PASHTRIKU: AKTORJA ELIZA DUSHKU KRENOHET ME IDENTITETIN SHQIPTARË

Pashtriku.org, 03. 05. 2013 – Dennis Quaid, një aktor amerikan ashtu sikur edhe aktorja amerikane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, thotë se: “Kur ju thyheni, i gjithë identiteti juaj copëzohet. Është njëlloj si vdekja…” Por, me Shqiptarët ka ndodhur e kundërta: ata janë të copëzuar, por jo të thyer. Në këtë mënyrë identiteti i tyre nuk është i copëzuar sepse ata nuk janë të thyer. Në këtë mënyrë, shqiptarët, nuk kanë vdekur…!
“Patriotizmi është, kryesisht, një bindje se një vend i veçantë është më i miri në botë për arsye se ju keni lindur në atë vend…”, thotë George Bernard Shaw. Por ai, edhe pse jo plotësisht, gabon. Gabon, sepse në shumë raste patriotizmi është bartur dhe pasqyruar jashtë vendeve të origjinës edhe nga persona që nuk kanë lindur në vendin e origjinës së prindërve të tyre.
Fotoja e Elizës mund të quhet patriotizëm, ruajtje identiteti, apo tërheqjeje e pashpjegueshme e një force të brendshme që e lidh me vendin e origjinës?
“Nuk jam i bërë si askush nga ata që kam parë. Kuturis të besoj se nuk jam si askush që ekziston aktualisht. Nëse nuk jam më i mirë, së paku jam i ndryshëm…”, do të thoshte Jean-Jacques Rousseau. Mbase nuk jemi më të mirë, por jemi më të ndryshëm se një pjesë e madhe e Europës dhe e botës… Jemi shqiptarë! Për këtë identitet unik e për shumë arsye të tjera, bashkimi etnik është fati ynë i paracaktuar, metali i shkrirë në zjarrin e Yjeve dhe i shuar në gjakun e Kombit… tipar ky, veç i kombeve më të lashta…

Aktorja Eliza Dushku te varri i gjyshërve në Amerikë.

===========================
ELIZA DUSHKU NE SHQIPËRI

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura