PЁR KЁ ZBULOHEN VENDBURIMET E NAFTЁS NЁ SHQIPЁRI – PЁR KONÇESIONARЁT APO PЁR POPULLIN TONЁ?!
Hazbi M. Shehu – Inxh. Gjeolog Nafte, bashkëpunëtor shkencor, Prof. Doktor i Shkencave Gjeologjike
Isuf Tushe – Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike (Ish punonjës të Institutit Studimeve dhe Kërkimeve Gjeologjike të Naftës, Fier)
Instituti Studimeve dhe Kërkimeve Gjeologjike, Fier
Tri janë faktorët kryesore, që influencuan direkt, në atë kohë, në orientimin e punimeve dhe studimeve për kërkim – zbulimin e vendburimeve të reja të naftës dhe gazit në vendin tonë: 1 – Presioni politik nga lart i Qeverisë dhe udhëheqjes së Komitetit Qëndror të Partisë. 2 – Puna e specialistëve të Institutit të Studimeve dhe Kërkimeve Gjeologjike. 3 – Studimet komplekse gjeologo – gjeofizike i kryenin specialistët e institutit me ndërmarjen sizmike.
1- Qeveria në zbatim të orientimeve të udhëheqjes së Komitetit Qëndror të Partisë merrte vendime, të cilat duhej të zbatoheshin me pa tjetër nga institucionet përkatëse. Të tilla ishin edhe ato për kërkim – zbulimin e vendburimeve të naftës/gazit që kryente Instituti Studimeve dhe Kërkimeve Gjeologjike, i cili ishte i vetëmi institucion përgjegjës në Shqipëri. Çdo orientim apo porosi nga lartë shoqërohej me parrulla: “Nafta ҫan bllokadën”; “Të zbulojm naftën me forcat tona”, etj. Në atë periudhë kërkimet u realizuan vetëm nga gjeologët shqiptar. Asnjë rajon perspektivë për kërkim nuk ju dha kompanive të huaja me konҫesion dhe ne zbuluam një numër të konsiderushëm vendburimesh të reja nafte dhe gazi. Theksojm se presioni i politikës dhe qeverisë i kalonte kërkesat llogjike normale në nxjerrjen e naftës/gazit.
Pavarësisht presioneve nga lartë, specialistët gjeolog vazhduan me zbulime të reja, siҫ ishte vendburimi gjigand Cakran – Mollaj apo Amonica, etj. Me ardhjen e “demokracisë”, pas vitit 90’, drejtuesitë e qeverisë, në vënd që të stimulonin kërkimet në rajonet perspektivë, mbyllën Institutin e Studimeve dhe Kërkimeve Gjeologjike, dhe i dhanë ato me konҫesion kompanive të huaja, të cilat deri sot nuk kanë zbuluar asnjë vendburim të ri. Akoma më keq, gjithë vendhurimet ekzistuese, Patos – Marinës, Cakran – Mollaj, Gorisht – Kocul, Ballsh – Hekal, etj., i falën po me konҫesion tek disa kompani fantazëm, oligarkësh. Pra, nëse në periudhën para 90’- tës, shteti fitonte nga nafta miliarda Euro, sot jo vetëm që nuk merrë asnjë fitim nga këto kompani, por i mbanë ato në biznes edhe pse raportojn se “punojn me humbje”. I bëjmë thirrje publike qeverisë, drejtuesëve shtetëror, specialistëve të fushës dhe naftëtarëve, që të rikthejnë ndërmarjet ekzistuese, institutin shkencor dhe shkollat e naftës për të përgatitur specialistët e nevojshëm. Me bindje të plotë, ne si specialistë në këtë fushë, bazuar në studimet tona tematike, në faktet dhe rezultatet konkrete, në 5 dekada, arrijmë në përfundimin se, ne jemi në fazën fillestare dhe sapo kemi nisur zbulimin e vendburimeve të reja në vendin tonë. Prandaj, drejtuesitë e shtetit duhet ti marrinë seriozisht propozimet tona. Nëse deri në vitin 90’, drejtuesitë e qeverisë dhe partia përdorte drurin, drejtuesitë demokratë të përdorin llogjikën për të ardhmen e kombit dhe mirëqënien e popullit.
2 – Puna e specialistëve të Institutit të Studimeve dhe Kërkimeve Gjeologjike
Puna vetëmohuese, shëmbullore, studimore – projektuese e specialistëve, në këtë qëndër kërkimore – shkencore, objektiv kryesor kishte zbulimin e vendburimeve të reja të naftës dhe gazit. Kërkimet për naftë në vendin tonë, fillimisht, në mënyrë sporadike, u kryen nga specialistë të huaj. Mbas ҫlirimit, qeveria e kohës, industrinë e naftës, me të drejtë, e konsideroi si bazën kryesore të ekonomisë dhe i kushtoi një vëmëndje të veҫantë. Zhvillimi i saj kërkonte specialistë të mesëm, të lartë dhe punëtor të kualifikuar, prandaj ajo investoi shumë në përgatitjen e tyre. U hapën shkollat e para profesionale si Shkolla e Mesme Industriale e Naftës (Teknikumi Naftës), në Qytetin e Kuҫovës dhe më vonë në atë të Patosit, Fakulteti Gjeologji – Miniera në Tiranë, por edhe shumë student u dërguan jashtë shtetit në universitete me emër.
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Naftës, në Qytetin e Kuҫovës, u krijua kabineti projektimit të puseve të kërkimit me drejtues Ing. Koҫo Plaku. Nga kjo drejtori drejtoheshin gjithë ndërmarjet e naftës/gazit, në Kuҫovë, Patos, etj. Çdo ditë shtoheshin problemet e naftës, rritej fitimi prej saj dhe u fuqizua sektori naftës në ministri. Në vitin 1957, me pusin 542, u zbulua një nga vendburimet më të mëdhenj naftëgazmbajtës në Europën kontinentale, i cili është unik në ndërtimin gjeologjik. Rezultati fantastik në këtë pus dhe puset e konturim – vlerësimit rreth tij, rritën menjëherë të ardhuratë në buxhetin e shtetit, hapën perspektivën dhe u hodhë idea për krijimin e një instituti shkencor për naftën, studimor – projektues për kërkim – zbulimin e vendburimeve të reja. Ai u krijua në vitin 1965 dhe hodhi bazat si një departament shkencor studimor – projektues brenda organizimit të Drejtorisë Përgjithshme të Naftës dhe aty erdhën specialistët më të mirë dhe me eksperiencë. Për specializime të ngushta si paleontologji, petrografi, gjeokimi, hidrogjeologji, stratigrafi, paleogjeografi, etj., u dërguan gjeolog jasht shtetit.

Historia e kërkim – zbulimit naftës/gazit në vendin tonë është shoqëruar me fontana të hapura, shumë të fuqishme
në disa vëndburime si në Patos – Marinës, Ballsh, Divjakë, Cakran – Mollaj, etj.
Për të realizuar objektivin kryesor, konkretisht studimin e rajoneve perspektivë për naftë dhe gaz u krijuan disa kabinete me detyra të veҫanta si: Kabineti rilevimit, tektonikës, stratigrafisë, hidrogjeologjisë, gjeokimisë, paleontologjisë, petrografisë, etj. Në praktikën gjeologjike, në përgjithësi, kërkohej që gjeologët, sidomos të rinjët, t’a fillonin punën në kabinetin e rilevimit për t’u njohur me ndërtimin gjeologjik sipërfaqësor dhe ligjshmëritë e përgjithëshme të përhapjes së strukturave dhe më pas të kalonin në kabinetet tjera si ai perspektivës, stratigrafisë, tektonikës, etj.
Çdo kabinet kishte detyrat e tij të studimit, p.sh. kabineti paleontologjisë studionte moshën e formacioneve shkëmbore, ai i petrografisë përbërjen litologjike të tyre në kampione të sipërfaqes apo të thellësisë ose në shllamin që dilte gjatë shpimit nga puset. Kabineti gjeokimisë analizonte dhe studionte përmbajtjen dhe përbërjen gjeokimike të lëndës organike në prerjet gjeologjike shkëmbore apo në ujratë shtresorë, tipin e saj, si dhe aftësinë për të gjeneruar hidrokarbure. Kabineti hidrogjeologjisë analizonte dhe studionte përbërjen kimike të ujrave në shtresat naftëgazmbajtëse, kushtet termobarike, si dhe rolin e tyre, etj. Çdo kabinet shoqëronte me konkluzione ҫdo rajon studimi apo ҫdo prerje të puseve gjatë shpimit, testimit ose shfrytëzimit në vendburime. Mbi bazën e tyre, specialistët e kabinetit projektimit apo perspektivës, ndërtonin modelin gjeologo – strukturor të rajonit, elementet e kurthimit, perspektivën naftëgazmbajtëse të tij, etj., dhe mundësinë për të projektuar puse kërkim – zbulimi në strukturat e reja apo konturim – vlerësimi në vendburimet e reja. Në përfundim studimi kalonte për diskutim dhe debate shkencore në kabinete, në këshillin shkencor të institutit apo në instancat e tjera më lartë për miratim.
Si rezultat i punës së përbashkët të kabineteve, diskutimeve dhe debateve shkencore midis specialisteve në kabinetin e projektimit të puseve, që drejtonte bashkëpunëtori vjetër shkencor Inxh. Koҫo Plaku, përcaktoheshin rajonet perspektivë për naftë dhe gaz, siguria e tyre dhe radha e atakimit me puse kërkim – zbulimi. Instituti Studimeve dhe Kërkimeve Gjeologjike kishte detyrë të kryente studime komplekse gjeologo – gjeofizike, tektonike, stratigrafike, paleogjeografike, në zonat e jashtme tektonike për ndërtimin e hartave gjeologjike, tektonike, etj., në teritorin shqiptar, që bashk me tekstet përkatëse përpiloheshin në Institutin Gjeologjik, Tiranë. Caktimi i rajoneve perspektivë për kërkim ishte një punë studjuese komplekse, konkluduese, e vështirë dhe me shumë përgjegjësi, sepse do projektoheshin puse për zbulimin e vendburimeve të reja, prandaj në kabinetin e projektimeve punonin specialistë gjeolog të zgjedhur dhe me përvojë. Presioni politik nga lart i qeverisë dhe udhëheqjes së partisë, mbi Institutin e Studimeve dhe Kërkimeve Gjeologjike apo specialistët influenconte direkt në faktorët kryesor që ishin zbulimi vendburimeve të reja dhe realizimi i planit të nxjerrjes naftës/gazit.
3 – Studimet komplekse gjeologo – gjeofizike i kryenin specialistët e institutit me ndërmarjen sizmike
Drejtuesitë e qeverisë dhe udhëheqja e lartë e partisë, në atë kohë, e kishin të qartë se baza kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit ishte nafta dhe gazi. Ç’ka nënkuptonte se ata në krye të zhvillimit ekonomik kishin vënë industrinë e naftës. Ata nuk menduan ti jepnin rajonet perspektivë për kërkime kompanive të huaja. Pas viteve 90’ me fillimin e flamës “demokraci” udheheqja drejtuese, tërësisht e paaftë në gjithë këtë periudhë, jo vetëm që ja u dha ato për të kërkuar naftë dhe gaz kompanive të huaja, por gjëma më e madhe ishte se i falën me konҫesion edhe gjithë vendburimet ekzistuese, të zbuluara nga specialistët dhe naftëtarët shqiptar, që janë baza kryesore për të financuar kërkimet. Këto ndryshime janë kaq shumë të theksuara midis dy qeverisjeve, që na ҫuanë në këto rezultate dhe në dështimin e plotë mbi kërkim – zbulimin e vendburimeve të reja.
Perspektiva e ҫdo rajoni caktohej sipas shkallës së sigurisë dhe paraprakisht përcaktohej, me studime regjionale, nga specialistët e institutit dhe nën drejtimin e kabinetit projektimeve, por fjalën e fundit e kishte Këshilli Shkencor i Institutit dhe pas miratimit nga ministria përkatëse, ky kabinet caktonte grupet e studimit për ҫdo rajon, sipas radhës që jepte ministria. Në përbërje, ҫdo grup kishte më shumë se dy specialistë gjeolog me njohje apo eksperiencë pune në gjeologjinë e rajonit. Koha studimit të ҫdo grupi varej nga komplikimi gjeologjik i tij dhe ishte mbi 6 muaj. Ajo ndahej në 3 faza: 1 – 2 muaj për njohjen e të dhënave gjeologjike ekzistuese në rajon; 1 – 2 muaj për survejimin e problemeve gjeologjike në terren; pjesa tjetër e kohës i kushtohej ndërtimit të modelit gjeologjik në tërësi dhe sidomos atij strukturor ku mund të projektohej pusi. Pas përfundimit dhe diskutimit në grup, studimi, prezantohej apo mbrohej në gjithë kabinetet përkatës dhe me pas për diskutim në Këshillin Shkencor të Institutit dhe nëse miratohej dërgohej në atë të ministrisë. E njëjta proҫedurë ndiqej për të gjitha studimet që kryente instituti.
Studimet tematike, stratigrafike, rilevimit, tektonike, hidrogjeologjike, gjeokimike, etj., miratoheshin në kabinetet e tyre dhe pastaj në këshillin shkencor në institut dhe ministri. Këto studime kryheshin nga specialistët e institutit, kurse projektimi i puseve kryhej në bashkëpunim me specialistë të jashtëm, p.sh. të sizmikës, gravimetrisë, etj., nga ndërmarrja gjeofizike. Theksojm se bashkëpunimi ishte shumë i mirë, por cilësia e materialit sizmikë apo gravimetrikë ishte e dobët ose i pa interpretueshëm për t’a përdorur në projektimin e puseve. Pra, specialistët gjelog në kabinetin e projetimeve e kanë bazuar projektimin e puseve në rajonet perspektivë, kryesisht dhe në shumë raste, tërësisht në rilevimet sipërfaqësore apo ligjëshmëritë gjeologjike regjionale mbi përhapjen e linjave strukturore, sipas studimeve të tyre, pa përjashtuar dëshirën apo optimizmin e tepruar të specialistëve gjeolog, të mbështetur nga ministria dhe udhëheqja e lartë e partisë, për të zbuluar vendburime të reja nafte dhe gazi.
Specialistët e kabinetit të projektimit, të ndodhur në kushte të tilla, të vështira, por të bindur vetëm në studimet regjionale mbi ligjëshmëritë gjeologjike dhe metodikisht duke kaluar hap pas hapi nga e njohura në të panjohurën, arritën të projektojn puse kërkimi pothuajse në shumicën e rajoneve perspektivë dhe në përgjithësi kanë vërtetuar objektin e prognozuar dhe zbuluan një numër të madh vendburimesh nafte dhe gazi në strukturat karbonatike. Por duhet pranuar se kishte disa raste, kur pusi nuk vërtetonte objektin e prognozuar, sipas projektit gjeologjik ose e penetronte atë në kushte strukturore jo të favorëshme kurthimi për naftën dhe gazin. Në këto kushte, është korigjuar projekti gjeologjik, me të dhënat e reja gjeologjike të marra nga pusi dhe është shtuar projekt thellësia e tij, siҫ ishte rasti i pusit Ca – 12, që zbuloi vendburimin Cakran – Mollaj ose është korigjuar vëndvendosja tij, duke projektuar pus të ri, në kushte strukturore kurthimi më të favorshme për naftëgazmbajtje. Kjo metodikë e përdorur, rrallëherë ka vërtetuar zbulimin e vendburimit me pusin e parë apo pa e shtuar projektin gjeologjik të tij. Mënyra e ndjekur nga specialistët tanë të gjeologjisë, në sektorin e kërkimeve, bazuar vetëm mbi ligjëshmëritë e përhapjesë së strukturave naftëmbajtëse, tregon se ata kanë punuar me ndërgjegje të lartë profesionale, si bijë të një populli fukara, të vuajtur në shekuj, prandaj sakrifikuan aq shumë për ti shërbyer ekonomisë dhe rritjes së mirëqënies së prindërve dhe fëmijve tanë.
Me këto zbulime, nxjerrja naftës u rritë në 2.25 milion ton në vitin 1974. Megjithëse instituti shënoi suksese në zbulimin e vendburimeve të reja, pikërisht në këtë kohë, udhëheqja politike e kohës, i goditi fortë pa mëshirë, i dënoi si sabotator dhe armiq kolegët tanë të punës, specialistët më të mirë, më të ndershëm dhe më besnik të saj, të cilët jo vetëm i burgosi, por dhe i pushkatoi, siҫ ishte Inxh. Koҫo Plaku që zbuloi vendburimin e Gorisht – Koculit apo Milto Gjikopulli një gjeolog i talentuar. Po si mund të pushkatohej ky bashkëpunëtor i vjetër shkencor, me kontribute në fushën e vendburimeve, Beqir Alia – drejtor i institutit, Lipe Nashi – drejtor i drejtorisë përgjithshme të naftës, Protoko Murataj – shefi sektorit apo gjeologu Inxh. Thanas Nasto, etj?, që drejtuan me dinjitet sektorin e naftës. I dënuan pa faj dhe kjo nuk i falet atij regjimi, ata duheshin dekoruar dhe jo dënuar, sepse ishin profesionistë të aftë.
Goditja ishte e rëndë se veproi jo vetëm mbi specialistët e naftës, familjet dhe fëmijet e tyre, por edhe tek farefisi apo shokët e punës. E kujt i shërbeu?, veҫse shkatërrimit të moralit shoqëror, humbjes së besimit tek drejtuesit shtetëror apo kolegët dhe besimit tek vetë regjimi, etj. Kjo situatë predominoi midis njerzëve për një fare kohe, mirëpo jeta vazhdoi, njerëzit duhet të punonin se familja do të jetonte, por jo duke shikuar shtrëmbër njeri tjetrin. Megjithatë, specialistët e naftës dhe në veҫanti ata të institutit, gjeologët, i thërriste seriozisht detyra për të vazhduar punën për kërkim – zbulimin e vendburimeve të reja të naftës/gazit sepse këto i kërkonte ekonomia dhe gjithe populli, por dhe kthesa erdhi shumë shpejt. U zbulua vendburimi gjigand dhe shumë i fuqishëm, Cakran – Mollaj, pas tij Amonica, Povelҫa dhe në vitin 1989 u zbulua Delvina, pra sektori kërkimeve po ringjallej. Këto zbulime i dhanë krah gjeologëve të institutit, u dhanë dekorata dhe ҫmime të republikës.
Vrulli dhe entuziazmi zgjatën deri në vitet 90 – 91’, por me ardhjen e të ashtuquajturës “demokraci”, specialistët në përgjithësi u demoralizuan, po u rrezikohej vendi punës dhe bashkë me të jetesa e familjes, nuk po i pyeste më askush për punën, perspektivën apo zhvillimin e industrisë naftës, filloi shkatërrimi dhe vjedhja në vendburimet e pasurive natyrore që ata kishin zbuluar ndër vite dhe në këto kushte pasigurie filloi emigrimi i tyre bashkë me familjet jashtë shtetit. Filluan reformat drastike dhe në vitin 2007 u mbyll Instituti Studimeve dhe Kërkimeve Gjeologjike, të gjithë punonjësit, specialistët apo shkencëtarët e naftës u pushuan nga puna dhe u hodhën në rruge. Puna shkencore e tyre për zbulimet e reja apo shfrytëzimin e vendburimeve ekzistuese nuk kishin më asnjë vlerë ekonomike. Çdo gjë u dha me konҫesion, pa pyetur dhe pa u konsultuar me askënd, me shkencëtarët apo naftëtarët që i kishin kushtuar jetën naftës. Siҫ e trajtuam më sipër, interesi në sistemin e kaluar për zhvillimin e industrisë naftës ishte i madh, por ai kishte edhe të këqijat e tij, ndërsa ardhja e “demokracisë” na ҫoi në ekstremin tjetër, pra nga “shiu ramë në breshër” dhe vetëm për një grusht militantësh partiak të paaftë, që uzurpuan gjithandej postet drejtuese në politikë apo qeverisje, ky sistem u bë shumë i ëmbël, ndërsa për pjesën tjetër të shoqërisë ҫdo gjë mori fund!

Kompania konҫesionare Bankers Petroleum, prej 21 vitesh shfrytëzon vendburimin Patos – Marinëz, kërthizën e naftës tonë. Ajo jo vetëm që po e shfrytëzon barbarisht duke prodhuar më shumë naftë nga ky vendburim se sa prodhonim ne nga të gjithë vendburimet në kohën tonë, sepse përdor teknologji të papërshtatëshme për këtë tip rezervuari, por fatkeqësia më e madhe lidhet me shkatërrimin e pronës dhe shëndetin e banorëve që jetojn në fshatrat për rreth, për shkak të ndotjes masive të ambientit. Më interesant është fakti se, shteti ynë autokratikë jo vetëm që nuk merrë asnjë lek tatim mbi fitimin nga kjo pasuri natyrore, por e favorizon atë në të gjitha detyrimet taksative të saj lidhur me import – eksportin e naftës, paisjeve teknologjike, etj. Po ashtu kompania kërkon prej tij kompensim për humbjet e supozuara ose që shkakton ajo vetë, kurse shteti ynë në atë kohë edhe pse ҫmimi naftës bruto, në tregun botëror, ishte shumë i ulët në krahasim me këtë periudhë, fitonte miliarda dollar nga kjo pasuri. Kjo është një tragjedi apo katastrofë ekonomike që rëndon mbi popullin. Si shpjegohen këto veprime, me paaftësinë e drejtuesve apo fshihet diҫka më shumë se kaq, midis tyre?!? Ky problem ka shqetësuar specialistët dhe popullin, por jo kompaninë që ka fitime kolosale, as shtetin tonë që nuk merrë fitime prej saj, sepse ajo zyrtarisht raporton se “punon me humbje” dhe nuk largohet. Këto duhet ti zgjidhë qeveria që ka lidhur kontratën, institucionet shtetërore që e kanë firmosur dhe drejtësia që nuk vepron!
Një tjetër kabinet mjaftë i rëndësishëm, në institut, pas atij të projektimit, ishte ai i vendburimeve të naftës/gazit. Kabineti, përbëhej nga një staf i gjërë specialistësh me përvojë në vendburime, kryesisht gjeologë, prodhues, sizmikë, gjeofizikë, teknikë dhe bashkëpunonte me kabinetet e tjerë për studime të veҫanta. Detyra e tij ishte drejtimi shkencor i studimit dhe aplikimi praktik i një metodike kërkimi, në rajonet perspektivë për zbulimin e vendburimeve të reja dhe konturim – vlerësimin e tyre, sa më efiҫent, me risk sa më të ulët, në një kohë sa më optimale dhe me kosto sa më të ulët. Në ҫdo 5 vjeҫar, në institut, bëhej analiza metodikës kërkimit nga një grup specialistësh me eksperiencë në kërkime, ku merrte pjesë edhe një specialist nga kabineti vendburimeve. Studimi përfshinte analizën kritike të rezultateve në ҫdo pus të shpuar në 5 vjeҫarin e kaluar në strukturat e reja dhe në vendburimet në konturim, sukseset dhe gabimet teknike gjatë projektimit, kontributin e metodave të kompleksit gjeologo – gjeofizik, etj., vlerësohej koefiҫienti suksesit, rezervat e zbuluara, jepeshin rekomandime për të përmirësuar studimet projektuese dhe koefiҫientin e suksesit në të ardhmen, si dhe bëhej analiza e kostos së punimeve.
Gjithashtu, ky kabinet studionte modelin gjeologjik të rezervuarëve naftëgazmbajtës, bazuar në të dhënat e puseve, prerjet gjeologjike analoge në sipërfaqe dhe vlerësonte rezervat e naftës/gazit, pas ҫdo etape konturim – vlerësimi, në vendburimet e reja apo zgjerimet në ato ekzistuese, si dhe rezervat pas konturimit të plotë, kur vendburimi i dorëzohej ndërmarrjes prodhimit për shfrytëzim. Para dhe pas 90’, kur situata e zbulimit vendburimeve të reja nuk ishte e mirë, specialistët e kabineti bashkë me ndërmarrjet e prodhimit apo kërkimit, krijuan grupe studimi dhe morën pjesë direkt në projektime për zgjerimin e kontureve në vendburimet ekzistuese, ku u shpuan një numër i madh pusesh konturim – vlerësim – shfrytëzimi, si në jugun e Ballshit, Hekal – Karbunar, në Gjirin e Fermës (Kuҫovë), në Patos – Marinës (Suitat “Gorani dhe Kuҫova”), por edhe në vendburimet e gazit natyror në Ultësirën Pranë Adriatike si në Divjakë – Ballaj – Kryevidh, Durrës, Frakullë, Povelҫë, ku u shpuan një numër i konsiderueshëm pusesh kërkim – vlerësimi. Po ashtu, nga specialistët e kabinetit u krye studimi mbi metodikën e kërkim – zbulimit dhe konturim – vlerësimit në këto vendburime të gazit natyror, e cila përmirësoi mjaftë koefiҫentin e suksesit dhe efektivitetin ekonomik të punimeve. Me këtë punë studimore – projektuese u mbajtë stabiliteti në nxjerrjen e naftës/gazit në vendburimet ekzistuese. Këto studime diskutoheshin dhe debatoheshin, sipas problematikave, në kabinetet e institutit apo në ndërmarjet përkatëse, në këshillin shkencor në institut dhe ministri, ndërsa rezervat kalonin në dretorinë e institutit dhe në qeveri.
Përveҫ konҫesioneve në vendburimet ekzistuese, në zonën e Shpiragut është evidentuar një grumbullim nafte dhe gazi, nga një kompani konҫesionare kërkim – prodhimi, si dhe po punohet në rajonin perspektivë të Dumresë. Premtimet boshe, që po bëhen në gjithë këto vite, se populli do e lërë pas fukarallëkun, do të mbeten thjeshtë në cakun e një propogande politike, sepse paraprakisht, me aq sa i kemi parë këto kontrata, shteti ynë do të “fitoj” nga kjo pasuri natyrore, nëse vërtetohet dhe vihet në shfrytëzim, po aq sa po “fiton” nga nafta dhe gazi që po prodhojn simotrat e tyre në vendburimet ekzistuese, ku investimet kapitale janë tepër minimale krahasuar me kompanitë e kërkimit. Pikërisht në kulmin e entuziazmit politik, pa sqaruar asgjë mbi konturim – vlerësimin, sipas kontratës, kompania Shell e braktisi Shpiragun. Shëmbull tjetër, është vendburimi Delvinës, i zbuluar në vitin 1989, i cili është dhënë disa herë me konҫesion tek kompanitë e huaja apo vëndase dhe deri më sot ato nuk kanë shpuar asnjë pus konturim – vlerësimi, por të gjitha vërtiten rreth pusit Del – 12, të projektuar, shpuar dhe vënë në shfrytëzim, në atë kohë, nga specialistët shqiptar.
Si shpjegohet sjellja e këtyre kompanive? Arsyeja është e qartë, kompanitë konҫesionare nuk kanë përvojë në rajone me gjeologji tepër të komplikuar, siҫ është teritori ynë dhe me sasinë e rezervave të naftës/gazit që ato parashikojn të zbulojn, vështirë se mbulojn investimet marramëndëse që ato bëjnë, sepse kanë kosto të lartë punimesh dhe nuk duanë të sakrifikojn parat e tyre. Pra, kërkim – zbulimi në rajonet perspektivë ka dështuar plotësisht. Këto janë arsye të forta, që qeveritë dhe institucionet tona shtetërore, kërkim – zbulimin e vendburimeve të reja në këto rajone, duhet t’ja besojnë vetëm kompanisë shtetërore, Albpetrol, ashtu edhe shfrytëzimin e vendburimeve ekzistuese të naftës/gazit, prandaj rishtetëzimi tyre duhet bërë sa më shpejt. Këto janë krahasimet, rëndësia, kujdesi apo aftësitë teknike – shkencore mbi kërkim – zbulimin dhe shfrytëzimin e vendburimeve të naftës/gazit midis dy sistemeve politike në vendin tonë, shtetit autokratik në atë kohë dhe këtij “demokratikë” 35 vjeҫar.
Në teritorin tonë, në tokë dhe det, gjerësisht përhapen formacionet terigjene dhe karbonatike, të vërtetuara naftëgazmbajtëse. Eshtë detyrë imediate e qeverisë, kupolës politike ligjëbërëse, institucioneve shtetërore dhe presidentit republikës që të bisedojn me ata pak ish-specialistë të naftës që janë ende në jetë. Të marrinë mendimet e tyre për organizimin dhe ringritjen shtetërore të industrisë naftës, ngritjen e Institutit Studimeve dhe Kërkimeve Gjeologjike, shkollat e naftës për përgatitjen e specialistëve të mesëm dhe të lartë, që të marrinë dhe vënë nën kontroll të plotë vendburimet ekzistuese të naftës/gazit që po shkatërrohen nga shfrytëzimi barbar prej kompanive konҫesionare private. Ato janë baza kryesore për të zbuluar vendburime të reja në rajonet perspektivë. Vendi ynë është i pasur me pasuri natyrore minerare dhe populli ynë s’ka pse vuanë varfërinë.
Nafta duhet rishtetëzuar urgjent për të shpëtuar atë që ka mbetur dhe pa u penalizuar nga gjykatat ndërkombëtare, sepse kontratat e lidhura me operatorë privatë kanë dështuar dhe janë me shkelje në termat kryesore të tyre. Detyra specialistëve të institutit është ti shërbej dhe drejtoj shkencërisht vendburimet ekzistuese, për ti zhvilluar ato më tej që të rritet prodhimi dhe për ti kthyer në një regjim shfrytëzimi optimal, si dhe të përgatisë me studime komplekse shkencore gjeologo – gjeofizike – projektuese rajonet perspektivë për kërkim – zbulimin e vendburimeve të reja dhe të mos ja japin me konҫesion kompanive të huaja, sepse shteti s’ka interesë ekonomik. Populli dhe fëmijët tanë duanë mirëqënie dhe të sigurojn jetën e tyre me të ardhuratë nga pasuritë natyrore, të zbuluara nga specialistët tanë deri në vitin 90’ dhe ato që do zbulohen më tej. Rruga e ndjekur pas vitit 90’ mbi privatizimin e tyre vërtetoi më së miri se është e gabuar dhe shkatërrimtare për ekonominë tonë, sepse shteti dhe populli s’kanë marrë prej tyre, në këto 35 vite, asnjë lek tatim mbi fitimin, prandaj kjo duhet të ndryshoj, ndryshe vendi ynë po shkon drejtë greminës. Kërkojm nga qeveria dhe institucionet shtetërore që propozimet tona ti marrinë seriozisht, sepse gjithҫka që ne trajtuam më sipër e bazojm në fakte konkrete. Këto pasuri natyrore, kanë mbajtur gjallë popullin në disa dekada, zhvilluan ekonominë në gjithë degët e saj, nxorën Shqipërinë nga prapambetja dhe varfëria. Ne kërkojm dhe presim ballafaqim me ju, për këto probleme. Jemi bijë të këtij populli që na rriti dhe edukoi që të punojm për vendin tonë dhe s’jemi pjestar të kompanive konҫesionare që vërdallisen në gjithë këto vite duke shfrytëzuar dhe shkatërruar pasurinë që ne zbuluam në 5 dekada me shumë sakrifica, me gjakun dhe djersën tonë. Këto s’kanë ardhur të mëshirojn për ne, por për të fituar me pa të drejtë nga pasuritë tona, duke na mashtruar neve sepse në gjithë këto vite ne jemi qeverisur nga një klasë politike e paaftë. Pra, po na rezulton se, specialistët e institutit të studimeve që drejtuan shkencërisht gjithë aktivitetin e kërkim – zbulimit në naftë, na paskëshin zbuluar vendburime nafte dhe gazi për konҫesionarët dhe jo për popullin tonë. Kështu nuk duhet të vazhdojm! Lavdi popullit tonë!