(Pashtriku.org, 22. 10. 2012) – Sot herët në mëngjes Lëvizja Vetëvendosje, ka nisur një protestë kundër bisedimeve me Serbinë dhe takimit të Hashim Thaçit (të premten në Bruksel) me vrasësin e shqiptarëve Ivica Daçiq. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje qysh në fillim janë përleshur me Policinë e Kosovës, deri sa këta të fundit kanë tentuar të parakalojnë para ndërtesës së Qeverisë. Njësia speciale e Policisë së Kosovës ka përdorur gazë lotsjellës për t’i zmbrapsur protestuesit, ndërsa ka arrestuar disa nga ta. Në orën tetë të mëngjesit protestuesit u përballën me policinë dhe me qëllim të hapjes së rrugës hodhën domate e ngjyr në drjetim të policisë, ndërkohë që kanë hudhur edhe mjete të forta – gurë e copa të tjera, që janë me bollëk në Sheshin në ndërtim “Ibrahim Rugova”, në drejtim të objekteve të Qeverisë e të Kuvendit. Ndërkohë policia Policia, ka përdorur sërish gazin lotsjellës, shufra gome etj., për t’i larguar protestuesit nga vendngjarja. Gjatë kësaj kohe protestuesit shpaluan një transparent në të cilën shkruante “Jo pazare me Serbinë”, duke brohoritur “sheshi është i qytetarëve jo i policisë”, “UÇ,UÇK…”, “Hajna, Hajna…” etj.
…………………………………….
Protesta në Kosovë – VV: “Bashkim me Shqipërinë, jo pazare me Serbinë”.
………………………………………..
Prishtinë, 22 Tetor 2012: Ndërhyrja e policisë ndaj aktivistëve të Vetevëndosjes.
………………………………..
Lëvizja Vetëvendosje përmes sekretariatit për informim, gjatë ditës ka informuar opinionion publik lidhur me dhunën e ushtruar policore kundër demonstruesve dhe kalimtarëve të rastit në Sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.
Cila është Kronologjia e aksionit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kundër takimit Thaçi – Daçiç dhe bisedimeve me Serbinë:
07:55 – Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë duke realizuar një aksion te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës kundër takimit Thaçi – Daçiç, ndërkohë Policia e Kosovës hodhi gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit.
08:02 – 1000 forca policore kanë rrethuar gjithë sheshin dhe po hedhin gaz lotësjellës deri te Teatri Kombëtar.
08:05 – Policia dhe forcat special kanë rrethuar të gjitha hyrjen për në sheshin “Nënë Tereza”.
08:06 – Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke realizuar një aksion kundër takimit Thaçi Daçiç.
08:19 – Njësia Speciale janë deri në gjysmën e sheshit, tani hodhën prapë gaz lotësjellës dhe po vazhdojnë arrestimet e dhunshme.
08:24 – Në sheshin “Nëna Terezë”, (përballë hotel Swiss Diamond) janë rreshtuar Njësia Speciale përballë aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të cilët po brohorisin parullën “BASHKIM ME SHQIPËRINË, JO PAZARE ME SERBINË”.
08:30 – Nga krahu i komunës së Prishtinës, Policia e Kosovës ka rrethuar ndërtesëns e Qeverisë dhe po arreston dhunshëm aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
08:30 – Arrestohet deputeti Liburn Aliu.
08:37 – Përgjatë sheshit “Nëna Terezë” vazhdojnë arrestimet.
08:42 – Arrestohen Albin Kurti, në aksionin kundër takimit Thaçi – Daçic dhe kundër bisedimeve me Serbinë.
08:49 – Po ashtu gjatë protestës arrestohet edhe Nënkryetarja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Aida Dërguti.
08:51 – Gjatë aksionit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kundër takimit Thaçi – Daçiç, Policia e Kosovës ka lënduar rënd aktivistin Sylejman Pireva, i cili tani gjendet në Emergjencë dhe ka gjakëderdhje të madhe.
08:53 – Lirohet Albin Kurti, i cili menjëherë pas lirimit iu është bashkuar aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në sheshin “Nëna Terezë”, për të protestuar kundër takimit Thaçi – Daçiç dhe kundër bisedimeve me Serbinë.
PËRGJAKJA E DEPUTETIT LIBURN ALIU!
………………………………..
08:59 – Kordoni i Njësisë Speciale ndodhet te Ministria e Kulturës, përballë protestuesve të cilët brohorasin parullën “BASHKIM ME SHQIPËRINË, JO PAZARE ME SERBINË”.
09:33 – Deri tani janë të konfirmuar 22 të arrestuar.
09:34 – Protesta është duke vazhduar në sheshin “Nëna Terezë” (te Ministria e Kulturës).
10:08 – Protesta po vazhdon. Në këto momente Albin Kurti po mban fjalim para protestuesve.
10:13 – Visar Ymeri paralajmëroi policinë: keni 10 minuta kohë për të na liruar rrugën.
10:16 – Para protestuesve po flet Shpend Ahmeti duke kërkuar lirimin e rrugës dhe duke e përmendur të drejtën demokratike për të protestuar.
10:24 – Filloi prapë intervenimi i dhunshëm i policisë ndaj protestuesve.
10:26 – Ndërkohë që protesta kundër takimit Thaçi – Daçiç dhe kundër bisedimeve me Serbinë po vazhdon, në këto momente protestuesit po ballafaqohen me policinë që çdo herë e më shumë po bëhet edhe më brutale.
10:30 – Policia po gjuan me sprej lotësjellës, por protestuesit nuk po largohen.
10:35 – Lëndohet Albin Kurti nga spreji lotësjellës.
10:36 – Protestuesit kanë shtyrë kordonin e policisë.
10:40 – Enver Gashi është lënduar në brinjë nga policia. Është i arrestuar, momentalisht gjenden në Emergjencë.
10:52 – Protesta kundër takimit Thaçi – Daçiç dhe kundër bisedimeve me Serbinë vazhdon ende në shesh, ndërkohë që aty janë mbi 200 policë të Njësisë Speciale.
11:00 – Protesta kundër takimit Thaçi – Daçiç dhe kundër bisedimeve me Serbinë vazhdon ende në sheshin “Nëna Terezë”.
11:02 – Policët me numrat: 4499; 6847; kanë ushtruar dhunë tepër të madhe që në fillim të protestës.
11:04 – Bashkohuni në protestën që po mbahet në këto momente kundër takimit Thaçi – Daçiç, në sheshin “Nëna Terezë”.
11:06 – Gjatë protestës është lënduar në brinjë dhe gjoks shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri. Tani gjendet në Emergjencë.
Nga ngjarjet e fundit në protestën kundër takimit Thaçi – Daçiç dhe kundër bisedimeve me Serbinë
Rreth orës 15:20 Njësia Speciale e Policisë së Kosovës intervenoi dhunshëm mbi protestuesit paqësorë, të cilit po rrinin të ulur. Intervenimi filloi duke hedhur gaz lotësjellës më pas duke shkelur me çizme mbi trupat e protestuesve të ulur paqësisht, dhe vazhdoi duke i ndjekur aktivistët në drejtim të hotelit “Grand”. Gjatë intervenimit njësia speciale ka përdorur dhunë të pakontrolluar, duke i përgjakur e lënduar rëndë dhjetra protestues si dha ka arrestuar rreth 60 prej tyre.
_____________________________
DHUNA POLICORE NË REPUBLIKËN E AHTISAARIT!