SADIK HALITJAHA: PSE NUK DUHET TË UDHËHEQIN HASHIM THAÇI DHE ISA MUSTAFA?!

Therandë, 01. 06. 2014 – Hashim Thaçi nëse do të vazhdon të udhëheq Kosovën vazhdon një e keqe pa fund për vendin. Thaçi mënyrën e udhëheqjes apo sistemin qeverisës e ka të gabuar dhe si i tillë është sistem i dështuar. Së pari ky model qeverisës është linear dhe sado që e proklamon demokratik, ky s’ka të bëj fare me demokracinë, por krejtësisht është autokratik. Sistem ky i dështuar sepse ka ndërtim dhe drejtim të gabuar, prandaj kjo metodë e qeverisjes ka prodhuar korrupsionin në sistem. Korrupsioni dihet që është ushqim për krimin e organizuar.
Nepotizmi dhe interesat e ngushta meskine kanë krijuar oligarkinë e pushtetshme, bashkë me nëntokën që kanë kapur pushtetin në çdo fushë.
Ekonomi pa strategji zhvillimi e pa prioritete, e orientuar në vetëm zhvatje e përfitime të ngushta.
Prokurimi i korruptuar dhe në dorën e oligarkut e të oligarkisë në pushtet të dhunshëm.
Pushtet shtypës mbi popullatën ku të drejtat ja ka atribuuar vetëm vetvetes.
Privatizim dhe shitje e pasurisë së Kosovës për përfitime personale.
As që dihen në interes të kujt shkojnë llogaritë e financave e të kamatave bankare.

***
Nëse do të qeveriste Isa Mustafa, do vazhdonte aty ku e ka lënë gjatë monizmit dhe i njëjti sistem qeverisës do të vazhdonte. Ndoshta e keqja më pak do të thellohej, sepse do të sillej në mënyrën centrike, moniste e teologjike, por gjithësesi Kosova do të ishte e mbërthyer nga një e keqe e vazhdueshme. Sepse ky sistem qeverisës është vërtetuar shumë fish si i dështuar.
***
Po të qeveriste Ramush Haradinaj, së pari qasjen qeverisjes do ta ketë krejtësisht ndryshe. Do të fillonte drejtimi i ri dhe sistem i ri demokratik i qeverisjes krejtësisht i ngjashëm me shtetet më demokratike perëndimore. Si i tillë do të shembej lineariteti dhe bashkë me të edhe korrupsioni, autokracia, nepotizmi, krimi i organizuar dhe do të ndërtonte sistem qeverisës funksional.
Funksionalitetin e çdo fushe (dikasteri) të pushtetit, zbatim të ligjit, dhënje të llogarisë, ekonomi me prioritete e strategji afatmesme dha afatgjate, shëndetësi kualitative, funksionale të shëndetshme, arsim cilësor, zhvillim të bujqësisë e përpunim të xeheve, ujë e energji elektrike të mjaftueshme. Barazi njerëzore pa frikë e pa shantazhe, liri të fjalës e të mediave dhe liri për të gjithë që jetojnë e lëvizin në Kosovë.
Ky drejtim i ri me të gjitha të rejat e përparësitë e veta me udhëheqjen e Ramush Haradinajt, do të bëhet shembull për të mirë në Ballkan. Siguria, perspektiva dhe zhvillimi do të jenë për lakmi nga të tjerët.
Ramush Haradinaj ka shpirt demokrati dhe koncept të qartë politik e qeverisës dhe me siguri do të qeverisë me një decentralizim të pushteteve dhe një llogaridhënje korrekte, si dhe me një pushtet gjithëpërfshirës e të koncentruar në një qendër të vetme. Në interes e në shërbim të popullit e të vendit. Koha dhe momenti është i domosdoshëm dhe i duhur për ta shpëtuar Kosovën nga e keqja e pafund.
Ramush Haradinaj njeriu i duhur në vendin e duhur që të jetë kryeministër i Kosovës, nëse duam një Kosovë të zhvilluar, një Kosovë demokratike një popull me mirëqenie, të lumtur në liri.
– Kontakti me autorin: [email protected].

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura