Bukuresht, 10 maj 2017: Më kujtohet kjo shprehje filmi, që u bë barcalet më vonë, dhe jo vetëm titulli i këngës në formën e kësaj pyetje, por sidomos shprehja që pasoi e aktorit i cili tha “dree, më njohu qeratai”. Aty u koncentrua humori, ironia, sarkazma e skenaristit, që na dha Kapedanin e paharuar, me tërë kusuret e tij.
Mos vallë prindërit tanë që kanë luftuar në mal kundër pushtuesave ishin si Kapedani? Sigurisht që jo, megjithëse dhe ata kanë qënë partizanë. Kur them jo, dmth jo të gjithë. Po atëhere si ta konsiderojmë personazhin e filmit, si një sajesë humoristike, një delir artistik dashakeq? Apo kishte diçka reale në të e cila meritonte të ridikulizohej? Periudha kur u prodhua personazhi i përket fushatës së regjimit kundër traditave (patriarkalizmit), ku si synim ishte promovimi i rolit të grave. Pra bënte pjesë në makinerinë e propagandës. Nga ana tjetër të gjithë bashkohësit e dimë se kjo propagandë ishte një fasadë, pasi në praktikë diskriminimi i grave ishte i njëjtë ose më i rafinuar të themi.
Në traditat tona kemi mjaft gjëra të cilat meritojnë të harohen, por kemi dhe shumë të tjera të cilat nuk duhen haruar kurrë. Psh.respekti ndaj familjes, ndaj të moshuarve, fjala e dhënë dhe e mbajtur, edukimi patriotik i brezave, ndershmëria, ….e shumë të tjera që i gjejmë në kodet tona zakonore, të ruajtura që nga koha Homerike e Trojës. Në traditën tonë njëriu është element shoqëror i integruar në bashkësinë ku jeton, atij i ndahen detyra detyrimisht të zbatushme, por dhe përfiton nga shoqëria shpërblimin e merituar – që është mirnjohja, nderimi. Pra sipas kodit tonë të lashtë, njeriu nuk vlerësohej nga pasuria apo pozita, por nga karakteri dhe NDERI. Pikërisht kjo u zhvlerësua gjatë regjimit diktatorial si pasoj e propagandës dhe moralit të deformuar. Qëllimi i regjimit ishte krijimi i një mase amorfe (turme) të bindur, e cila do zëvëndësonte individët e nderuar (lider informal) të bashkësive të vogla dhe të izoluara nëpër katunde. Pra regjimin e pengonte hierkia tradicionale e shoqërisë tribale egzistuese, e cila ishte akoma e fuqishme mbas lufte dhe e cila nuk mund të manipulohej dot kollaj. Prandaj pasi u eleminuan fizikisht mjaft “lider informal”, intelektual dhe burra zakoni, u kalua në një propagandë të shfrenuar kundër “patriarkalizmit”, pjesë e së cilës ishtë dhe “partizani” Kapedan.
Kapedan apo Kapetan në shoqërinë shqipetare ndër shekuj cilësoheshin burrat që drejtuan qëndresën e popullit tonë ndër shekujt gjatë periudhës tepër të gjatë dhe të errët të pushtimit. Për 2000 vjet, këta Kapedanë të njohur dhe shumë të panjohur udhëhoqën rezistencën popullore, kryengritjet, që nuk ndaluan asnjëherë sado i egër ka qënë pushtuesi dhe sado e madhe të ishte fuqia e tyre. Folklori shqipetar është i mbushur me emra Kapedanësh dhe me heroizmat (bëmat) e tyre. Pra titulli Kapedan ka patur gjithmon një peshë të rëndë në popull dhe nuk i vihej kujdo. Ai nuk jepej me dekret qeveritar dhe as fitohej dot me para, ai titull jepej nga populli, i cili ja fiksonte emërin në këngë dhe valle, për tja lënë si trashëgimi historike brezave të tjerë që do vinin. Populli ynë ka ditur ti bëjë Kapedanët e tij të pavdekshëm.
Nga ana tjetër çdo Kapedan e dinte përgjegjësin që mbarte me vete një titull i tillë. Ata e mernin përsipër detyrën e pashpallur, gjë që në shumë raste u ka kushtuar dhe jetën. Fjala e Kapedanit nuk diskutohej, pasi ai kishte dhënë shumë për të patur një besim të tillë nga populli. Ai nuk përfitonte asgjë përveç nderimit dhe sakrifikonte gjithshka deri dhe jetën për të. Shtroj pyetjen, si mund të ridikulizohej (të bëhej qesharake) një figure e tillë, e cila ka zënë vëndin qëndror në historinë e popullit tonë? Kapedanë kanë qenë Skëndërbeu, Isa Boletini, Bajram Curri, Çerçiz Topulli, Oso Kuka, Osman Taka, Abaz Kupi, Shaban Palluzha, Marko Baçari….etj. Shumë heronj të nderuar, të cilëve u këndohet dhe sot.
Haj ta shohim me këtë sy propagandën e regjimit enverist dhe efektet e saj në kohë, e cila ndjehet akoma dhe sot dhe jo pak, aspak për tu neglizhuar. Pra kjo propagandë ishte e orientuar kundër jo vetëm zakoneve shqipetare dhe traditave tona, por dhe kundër strukturës së shoqërisë shqipetare, e cila ishte e ndërtuar sipas një hierarkie të kristalizuar mirë ndër shekuj. Synohej zhvlerësimi i figurës qëndrore të kësaj hierarkie (Kapedanit), e cila veproi me aq efikasitet që nga lashtësia e deri më sot. U godit thelbi i rezistencës dhe mbijetesës së kombit shqipëtar, për tu zëvëndësuar nga lidera ideollogjikë, të cilët pretendonin për nderim dhe bindje të pa justifikuar. Një sekretar partie nuk mund të zëvëndësonte një Kapedan popullor, pasi ishte një askushi, që përfitonte në saj të pozitës që mbante në strukturën e diktaturës së instauruar në vëndin tonë që nga 1945-sa e deri në 1991.
Ky ishte motivi dhe arsyeja e krijimit artistik të kinematografisë tonë të viteve 70-të. Që të ngrihej sekretari (diktatori), duhej të binte Kapedani.
Varianti më i keq i gjetur ishte lidhja e Kapedanit me Partizanin dhe kjo nuk ishte pa qëllim. Shumica e partizanëve që dolën malit për liri, ishin fshatarë, katundarë, malësorë, të cilën lanë vatrat e shtëpisë për të luftuar. Kuptohet se fillimisht asnjë nga ata nuk ishte anëtar i ndonjë partie, përveç disa shkollarëve të qytetit dale ilegalistë. Ishin analfabetë, por patriot që zgjodhën të jepnin jetën për të çliruar vëndin. Ajo që ndodhi mbas lufte nuk mund të mohonte heroizmin e tyre dhe duhet gjykuar në kuadrin e kohës dhe pa i përgjithësuar rastet e veçanta. Shumica e tyre pas lufte u kthyen në shtëpi dhe vazhduan jetën si më pare, disa më të paktë zgjodhën të bëjnë karierë duke rahur gjoksin se kanë luftuar. Këta (pakica) u anëtarsuan në parti, bën nga një kurs antianalfabetizmit, mësuan të shkruajnë dhe të lexojnë dhe kush pati fat zuri një post në strukturat e diktaturës. Megjithatë dhe këta të paktit mbartnin mentalitetin e fshatarit shqipetar të rrënjosur thellë në mentalitet, i cili shpesh binte ndesh me orientimet e partisë. Disa u skualifikuan gjatë kolektivizimit, ca të tjerë mbas ndalimit të fesë, pra rezistenca e tyre ishte reale dhe e trashëguar. Mbas viteve 60-të, diktaturës nuk i duheshin më këta partizanë, pasi kishte pregatitur një brez tjetër tashmë të edukuar me propagandën dhe mentalitet të ri. Pasi ishte krijuar “njëriu i ri”, partizanët veteranë i mbetën historisë. Mbas lufte pati dhe një fenomen tjetër, nga disa qindra partizanë që luftuan, mbas u shtuan dhe u benë 70000, po kështu u shtuan dhe dëshmorët deri ne 28000. Shumica e të vrarëve ra në Jugosllavi, ndoshta atje ndodhën gjëra për të cilat nuk fol asnjëherë.
Kështu Kapedani-partizan i filmit u kthye në figurë groteske, qesharake, një plak injorant, patriarkal, që ndjehej i marrë nëpër këmbë dhe i cili në fund të filmit “u edukua” dhe kuptoi se koha e tij kishte kaluar, bota e tij nuk egzistonte më, dhe e vetmja rrugë që i kishte mbetur ishte të pranonte, të përulej, të “poshtërohej”, dhe të gjente mundësi tjetër mburjeje, me gjëra që nuk i përkisnin atij personalisht. Ne e dimë se Kapedanët e vërtetë nuk mbureshin, ata i mburnin të tjerët dhe kjo jo në praninë e tyre. Mburja në zakonet tona ishte turp, ishte diçka që s’të jepte nder, prandaj karakterizonte njerëzit e vegjël dhe të dobët, të cilët fshihnin frikën e tyre duke u mburur. Pra për publikun shqipëtar ky personazh nuk mund të ishte një Kapedan, por një klloun i luajtur aq bukur nga aktori i talentuar Albert Verria.
Në këtë skenar kapedani shoqërohej me një figurë tjetër, një personazh i cili nuk pretendonte për asgjë, por pranonte gjithshka, i cili nuk ndjehej aspak i mënjanuar dhe as i poshtëruar, ishte njëriu i adaptuar, i cili kish mësuar si të përfitonte nga çdo gjë dhe në çdo rast. Ndoshta tek ai filloi të lindte “njëriu i ri”, ose mentaliteti i tij e prodhoi atë.
Duke parë sot aktorët që luajnë në skenën politike shqipetare, përherë më kujtohet ky film. Shoh kllouna “Kapedanësh” dhe Sanço Pançot që i shoqërojnë ata.
Bukuresht, 10.05.2017