(O)MLK -ja E XHABIR MORINЁS (1984 …) ISHTE VAZHDIMЁSI E GR (1972…) – GMLK (1975 …) – OMLK (1978 …), NDЁRSA IBRAHIM KELMENDI ISHTE ANЁTAR I OMLK-ës SI PARAROJE E LPRK-ës ME ADRESЁ (1986 …)

(O)MLK -ja E XHABIR MORINЁS (1984 …) ISHTE VAZHDIMЁSI E GR (1972…) – GMLK (1975 …) – OMLK (1978 …), NDЁRSA IBRAHIM KELMENDI ISHTE ANЁTAR I OMLK-ës SI PARAROJE E LPRK-ës ME ADRESЁ (1986 …)

„Sheradin Berisha, shënoje edhe Ibrahim Kelmendi-n, se ishte pjesë e OMLK-s. Madje, ishte edhe anëtar i Redaksisë së Pararoja-s.“ Faik Racaj, ish anëtar i LPRK-ës me adresë.

***

Nga Sheradin Berisha

Më 23 shkurt 2025 Ibrahim Kelmendi ka hapur këtë temë për diskutim në rrjetin e tij social, facebook:

Ibrahim-Miran Kelmendi

23 shkurt 2025, ora 15:43  

Këta janë pjesëtarët “grupit” të Xhabir Morinës, që janë të përfshirë në Aktgjykimin e Gjykata e Qarkut në Prishtinë / P.nr.77/87 (më 27.04.1987):

Abdullah Derguti, Prishtinë

Agim Krasniqi, Prishtinë

Agron Morina, Ferizaj

Ali Elshani, Piranë

Ali Spanca, Obiliq

Bashkim Mazreku, Dushanovë

Elez Zogu, Komoran

Elmi Reçic, Ferizaj

Enver Iljazi, Ferizaj

Fatmir Sylejmani, Ferizaj

Fatmir Thaqi, Ferizaj

Fehmi Lladrovci, Gllanasellë

Idriz Hysenaj, Gllogovc

Nuhi Ahmeti, Bervenik

Nusret Pllana, Milevc

Rexhep Dugolli, Nekovc

Sabit Gashi, Prishtinë

Sabit Tahiri, Prishtinë

Sahni Sejdiu, Orlloviq

Sami Osmani, Besi

Shaban Shala, Negrovc

Skender Luzha, Bregacë

Xhabir Morina, Ferizaj

Xhavit Haziri, Obiliq

Xhevat Ukshini, Ferizaj

Ka ndokush informacion, KUR, KUSH, KU e ka formuar OMLK-në e dytë, meqë OMLK-ja e udhëhequr nga Mehmet Hajrizi, e ka mbyll veprimtarinë organizative, më 17 Janar 1982, kur përfaqësuesi Kadri Zeka e ka “shkri” OMLK-në në Lëvizjen për Republikën e Kosovës, e formuar më 17 janar 1982?

————

DISKUTIMI

Sheradin Berisha

Ibrahim-Miran Kelmendi kjo OMLK që ti e cilëson si OMLK’ja e dytë, është vazhdimësia e OMLK-së së Mehmet Hajrizit, Hydajet Hyseni Kaloshit, Berat Luzhës, Jakup Krasniqit, Kadri Zekës, Xhafer Shatrit, Hasan Malës, Saime Isufit, Kadri Abdullahut, Sami Kurteshit, Rexhep Malës, Nuhi Berishës, Mustafë Xhemailit, Emrush Xhemajlit, Gafurr Elshanit,… sepse të gjithë këta veprimtarë të OMLK-së (të cilët janë në këtë aktgjykim) ishin hallka të zinxhirit strukturor të OMLK-ës (1978), si vazhdimësi e GMLK-ës (1974/5) dhe GRK-ës (1972/3)! Dhe për këtë organizatë ka shumë dëshmi arkivore në Fondin e Arkivit të Lëvizjes, me emërtimin LR(S)SHJ (shkurt 1982 – shtator 1985), dhe nga shtatori 1985 me emërtimin LPRK, e cila si parojë e kishte OMLK’ën si në Kosovë me vise tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, ashtu dhe në shtetet perëndimore, veçanërisht në Zvicër dhe Gjermani, deri në fillim të viteve 90’të! Dhe personalisht ti ishe anëtar i kësaj pararoje omlk-iste të LPRK-ës me adresë …

***

Ibrahim-Miran Kelmendi

MEHMET HAJRIZI:

“Natën e 17 janarit 1982 në Untergruppenbach të Gjermanisë kanë ndodhur tri ngjarje historike për Kosovën: Në bazë të Tezave të Frontit Popullor për Republikën e Kosovës, u arrit marrëveshja e bashkimit të tri organizatave çlirimtare shqiptare, u vranë tre sendërtuesit e atij bashkimi dhe pushoi së vepruari në formën organizative dhe me emrin e deriatëhershëm, Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës (OMLK), e cila po mbushte dymbëdhjetë vjet veprimi të pandërprerë në shërbim të lirisë së Kosovës.”

***

Faik Racaj

Sheradin Berisha, shënoje edhe Ibrahim Kelmendi-n, se ishte pjesë e OMLK-s. Madje, ishte edhe anëtarë i Redaksisë së Pararoja-s.

***

Sheradin Berisha

Faik Racaj po, po, në një nga diskutimet e mëhershme i kam thënë Ibrahim-Miran Kelmendit se, ishte njëri nga anëtarët më të përkushtuar të Redaksisë “Pararoja”, organ i OMLK-ës si pararojë e LPRK-ës pa adresë, nga viti 1986 …

***

Sheradin Berisha

Ibrahim-Miran Kelmendi

Ky citim që ke sjellë këtu nga hyrja e librit “Histori e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981”, (faqe 11), është një përmbledhje e përgjithësuar dhe si e tillë nuk prezenton të vërtetën shterruese!

Se OMLK’ja nuk ishte shuar më 17 janar 1982, dhe se kjo Organizatë ka vazhduar veprimtarinë e saj, në vijim ju ftojë të lexoni faqet 312 – 314 të librit “Histori e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981” të ish – kreut të OMLK-së Mehmet Hajrizit.

***

“Veprimtarë të mbetur në Kosovë, shumë prej të cilëve të liruar nga burgjet, vendosin “ta vazhdojnë veprimtarinë ilegale atdhetare si vazhdimësi e Grupit Marksist Leninist të Kosovës, të shndërruar më vonë në Organizatën Marksiste Leniniste të Kosovës. Mirëpo, nuk e quajtën veten as GMLK dhe as OMLK, por Marksistë Leninistë të Kosovës, për shkak të shkapërderdhjes së radhëve të organizuara dhe do të vazhdonin të quheshin kështu deri në riorganizimin dhe rikonsolidimin e plotë të radhëve të veta, si fazë e parë e riorganizimit dhe rikonsolidimit të Lëvizjes Ilegale Atdhetare të Kosovës.

Vetëm pas përmbylljes me sukses të kësaj faze, do të bëhej shndërrimi në OMLK, si fazë e dytë e organizimit dhe konsolidimit dhe në fund, vetëm pas përmbylljes me sukses edhe të kësaj faze, ishte paraparë të bëhej shndërrimi në parti politike që do ta drejtonte dhe udhëhiqte gjithë Lëvizjen Ilegale Atdhetare të Kosovës, si fazë e tretë dhe e fundit e rrumbullakësimit të plotë të këtij procesi që kishte filluar gjatë vitit 1983…Sekretar politik i Komitetit Organizativ të Marksistë Leninistëve të Kosovës u emërua Hajdin Abazi, kurse sekretar organizativ Xhabir Morina”. [216]

Këta veprimtarë “ishin të bindur se grupi-organizata më e suksesshme ilegale atdhetare e gjithë Lëvizjes Ilegale Atdhetare të Kosovës, deri në atë kohë, kishte qenë GMLK-OMLK; qoftë në aspektin e ndërtimit të strukturës organizative vertikale, qoftë në aspektin e kohëzgjatjes së veprimtarisë pa u zbuluar nga SHSSH të ish-Jugosllavisë, qoftë në aspektin e shtrirjes horizontale-territoriale, qoftë në aspektin veprimtarisë praktike atdhetare kundër regjimit antishqiptar të ish-Jugosllavisë së Titos, qoftë në aspektin e ngritjes në një shkallë më të lartë dhe fuqizimit të identitetit kombëtar të gjithë Lëvizjes Ilegale Atdhetare të Kosovës dhe të identitetit shqiptar në ish-Jugosllavi etj. [217]

Në vazhdim të përpjekjeve konvergjuese dhe të bashkimit të Lëvizjes Kombëtare, në janar të vitit 1985 në një mbledhje të përbashkët “u bë bashkimi-shkrirja e këtyre grupeve – organizatave ilegale atdhetare:

– Marksistë Leninistët e Kosovës, të përfaqësuar nga Xhabir Morina dhe Hajdin Abazi;

– Komiteti i Trojeve Shqiptare në Maqedoni (marksist-leninist), i përfaqësuar nga Ali Ahmeti dhe Bajram Limani;

– Këshilli Organizativ (marksist-leninist), i përfaqësuar nga Fehmi Lladrovci…

Në këtë mbledhje, u zgjodhën anëtarët e Sekretariatit në bazë të përfaqësimit adekuat të grupeve-organizatave të bashkuara-shkrira në Marksistë Leninistët e Kosovës, prapë me marrëveshje të plotë-unanime dhe pa asnjë vërejtje, në këtë përbërje:

– Xhabir Morina, sekretar politik,

– Bashkim Mazreku, sekretar organizativ,

– Fehmi Lladrovci, sekretar për çështje ushtarake,

– Xhavit Haziri, sekretar për propagandë, informim dhe shtyp,

– Bajram Limani, sekretar për sigurimin e bazave, strehimoreve dhe banesave. [218]

Në përfundim të punimit të cituar, Xhabir Morina konsideron se të arriturat e kësaj organizate ishin: “…unifikimi organizativ dhe ideologjik e politik i gjithë Lëvizjes Ilegale Atdhetare në Kosovë, në të gjitha viset shqiptare të banuara në shumicë me popullsi shqiptare dhe në mërgatën shqiptare, deri atëherë të shkapërderdhur organizativisht dhe të padefinuar e të paformësuar ideologjikisht dhe politikisht. Në këtë mënyrë Marksistë Leninistët e Kosovës ia arritën ta forconin dhe fuqizonin si asnjëherë më parë, që nga përfundimi i LDB-së, identitetin kombëtar të kësaj lëvizjeje në veçanti dhe identitetin shqiptar në ish Jugosllavi në përgjithësi; Formimi për herë të parë në kuadër të një organizimi ilegal të Lëvizjen Ilegale Atdhetare të Kosovës i një sektori ushtarak, i cili do të merrej në mënyrë të veçantë me aspektin ushtarak të kësaj Lëvizjeje;… Formimi në fund të vitit 1985 i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, të shndërruar më vonë në Lëvizjen Popullore të Kosovës, si një organizatë-front, lëvizjes demokratike të masave të gjera popullore, e cila më vonë do të bëhej bartësja kryesore e LIA të Kosovës dhe organizatorja e UÇK-së dhe Luftës çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës. [219]

—-

Lexoni faksimilet e librit:

__________

Ibrahim-Miran Kelmendi

24 shkurt 2025, ora 12:40 

Të anëtarësuarit në organizata “ilegale”, të formuara nga UDB, ende po ngurrojnë ta kritikojnë (vetë)mashtrimin.

***

Sheradin Berisha

Ibrahim-Miran Kelmendi, ti në cilën organizatë ilegale të formuar nga UDB’a ke vepruar me devotshmëri?!

***

(Ibrahim Kelmendi nuk përgjigjet! Këtu përfundon diskutimi im në këtë drejtim!)

—————————-

Sheradin Berisha © Pashtriku.org, shkurt 2025

======================

Kush e themeloi organizatën LNÇKVSHJ?

ROLI I JUSUF GЁRVALLЁS NЁ THEMELIMIN E KOMITETIT TЁ DEÇANIT TЁ LNÇKVSHJ-ës (1980) DHE DЁNGLAT (PALLAVRAT) E IBRAHIM KELMENDIT!

Nga Sheradin Berishahttps://pashtriku.org/roli-i-jusuf-g%d1%91rvall%d1%91s-n%d1%91-themelimin-e-komitetit-t%d1%91-decanit-t%d1%91-lnckvshj-es-1980-dhe-d%d1%91nglat-pallavrat-e-ibrahim-kelmendit/

——————-

DRITËHIJET E IBRAHIM KELMENDIT NË DISKUTIMIN PËR ATENTATIN E 17 JANARIT 1982 NË UNTERGRUPPENBACH TË GJERMANISË!

https://pashtriku.org/dritehijet-e-ibrahim-kelmendit-ne-diskutimin-per-atentatin-e-17-janarit-1982-ne-untergruppenbach-te-gjermanise/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura