XHEVAT BISLIMI: KUR PDK’ja FLET ME GOJËN DHE MENDJEN MASHTRUESE DHE GËNJESHTARE TË BASRI MUSMURATIT?!

Viti, 16. 03. 2014 – Sapo lexova në portalin Telegraf një supergënjeshtër dhe një supermashtrim të njeriut që nuk paska patur tjetër “zanat”, Basri Musmuratit, për Vitinë. “Dega e PDK’së në Viti, deklaron pa u skuqur fare, B. M., nuk është shpërndarë… Kjo degë është e organizuar me strukturat e saja… Kryetar i degës së PDK-së në Viti, thotë ai, është Nexhmedin Arifi…”!! Edhe pulat në Komunën e Vitisë, por edhe në Kosovë e më gjerë e dinë se N. Arifi kurrë dhe për asnjë minut s’ka qenë kryetar i Degës së PDK-së në Viti… Kam qenë unë për disa vite kryetar, Daut Xhemajli dhe një kohë Halim Halili… Zëdhënsi i mashtrimit dhe gënjeshtrës harron se ishte pikërisht ai dhe shefat (punëdhënësit) e tij ata që në Viti kandiduan dhe mbështetën në mënyrë mafioze një kandidat që nuk ishte në PDK, Nexhmedin Arifin… Por, kjo më nuk ka asnjë rëndësi. PDK-ja që kishim themeluar nuk është më as në Viti dhe as në Kosovë…


Flet zëdhënësi i shefit të shefave të PDK’së!

Madje nuk është as hija e saj. Sot është një PDK kopje e LDK-së dhe me fytyrën e BAsri MUsemuratit dhe kompanisë… Është një PDK e privatizuar dhe e personalizuar për të keqen e këtij vendi… Një PDK që përfundoi, bashkë me shefin e saj, te varri i I. Rugovës dhe te shtëpia e djalit të tij, Ukës… Prandaj, kjo PDK flet me gojën dhe mendjen mashtruese dhe gënjeshtare të B. M. Prandaj, kjo PDK ka edhe fytyrën e mashtrimit dhe të gënjeshtrës… Krenohem me Vitinë dhe me shokët, miqtë, bashkemendimtarët dhe bashkëveprimtarët e mi, të cilët nuk u thyen dhe nuk u nështruan (madje as nuk u luhatën) para dhunës, shantazheve, kërcënimeve, joshjeve, mashtrimeve dhe gënjeshtrave të kësaj PDK-LDK-je… Burra dhe gra, të rinj e të reja, që kishin themeluar dhe e mbanin në këmbë degën e PDK-së në Viti, në momentin që u binden së PDK-ja e sotme mund të jetë çkado tjetër vetëm PDK nuk ishte më, morën vëndimin e duhur dhe të drejtë për kohën dhe rrethanat e krijuara: e shpërndanë Degën e PDK-së dhe iu bashkuan subjektit, NISMA për Kosovën. Kjo është e vetmja e vërtetë për Degën e PDK-së në Viti, e cila nuk ekziston më…
Kopja e keqe e LDK-së, PDK-ja, e B. Musmuratit dhe punëdhënsve të tij pasi që nuk mundën ta mashtronin E. Rrustemin, për ta emruar “dhunshëm” kryetar të një dege të re të PDK-së në Viti, deklaruan rrejshëm se N. Arifi është kryetar dege…!! Do të ishte krejt normale (kuptohet për një parti normale…) që në këtë situatë organet qëndrore të partisë (në PDK nuk ka organe qëndrore funksionale, ka “shefa” e “bosa”…) të emronin një koordinator për Viti, siç e bëri R. Haradinaj për AAK-në, dhe të fillonin organizimin e një dege të PDK-së alla musmuratçe, në Viti… NISMËS në Viti do t’i bënit mirë nëse N. Arifi bëhet “kryetar” i dhunshëm i degës së re të PDK-së në Viti… Por, jo kështu, sepse rrena i ka këmbët e shkurtëra, thotë populli ynë i mirë. Pastaj, kësaj rrene dhe këtij mashtrimi publik duket që nuk po i besoni me as vetë… Sidoqoftë, tash e tutje mund t’ju themi veç “punë të mbarë” në theqafjen tuaj…!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura