(Pashtriku.org, 04. 11. 2012) – Sot në rrjetin social Faceboock, bashkëshortja e ish’ushtarit të Ushtrisë Ҫlirimtare Kombëtare Fatmir Fato, i burgosur nga regjimi i Gruevskit, ka njoftuar miqtë e Fatmirit dhe opinionin e gjerë publik, se atë nga burgu i Shkupit pa ndonjë arsye e kanë transferuar në burgun e Shtipit. Ajo duke shpreh shqetësimin e saj, se mund t’i ndodhë ndonjë e keqe në këtë burg famëkeq, me këtë rast kërkonë ndihmë që të paktën Fatmiri të rikthehet aty ku ishte – në burgun e Shkupit.
Një muaj më parë, saktësisht më 3 tetor 2012, në burgun e Shtipit u gjet i vdekur ish’komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ibrahim Sulejmani – Komandant “Mimi”. Ibrahim Sulejmani, (39 vjeç), në vitin 2003 ishte denuar nën akuzën “për krime lufte” me 15 vjet, ndërsa në burgun e Shtipit ndodhje për 4 vjet e gjysmë rresht. Pas miratimit të Ligjit për amnisti në Kuvendin e Maqedonisë, Ibrahim Sulejmani priste lirimin e tij të shpejt nga burgu, dhe në vend se të kthehej në familje i gjallë, ai u kthye në arkivol!
Fatmir Fato
………………………………………..
Duke pas parasysh vdekjen e mistershme të Ibrahim Sylejmanit në burgun famëkeq të Shtipit, aty ku tashmë është transferuar bashkëluftëtari i tij Fatmir Fato, shqetësimi i familjes së Fatmirit për jetën e tij është i drejtë dhe i natyrshëm.
Prandaj, me këtë rast – portali pashtriku.org, duke ndarë shqetësimin me familjen e Fatmir Fatos, i bën thirrje, në radhë të parë Bashkimit Demokratik për Integrim (si pjesë e qeverisë Gruevski), partive tjera politike shqiptare, Shoqatave të Veteranëve të UCK-së, shoqatave për Mbrojten e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe shoqërisë civile, në Maqedoni, Kosovë dhe në Shqipëri, që ta alarmojmë këtë shqetësim tek institucionet shtetërore maqedone, në mënyrë që të parandalohet një vdekje tjetër “misterioze”!
(Kryeredaktori i pashtriku.org, Sheradin Berisha, 04. 11. 2012)
……………………………………………
FATMIR FATO – GJATË LUFTËS ҪLIRIMTARE TË VITIT 2001
===================================
==============
IBRAHIM SYLEJMANI – KOMANDANT “MIMI”, I MBYTUR NË
RRETHANA MISTERIOZE, MË 3 TETOR 2012 – NË BURGUN E SHTIPIT!
* * *
PSE NUK VLEN AMNESTIA PËR IBRAHIM SYLEJMANIN?!
…………………………………………………….