FËMIJËT QË JETOJNË NË HARRESË

Nga Majlinda Sotaj Mullaj, Pashtriku 10.02.2023

Në mediat dhe në shtypin informativ të huaj, sikurse mund të lexohet dhe në www.bbc.com; www.newdelhitimes.com; www.winnmediaskn.com; qarkullon një lajm i hidhur i cili citon humbjen e 200 fëmijve nga duart e autoriteteve angleze. Pikërisht  dhe fjalët e ligjvënëses Carolin Lucas e GreenParty në Angli, citojnë kështu: “This is horrific,” pastaj Lucas thotë. “Vulnerabile children are beingdumped by the Home Office. Scores ofthem are going missing … we are askingthe Home Office to apply some basicsafeguarding so we can keep them save”. Këto artikuj raportojnë gjithashtu që 13 prej këtyre fëmijëve janë nën moshën 16 vjeç. Njëkohësisht në artikull theksohet që 88% e fëmijëve të humbur janë nga Shqipëria.

Ky nuk është një lajm i padëgjuar përpara, por sot, është një e dhënë që prek majat e mospërgjegjësisë humane e cila kohët e fundit ka marrë një rritje galopante. Është e rëndësishme që ky reflektim të përqëndrohet tek togfjalëshi “mospërgjegjësihumane” i cili, në këtë rast, merr një konotacion delikat përsa në qëndër të vëmëndjes është edhe qëndrimi i qeverisë shqiptare sepse, ashtu siç dhe theksojnë artikujt, 88% të fëmijëve të humbur janë shqiptarë. Në këtë kaos turpi, frike dhe njëkohësisht pasigurie të krijuar, duke ndaluar tek mirë reflektimi, nuk mund të lejmë pa përmëndur ose pa përfshirë në mënyrë analizuese instancat e ndryshme shqiptare të cilat kanë për detyrë përkujdesin ndaj kësaj pjese jashtëzakonisht të rëndësishme të shoqërisë, sikurse janë fëmijët, ose e ardhmja e vëndit.

Ky reflektim sjell në qëndër të vëmëndjes institucionin familje, e cila është vendi ose djepi i kujdesit, ngrohtësisë dhe edukimit. Një institucion tjetër i rëndësishëm është dhe Ministria për Rininë dhe Fëmijët e cila lind nga nevoja ose qëllimi për mbrojtjen, përkujdesjen, shëndetin, mirërritjen dhe miredukimin e fëmijëve. Vazhdojmë më tej me misionin e kësaj ministrie, ashtu sikurse kanë vënë në dukje fjalët e më sipërme por gjithashtu dhe ato në vijim, të nxjerra pikërisht nga portali scan-tv.com ku flet për hartimin, zhvillimin dhe monitorimin e politikave pikërisht në gërmën a) gjejmë të shkruajtur: mbrojtjen e fëmijëve, nëpërmjet plotësimit të kuadrit ligjor e institucional, në zbatim të Kushtetutës, tëKonventës së Kombeve të Bashkuara mbitë Drejtat e Fëmijëve, të akteve ndërkombëtareqë veprojnë në këtë fushë, si dhelegjislacionit në fuqi.

Me fjalët e sipër përmëndura, ashtu sikurse duhet theksuar, kërkohet të citohet që të gjitha përpjekjet bëhen që familja ta ketë sa me të lehtë e sa më pozitive rrugën e rritjes dhe solidimit së saj, ku të gjithë komponentët ose familjarët të jetojnë në një mirësi ose në një frymë harmonie, lirie, dhe dinjiteti shoqëror. Por në rastin kur kemi të bëjmë me institucionin “familje jo e aftë” dhe kur kjo paaftësi në proçesin e edukimit, të mirërritjes dhe të mbrojtjes së fëmijëve, konstatohet për motive të ndryshme por që mendohet se janë të kapërcyeshme përsa të riparueshme të rekuperueshme pra e rëndësishme është vendosja e theksit tek fjalët “riparim, rekuperim”, shteti ose instutucionet përkatëse të tij ndërhyjnë me të gjitha instrumentet e mundëshme në mbështetje të institucionit familje.

Ndërhyrja, me vendosjen e objektivave dhe kohëzgjatjen, duhet njëkohësisht të shënoj dhe momentin që familja do të duhet të jetë në gjëndje të shkoj përpara me këmbët e veta. Në rastin kur, mbështetja instrumentale që i jepet familjes, së bashku me profesionalizmin e duhur të këtyre instancave nuk funksionon, por në këtë rast duhet theksuar që ndodh për motive të lidhura ngushtë me familjen, shteti do të duhet të aktivizojë një tjetër mekanizëm, ku përsëri nëpërmjet dorës së institucioneve përkatëse ai bëhet garant ose më mirë të themi bëhet familja zyrtare e tyre. Garancia ka si kuptim inserimin e fëmijëve në institucione mbrojtëse dhe garantues për jetën, lirinë dhe dinjitetin e tyre. Inserimi, për të mos pasur pasoja dëmtuese por ndihmuese, organizohet në mënyrë alternative pra duke alternuar kohën e aktiviteteve ose të momenteve të qëndrimit sikur në ato institucione që janë të ngritura apostafat nga shteti për fëmijët po ashtu me kohën e qëndrimit në familje.  Ky proëes duhet të jetë gjithmonë i monitoruar dhe të jetë në funksionim deri në atë moment që mendohet se ka dhënë suksesin e duhur, në rastin e kundërt, kujdesi i fëmijve minorenë mbetet krejtësisht në dorën e institucioneve.

Përqëndrimi në këto dy institucione sikurse është familja dhe institucioni ministria për Rininë dhe Fëmijët sikurse dhe rrjedha e ngjarjeve tregojnë që në bazë të Kushtetutës dhe ligjit këto dy hallkat e zinxhirit kanë munguar së funksionuari, për derisa demonstrohet që 88% e fëmijëve të humbur, që ndodhen në dyert e botës pra në dyert e  një shteti tjetër, janë me origjinë shqiptare.

Kjo do të thotë që jo vetëm detyrat e shtëpisë, në sensin e mirfilltë të fjalës, nuk janë bërë ashtu sic duhen bërë, por janë shkelur me të dyja këmbët dhe detyrimet apo të drejtat për fëmijët, të cilat i përcjell dhe konventa internacionale ku në nenin 3 pika 2 thekson: shteti angazhohet që t’i sigurojë fëmijës mbrojtje dhe kujdesin e nevojshëmpër mirqënien e tij, duke pasur parasyshtë drejtat dhe detyrat e prindërve tëtij, të kujdestarëve të tij ligjorë osetë personave të tjerë ligjërisht përgjegjëspër të dhe, për këtë qëllim, atamarrin të gjitha masat legjislative dheadministrative përkatëse. Dhe pika 3 e të njëjtit nenë thotë që shteti merr masa që instutucionet, shërbimet dhe qëndrat që përgjigjen për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve të veprojnë në përputhje me normat e caktuara nga autoritetet kompetente, vecanërisht në fushën e sigurisë, të shëndetit…, si dhe të kontrollit të duhur.

Dhe deri në pikën, në të cilën, ne jemi bërë vetëm konsumator të këtij lajmi tepër shqetësues, spiegimi që duhet jo vetëm të japin por dhe të arsyetojnë këto organe apo institucione kompetente, është një nga hapat kryesore që edhe pse një hap i vonuar gjithmonë duhet të ketë si qëllim parandalimin e këtij fenomeni sikur dhe marrjen në dorë, edhe pse me vonesë, të situatës tepër delikate. Dhe me këtë duhet të nënkuptojmë, jo ato veprimet konspirative ndërmjet dy shteteve por, përsa lajmi siç edhe citohet më sipër është konsumuar në të gjitha nivelet sikurse ato politike, mediatike dhe shoqërore, një reagim po aq publik, sa dhe vet konsumimi i lajmit katastrofik.

Kjo është pika kyce që qetëson shumë shpirtra sikur ato të lënduar në mënyrë direkte, përderisa janë familjarë të fëmijëve të humbur, por dhe ato shpirtra pjesë e shoqërisë që rrinë me frikë dhe nën tension për shkak të lajmit bombë të hedhur atje gjetkë në një parlament të botës por aspak i sqaruar, i justifikuar apo i konsumuar në parlamentin tonë. Ky i fundit duket se është i zhytur kokë e këmbë në problemet e të rriturve të krijuar prej të rriturve të cilët për paaftësinë dhe mospërgjegjësinë humane që mbartin, kanë krijuar dhe problemet e “familjes” e cila është shtylla e shoqërisë dhe gjiri i fëmijëve.

E gjithë kjo situatë ka elokuencat e veta të dukshme por njëkohësisht të frikshme përsa akoma pas tri dekadash ne vazhdojmë të paraqitemi në një kontekst gjurmësh socio-kulturore jo të denja, kontekst ky që në arenën ndërkombëtare keq prezanton shoqërinë tonë jo vetëm në nivelin mikro por dhe në atë makro. Nivel ky i fundit i cili nuk mundet t’i shpëtoj as vëzhgimeve të historisë dhe as ndjeshmërisë së shkencave humane e shoqërore që kanë për detyrë vënjen në dukje të fakteve sociale ashtu sikur është dhe lajmi i fundit që nënvizon se 88% e fëmijëve të humbur në një shtet tjetër janë shqiptarë.  Histori e hidhur dhe e dhimbshme që do të jetoj si një memorie e hidhur dhe e pashërueshme në gjirin e shoqërisë shqiptare por mbi të gjitha në gjirin bosh të atyre nënave që për këtë dhimbje të madhe të cilën e mbartin në thellësi të shpirtit të tyre nuk din ku dhe kujt t’i drejtohen. /fjalaelirë/

Bergamo, Itali

Shkurt 2023

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura