PËRJASHTIMI I IBRAHIM KELMENDIT NGA KQ i LRSSHJ-së), MË 10. 02. 1985 PËR DEKONSPIRIME, DISKREDITIM TË XHAFER SHATRIT, KEQPËRDORIMIN E NDIHMAVE DHE JO VETËM!

Nga mbledhja e KQ të LRSSHJ-së, më 10. 02.1985

DORËHEQJA ME SHKRIM E XHAFER SHATRIT DHE PËRJASHTIMI I IBRAHIM KELMENDIT NGA KOMITETI QËNDROR I LËVIZJES PËR REPUBLIKËN SOCIALISTE SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI (KQ i LRSSHJ-së), MË 10. 2. 1985

Nga Sheradin Berisha

Më 10 shkurt 1985, Xhafer Shatri dha dorëheqje me shkrim, ndërsa KQ i LRSSHJ-së e përjashtoj atë për gabime e lëshime politike, duke shkelur vijën ideologjike marksiste – leniniste, m-l. Ndërkaq Ibrahim Kelmendi përjashtohet nga KQ i LRSSHJ-së, për shkak të thashë e thënave në mesin e punëtorëve, dekonspirime të sekreteve të KQ të LRSSHJ-së, mbjelljes së frymës përçarëse në vetë KQ; mospërgjegjësisë ndaj punës; përpjekjet e tij  për diskreditimin e Xhafer Shatrit, dhe mbi të gjitha për keqpërdorimin e ndihmave për Kosovën, duke mos sjellur në fond asnjë qindarkë!!!

Në vijim ju ftojë të lexoni dëshminë arkivore:

N J O F T I M

Njoftohen shokët Xhafer Shatri dhe Ibrahim Kelmendi për mbledhjen e fundit të KQ të LRSSHJ.

Më 10.2.1985 KQ mbajti mbledhjen e vet të rregullt.

Rendi i ditës ishte:

1. Analiza e Organit Qendror dhe shqyrtimi i propozimeve të Redaksisë për ndryshimet e “Zërit”.

2. Raportimi për punën e forcave të organizuara në Kosovë.

3. Shqyrtimi kritik lidhur me sjelljet dhe punën e Xhafer Shatrit dhe Ibrahim Kelmendit.

Në mbledhje nuk ishin prezentë shokët Xhafer Shatri e Ibrahim Kelmendi.

Duke pasur parasysh situatën e krijuar në KQ të cilin e ka kapluar fryma e grupeve, frymë e cila është e reflektuar edhe te forcat e tjera të organizuara jashtë dhe në Kosovë, andaj është e domosdoshme të bëjmë spastrimin e radhëve nga shokët të cilët janë të ngarkuar me këtë frymë përçarëse dhe të cilët po i shkaktojnë dëme luftës sonë.

Shoku Xhafer Shatri pas ardhjes në Zvicër i hyri punës më të madhe, duke kontribuar shumë në nxjerrjen e Organit qendror “Zëri i Kosovës”.

Vazhdimësia e daljes së “ZK” është e lidhur drejtëpërdrejt me Xhafer Shatrin. Puna organizative e forcave të organizuara në Kosovë dhe fryti që del prej tyre është i lidhur edhe me Xhaferin. Por, në punën e tij Xhaferi bëri edhe mjaft gabime e lëshime politike (ka shkelur vijën ideologjike marksiste – leniniste, m-l), duke krijuar edhe frymën e mosbesimit ndaj njerëzve. Duke parë situatën e krijuar, Xhaferi dha dorëheqje me shkrim.

Derisa shoku Xhafer në punën e tij që bëri e përcollën edhe gabimet, në anën tjetër shoku Ibrahim Kelmendi nuk punoi fare, por u muar drejtpërdrejt me përcjelljen e punës dhe gabimeve të Xhaferit;

– u muar me thashë e thëna në mesin e punëtorëve.

– Bëri edhe dekonspirime të sekreteve të KQ të LRSSHJ-së.

– Keqpërdori ndihmat për Kosovën, duke mos sjellur në fond asnjë qindarkë.

– P.sh. të përmendim vetëm rastin e Suedisë në praninë e katër vetave një familje shqiptare i dha ndihmë luftës sonë prej 50.000 korona, prej të cilave nuk solli asnjë qindarkë, si dhe ndihmat që dhanë familjet e tjera në Suedi;

– mbjellja e frymës përçarëse në vetë KQ;

– mospërgjegjësia ndaj punës;

– prishja me miq zviceranë;

– mosaktiviteti me të huaj dhe krijimi i ftohjes së tyre ndaj luftës sonë dhe organizatës sonë;

– qëllimi pretendues i formulimit të fjalisë: “Vërejtjet, sugjerimet e propozimet që do të vinë pas fillimit të dhjetorit të këtij viti do të kenë vlerën e vet, por nuk do të mund të merren parasysh, pasi në ndërkohë KQ dhe Komitetet e rrtheve do të mbajnë mbledhjen për të aprovuar Programin e Statutin e LRSSHJ-së” me të vetmin qëllim që të sabotojnë punën e diskutimit dhe shqyrtimit të PP dhe PS dhe në anën tjetër për të shfrytëzuar tubimin e zgjeruar për diskreditimin e Xhaferit me gabimet që ka bërë.

Në KQ nuk qe vendosur të thirrej tubimi i KQ me komitetet e retheve të cilën gjë shoku Ibrahim Kelmendi e bëri pa dijen e shokëve, duke u thirrur se gjoja qenka vendosur në mbledhjen e KQ, gjë e cila nuk ishte e vërtetë. Qëllimi i gjithë kësaj ishte ai që cekëm më lart, diskreditimi i Xhaferit para një tubimi më të gjerë. Kjo tregon se si disa njerëz veprojnë pas shpine pa u konsultuar me shokë, e këtë e bëri shoku Ibrahim Kelmendi.

Për shkak të krijimit të mosbesimit ndaj njerëzve, lëshimeve dhe gabimeve politike si dhe mbjelljes së frymës përçarëse KQ vendosi që të ndërmarrë masa për nxjerrjen e KQ nga situata e krijuar dhe të bëjë spastrimin e radhëve nga mospunëtorët dhe përçarësit.

Kështuqë KQ i LRSSHJ me shumicë votash 4:1 (katër me një) vendosi që shokët Xhafer Shatri dhe Ibrahim Kelmendi përjashtohen nga KQ i LRSSHJ-së, përderisa të mos e vërtetojnë të kundërtën me aktivitetin e tyre.

10. 2. 1985, Zvicër

KQ i LRSSHJ-së.

(Burimi; Faridin Tafallari: Terror, dhimbje, qëndresë 1996, faqe 253 – 254)

________

P.S: ” Xhafer Shatri, në kohën kur është larguar (ka dhënë dorëheqje me shkrim), nga redaksia e “Zërit të Kosovës”, anëtarë të saj (dhe të KQ të LRSSHJ-së) ishin: Mustafë dhe Emrush Xhemaili, Saime Isufi, Fazli Veliu, Muhamer Shabani, Hasan Malaj, Ibrahim Kelmendi (Faridin Tafallari dhe Nami Ramadani). Në të njejtën mbledhje për arsye të tjera është larguar edhe Ibrahim Kelmendi, ndërsa anëtar i redaksisë “Zëri i Kosovës” është pranuar, Ismet Rashiti.” (Burimi: Ismet Rashiti – Rrëfanë Lirie (Veprimtarë të vitit 1981 në Zvicër), Botues “Kombi” (IKDFK), Prishtinë 2010, faqe 84)

__________________

DISKUTIMI ME IBRAHIM KELMENDIN, SHTRESUESIN E GËNJESHTRAVE PËR HISTORINË LËVIZJES …

https://pashtriku.org/diskutimi-me-ibrahim-kelmendin-shtresuesin-e-genjeshtrave-per-historine-levizjes/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura