HEZITIMI I INSTITUCIONEVE TË KOSOVËS PËR TA PADITUR SERBINË PËR GJENOCIDIN E KRYER, GJATË LUFTËS NË KOSOVË, 1998 – 1999

HEZITIMI I INSTITUCIONEVE TË KOSOVËS PËR TA PADITUR SERBINË PËR GJENOCIDIN E KRYER, GJATË LUFTËS NË KOSOVË, 1998 – 1999

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 20 Nëntor 2021

Në mesin e majit të vitit 2008 kur hyri në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila buronte nga pakoja e Ahitsaarit, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ai i Serbisë, Tadič, pranuan një letër prej gjashtë pikash nga shefi i OKB – së, Ban ki Moon!

Gjashtë pikat e Ban Ki Moonit ishin:

1. Policia;

2. Gjykatat;

3. Doganat;

4. Transporti dhe infrastruktura;

5. Vijat kufitare administrative; dhe

6. Trashëgimia serbe,

Këto gjashtë pika nga viti 2011 e tutje u bënë temë e negociatave të ashtuquajtura teknike (a në të vërtetë ishin politike) me Serbinë!

Duke qenë i vetëdijshëm se Kosova (edhe pas shpalljes së pavarësisë, më 17.02.2008) po futet në një proces të ri negociatash me Serbinë, kam vazhduar me publikmin e dëshmive rrënqethëse, të cilat faktonin gjenocidin serbë të kryer gjatë luftës 1998 – 1999 në Kosovë!

Njëkohësisht kam kërkuar nga institucionet e Kosovës që t’i ngritet një Padi penale Serbisë, për gjenocidin dhe etnocidin e kryer në Kosovë. Por qeveria dhe organet tona të drejtësisë duke hezituar, asnjëherë nuk u morën seriozisht me këtë plagë të rëndë që kërkonte drejtësi!

Hashim Thaçi disa herë në cilësinë e kryeministrit dhe të presidentit ka deklaruar se Kosova si shtet do të ngre padi penale kundër Serbisë për gjenocid, por deri më sot nuk ka ndodhur një gjë e tillë! Ai ka gënjyer, siç ka gënjyer për liberalizimin e vizave dhe për shumëçka tjetër!

Në vitin 2011 u krijua Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës, por për çudi ky institut u mbyllë nga Abelard Tahiri, ministri i Drejtësisë nga radhët e PDK-së.

Hashim Thaçi si president, e harroi ngritjen e padisë penale kundër gjenocidit të Serbisë dhe në fillim të vitit 2017 inicoi themelimin e “Komisionit për Pajtim…”!!!

Kjo është e vërteta, sado e hidhur që është ajo!

***

Në vijim ju ftojë të lexoni hulumtimin e radhës:

Krimet e luftës në Kosovë 1998 – 1999

KRIMET E PANDËSHKUARA NË KOSOVË!

Shkruan: Sheradin Berisha

ASKUSH S’I NDJEK KRIMINELËT!

Pas përfundimit të luftës, kur popullata e shpërngulur kthehet në Kosovë, ka gjetur dokumente ushtarake e madje edhe fotografi, në të cilat shihen qartë militarët e paramilitarët serbë në aksione, duke buzëqeshur mistershëm me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapluar zjarri.

Edhe pse emrat e kriminelëve që kryen mijëra masakra, janë identifikuar nga njerëzit që mbijetuan krimin, deri më sot askush nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë, as policia apo prokuroria e EULEX’it, as policia e Kosovës apo prokuroria vendore, por as institucionet tjera ndërkombëtares dhe as ato vendore (Qeveria, presidenca, Kuvendi apo shoqëria civile), nuk kanë treguar as më të voglin interesim, për t´i ndjekur e arrestuar këtë mori kriminelësh.

Ndërkohë që EULEX’i po i ndjek e arreston luftëtarët e lirisë, të cilët me armë në dorë e mbrojtën popullatën nga gjenocidi dhe etnocidi serbë! Kur kihen parasysh të gjitha këto fakte dhe mijëra të tjera si këto, natyrshëm bëhen përgjegjës, gjithë lidershipi politikë e institucional i Kosovës, për neglizhencën totale rreth ngritjes së një Padie penale, kundër shtetit serbë, për gjenocidin dhe etnocidin e kryer në Kosovë.

(…)

Më gjerësisht lexoni këtu:

Krimet e luftës në Kosovë 1998 – 1999

KRIMET E PANDËSHKUARA NË KOSOVË!

Shkruan: Sheradin Berisha

https://pashtriku.beepworld.de/krimet_kosove_9899.htm

_____________________  

GJENOCIDI I PANDËSHKUAR, 1998 – 1999! HEZITIMI I INSTITUCIONEVE PËR TA PADITUR PENALISHT SERBINË PËR GJENOCID!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura