e uzinave të përpunimit të saj, etj., ndërkohë rritjen e ҫmimit të naftës po e shfrytëzon për korrupsion duke mbushur arkën bosh të shtetit me taksat e larta, dhe ti e di mirë këtë. Pra z. Braҫe, ata të gjithë janë bashk, bashk qeverisin, bashk vjedhin, bashk kuvendojn, bashk hartojn dhe miratojn ligjet, bashk shkatërrojn, të gjithë në villa lluksoze jetojnë dhe komshinj janë, bashk vendosin për ndërrimin e pushtetit dhe për tu pasuruar kanë kapur dhe janë bërë pronarë, kryesisht, në sektorët më fitimprurës të ekonomisë, si naftën, minierat dhe energjitikën. Mendoj se këtë lojë ti zotëri e ke kuptuar, se nuk je kërthi në politikë.
Z. Braҫe, unë dhe një kolegu im, z. Caush Xhufi, të kemi dërguar dy herë pyetësor, lidhur me industrinë e naftës dhe nuk ke marr mundimin të na përgjigjesh publikisht. Ke 4 vjet në postin e zv-k/ministrit dhe pse si ke denoncuar këta hajdut tek drejtësia?, por bënë si gjynahqar në parlament dhe kjo nuk është hera e parë. Kështu nuk zgjidhen problemet që ngre ti, as ato të naftës, mineraleve, hidrocentraleve, rafinerive, etj., krizat që ato shkaktojn në ekonominë tonë dhe as pasojat e tyre që i vuan populli. Më poshtë z. Erion po të jap linkun me pyetjet që të kemi dërguar dhe një shkrim mbi rolin që ka industria naftës dhe ajo e minierave në zhvillimin ekonomik të një vendi, për të ndihmuar në diskutimin tënd herën tjetër:
***
***
***