NJOFTIM: KËSHILLI I MËSIMIT PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË BAVARI

Munih, 12 shtator 2017: Këshilli i Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari (KMPGJSH) njofton – të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe Këshillin e Prindërve, se mësimi për vitit shkollorë 2017/18 në nivel të Bavarisë do të fillojë më 02 tetor 2017 zyrtarisht, kurse klasët që funksionojnë më herët mund të fillojnë mësimin, sipas planprogramit të mësimit të rregullt në Landin e Bavarisë. Arsyeja e shtyrjes së Mësimit Plotësues në Bavari, në këtë vit, qëndron në atë se shumë klasa janë në proces të hapjes. Po, që ende nga drejtoritë e shkollave përkatëse, ku pretendojmë t’i kemi klasët, nuk janë përcaktuar se cilat klasa do të shfrytëzohen për Mësimin Plotësues.
KMPGJSH-ja, ju uron fillim të mbarë të gjithë nxënësve edhe mësuesve të cilit janë të përfshirë në Mësimin Plotësues! Po ashtu ju uron mirëseardhje të përzemërt nxënësve të cilët përherë të parë do të vijojnë në Mësimin Plotësues në gjuhën Shqipe!

Këshilli i Mësimit Plotësues në Gjuhës Shqipe në Bavari (KMPGJSH), u bënë thirrje të gjithë nxënësve shqiptar, që vijojnë mësimin në gjuhën gjermane, të jenë pjesë e Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, nga që nuk do të humbisni asgjë. Por, mbi të gjitha, do të fitoni krenarin e gjuhës shqipe, kulturën, historinë, identitetin e atdheut tuaj.
Nxënës të dashur ejani në shkollën shqipe, në dritaren e hapur të diturisë, ku rrezet e diellit, përmes kësaj dritare, na japin shpresë, dashuri, harmoni, krenari për identitetin tonë, gjuhën e ëmbël, gjuhën shqipe.
Në emër të Këshillit të Mësimit Plotësues në Gjuhës Shqipe në Bavari (KMPGJSH).

Sekretari: Isuf Bytyçi

Kryetari: Mustafë Krasniqi

Munih, 08.09.2017

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura