NUHI ISMAILI: KOSOVA – SHTETI SUI GENERIS, KU VENDOS PAKICA!

Prishtinë, 26. 09. 2016: Kur intervenoj NATO në Kosovë, u tha se ky ishte një rast sui generis; Kur filloj faktori ndërkombëtar të flas për pavarësinë e Kosovës u tha se Kosova është një rast sui generis edhe pasi u shpall pavarësia përsëri u tha se Kosova është një shtet sui generis. Ky emërtim nuk na shqetësonte fare, madje ndjeheshim të lehtësuar që po trajtoheshim kështu. Por tash pas tetë vjetësh që kur Kosova shpalli pavarësinë, epiteti sui generis është bërë normë kushtetuese dhe pakica vendos për të gjitha proceset e mëdha si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.
Tani kanë filluar të shpeshtohen zërat e qendrave diplomatike se ne u kemi ndihmuar që ta fitoni lirinë dhe ta largoni regjimin e Millosheviqit, por nuk jemi të gatshëm për t’u ndihmuar në realizimin e aspiratave tuaja si komb shqiptar në Kosovë. Por me ngulm kërkojnë që formësimi i shtetit dhe regullimi i brendshëm të tij, të bëhet vetëm perms modelit sui generis, sepse ndryshe nuk pajtohet Serbia dhe në Kosovë pakicat duhet respektohen. Madje edhe na akuzojnë se nuk po arrijmë të krijojmë klimë të përshtatshme politike për integrimin e tyre. Ani pse edhe të drejtat e serbëve në Kosovë janë sui generis sepse nuk i ka asnjë komunitet në botë dhe prap Serbia nuk i lejon serbët e Kosovës që ta pranojnë Kosovën si shtet të tyre. Mbanë dhe financon struktura paralele,sajon probleme e pengesa të paqena sa absurdi ka shkuar deri në atë shkallë edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-në, në raportin për Kosovën u përmend si shqetësues fakti se në një parking në Ferizaj paska ndodhur një incident ndëretnik sepse një shqiptarë është fjalosur me një serb.

Ky lloj shteti sui generis që po përkrahet nga faktori ndërkombëtar, për hir të joshjes së Serbisë që të shkëputet disi nga Moska edhe kështu si është tani po sjell shumë pengesa në shtetndërtimin e Kosovës. Por nëse vërtetë “Zajednica” do të formohet ashtu siç është nënshkruar marrëveshja në Bruksel, atëherë Kosova më nuk do të jetë shtet as si modeli aktual sui generis. Fakti që serbëve të Kosovës përmes “Zajednicës” do tu mundësohet që të jetojnë ndaras nga shqiptarët, ku do të kenë financat e tyre, shëndetësinë e tyre, arsimin e tyre, nuk është problemi themelorë. Problem do të jetë se “Zajednica” edhe si e tillë nuk do të jetë kërkesa e tyre e fundit.
Kur të themelohet një “Zajednicë” e tillë, atëherë Serbia përmes serbëve në Kosovë do të kërkoi plotësim të kërkesave tjera dhe do të zhvilloj betejë të ashpër për ti shendërruar ndërmarrjet publike të Kosovës, në ndërmarrje publike lokale e rajonale. Beteja do të zhvillohet për të fituar Trepçën, Ujmanin, Badovcin dhe një korridor mes për mes Kosovës, për ti lidhur komunat serbe me ato në veri të Kosovës.
Kjo betejë nuk do të jetë vetëm diplomatike, por Kosova do të përballet me një padëgjueshmëri qytetare serbe, ku përmes protestave do të bllokohen rrugë, ndërmarrje publike, aty ku të jetë e mundur edhe funksionimi i institucioneve,vetëm e vetëm që të krijohet opinioni se serbët po viktimizohen në Kosovë dhe me këtë status politik që kanë po u rrezikohet edhe e drejta themelore për të qenë qytetarë i lirë.
Portestat e trazirat e tilla të serbëve të Kosovës, institucionet shtetërore nuk do të jenë në gjendje që t’i menaxhojnë, por as tua plotësojnë kërkesat. Situata politike do të merr përmasa të tilla ku faktori ndërkombëtar do të detyrohet që të ndërhyjë për të negociuar një marrëveshje të re. Ndarjen e Kosovës. Sepse ky lloj shteti sui generis nuk mund të vazhdoj. E ndarja do të jetë e dhimbshme për shqiptarët e Kosovës, por e leverdishme për Serbinë e faktorin ndërkombëtar.
Për ta penguar këtë projekt e vetmja mundësi është ndërrimi i kësaj udhëheqje politike,e cila për 17 vjet nuk ka arritur as ta hedhë në tavolinë një projekt të saj,e mos të flasim për realizim të ndonjë projekti që ka emrin made in pala shqiptare.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura