Pazaret e pista në Marëveshjet mbi Pasuritë Natyrore janë një tjetër Argument për Pezullimin e tyre
Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike
Pashtriku, 24 Janar 2023
Sipas Gazetës Tema në 24 Janar 2023, nga studio Report TV, Deputeti Socialist Erion Braҫe doli në mbrojtje të shefit tij, k/ministrit Edi Rama, nga akuzat e PD-së që e lidhin atë me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonial, që u arrestua në Nju Jork. Ai i quajti ato absurde dhe midis të tjerave përmëndi biznesmenin Shefqet Dizdari, ku e cilësoi atë si të lidhur me Sali Berishën . . . “Shefqet Dizdari, tropojan tjetër, ka vetëm një kontratë është në 2010 e ka firmosur Berisha, gjë tjetër në fushën e naftës nuk ka”. . . Faktikisht kjo është njëra kontratatë që i është dhënë atij në vitin 2009 dhe vërtetohet me VKM ku vendburimi i Visokës është dhënë me konҫesion: Marrëveshje Hidrokarbure midis Albpetrol sh.a. dhe Kompanisë me IEC Visoka, INC., për vendburim e Visokës, miratuar me VKM nr.90, datë 27.1.2009, ”Për miratimin e marrëveshjes hidrokarbure, për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e Visokës, nëpërmjet Albpetrol Sh.a dhe IEC Visoka, INC”.
Pra në këtë VKM vërehet se vendburimi naftës Visokë i është dhënë me konҫesion Kompanisë “IEC Visoka, INC”, në ecuri është quajtur “TRANSOILGRGROUP Ag”, ndërsa sot “TERRAOIL SWISS”. Diskutimi i plotë i deputetit Erion Braҫe jepet në linkun:
Kjo VKM është një fakt ogurzi që tregon se si Qeveria Berisha i fali gjithë vendburimet ekzistuese të pasurive natyrore hidrokarbure dhe minerare tek njerëz të njohur, oligarkë të qeverisë, hajdutë militantë të Partisë Demokratike, etj., pa asnjëlloj eksperience apo lidhje me naftën dhe mineralet, që nuk kanë as kompani, as kapital investues, të gjitha të regjistruara si kompani offshore, zyrtarisht nuk jepen as pronarët, në VKM cilësohen kompani konҫesionare dhe pas tyre fshehin klane hajdutësh të politikës si “aksionerë”. Një ndër to është kjo që mori vendburimin e Visokës. Zotëria pasi përfitoi falas nga qeveria këtë pasuri me vlerë monetare disa miliardë Euro, krijoi “kompani konҫesionare” fiktive me emërin “IEC Visoka, INC” që nuk njihej për aktivitet në naftë dhe me sa duket, për të plotësuar këtë mangësi, futi në lojë persona mafioz që prezantohen në tregun e pasurive natyrore si “specialistë” të aftë dhe me eksperiencë, i bëri bashkëpronar të saj dhe ju bashkëngjitën Kompanisë “TRANSOILGRGROUP Ag”.
Këta tipa “specialistësh” mashtrues qarkullojnë vetëm në vendet me demokraci të brisht që drejtohen nga qeveri dhe politikan të korruptuar, gjuajnë për vendburime të pasurive natyrore. Në Web-in e saj, thuhet se kjo kompani, me qëndër në Zvicër, ka aktivitet në naftë në disa shtete, por jo në përpunimin e vendburimeve të naftës dhe ajo zotëron dhe operon fushat e naftës në Shqipëri.
Këta persona që kanë marrë falas nga qeveritë vendburime të pasurive natyrore në vendin tonë, asnjëher nuk dalin zyrtarisht si pronar të kompanive konҫesionare, por kryesisht mbajnë poste më të ulta si Co-founder apo ndonjë tip drejtori, etj., dhe në krye të tyre nxjerrin këta tipa “specialistësh me eksperiencë të madhe” që nuk janë shtetas shqiptar për ti cilësuar kështu si investitor të huaj strategjikë. Këta janë vetëm si fasadë për të mbushur xhepat, ndërsa ligjin e bëjnë shqiptarët që janë përfshirë në to. Por faktikisht, këta persona që zgjedhin qeveritë kanë pjesën më të madhe të kapitalit në kompani. Tamam qeveri mafiozësh, i qepin dhe propogandojn shumë mirë gjërat në shkresat zyrtare dhe në publik. Kështu janë krijuar të gjitha kompanitë konҫesionare që operojnë prej kaq vite në vendburimet e pasurive natyrore në vendin tonë dhe të gjitha kanë miratim të plotë nga qeveritë, prandaj kanë bërë dhe bëjnë si kanë dashur me këto vendburime. Këto janë afera korrupsioni të pastërta dhe indicie për SPAK-un.
Kjo metodë e përdorur në lidhjen e këtyre marëveshjeve hidrokarbure dhe minerare, që në fillim është e jashtëligjëshme dhe në shkelje të plotë me ligjet e privatizimit të miratuara nga Institucionet Ligjëvënëse të Shtetit Shqiptar. Kjo është një arsye tjetër shumë e fortë që këto kontrata të pezullohen nga Gjykata Kushtetuese si të jashtëligjëshme dhe këto pasuri të ri-shtetëzohen. Ca prej këtyre kompanive (Kompania Stream Oil and Gas me Co-founder Arian Tartari-burri i deputetes Albana Vokshi, u krijua pasi Sali Berisha i fali motrës saj, që punonte pranë tij, vendburimet Ballsh-Hekal, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Delvinë apo Bakers Petroleum dhe të tjera kompani), duke i njohur mirë rrethanat në të cilat u krijuan dhe siguruan vendburimet dhe liҫencën, në kundërshtim me ligjin shqiptar, vodhën sa deshën dhe i shitën ato tek disa kompani të tjera po të këtij lloji dhe janë larguar, bile ca ruajnë akoma emërin fillestar, si Bankers Petroelum, ca të tjera vazhdojnë akoma të vjedhin dhe bëjnë sikur investojnë, ca u lidhën me kompani anonime, po të të njëjtës mark, por me emëra dhe targa të ndryshme. Pra ҫdo konҫesion, në ecuri, ka një histori të veҫantë, ndërsa ato që i bëjnë të gjithë konҫesionet bashkë është mënyra e krijimit si kompani konҫesionare dhe se ato gjatë gjithë aktivitetit tyre në këto 32 vite vetëm vjedhin dhe shkatërrojnë gjithҫka për të fituar sa më shumë, në një kohë sa më të shkurtër dhe zyrtarisht raportojnë se “punojnë me humbje” dhe nuk paguajnë tatimin mbi fitimin në shtet, por ai i gjithë ndahet midis konҫesionarëve, politikanëve dhe qeveritarëve që janë futur pas tyre si “aksionerë”.
Të njëjtën gjë bëri Qeveria Berisha, më pak ajo e Nanos dhe e vazhdon me zell të madh prej 10 vitesh Qeveria Rama. Dëmin më të madh mbi pasuritë natyrore e bëri Sali Berisha që i dha me konҫesion tek privatët, të cilët e filluan shfrytëzimin barbar, kurse shkatërrimin e plotë të tyre ka 10 vjetë që po e bënë Qeveria Socialiste e drejtuar nga k/ministri Rama, sepse hesht rreth kësaj veprimtarie kriminale që bëhet mbi këto pasuri natyrore. N.q.se Qeveria Rama do të kishte pezulluar marëveshjet hidrokarbure dhe të kishte ri-shtetëzuar gjithë vendburimet ekzistuese të naftës, gazit dhe mineraleve, ashtu siҫ premtoi para se të vinte në pushtet, këto pasuri natyrore do kishin shpëtuar pjesërisht nga shkatërrimi i plotë dhe do ishin sot pasuri e popullit që do ti shërbenin brezave të ardhshëm.
Pse nuk ja thua këtë të vërtetë të madhe popullit tëndë ti z. Erion Braҫe, nuk e di apo nuk do?, por na del sot dhe mbron akoma bëmat e k/ministrit tëndë edhe tani që ja zbuluan të huajët. Deputeti Erion Braҫe, si gjithmonë është i mirëinformuar, di shumë pazare që janë bërë me konҫesionet shkatërruese në vendburimet e naftës dhe gazit, nuk i thotë të gjitha por vetëm sa i prek ato, nuk e di se kur do vijë momenti që ai të zbrazet hapur publikisht dhe duke mos mbrojtur askënd. Mos vallë dhe ai duhet të shkoj para drejtësisë i pari dhe ti tregoj të gjitha?
Le të ndalemi pak tek akuza për “mikun” e k/ministrit Edi Rama, zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonial dhe vetëm tek aferat korruptive midis tyre për fushat e naftës. Sipas mediave të ndryshme deri tek VOA, po flitet hapur për këtë skemë mafiozësh me pazare të pista dhe afera korruptive, ku përmënden sekserët me gërma të mëdha të alfabetit “A, B, etj.”, dhe k/ministri Edi Rama si të përfshirë në këtë skandal. Këta duke shfrytëzuar miqësinë midis këtyre të dyve dhe njohjen që kishin vetë me atë, kanë arritur ta korruptojn zyrtarin e FBI, për të ndërhyrë tek k/ministri Rama që ti jepte atyre padrejtësisht me konҫesion vendburimet Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul, Amonicë dhe anasjelltas, me sa kuptohet, edhe për ndërhyrjen e k/ministrit tek ai për të heshtur lidhur me futjen si partner të Kompanisë Gazprom në konҫesionin e tyre në vendburimin e Visokës, të cilat i realizuan. Për këtë është folur edhe më parë se kjo kompani është partner në këtë biznes. Për drejtësinë shqiptare kjo është një indicie që duhet hetuar për këtë grup mafiozësh dhe k/ministrin, ashtu siҫ po heton ajo amerikane për zyrtarin e saj.
Arsyet e futjes së Kompanisë Gazprom si partner në këtë biznes i dinë vetëm këta që e afruan atë, por vetë kjo kompani ruse me reputacion në industrinë e naftës, këtë partneritet mendoj se e shikon më tepër si një pikë përhapje biznesi në fushat e naftës në vendet e Ballkanit Përëndimor, se sa si interes për të fituar prej tij. Pra, është më tepër një arsye politike e saj dhe më pas ajo ekonomike dhe për këtë po vuan sot e gjithë Europa që varet nga gazi dhe nafta ruse. Vendburimi Visokës është i pari i zbuluar nga specialistët tanë në formacionin karbonatik në vitin 1963, ka produktivitet të lartë hidrokarburesh në rezervuar dhe për vetë kushtet gjeologjike të ndodhjes së tij, ai ka një perspektivë më të gjërë se ajo që ishte dhënë në atë kohë me teknologjinë ekzistuese dhe kjo arrihet me përdorimin e teknologjisë dhe metodat dytësore që aplikohen sot. Kjo është aktuale dhe e vërtetuar shkencërisht nga eksperienca botërore e përpunimit të vendburimeve në rezervuarët karbonatik dhe nuk është sukses i kësaj “kompanie konҫesionare” se gjoja po zbulon rezerva të reja. Këtë që po bënë kjo nën drejtimin teknik të specialistëve tanë e bënte vetë Kompania Shtetërore Albpetrol dhe shteti do merrte fitimin që i takonte.
Në 2017, ish-Ministri Damian Gjiknuri, gjoja me të drejtë pezulloi konҫesionet në 3 vendburimet e naftës Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë, sepse ishin me shkelje në termat e kontratave (kur të gjitha që nga fillimi janë me shkelje në termat e tyre), ndërsa ai ri-shtetëzoi vetëm ato nën administrimin e Kompanisë Shtetërore Albpetrol. Por na ҫudit fakti se, pa pritur gjatë, menjëher në Qershor të vitit 2018 ai i dha prapë me konҫesion tek Oligarku Tij, Kompania “TERRAOIL SWISS”, po me atë tip kontrate të dështuar që ishte cilësuar e tillë nga vetë Qeveria Rama. Këto ju dhanë pa garë kësaj kompanie me urdhër direkt të ish-Ministrit Damian Gjiknuri dhe kjo është aferë e pastër korruptive. Por tani që po dalin fakte të reja, po bëhet më se e qartë se, ri-shtetëzimi i tyre nga ish-Ministri Damian Gjiknuri, na paska qënë një skenar mafioz i qëllimshëm, i përgatitur që më parë, për t’ja falur ato 3 vendburime nafte Oligarkut Tij, Kompanisë Konҫesionare “TERRAOIL SWISS”, dhe jo vetëm për arsye se ato ishin me shkelje në termat e kontratave. Siҫ e kamë theksuar edhe më sipër, të gjitha konҫesionet në vendburimet e tjera ekzistuese të naftës janë me shkelje të rënda në termat e kontratave qysh prej fillimit tyre, edhe gjatë periudhës që ai ishte në krye të atij dikasteri, por ish-ministri nuk ja pezulloi asnjërës prej tyre liҫencën. Ai zgjodhi vetëm këto 3 vendburime sepse ato i duheshin për ti futur nën kontrollin e tij për korrupsion.
Po e njëjta gjë ndodhi me konҫesionin e vendburimit më të madh të Kromit Bulqizë, ku Ministresha Balluku konfirmoi shitjen dhe trasferimin e tij nga Oligarku Samir Mane tek një kompani Turke, po me atë tip kontrate të dështuar, kur mund t’a ri-shtetëzonte atë. Atëherë ti ishe zv/kryeministër z. Braҫe dhe jo vetëm nuk e ngrite zërin, por me siguri do ti kesh firmosur vetë këto konҫesione apo shefi juaj. Ç’farë qëndrimi mbajte ti z. Braҫe për këto dy afera korruptive? A duhet ti hetoj ato SPAK-u dhe pse nuk i denoncon? Sot na del dhe deklaron se biznesmeni Shefqet Dizdari është i lidhur me Sali Berishën dhe ka vetëm një kontratë nafte. Jo more zotëri jo, ja ke paska më shumë se një dhe se Oligarkët e Saliut janë edhe Oligarkët e Ramës, të dy këta janë bashkë, por dhe ti duhet të jesh bashkë me ta!. Pas këtyre aferave korruptive, k/ministri Rama, njërin e ҫoi në krye të Partisë Socialiste dhe tjetrën e bëri zv-k/ministre në Qeverinë Rama-3. Pazaret e pista në marëveshjet mbi pasuritë natyrore janë një tjetër argument i fuqishëm për pezullimin e tyre!
Në Web-in e saj deklarohet se në 2016 kompania “TERRAOIL SWISS” është zgjedhur nga Qeveria Shqiptare si investitori i huaj më i mirë në Shqipëri, ndërsa në Qershor 2018 ajo ka firmosur termat e marëveshjes edhe për 3 vendburime të tjerë, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul, Amonicë dhe prodhimi naftës bruto nga këto 4 vendburime arriti rreth 1,100 barrela/ditë ose 402,000 barrela/vit, e barabart me 64,000 ton/vit. Sipas jush, kur u shkarkove nga zv/kryeministër, deklarove në parlament se kompanitë konҫesionare të naftës nuk paguajnë tatim mbi fitimin në shtet! Mund të na thuash me sinqeritet se ku shkon gjithë kjo e ardhur monetare që merret nga shitja e naftës bruto?, ndërkohë që ҫmimi i naftës BREND në një periudhë të gjatë është luhatur në vlerat midis $90-130 për barrel. A jeni në dijeni ju për këtë? Ti në këtë kohë ke qënë edhe Kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, por nuk e ke ngritur zërin fare për këtë vjedhje marramëndëse!.
Kamë bindje të plotë se në krye të këtij grupi sekserësh që korruptuan zyrtarin e lartë të FBI, qëndron dirigjenti hajdut Damian Gjiknuri dhe pas tij k/ministri Rama. Sepse këtu të ҫojnë të gjitha veprimet që ai bëri në kohë mbi ri-shtetëzimin dhe dhënien prapë me konҫesion të 3 vendburimeve tek oligarku tij. Po ashtu, pjesëmarrja e tij në ceremonin e dekorimit të zyrtarit të FBI McGonigal, me titullin qytetar nderi i Qytetit Tropojës, fletë mjaftë për “miqësinë” e këtij edhe me Damian Gjiknurin. Këto janë indicie me fakte të plota, prandaj drejtësia duhet të filloj hetimet ndaj ish-ministrit Damian Gjiknuri. Ai është hajduti më i madh i përfshirë në të gjitha aferat korruptive që nga konҫesionet në vendburimet e naftës, gazit, minerave dhe deri tek ri-negocimi i benefiteve të gazsjellësit TAP, etj., ndërsa tani del në mbrojtje të k/ministrit Edi Rama.
Pse z. Erion Braҫe, që ka qënë zv/kryeministër në Qeverinë-2 të z. Rama nuk e ka ngritur zërin për këtë vjedhje?, për këtë shfrytëzim barbar dhe shkatërrim që po i bëhet kësaj pasurie minerare shtetërore?, aq më tepër kur unë dhe z. C Xhufi i kemi drejtuar atij disa herë shkrimet tona ku kemi paraqitur gjëndjen mizerabël të vendburimeve të naftës, ndotjet e ambientit nga kompanitë konҫesionare, skemën e vjedhjes dhe korrupsionit, ri-dhënien e vendburimeve përsëri me konҫesion tek oligarkët e qeverisë tij, shkeljen e termave të kontratave, rolin e pasurive natyrore në zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e mirëqënies popullit, dhe se shkeljet në termat e kontratave janë rruga e vetme për të shpëtuar ato nga kthetrat grabitqare të hajdutëve me kollare pa u penalizuar shteti dhe për ti ri-shtetëzuar ato nën administrimin e Kompanisë Albpetrol. Zv/kryeministri E. Braҫe, për të gjitha këto jo vetëm që nuk indinjoi të na përgjigjet, se e ka për detyrë shtetërore dhe si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por zuri veshët me pambuk dhe ndoqi rrugën e heshtjes së plotë, ashtu si dhe vetë qeveria e tij, ku ai bënte pjesë. Tani përsëri në këtë pazar të pistë që bëhet, rreth konҫesioneve në fushat e naftës, ai prapë nuk tregohet i sinqert dhe të mbaj anën e duhur për të luftuar korrupsionin, por del në mbrojtje të k/ministrit tij dhe duke sharë Sali Berishën.
Sali Berisha shkatërroi, vodhi gjithë Shqipërinë dhe ka vrarë njerëz të pafajshëm, është kriminel dhe i shpallur NON GRATA nga SHBA dhe Anglia. Atë duhet ta kishte dërguar para drejtësisë Qeveria Socialiste e Ramës qysh në 2013 kur erdhi në pushtet bashk me Erion Braҫen, por nuk bënë asgjë dhe sot janë në mbrojtje të foltoreve të tij ose më sakët mund të jenë dirigjuar prej tyre dhe ai është thjesht zbatuesi.
Po këtë fakt e dini ju z. Braҫe? – që situata në vendburimet e naftës është bërë tepër alarmante, sepse nga shfrytëzimi barbar, ato janë futur në fazën e shkatërrimit të plotë të tyre. Po të japë vetëm këtë fakt që, sipas informacioneve në mediat sociale, në vendburimin Patos-Marinës, që është një ndër më të mëdhenjët në Europë (tokë), nga puset nxirret vetëm 35% naftë dhe pjesa tjetër është rërë dhe ujë, pra sasia e rezervave që mbeten në rezervuar është jashtëzakonisht e madhe, që shoqërohet me pasoja kolosale monetare humbjesh, prej . . . . miliarda EURO në këtë pasuri natyrore, për shkak të korrupsionit shtetëror dhe atij privat.
Po Web-in e Kompanisë “TERRAOIL SWISS”, a e keni hapur ndonjëher dhe a keni parë se si shpërndahen fitimet që nxirren nga këto 4 vendburime midis “shareholdërve (investitorëve)” hajdutë me kollare? Ato janë vetëm tre kategori. Shikoje se e ke në figurën bashkëngjitur!. Në to vërehet se Peter Kremping dhe miku apo Oligarku i Berishës dhe Ramës marrin sejcili njëlloj nga 31.4% (pa përfshirë rrogat e majme të tyre apo të drejtorëve, menaxherëve dhe bonuset në fund të vitit) dhe grupi “Minority Shareholdër” me rreth 470 shareholdër ku sejcili ka më pak se 5% të fitimit (aksioneve) dhe merr gjithësej diferencën prej 37.2% të fitimit. Ky grup është shumë interesant dhe kush futet aty? Dini gjë ju? As unë, as kolegët e mi të nderuar, as naftëtarët e thjesht, që punuam dhe kontribuam në këto vendburime për një kohë të gjatë, besoj se as ata që punojnë aktualisht atje dhe marrin ndonjë rrogë simbolike, bile edhe ti z. Braҫe besoj se nuk merr gjë! Pra, ne nuk jemi investitor në atë grup, sepse s’kemi aq para sa të investojmë në ato vendburime, por dhe sikur të kishim, ne nuk na afron njeri. Në këtë grup mund të fusin parat e tyre ca drejtor apo menaxher ose ca punonjës të administratës që marrin vendime për këto vendburime dhe kanë rroga të majme, por jo më shumë se 5% dhe ata nuk janë shumë. Kurse pjesa tjetër, jamë plotësisht i bindur se, janë “aksionerë dhe investitorë” shqiptar, hajdutët që kanë fshehur qeveritë pas këtyre konҫesioneve. Janë ish dhe prezent politikanë të kupolës, deputetë, qeveritarë dhe këshilltarë, opozitarë, ministra, drejtorë të dikasterit të energjisë apo dikastereve të tjera, të AKBN-së dhe deri tek Albpetroli, mbase dhe doganier, ku një pjesë janë dorovitur me aksione falas nga kompania si shpërblim për manipulimin e termave në kontrata, sipas dëshirës së konҫesionarit. Ndërsa pjesa tjetër pastrojn parat e vjedhura në dikasteret e tyre, të dashnorëve, të dashnoreve të tyre apo të “investitorëve strategjik” të ministreshave, etj. A dini gjë ju z. Braҫe për këtë grup “aksionerësh” dhe investitorësh? A duhet hetuar ky grup? Po konҫesionari ka detyrim kontraktor ti japë qeverisë apo AKBN-së ose Albpetrolit listën e tyre?
Mos harro se kështu janë organizuar vjedhjet edhe në vendburimet e tjera, bile në konҫesionin më të madh, në vendburimin Patos-Marinës-Kuҫovë, ka shumë fare dhe atje janë kokat kryesore të mafjes politike edhe ndonjë ish-President Republike apo k/ministër. Llogaritë sikur atje, në grupin “Minority shareholdër”, të jenë po aq 37.2% “aksionerë” dhe investitorë, a e mendon sa shumë para i ka falur këtyre konҫesionari? Dhe atje këta nuk kanë më pak se 5% investime apo “aksione” falas, por ata me siguri kanë shumë herë më shumë se 5%, sepse në atë vendburim fitimi është marramëndës. Bankers Petroleum nxjerr mbi 1.2 milion ton naftë bruto/vit nga ai pellg naftëgazmbajtës, siҫ e kanë deklaruar vetë ata.
Kjo është pasuria natyrore shtetërore z. Braҫe që vidhet dhe shkatërrohet ҫdo ditë si mall pa zot. Qeveria, Mazhoranca Parlamentare, Opozita dhe Presidenti Republikës, ngrohin karriket dhe rrinë në heshtje të plotë, merren me zgjedhjet e radhës, me propogandë politike, lobojnë për ndonjë foto apo takim me figura të politikës së lartë botërore për të fituar kredite që të gënjejn popullin në votime, merren me blerje votash, me shitëblerje të energjisë elektrike, me bordet e ҫmimit të karburanteve dhe ushqimeve, me shpërndarjen e parave të taksapaguesëve në tenderat fitimprurës ku ka korrupsion, falin sipërfaqe me konҫesion të pasurive publike shtetërore për “investitorët strategjikë” dhe atje ku e kanë të sigurtë korrupsonin, k/ministri merret me politikën e jashtme për të fituar kredite në opinioni politikë perëndimor që t’u largoj atyre vëmëndjen nga korrupsioni dhe krimi, drejtësia pret urdhër prej tij që të kap ndonjë cironkë të vogël që i del k/ministrit nga rreshti ose ndonjë kriminel që nuk paguan taksën ose fukarenjët që nuk paguajnë dritat, e kështu me radhë puna shkon “vaj”, njerëzitë e thjesht dhe pensionistët janë zhytur në fukarallëk dhe strukur nëpër kasolletë e tyre, shumë familje largohen nga Shqipëria me thasë në krah, me fëmijët për dore, dhe nuk dinë se ku të shkojnë, etj. Kjo është politika, qeverisjet dhe “Demokracia” 32 vjeҫare shqiptare që ka ndërtuar kjo kupolë politike e korruptuar dhe drejtuar nga Berisha-Nano-Rama.
Një ditë pas Deputetit Erion Braҫe, në mbrojtje të Edi Ramës, dolën Petro Koҫi, ndërsa organizatori i kësaj afere korrupsioni, hajduti Damian Gjiknuri, e cilësoi këtë ngjarje akuzë të Opozitës, si kundërvënie për masakrën e 21 Janarit, etj., dhe më tej vazhdoi avokati z. Spartak Ngjela, i cili sa herë akuzohen qeveritarë për korrupsion ai nuk gjenë dot prova dhe fakte, kurse k/ministri Rama u zhduk nga skena për ca ditë. Shënjat e para i dha k/parlamentarja që devijoi programin e parlamentit dhe pezulloi punimet, bile dënoi dhe ca deputet për 10 ditë, deri sa të shuhet ca kjo valë e tërmetit me epiqëndër shumë të thellë. Ky ishte vetëm fillimi, sepse nuk kanë dalur akoma në mbrojtje të tij, as Sorrat e Zeza me “Papion të Kuq”, as Simpatizantja Skënderbeut dhe as ajo e Zeusit, etj. E gjithë kopeja hajdutëve është bashkë, mbrojnë njeri-tjetrin. Parrulla e famëshme popullore e përdorur dikur tek ne – “Një për të gjithë (k/ministri mbron kopen) dhe të gjithë (kopeja mbron atë) për një”, tani zbatohet për këtë kope hajdutësh. Ndokush mund të thotë se kjo është përdorur në kohën e diktaturës, mos u habitni se ajo gjëndet e shkruar me ngjyra dhe me gërma të mëdha kudo edhe në vendet demokratike. Ajo nënkupton unitetin e popullit, por tek ne tani përdoret për të forcuar unitetin midis hajdutëve! Pra, hajdutët mbrojnë k/hajdutin dhe ai i mbron të gjithë, sepse ka ҫelsat e qeverisë!
Dikur në shkrimet e mia kamë cilësuar se korrupsioni Qeveritarëve dhe Politikanëve Shqiptar ka marrë zhvillim të madh dhe ka dekada që ka dal jashtë kufiritë shtetëror! Kanë korruptuar politikan, ambasador, kryetar qeverish apo shtetesh, kryetar grupesh pune dhe organizatash që vijnë në Shqipëri, gazetarë, tellallë mediash, etj., me parat dhe duke falur pasuritë e popullit, siҫ do ti falet dhe shelfi ynë detar Greqisë, në mënyrë që këta të heshtin për korrupsionin në Shqipëri, që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës apo institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, etj., që drejtuesitë e politikës dhe qeverisë të fitojn kredite për të qëndruar sa më gjatë në pushtet dhe të mbrojnë pasuritë që kanë vjedhur.
Po zbulohen shumë vonë, por GOD BLESS AMERICA që i ҫorri maskën këtij arroganti mafioz të korruptuar dhe imoral, si dhe që shpalli NON GRATA bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Sali Berishën, sepse po të ishte për Politikën Europiane të korruptuar prej tyre me pasuritë dhe paratë e taksapaguesëve shqiptar dhe të ndonjë institucioni ndërkombëtar apo gjithë Institucionet Shqiptare të korruptuara prej tyre, ato ishin gati ti ngrinin këta, Edi Ramën dhe Sali Berishën, në piadestal për së gjalli. Megjitatë, dëmet me pasoja të rënda ekonomike dhe shkatërrimi i vlerave të demokracisë, që ata i kanë bërë Shqipërisë dhe gjithë kombit shqiptar, janë kolosale dhe të pariparueshme! Kjo kupolë politike e drejtuar nga k/ministri Edi Rama në bashkëpunim të ngushtë me kriminelin Sali Berisha, etj., është e lidhur me agjenturat e huaja dhe me grupet kriminale më të rrezikshme që qarkullojn në rajon, kryesisht me ato Europiane dhe paska arritur deri atje sa të korruptojn edhe zyrtarë të lartë të FBI, prandaj ajo ka 33 vite që mashtron dhe nuk punon për popullin e saj, as për kombin shqiptar, por për ato dhe vehten e saj. Këtë po e vërtetojnë më së miri faktet e shumëta skandaloze që po dalin përditë në skenë bashkë me aferat e mëdha korruptive të lidhura me to dhe krimi i organizuar është futur tërësisht në politikën shqiptare dhe ka marrë në dorë drejtimin e shtetit. Populli është tulatur dhe ka humbur totalisht besimin tek ajo, por shpreson si gjithmonë se shpëtimin prej saj do ta gjejë vetëm nga AMERIKA!