DISKUTIMI ME IBRAHIM KELMENDIN, SHTRESUESIN E GËNJESHTRAVE PËR HISTORINË LËVIZJES …

DISKUTIMI ME IBRAHIM KELMENDIN, SHTRESUESIN E GËNJESHTRAVE PËR HISTORINË LËVIZJES …

Nga Sheradin Berisha, më 24 mars 2024

Ibrahim Miran Kelmendi, më 12 janar 2024 ka hapur këtë temë për diskutim:

„PSE Gafurr Elshani po gënjen se Lëvizja është formuar më 17 shkurt 1982? Po preferon me i takua “lëvizjes” se kompiluar nga UDB?!”

————

PUNA ORGANIZATIVE E NUHI BERISHES SHTRIU NDIKIMIN E LRSSHJ-së NË KOSOVË DHE NË VISET TJERA SHQIPTARE / Nga Gafurr Elshani, 14 janar 2024

***

DISKUTIMI PËR KËTË TEMË:

Kin Kini

Gafurrin nuk e njoh për rrenc, me aq sa e njoh.

***

Miran Kelmendi

Kin, as Ti nuk je rrenc me profesion, por gënjen sepse beson se Ibrahim Rugova ishte i mirë.

***

Sheradin Berisha

Kin Kini, ky Mirani është rrenc, madje për këtë histori ka shtresu rrenë mbi rrena! Këtë gjë e themë me siguri të plotë, sepse ka shumë dëshmi për 17 shkurtin 1982, dhe për angazhimin maksimal të këtij mjerani në LRSHJ-në e 17 shkurtit 1982! Dhe tani e sulmon Gafurr Elshanin dhe jo vetëm.

***

Miran Kelmendi

Sheradin, nuk ke asnjë dëshmi.

Unë publikova informimin që ka bërë diplomati Bujar Hoxha nga Ambasada shqiptare në Ankara, të cilin ia ka dërgua Ministrisë së jashtme në Tiranë më 16 janar 1982. Aty shkruan se Sabri Novosella dhe Avdullah Prapashtica kanë nënshkrua marrëveshjen për bashkim të organizatave të tyre. Gjatë shkurtit 1982 diplomati Bujar Hoxha nuk ka dërguar radiogram në Tiranë për ndonjë lloj bashkimi e themelimi të ndonjë organizate.

Ti i beson më shumë diplomatit Bujar Hoxha, apo UDBashëve Sabri Novosella e Avdullah Prapashtica?

Në fund të fundit, më shumë i besoj vetes time, se sa “dëshmive” Tua, që i ke nga kompilimet që ua kanë bërë specialistët e luftës diversive të shërbimeve jugosllave…

TUNG

***

Sheradin Berisha

Miran Kelmendi, pas dështimit të bisedimeve në takimin e Kadri Zekës me Sabri Novosellën (në Turqi) në mesin e Tetorit 1981 për bashkimin e dy organizatave (LNÇKVSHJ – OMLK), në dhjetor të atij viti ka nisur një proces i ri i bisedimeve për bashkimin e dy organizatave: LNÇKVSHJ – PKMLSHJ, dhe ky proces ka zgjatur deri në mesin e shkurtit 1982. Dhe kjo dëshmi që ke sjellur ti këtu nuk është informacion që dëshmon marrëveshjen finale. Marrëveshja finale e bashkimit (në LRSHJ) midis këtyre dy organizatave është përkryer më 16/17 shkurt 1982. Më 17 shkurt, Osman Osmani, njëri nga pjesëmarrësit e këtyre bisedimeve e ka shkruar DOKUMENTIN e bashkimit me dorën e tij, dhe më 21 shkurt 1982 kur vjen bashkë me Xhafer Durmushin (një pjesëmarrës i dytë i këtyre bisedimeve) në Gjermani e marrin me veti, për të njoftuar bashkëveprimtarët në Gjermani lidhur me këtë vendim. Dhe më 26 shkurt 1982 mbahet mbledhja e parë njoftuese lidhur me këtë bashkim të dy organizatave dhe me këtë rast bëhet konstituimi i “Komitetit Vëllezërit Gërvalla (KVG)”. Nga marsi deri në korrik 1982 KVG zhvillon një sërë aktivitetesh… Në mesin e majit të këtij viti përfaqësuesit e LRSHJ-së (Halimi dhe Skënderi) në Zvicër arrijnë marrëveshje për bashkimin e OMLK-së në LRSHJ. Edhe për bashkimin e 15 majit është lëshuar një Komunikatë, e cila u shpërnda bashkë me thirrjen për demonstratën e 26 qershorit 1982 që u mbajtë në Bern. Kjo Komunikatë është botuar edhe në gazetën nr.1 të ZIK-ut, organ i LRSSHJ-së…

—–

Në vijim ju sjellë në një foto tri faqet e DOKUMENTETIT të bashkimit të dy organizatave LNÇKVSHJ + PKMLSHJ në LRSHJ, të shkruar nga dora e Osman Osmanit, dhe ky dokument gjindet në arkivin e LRSHJ-së:

***

Miran Kelmendi

Sheradin, nuk i kam kontestuar asnjëherë këto kompilime të protagonistëve përkatës, por më rezulton se janë sajesa që të ngjajnë se vërtet ashtu ka ndodhur. Edhe vet kam shpërnda kopje të tyre.

PSE nuk ka edhe një radiogram nga diplomati Bujar Hoxha, më 17 shkurt 1982, për bashkimin definitiv, siç po shprehesh Ti? Apo pse nuk ka radiogram në ditët pasuese gjatë shkurtit, që përmban informimin për bashkim definitiv?

Mendon se ka qenë vështirë me sajua “procesverbale” si ky që e ke prezantu?

Ke informacion se dy muaj më vonë ka plas grindja në mes Sabriut e Avdullahut rreth “bashkimit”, rrjedhimisht rreth emërtimit të organizatës që qenkësh formuar nga ai bashkim?

Për mos me i ra rrotull nga Kina, kush do të përcaktohet se ishte dhe është legen i pistë i UDBashëve Sabri Novosella dhe Avdullah Prapashtica, le të përcaktohet, meqë nuk është kjo lajthitje as e para, as fundit!

(ibrahim Kelmendi)

***

Sheradin Berisha

Miran Kelmendi, ti në kohë reale (1982 – 1985) ke qenë veprimtari më aktiv i kësaj LRSHJ-je që u themelua më 17 shkurt 1982.

Në arkivin e LRSHJ-së ekzistojnë një dyzinë letërkëmbimesh, Qarkoresh etj., të shkruara nga dora juaj (me pseudonimin ILJAZI dhe jo vetëm) me Sabri Novosellën, Xhafer Durmushin, Xhafer Shatrin, Faridin Tafallarin etj. Dhe në këto materiale arkivore të cilat i posedoj (pjesën dërmuese) dëshmohet për punën tuaj të përkushtuar në shtrirjen e LRSHJ me celula në çdo vend ku punonin e jetonin bashkëatdhetarët tanë. Dhe këtu është fjala për LRSHJ-në pa fraksionin e PKMLSHJ-së së Abdullah Prapashticës.

Ibrahim Kelmendi

Për të faktuar rolin tuaj dominant në LRSHJ-në e themeluar më 17 shkurt 1982 (sot sipas teje nga ‘komplotistët udbashë’ Sabri Novosella, Xhafer Shatri dhe Abdullah Prapashtica), në vijim sjellë (pa e komentuar) një QARKORE të shkruar në janar 1984 prej teje me pseudonimin ILJAZI si anëtar i Komiteti Qendror të kësaj lëvizjeje!

****

Qarkore e shkruar nga Ibrahim Kelmendi (Iljazi)

x. Janar 1984

SHOKËVE TË ‘QE’ PËR DISKUTIM, PËRMIRËSIM E APROVIM

Q A R K O R E

Po afrohet 2-Vjetori i formimit të LRSHJ-së dhe ende nuk kemi Program Politik e Statut të Organizatës sonë. Mungesa e tyre po vështirëson veprimtarinë, njëherit po kushtëzohen gabimet. Fajin për mungesë të tyre duhet ndarë të gjithë, nga baza e gjer në Komitet Qendror. Lehtësim kemi vetëm kur marrim parasysh rrethanat, të kushtëzuara nga ilegaliteti i thellë, nga vrasje e arrestimet, si dhe nga vështirësitë që sjell me vete Bashkimi.

Tani, të gjitha komitetet e celulat në rrethe, si dhe të gjithë militantët e LRSHJ-së, duhet të fillojnë nga diskutimet – të japin propozime e mendime, nga do dali përfundimisht Programi e Statuti i Lëvizjes. Themelet e Programit duhet të jenë Komunikata mbi Bashkimin (lëshuar në “Zëri i Kosovës”, nr. 1, 1982), si dhe kërkesa e mirëfillta të mbarë popullit, të vulosura me gjak e sakrifica dhe të njohura tani për mbarë botën. Në ndihmë duhet marrë edhe variantin e kontureve të Programit (të botuara në ZK, nr. , 1983).

Diskutimet le të fillojnë menjëherë, për të mos i vonuar rezultatet.

Gjatë diskutimeve duhet të mbizotëron fryma patriotiko-revolucionare, duhet të merren parasysh të gjithë faktorët, nga të cilët varet shumë se çka do kërkojmë, si do kërkojmë dhe si do fitojmë. Fryma e vëllazërimit me popujt liridashës të Jugosllavisë e të botës nuk guzon të vihet në dyshim – populli ynë liridashës ka dashur e çmuar të gjithë popujt liridashës të botës, kurdoherë, duke ua dëshiruar lirinë…

Është momenti të tregohet pjekuria e menquria patriotiko-revolucionare, vetëdija ideologjike e politike, si dhe historike, shpirti i internacionalizmit, i durimit revolucionar dhe sakrificës, edhe të jetës, kur e kërkon çështja e popullit e atdheut – liria dhe të drejtat. Nuk guzojnë të na i errin sytë shovenizmi, revanshizmi – këto duhet luftuar, së pari në radhët tona, në gjirin e popullit tonë!

Të tregohemi bijë e bija të popullit, t’i dalim zot misionit e çështjes, ashtu siç kërkohet nga populli e historia!

Komitetet, celulat e militantët e LRSHJ-së në botën e jashtme, pos diskutimeve, le të fillojnë nga fushata për grumbullimin e të gjitha adresave të bashkatdhetarëve në botën e jashtme, të anëtarëve të familjes, të fëmijëve në shkolla dhe jashtë, çfarë statusi (punëtor i “përkohshëm”, i migruar në Turqi e gjetiu, azilant, etj.). Këto adresa, po që se grumbullohen me sukses e shpejt, pos tjerash ndihmojnë për të dhëna statistikore, meqë armiku po fsheh të dhënat e vërteta.

Detyrë e përhershme është që të zgjerojmë, kordinojmë e forcojmë radhët e LRSHJ-së, për t’i dalur zot me sukses misionit!

Rezultatet e diskutimeve duhet të jenë dhënë më së voni gjer në fund të shkurtit, 1984. Kurse fushata për grumbullimin e adresave duhet të vazhdoj çdo herë.

– PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI!

– LAVDI TË RËNËVE PËR LIRI E TË DREJTA TË POPULLIT E ATDHEUT!

– RROFSHIN POPUJT LIRIDASHËS TË MBARË BOTËS!

– RROFTË LËVIZJA PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI!

Më x Janar 1984 Komiteti Qendror i LRSHJ-së

 Iljazi (Ibrahim Kelmendi)

______

Lexoni faksimilin e Qarkores:

***

Sheradin Berisha

Miran Kelmendi

Në Qarkoren e publikuar më sipër të shkruar nga dora juaj në janar 1984, keni potencuar si vijon (citoj):

“Tani, të gjitha komitetet e celulat në rrethe, si dhe të gjithë militantët e LRSHJ-së, duhet të fillojnë nga diskutimet – të japin propozime e mendime, nga do dali përfundimisht Programi e Statuti i Lëvizjes. Themelet e Programit duhet të jenë Komunikata mbi Bashkimin (lëshuar në “Zëri i Kosovës”, nr. 1, 1982)”. përfundon citati.

Tani shtrohet pyetja:

Mbi të gjitha në Qarkore, kur thoni “Themelet e Programit duhet të jenë Komunikata mbi Bashkimin (lëshuar në “Zëri i Kosovës”, nr. 1, 1982)”, A mund të na thuash për cilën Komuniatë të Bashkimit e keni fjalën?!

Të lutem përgjigju konkretisht, mos u shkapërderdhë në çështje të tjera!

***

Miran Kelmendi

Sheradin, e ke pshtjellua pyetjen, prandaj nuk po di me u pergjegj, pasi nuk po e kuptoj. Ndoshta mundte me e formualur “malokqe”, qe ta marre vesh. Sheradin, per LRSHJ apo per LRSSHJ po pyet?🤣🤣

***

Sheradin Berisha

Miran Kelmendi, LRSHJ apo LRSSHJ ka të bëjë për të njejtën Lëvizje, por megjithatë shtesa “S” ka një histori të cilën mund të debatojmë më vonë.

ILJAZ ti në Qarkore e thekson LRSHJ-në (pa “S”), dhe, kur thua “Themelet e Programit duhet të jenë Komunikata mbi Bashkimin (lëshuar në “Zëri i Kosovës”, nr. 1, 1982)”, për cilën Komunikatë të Bashkimit e kishit fjalën, e cila është botuar edhe në Zëri i Kosovës, nr.1, 1982?

Mundësisht na konkretizo, që ta kuptojnë edhe ish veprimtarët e Lëvizjes: Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Emrush Xhemajli, Xhafer Shatri, Agim Sylejmani, Metë Dura, Fatmir Brajshori-Tushi, Fatmir Beqir Limani, Sejdi Gega, Agush Buja, Besnik Kryeziu, Xhevat Zekaj, Faik Racaj, Mustafë Xhemaili, Salih Kabashi, Asllan Mihaliqi, Shaban Muharremi, Afrim Zeqiri, Selim Krasniqi, Halil Selimi, Halit Krasniqi, Gani Elezi, Shemsi Syla Xhevat Kabashi …

***

Miran Kelmendi

Sheradin, pas vrasjeve të 17 janarit 1982 kam hangër mut pa lidhje, sepse u jam frikësuar kriminelëve vrasës të UDB-së, të udhëhequr në terren nga UDBashët Sabri Novosella dhe Avdullah Prapashtica.

Meqë dokumentacioni i bashkimit të 17 janarit 1982 ishte bastis nga hetuesia gjermane, u përcaktova të hesht dhe ta provoj ta shpetoj masën e bashkëveprimtarëve të mos kapet nga ata komplotistë.

Fatmirësisht edhe tuci ndonjëherë ka fat, prandaj ato marioneta u izoluan e dëbuan nga Lëvizja; “krahu” i Avdullahut prej katër vetave u dëbua në verë të vitit 1983, “krahu” Sabriut më 7-8 legena janë ik në vitin 1994, Xhafer Shatri në vitin 1986, Hasan Mala me “lëvizje me adresë” u konvertua ne lëvizje me flamur jugosllav në ball në mars 1989. Fatkeqësisht keni mbet si avokatë të atyre jashtëqitjeve ti e Gafurr Elshani dhe ndonjëri që ka tru të karrabythët…

E kupton, apo duhet me ta “vizatua”?

***

Miran Kelmendi

Sheradin, shihe here pas here këtë radiogram që e ka dërguar diplomati Bujar Hoxha me 16 janar 1982 (sepse tjetër të ngjashëm për “bashkim” të 17.02.1982 nuk ekziston):

***

Sheradin Berisha

Miran Kelmendi, mbrëmë vonë i paske bërë dy postime radhazi. Fillimisht po të përgjigjem në postimin e fundit. Në një nga përgjigjet e djeshme e përshkrova rrugëtimin e takimeve për bashkim të organizatave ekzistuese të asaj kohe, nga mesi i tetorit 1981 e deri më 17 shkurt 1982, dhe ky dokument që vazhdimisht e sjellish këtu është vetëm një informacion në vazhdën e bisedimeve për marrëveshje finale, e cila ka ndodhur më 17 shkurt 1982. Unë solla Dokumentin e marrëveshjes së 17 shkurtit 1982 të shkruar me dorë nga Osman Osmani (njëri nga pjesëmarrësit e takimeve për bashkim), dhe nëse ti dyshon në këtë dokument bisedo me Osmanin, ndërsa ky dokument ekziston në arkivin e LRSHJ.

Meqë ti po përpiqesh vazhdimisht të na bindësh se, sipas këtij dokumenti informues të Bujar Hoxhës ka ndodhur përfundimisht bashkimi i LNÇKVSHJ – PKMLSHJ në LRSHJ më 16 janar 1982, atëherë e ke për detyrë që t’i publikosh këtu ato dy dokumente që theksohen në këtë radiogram.

Në këtë drejtim mund t’ju ndihmojë edhe Fatmir Z. Arifi i cili për herë të parë e ka publikuar këtë dokument të Bujar Hoxhës.

Pra, tashmë presim prej ju të dyve publikimin e marrëveshjeve për „bashkim“ të datës 16 janar 1982.

Dhe këto dokumente sigurisht janë të interesuar t’i dinë edhe ish veprimtarët e Lëvizjes, Mehmet Hajrizi Hydajet Hyseni Emrush Xhemajli Mustafë Xhemaili Agim Sylejmani Metë Dura Fatmir Brajshori-Tushi Sejdi Gega Agush Buja Ramadan Pllana Ramadan Avdiu Shaban Muharremi Asllan Mihaliqi Besnik Kryeziu Ismet Badallaj Ismet Sylejmani Faik Racaj Xhevat Zekaj Xhevat Kabashi Xhevat Ukshini e shumë të tjerë.

Shëndet.

***

Miran Kelmendi

Sheradin, ke shkruar: “Unë solla Dokumentin e marrëveshjes së 17 shkurtit 1982 të shkruar me dorë nga Osman Osmani.”

Mashtrim ordiner! “Dokumenti” që ke publikuar nuk është i shkruar me dorë dhe mos e shpërdoro më tepër se mjaft emrin arkiv, duke i karektirizua si arkiva ca shkresurina që i kanë shkarravit ca protagonistë destruktiv e marioneta. “Arkivat” nuk të ndihmojnë me i arsyetua mashtrimet, falsifikimet, komplotët.

Përse nuk i përgjigjesh pyetjes, pse diplomati Bujar Hoxha, gjegjësisht Ambasada shqiptare në Turqi, nuk ka dërguar radiogram në Tiranë edhe gjatë muajit shkurt 1982, për të informuar për atë “bashkimin” definitiv, për të cilin po gënjen edhe ti, më tepër se mjaftë?

Shkurt e shqip:

turpi i mbuloftë UDBashët që e kanë kompiluar “bashkimin” e 16 janarit 1982, por për shkak të vrasjeve e kanë shty publikimin për 17 shkurt 1982, dhe tifozët lakej të tyre!

***

Sheradin Berisha

Miran Kelmendi, kur debaton me mua ruaje qetësinë, mos u gjindos, sepse po diskutojmë për çështje të rëndësishme historike. Dokumenti i shkruar me dorë nga Osman Osmani në Turqi është origjinali, sepse është shkruar në kohë reale, ndërsa ky origjinal i sjellur në Gjermani më 22 shkurt 1982, pastaj është shtypur me makinë shkrimi për t’u shpërndarë në demonstratën e 3 prillit 1982 që u organizua në Bon nga “Komiteti Vëllezërit Gërvalla” (KVG) i themeluar më 26 shkurt 1982 (por realisht ky dokument nuk u shpërnda, dhe kjo është një histori në vete). Për të gjitha këto ekzistojnë materiale e procesverbale.

Unë nuk arsyetoj asnjë mashtrim, falsifikim apo komplot, sjellë dëshmi të kohës ashtu si janë shkruar dhe ngjarje ashtu si kanë ndodhur.

Ku e dinë ti (unë jo se jo) se ASH në Turqi nuk ka dërguar radiograme gjatë muajit shkurt 1982?

Edhe nëse nuk ka dërguar, ky nuk është fakt për të thënë e konstatuar se, bashkimi i 17 shkurtit 1982 nuk ka ndodhur!

Bashkimi (pa u futur në analizë) ka ndodhur gjatë një procesi tre mujor bisedimesh dhe ky është fakt i kryer, mbi të cilin është ngritur LRSHJ gjatë viteve 1982 – 1985, pjesë e së cilës ke qenë edhe ti!

Edhe një herë kërkoj që bashkë me Fatmirin t’i publikoni këtu dokumentet e “Bashkimit” më datë 16 janar 1982, që potencohen në radiogramin e Ambasadës Shqiptare në Turqi, nga Bujar Hoxha. Nuk është e mundur të ekzistoj ky radiogram informues dhe të mos ekzistojnë atë dokumente të “marrëveshjes”!

Presim publikimin e tyre, që të mos vazhdohet në pafundësi me këto dilema “kompilime” fjalësh të stërpërsëritura prej teje.

Shëndet 🤝

***

Miran Kelmendi

Ke shkruar: “Bashkimi (pa u futur në analizë) ka ndodhur gjatë një procesi tre mujor bisedimesh dhe ky është fakt i kryer, mbi të cilin është ngritur LRSHJ gjatë viteve 1982 – 1985, pjesë e së cilës ke qenë edhe ti!”

Sa herë që ti shkuan: “ky është fakt i kryer”, me rezulton se ti gënjen me vetëdije, për arsyet që nuk i di për momentin.

Më korrekte është të shkruash, kështu kanë rrëfyer ata që e kanë kompiluar LRSSHJ / LRSHJ.

Në LRSSHJ / LRSHJ nuk kishim komitete në rang shteteve apo rretheve. Aso komitetesh ka sajuar e shpërdor Sabri Novosella në LNÇKVSHJ-në e tij.

Historiani Fatmir Z. Arifi, i cili e ka publikuar radiogramin e 16 janarit 1982, i ka faksimilet e të gjithë radiogrameve të shkurtit 1982, dërguar nga Ambasada shqiptare në Ankara, që kanë tematikë shqiptarët e Kosovës. Ai ka informuar se nuk ekziston asnjë radiogram që informon për ndonjë lloj bashkimi gjatë muajit shkurt 1982.

– Rrnofshin LRSSHJ / LRSHJ!

– Rrofshin UDBashët Sabri Novoslla dhe Avdullah Prapashtica!

– Rrofshin Gafurr Elshani e Sheradin berisha, avokatë të UDBashëve SN dhe AP!

***

Sheradin Berisha

Themë është fakt i kryer themelimi i LRSHJ – LRSSHJ, sepse janë:

1. Dokumenti i Bashkimit të 17 shkurtit 1982 dhe

2. Komunikata e bashkimin të OMLK në LR(S)SHJ më 15 maj 1982.

Mbi bazën e këtyre dokumenteve është ngritur kjo Lëvizje, e cila ka pasur shumë përplasje e antagonizma brenda saj.

Për këtë gjë ekziton dosja me materiale të shumta shkrimore – arkivore, e jo rrëfime të sajuara në ditët e sotme nga të gjithë aktorët si ti, për ato ngjarje historike!

Ti thua, citoj:

“Në LRSSHJ / LRSHJ nuk kishim komitete në rang shteteve apo rretheve. Aso komitetesh ka sajuar e shpërdor Sabri Novosella në LNÇKVSHJ-në e tij”

Më 26 shkurt 1982 pas ardhjes së Xhafer Durmishit dhe Osman Osmanit (më 22 shkurt) në Gjermani është themeluar “Komiteti Vëllezërit Gërvalla” (KVG). Dhe këta dy veprimtarë ishin përfaqësuesit tashmë të LRSHJ së dalë nga 17 shkurti 1982. Dhe KVG nuk ishte e shtrirë në gjithë Gjermaninë, por nga fundi i shkurtit e deri në korrik 1982 me vendimet e këtij Komiteti janë zhvilluar të gjitha aktivitetet, si: dalja e Gazetës “Zëri i Kosovës” nr.3, si organ i LNÇKVSHJ, dhe nga qershori gazeta nr.1 si organ i LRSSHJ, pastaj ka organizuar demonstratën më 3 prill në Bon, më 24 prill (nëse ngaboj) në Vjenë, dhe më 26 qershor në Zvicër.

Për të gjitha këtë dhe jo vetëm ekzistojnë materialet arkivore, gazeta ZiK, procesverbalet e mbledhjeve të KVG, thirrjet për demonstratë etj.

Pas bashkimit të OMLK në LR(S)SHJ më 15 maj 1982, ky aktivitet zgjerohet edhe në Zvicër ku ishte bërthama e OMLK së Kadri Zekës.

Ndërkaq nga mesi i janarit 1983 (ato ditë kur u bënë homazhe tek varrezat e vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka në Bad Canstadt (Shtutgart), në Ludwigsburg u themelua Qendra Ekzekutive – QE (siç është quajtur) e LRSHJ (në ZiK dhe disa dokumente shkruan LRSSHJ). Këtë Komitet e përbënte: Xhafer Shatri, Xhafer Durmishi, Hasan Mala, Faridin Tafallari dhe Ibrahim Kelmendi. Këtu nuk bënte pjesë Grupi i Abdullah Prapashticës, sepse qysh në muajin maj (pas 15 majit) nuk janë pajtuar për shkak të interpretimeve të ndryshme të marrëveshjeve të bashkimit të 17 shkurtit e 15 majit! Dhe realisht PKMLSHJ-ja e Abdullah Prapashticës ka qenë fraksion (me emërtimin OS BPK, e LRSSHJ grupimi i Abdullah Prapashticës), ndaj QE që u themelua në Ludwigsburg, ndonëse edhe ata e përdornin emërtimin LRSSHJ. Kjo është një histori e gjatë dhe për të gjitha këto ka dëshmi të shumta arkivore, pjesën dërmuese të së cilës e kam edhe unë.

Parollat tuaj: rroftë ky e rroftë ai nuk kanë vlerë, vetëmse tregojnë zjarminë tuaj të sotme, jo të asaj kohe për të cilën po debatojmë.

Në arkivin e LR(S)SHJ ekzistojnë një dyzinë dokumentesh të shkruara nga dora juaj madje dhe letërkëmbime me Sabri Novosellën Xhafer Shatrin Xhafer Durmishin, të cilët sot i quash, Udbash, komplotistë e gjithçka tjetër.

Unë në ditët në vijim do nis publikimin e letërkëmbimeve tuaja me të lartpërmendurit dhe do të kuptojmë mirëfilli Ibrahim Kelmendin e viteve1981 – 1985 …

Shëndet

***

Shaban Muharremi

Përshëndetje Sheradin Berisha,

Të faqja jote e lexova TRAKT-in e OMLK-së që datonte nga viti 1986. A nuk është kjo edhe një dëshmi e fuqishme se me 17 janar 1982 nuk ka pasë bashkim?

***

Sheradin Berisha

Shaban Muharremi, jo më 17 janar 1982 nuk ka pas bashkim dhe themelim të Lëvizjes për Republikën e Kosovës siç shkruan sot Ibrahim Kelmendi.

Dhe për këtë tregim popullor të Ibrahimit nuk ka asnjë dëshmi (përveç rrëfimeve retorike të tij) nga viti 2007 kur e ka botuar librin Atentatet …

Ibrahimi thotë se dokumentet e Bashkimit të 17 janarit i kanë policia gjermane, ndërsa po kjo polici i ka kthyer të gjitha materialet që janë gjetur e konfiskuar më 18 janar 1982 (në shtëpinë e Jusuf Gërvallës në Untergrupenbach).

OMLK-ja e Kadri Zekës nuk e ka pushuar kurrë aktivitetin e saj as në Kosovë as në Perëndim (madje as pas vrasjes së tij më 17.01.1982), dhe as pas themelimit të LRSHJ-së, deri në fund të viteve 80-të, sepse OMLK-ja ka qenë pararojë e LPRK-së (e strukturuar sipas “Tezave të Frontit Popullor për Republikën e Kosovës”). Dhe njëra nga dëshmitë se ka ekzituar OMLK-ja është trakti i janarit 1986…

***

Shaban Muharremi 

T’falem nderit e respekt, Sheradin Berisha!

***

Sheradin Berisha, shëndet!

***

Sheradin Berisha

Miran Kelmendi, 

Gjatë diskutimit të djeshëm në një përgjigjie ke thënë: “Sheradin, pas vrasjeve të 17 janarit 1982 kam hangër mut pa lidhje, sepse u jam frikësuar kriminelëve vrasës të UDB-së, te udhëhequr në terren nga UDBashët Sabri Novosella dhe Avdullah Prapashtica.”

UDB-a e kreu vrasjen e 17 janarit 1982, dhe nuk e ka pas të vështirë të të vrasë edhe TY, në një rast tjetër! Pas 17 janarit, sikur të ishe i rrezikshëm për UDB-ën (personalisht mendoj se ke qenë i tillë), do ta kryente likuidimin tënd në çdo kohë dhe në çdo vendbanim! Ashtu siç ka kryer atentate para dhe pas 17 janarit, jo vetëm ndaj veprimtarëve shqiptarë, por edhe ndaj kroatëve etj.

Dhe sot pas 42 vjetëve të thuash se “pas vrasjeve të 17 janarit 1982 kam hangër mut pa lidhje, sepse u jam frikësuar kriminelëve vrasës të UDB-së, të udhëhequr në terren nga UDBashët Sabri Novosella dhe Avdullah Prapashtica”, sa është e padenjë dhe turpëruese për ty, për aq është edhe djallëzore dhe e pabesë! 

Themë kështu për faktin sepse Ti gjatë viteve 1982 – 1985 nuk ke taktizuar apo simuluar për të mbijetuar (siç ke thënë shumë herë), në kuadër të LR(S)SHJ që u themelua nga bashkimi i LNÇKVSHJ, PKMLSHJ dhe OMLK, por ke bashkëvepruar me plotë vullnet me Sabri Novosellën, Xhafer Shatrin, Xhafer Durmishin, (përjashto këtu vetëm Avdullah Prapashticën) të cilët sot i quan UDB-ashë, dhe iu paske friksuar, kriminelëve vrasës të UDB-së që si udhëheqës i kishin të lartpërmendurit!

Të kam thënë dhe po e përsërisë se në arkivin e LR(S)SHJ ekzistojnë një mal dokumentesh shkrimore, duke u nisur nga letërkëmbimet tuaja me “udbashët” Sabri Novosella, Xhafer Shatri, Xhafer Durmishi, etj., shumë qarkore programore për zgjerimin e aktiviteteve të kësaj Lëvizjeje, për të cilën sot nuk rresht së thëni se e kanë drejtuar udbashët, e shumë të dhëna të tjera arkivore.

Ti thua “pas vrasjeve të 17 janarit 1982 kam hangër mut pa lidhje”! Meqë ke përdor vetë këtë fjalë banale, nuk po hezitoj të përdor edhe unë (iu kërkoj ndjesë lexuesve).

Bazuar në rrugëtimin tuaj në këtë maratonë të lëvizjes, më shumë ke “hëngër mut” pa lidhje, nga vitit 2007, me botimin e librit Atentatet, pastaj të librit Lëvizja e përgjakshme…, Gjurmë dhe Fërkem, dhe në dhjetra, mos të them në qindra komente këtu në facebook, e shkrime autoriale nëpër portale. 

Pse mendoj kështu? Sepse në të gjitha librat dhe shkrimet publike ti për të njëjtat ngjarje (të atyre viteve që po diskutojmë) ke ndërtuar narracione të ndryshme. Madje në çdo zbukurim (për të mos thënë gënjeshtër) ke mbivendosur një zbukurim të ri! 

Dhe prandaj Ibro, tek shumë bashkëveprimtarë je bë i mërzitshëm, për të mos thënë i pabesueshëm!

Nëse nuk është kështu mund të më korrigjojnë ish veprimtarët e Lëvizjes: Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Emrush Xhemajli, Mustafë Xhemaili, Fatmir Brajshori-Tushi, Metë Dura, Sejdi Gega, Agush Buja, Agim Sylejmani, Xhevat Zekaj, Xhevat Kabashi, Sami Kurteshi, Besnik Kryeziu, Shaban Muharremi, Asllan Mihaliqi, Gani Elezi, Afrim Zeqiri …

Shëndet e gëzime 🤝

***

Miran Kelmendi 

Sheradin, pasi hangra mut unë dje, të lutëm, mos ha mut edhe ti sot, edhe në të ardhmen!

Parapraktisht: të falënderoj për mirëkuptim, por edhe për keqkuptim!

***

Sheradin Berisha 

Miran Kelmendi 

Fillimisht në përgjigjen e fundit më shkruan: “Sheradin, pasi hangra mut unë dje, të lutëm, mos ha mut edhe ti sot, edhe në të ardhmen!”

Dhe pas 30 minutash për t’i dhënë tone “pozitive” këtij gjykimi intrigues e shton edhe këtë fjali: “Parapraktisht: të falënderoj për mirëkuptim, por edhe për keqkuptim!”

Të kuptoj sepse njerëzit e tillë kanë luftë të brendshme me vetveten!

***

Udhëheqësi i shquar politik indian, Mahatma GandiGandhi (1869 – 1948) ka një thënie interesante. Ai thotë: “Një rrenë nuk bëhet e vërtetë nëpërmjet arsyes së propagandimit të shumëfishuar, as e vërteta nuk bëhet rrenë pse askush nuk e sheh atë.”

Ndërsa piktori i shquar italian, Leonardo Da Vinçi (1452 – 1519) për gënjeshtarët ka një thënie epike: “Gënjeshtarët e mëdhenj vuajnë nga opinionet e tyre”!

Ibrahim më duket që edhe ti ke nisur të vuash nga opinionet tuaja me plotë gënjeshtra, të cilat i ke shtresuar ndër vite.

Më vjen keq, shumë keq!

Të uroj shëndet në çdo aspekt 🤝

***

Fatmir Z. Arifi 

Sheradin Berisha, dhe ju miq e dashamirë të tjerë, jungjatjeta.

Më paskeni parafrazuar në kuadër të këtij debati. Çfarë mund të ju ndihmoj sepse po shoh se jeni bërë si ai mullinxhiu, kur gurët e mullirit iu kishin bërë pa cokatur e tanë ditës blujke, përveç krundeve, miell nuk i dilte. Si mund të ju ndihmoj?

***

Sheradin Berisha 

Fatmir Z. Arifi, nëse e keni ndjekur diskutimin tonë mund të përgjigjesh në çështjen ku është përmendur emri juaj. Shumë faleminderit për futjen tuaj në këtë diskutim.

***

Fatmir Z. Arifi 

Sheradin Berisha, po jam i gatshëm në parametrat studimor!

***

Sheradin Berisha 

Fatmir Z. Arifi po, po vetëm në parametrat shkencor – studimor. 

Kur thoni se “më paskeni parafrazuar në kuadër të këtij debati”, kjo më bënë të besoj se, e keni përcjellur me interesim diskutimin tim me Ibrahim Kelmendin.

Prandaj urdhëro tani e ke fjalën Ti.

***

Fatmir Z. Arifi 

Sheradin Berisha, fjala është e juaja, jo e imja! Unë nuk kam përmendur asnjë emër të përveçëm në asnjë moment. Pavarësisht respektit që ruaj për të gjithë veprimtarët e organizatave atdhetare dhe antipushtuese dhe atëherë kur ka divergjenca në pikpamje! Në këtë rast nuk kam përmendur as emrin tuaj dhe të Ibrahimit.

***

Sheradin Berisha 

I nderuar Fatmir Z. Arifi 

Në paraqitjen e parë ti shkruan:

“Sheradin Berisha dhe ju miq e dashamirë të tjerë, jungjatjeta.

Më paskeni parafrazuar në kuadër të këtij debati. Çfarë mund të ju ndihmoj sepse po shoh se jeni bërë si ai mullinxhiu, kur gurët e mullirit iu kishin bërë pa cokatur e tanë ditës blujke, përveç krundeve, miell nuk i dilte.

Si mund të ju ndihmoj?”

***

Rrjedhimisht duke e lexuar këtë koment e kuptojmë se e dini mirëfilli parafrazimin që ta kemi bërë në kuadër të këtij debati!

Diskutimin tim në këtë drejtim me zotin Ibrahim e keni në rrjedhën e këtij debati.

Prandaj mund të na ndihmoni në zbardhjen e çështjes së ngritur me Ibrahim Kelmendin.

*** 

Fatmir Z. Arifi

Sheradin Berisha miku im, në cilën çështje je i interesuar të ju ndihmoj? Me që jeni kapur për data, lidhur me Bashkimin e Organizatave të fshehta me karakter nacionalçlirimtarë, para se të debatoni për data, është mirë të diskutohet proçesi i filleve të këtij bashkimi. 

Si referencë, po ofrojë një fakt përtej datave që jeni rrekur… 

Bashkimi i Organizatave të fshehta me karakter nacionalçlirimtarë, në bazë të Tezave për Frontit… të hartuar nga OMLK dhe të publikuar në maj të vitit 1981, ky bashkim ka ndodhur në Kosovë. Më saktësisht në rrethinat e Ferizait. 

Për të qenë dhe më i sakt, ky bashkim ka ndodhur në mes të Organizatës Marksiste Leniniste të Kosovës dhe Lëvizjes Çlirimtare Kombëtare të Kosovës. 

Për njohuri të opinionit, organizata ALBNIKOS, paraprakisht, veç iu kishte bashkuar LÇKK.

Mbase në kuadër të këtij bashkimi ka pasur shumë debate lidhur me përkufizimin e nocionit Republikë në kuadër të federatës jugosllave…

P.S. numri 7 i Organit të OMLK-s, Liria, është përgaditur për botim nga kuadrot e përbashkët të OMLK-s dhe LÇKK, që për fat të keq, për gjatë arrestimeve masive, është arrestuar dhe ky numër i gazetës-Liria.

P.S.S.

Shkencërisht, për ta zgjidhur një hipotezë, fillimisht, gjërat duhet të i marim me radh deri në një shterrje analitike të dokumenteve

*** 

Sheradin Berisha 

Fatmir Z. Arifi miku, mund të ndihmoni në zbardhjen e dëshmisë së publikuar për herë të parë prej teje, të cilën e kemi vënë në diskutim me ish anëtarin e QE (KQ) të LR(S)SHJ-së (1982 – 1985) Ibrahim Kelmendin. Kur themë e kemi vënë në diskutim, nuk e vë në dyshim dokumentin si të tillë, por kam kërkuar zbardhjen e dokumentit.

*** 

Fatmir Z. Arifi, tashmë e kuptova se ti nuk e ditke tamam atë që kemi kërkuar prej teje, kur është përmendur emrin Yt, në diskutim me Ibrahim Kelmendin. 

Rrekja për data lidhur me Bashkimin e organizatave – me Ibrahim Kelmendin nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me Ty. 

Çështja që ka të bëjë me ty është zbardhja e informacionit në radiogramin e datës 16 janar 1982, të shkruar nga Bujar Hoxha. 

Tani besoj që e ke të qartë ndihmën që mund ta japësh në këtë drejtim 🤝

*** 

Fatmir Z. Arifi 

Sheradin Berisha, për shkak mos me i lodhur të tjerët dhe për shkaqe etike, e hapim një diskutim unë dhe ti? Ti parashtro pyetje nga më të ndryshmet e mundshme, unë kam me tu përgjigjur me aq sa mundem. Natyrisht, të jetë debat i hapur për publikun.

***

Sheradin Berisha 

Fatmir Z. Arifi miku, pyetjen e ke të shtruar, mund të përgjigjesh duke i sjellur edhe dëshmitë arkivore që theksohen në radiogram! 🤝

—————————————

Shtojcë e pashtrikut

NJË DËSHMI E MUNGUAR PËR „BASHKIMIN“ E 17 JANARIT 1982!

Nga Sheradin Berisha, facebook 29 Janar 2023

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura