OFENSIVA E RE DIPLOMATIKE: ME KOSOVËN KUNDËR PUTINIT?
Çfarë marrëveshjeje po ofrojnë Franca e Gjermania, që po përkrahen edhe nga SHBA? Po ofrojnë një marrëveshje pa njohjen e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë! Pra, po tentojnë të bëjnë një marrëveshje, e cila do ta linte Putinin pa argumentin e Kosovës.
Nga Milazim KRASNIQI – Pashtriku, 01. 11. 2022
Ofensiva e kohëve të fundit e diplomacisë amerikane dhe europiane për të gjetur një zgjidhje për konfliktin ndërmjet Kosovës e Serbisë, ka ngjashmëri me përpjekjet për ta fikur një zjarr me mjete rrethanore, meqë mjetet efikase për fikjen e zjarrit vlerësohet se nuk ia vlen të përdoren. Në situata të tilla, zgjidhja që kërkohet nuk është e plotë dhe e dyta, më shumë bëhet përpjekje të dëmtohet ndonjë objekt tjetër, se sa të shpëtohet i tërë konstruksioni që trajtohet. Po përpiqem ta dekonstruktoj këtë situatë.
Ndërhyrja e Serbisë në Kosovë pas vitit 2008 – e lejuar, por e dozuar
Administrata amerikane dhe politikat okazionale evropiane, që nga vitit 2008, kur e kanë njohur Kosovën si shtet, (pa pesë shtete të BE-së) e kanë lejuar Serbinë që të fusë hundët në punët e Kosovës, megjithëse në mënyrë të dozuar. Dozat e ndërhyrjes janë lejuar të jenë të ndryshme, herë më të forta e herë më të dobëta, varësisht nga qëllimet që kanë pasur në raport me regjimin e Beogradit. Kështu, si dozë më e lartë e shkarkimit çartist-nazist serb ka qenë djegia e pikave doganore në shkurt 2008, si reagim ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ndaj atij vandalizmi në kufi dhe ndaj barbarizmit që shoqëroi protestat në Beograd, me ç’rast u sulmua edhe ambasada amerikane, nuk pati reagime të vendosura. E pra, ishte rasti ideal që Serbisë t’i tregohej vija e kuqe përtej së cilës nuk do të duhej të guxonte të shkilte, pas proklamimit të pavarësisë nga ana e Kosovës dhe pranimit të asaj pavarësie nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia. Kjo vijë e kuqe e frenimit të Serbisë do të duhej të vihej edhe për një arsye morale: me Procesin e Vjenës Serbisë i ishin bërë shumë koncesoine, me shpresë se ajo do ta pranonte Planin e Ahtisarit dhe në atë mënyrë do të mbyllej konflikti me anëtarësimin e Kosovës në OKB. Ndonëse Serbia i shfrytëzoi të gjitha ato koncesione që iu bënë, ajo Planin e Ahtisarit e refuzoi. Përveç që e refuzoi, Serbia përdori agresion të hapur kundër Kosovës në pikat doganore. Prandaj, ishte rasti të suspendoheshin koncesionet që i ishin bërë Serbisë e serbëve lokalë (statusi i veçantë i objekteve fetare dhe i Kishës Ortodokse Serbe, formimi i komunave serbe, vendet e rezervuara në Kuvend e në qeveri, etj.) deri sa të pranonin realitetin e ri.
Në vend të një qëndrimi të vendosur kundër atij sabotimi e atij agresioni, SHBA e BE filluan ta miklonin Serbinë edhe më shumë, duke i lejuar ndërhyrje të vazhdueshme në punët e Kosovës, madje duke lejuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare e presidenciale të Serbisë në Kosovë, gjë që e ushqeu pretendimin iredentist të serbëve të Kosovës. As sot, kur dihet se ishte politikë krejtësisht e gabueshme, nuk është e qartë pse lejoheshin ato ndërhyrje të Serbisë në Kosovë: a lejoheshin për ta zbutë disi Serbinë, apo lejohesin për ta ngulfatë Kosovën e pavarur. Rezultati flet më shumë në favor të tezës së dytë, pra për ta ngulfatë Kosovën. Po pse? Meqë pesë shtete të Bashkimit Evropian nuk e njohën Kosovën si shtet, Bashkimi Evropian tërë kohën bëri lojëra balancuese, që të kënaqte edhe ato pesë shtetet mosnjohëse, duke dëmtuar rëndë stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës. Në këtë kontekst, mbajtja e regjimit të vizave është pjesë e asaj strategjie ngulfatëse të Bashkimit Evropian kundër Kosovës si shtet. Bile pas marrjes së mandatit nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së për ta ndërmjetësuar dialogun, Bashkimi Evropian fitoi mandat që atë ngulfatje të shtetit të Kosovës ta bënte në mënyrë të programuar: mandatin e përdori që t’i ofronte sa më shumë favore Serbisë, gjoja për ta joshur në rrugën e saj të integrimit evropian dhe të shkëputjes nga përqafimi rus.
Kjo qasje serbofile bëhet e qartë edhe nga moszbatimi i marrëveshjeve të ndryshme të arritura në Bruksel. Kjo stërzgjatje e procesit ka qenë pjesë e strategjisë së Brukselit, për shkak të problemeve të vetë Bashkimit Evropian, për hatër të shteteve që nuk e njohin Kosovën si shtet, Spanjes, Rumanisë, Sllovakisë, Greqisë e Qipros. Në këtë mes, sapo të thuhet se Qiproja (pjesa greke) është shtet i Bashkimit Evropian, e ke edhe më të qartë lojën hipokrite të Bashkimit Evropian me Kosovën: Qiproja e ndarë dhe që është territor jashtë Evropës, është anëtare e BE-së, ndërsa Kosova, që është në zemër të Evropës, nuk pranohet si shtet, edhe pse Kosova ka dalë në mënyrë legale nga procesi i shpërbërjes së ish federatës së Jugosllavisë, ku ka qenë pjesë përbërës e federalizmit jugosllav.
Bashkimit Evropian nuk ia ka mbushur mendjen as rekomandimi i Gjykatës së Drejtësisë që ka konfirmuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Përkundrazi, Bashkimi Evropian lejon që një gjysmështet jashtevropian si Qiproja, të vendos për Kosovën, pra, për një shtet mirëfilli evropian, i cili ka ndjekur rrugën legale të shtetndërtimit dhe është proklamuar shtet me një akord ndërkombëtar. Kjo është ajo që kemi parë deri tash në lojërat hipiokrite veçmas të Bashkimit Evropian në drejtim të Kosovës. Nëse kjo ka qenë strategjia e BE-së nga vitit 2008 e deri tash, çka ka ndryshuar që e ka nxitë këtë ofensivën e re diplomatike, të mishëruar në Llajqakun, Borellin dhe Eskobarin? Mos e kanë kuptuar gabimin që kanë bërë qëllimisht?
Motivet e Perëndimit dhe muralet e Putinit
Dy mund të jenë motivet e ofensivës së re diplomatike të Brukselit e të Uashingtonit për të kërkuar një zgjidhje, nga sa po shihet krejt gjysmake, për konflitin ndërmjet Kosovës e Serbisë. Motivi i parë mund të burojë nga frika që ka shkaktuar në Perëndim agresioni rus kundër Ukrainës. Rusia mund ta përdorë Serbinë, e cila është pothuajse vasale e Rusisë, për të shkaktuar një konflikt të armatosur në Ballkan, në mënyrë që të krijohej njëfarë paralelizmi me atë që po bën Rusia në Ukrainë. Një konflikt në Kosovë, në zonën për të cilën përkujdeset NATO-ja, do ta detyronte Perëndimin që të koncentrohej në menaxhimin e asaj krize, e cila shumë lehtë mund të përhapej në shtete anëtare të NATO-s, konkretisht në Maqedoninë e Veriut e në Shqipëri, ashtu siç në fakt u përhapë në formën e katastrofës humanitare në vitin 1999. Tash do të mund të përhapej edhe në formë më të rrezikshme, falë kapaciteteve luftarake, që tashmë posedon edhe Kosova si shtet. Nga ana tjetër, opinioni publik në Serbi me mbi 70 për qind e përkrahë agresionin rus kundër Ukrainës, gjë që do ta lehtësonte një përfshirje të Serbisë në një konflikt, me idenë se po e ndihmon Rusinë dhe Putinin. Muralet e Putinit janë të përhapura gjithandej vendbanimeve nëpër Serbi, duke qenë ekspozita më gjigande në tokën serbe.
Ndërsa vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi nga ana e tij, në një rast ka deklaruar se ai kurrë nuk e merr ndonjë vendim pa u konsultuar me Putinin. Pra, kur është gjendja kështu, nëse Putini ia kërkon një veprim agresiv, Vuçiqi është i obliguar të veprojë. Bile jo vetëm nga bindja e tij ose e opinionit publik po edhe nga rreziku për jetë e tij, ngase shërbimet sekrete ruse bëjnë ligjin në Serbi. Vetë ministri aktual i brendshëm është eksponent i Putinit. Pra, Bashkimi Evropian dhe Uashingtoni si duket janë alarmuar nga ky lloj gangrenizimi i ndikimit rus në Serbi dhe si rrjedhojë po përpiqen ta frenojnë ndikimin rus, duke e mbyll konfliktin Kosovë Serbi me një marrëveshje, për t’ia hequr Putinit nga dora kartën e manipulimit me rastin e Kosovës.
Por sa është reale kjo?
Meqë SHBA dhe BE janë vonuar shumë për ta mbyll këtë krizë dhe nga ana tjetër e kanë ndihmuar vetë fuqizimin e Rusisë, tash situata është absurde: Rusia e përdorë këtë rast ashtu si i leverdisë. Në një version, sigurisht për t’i bërë Serbisë presion, që të mbetet vasale ndaj Rusisë, shtetarët e Rusisë pohojnë se precedenti i Kosoëvs duhet të vlejë edhe për rajonet e shkëputura në Gjeorgji (Abhazinë dhe Osetinë e Jugut) si edhe rajonet e pushtuara në Ukrainë pas agresionit të 24 shkurtit 2022. Gjasat janë se pikërisht kjo qasje ruse e ka alarmuar Uashingtonin dhe Brukselin dhe i ka shtyrë të kërkojnë me ngut një marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë, për t’ia hequr këtë kartë nga dora Rusisë.
Çfarë marrëveshjeje po ofrojnë Franca e Gjermania, që po përkrahen edhe nga SHBA?
Po ofrojnë një marrëveshje pa njohjen e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë! Pra, po tentojnë të bëjnë një marrëveshje, e cila do ta linte Putinin pa argumentin e Kosovës. Pra, në stilin që meqë nuk ka njohje nga Serbia për Kosovën, nuk mund të mirret njohje as për rajonet e pushtuara nga Rusia. Nga aspekti moral mbetet një njollë e zezë e këtyre shteteve, që vetë e kanë ndihmuar në mënyrë vendimtare Kosovën në përpjekjet e saj për t’u bërë shtet, ndërsa tash i ofrojnë një projekt që e përjashton pavarësinë, në raport me Serbinë. Ndërsa për implikimet e mundshme, të tërheqjes së njohjeve nga shtetet të tjera, në një rast të një marrëveshjeje pa njohje, tash për tash askush nuk mund të dijë.
Motivi tjetër mund të jetë stabilizimi i Ballkanit për shkak të rrugëve të reja që planifikohen për transportimin e gazit nga Azerbejxhani dhe hapësirat e tjera joruse. Tashmë është e qartë se rëndësia gjeoekonomike dhe gjeopolitike e Ballkanit është shumë më e madhe se sa e kanë vlerësuar në kohë rehatie byrokratët e Brukselit. Në këtë aspekt, edhe rrugët e refugjatëve nga Azia janë më poroze në një Ballkan jostabil dhe veçmas me një Serbi proruse, e cila në mënyrë perfide e ka bërë lojën me emigrantët gati si Bellorusia.
Kosova si shtet pa substancë, për ta mbikëqyrë më lehtë, apo për ta riserbizuar?!
Pra, përfundimi im është se ngutia e tashme për të arritë ndonjë marrëveshje gjysmake ndërmjet Kosovës e Serbisë, pas një injorimi të gjatë të problemit, është imponuar nga zhvilllimet dhe nga pasojat e agresionit ushtarak rus në Ukrainë. Thjesht, nuk ka të bëjë me pranimin e realitetit se Kosova ekziston si shtet i pavarur dhe që kjo t’i imponohet Serbisë si fakt në termat e një marrëveshjeje obligative. Jo. Në fakt, po synohet të arrihet një marrëveshje gjysmake, por e cila amortizon pretendimin rus që ta shfrytëzojë precedentin e Kosovës për rajonet e pushtuara gjeorgjiane, ukrainase e moldave.
Dhe po synohet që me këtë marrëveshje, t’i bëhet presion Serbisë që të shkëputet nga influenca ruse. Në këtë prizmë rreziku për Kosovën është real: linja e tashme e diplomacisë perëndimore po të kuptohet se sa më shumë që Serbia të shkëputet nga influenca ruse, aq më shumë do të kompensohet duke i dhënë favore në Kosovë. Tashmë është bërë publike se flitet për një marrëveshje pa njohjen e Kosovës si shtet, pastaj për një bashkësi të komunave serbe me kompetenca të mëdha, për një status të Kishës Ortodokse Serbe të njëjtë me atë që ka në Serbi. Nuk është gabim nëse thuhet se plani i bazuar në modelin e dy Gjermanive, synon një Kosovë të riserbizuar.
Prandaj pashmangshëm shtrohet pyetja: çka mbetet nga subtanca e shtetit për Kosovën? A mund të jetë përgjigje se mund të mbetet modeli i federatës boshnjake?! Nëse varet nga paragjykimet e rrënjosura islamofobike në disa qarqe evropiane, ku Franca është kampione, përgjigja mund të jetë e saktë. Nuk është fshehtësi që ato qarqe miterano-peniane duan të ketë një mbikëqyrje të ashpër mbi shqiptarët e Kosovës, si mbi boshnjakët e Bosnjes. Qoftë dhe duke toleruar arrogancën rusofile e antievropiane të tipave si Dodiku e Vulini. Tash për tash kjo është traseja ku po kërkohet të imponohet një marrëveshje gjysmake ndërmjet Kosovës e Serbisë, gjë që do të thotë se as kërcënimi rus nuk e ka ndryshuar qasjen islamofobike ndaj Kosovës.
Se sa e kuptojnë dhe si do t’i kundërvihen kësaj politike udhëheqësit e Kosovës, mbetet të shihet. Por nga sa po shihet, ata nuk ia kanë idenë se ku po synon ta ngatërrojë plani franko-gjerman Kosovën: tek qërimi i hesapeve me kauzat e Putinit.
Prishtinë 22 tetor 2022
HEU, OFENZIVA E RE DIPLOMATIKE: ME KOSOVËN KUNDËR PUTINIT!” EU, KORBËN-SHTRIVA TEK
NGRE QIPRO-TRADITE: ME HORRPROVËN THUNDËR O LUNDËR PUTINIT-HUTINIT!!. TEK NJË KOHË
TË STËRLASHTË, KUR GJËJA KANË FOLUR DHE SHPREHUR EDHE SHPËZET E SHTAZËT TË EGËRA
PO EDHE TË BUTA; TË STËRR-VJETËRA PO, DHE PORSI HUTA SKETËRA NEPËR FERRA POSI FUTA
MË E ZEZA NEPËR BREZA EDHE BREZA OJ, FAQË ZEZA MORE HORRE OJ, SHVATË NDËR FERRZA!.
NË NJË BJESHKË MALËSIE; TEK VRIE KRESHKË MALEVËRRIE, MUNGESA E PËRKOHËSHME OH, E
MBRETRESHËS SHQIPE LEGJENDARE, MBI SHPENDIE MALËSISË; QË ME PËRKRAHJEN O, STERR-
AHJE TË KORBAVE DHE SORRAVE, QË HUTIN NA BEHEJ MBRET I SHPENDIVE; OH, HUTI SI MBRET
ME URDHËRESË MBRETI, SI SHKRETI, URDHËRON QË TË IA SJELLIN ÇDO MEGJES NË ZGORIN OU
TË LISIT SHEKULLOR, NGA NJË ZOG TË POSALINDUR BYLBYLI, QË SËPARI TA DHUNOI DHE MË NË
FUND TA GLLABROJË; KUR KUPTUAN OH U TRUPËRIAN SHPENDIET MALEVERISË ME URGJENCË
THËRRASIN QË BËRTASIN PËR KTHIMIN E SHQIPES MBRETRESHË, QË TA MALLKOJË EDHE O, TA
SHKALLMOJË, HUT HUTAÇIN SI FUTË FUTAÇIN!! DHE, KUR U KTHYE MBRETRESHA SHQIPE EDHE
E KUPTOI POSA TURPËROI HUT HUTAÇI AHIII, FUTË FUTAÇI; SI KORBA AH SHI, HORBA E ZEZA ËH,
KATASTROFALE, MË KANIBALE; QË NUK HARROHEJ MË BREZA DHE BREZA DHE, PO E THERRET O
PO I BËRTET: AH TY, HUT HUTAÇIN, TË DY SYTË TË PLAÇIN, PORSI MORE HORR-ZI, ÇDO MËNGJES
DUKE PRER NË BESË DHE SHPRESË, DUKE DHUNUAR ZOGJTË BYLBYLA TË POSA LINDUR AH, PAS
DHUNIMIT, QAS TURPËRIMIT, DUKE GLLABRUAR ZOG BYLYBYLIN T’POSA LINDUR, KOSA NGRITUR,
HEJ, PËR KËTË TRAGJEDI, PRAGJEGRI; QË KE NDALUR KENGËN E MALEVRISË O, PA U FALUR ËH
PËR BRENGËN E MALËSISË; PËR KËTE KATRAHURË, VATRASKURRË; HOLOKAUSTE GJENOCIDALË,
MË KANIBALË; NGA MALLKIM DHE KALL-KRIMI NDAJ KENGË BYLYBYLAT NËN DENGË ZYMBYLAT,
T’U VEBOFSHIN DY SYTË, T’U SHURDHOFSHIN DY VESHËT; MU NGA MALLKIMI DHE KALL-KRIMI O
TË MBETËN DHE TË TRETËN SHIQIMI, NDRIQIMI; MOS TË I GËZOJË O, MOS T’I RREZOJE AH TI, AS
RREZET E DIELLIT, AS BREZET E QIELLIT; HEEEJ, VETËM, VETËM; DUKE HUKATË, KUKATË, TERRIT
TË NATËS AHIII, FERRIT TË SHTËRGATËS; ME HU-HU E HU-HU; DHE NËN KU-KU DHE KU-KU; DUKE
HUKATË DHE DUKE KUKATË O, PËR KRYET TATË DHE PËR SHQYET SHTATË MU ME SHPATË A PËR
TRADHTI NDAJ SHPENDËVRISË AUUH, PËR TRAGJEDI NDAJ SHKELEQËRISË!! MË FALA MANI USA