PËRPARIM DEMI: PJEKURIA E ZGJEDHJES

Bukuresht, 30. 05. 2014 – Ajo që e karakterizon fenomenin e pjekurisë është koha e nevojshme për finalizimin e saj. Shpesh ndodh që për munges kohe triumfon papjekuria, e cila përfaqson një proces të papërfunduar, të mbetur në mes të rrugës, po ta shprehnim këtë në mënyrë figurative.
I bëra këtë hyrje shkrimit, ku dua të shpreh bindjen time se ‘Vetvendosja’ është forca më e pjekur politike në mbarë hapsirën shqiptare, pasi dua të besoj se populli shqiptar tashmë e ka asimiluar plotësisht këtë parim universal. Ka ardhur momenti oportun historik, që kombi ynë të marrë në dorë fatin e të ardhmes së tij dhe ta orientoj atë në drejtimin e përcaktuar qartë që para një shekulli nga rilindja shqiptare. Na u desh plot një shekull, mbas formulimit të kësaj të drejte, kur ata i bënë thirrje kombit të zgjohet, të arsimohet dhe të ngrihet në këmbë, që të vijë ky moment, kur më në fund kemi një forcë politike aq të pjekur, aq shqiptare, aq përparimtare, aq largpamëse, aq të aftë për drejtimin e popullit drejt rimëkëmbjes kombëtare. Populli ynë i kuptoi rilindasit, u ngrit në luftën e tij një shekullore për liri, u arsimua, u vetndërgjegjsua dhe e ruajti të paprekur aspiratën e tij të bashkimit Kombëtar.
Nuk dua të bëj propagandë dhe as ti bëj elozhe kurkujt, por në këtë fortunë zgjedhjesh, ku është bërë e zakonshme që të pangopurit me pushtet të manipulojnë dhe të hedhin premtime boshe në vazhdim. Të gjithë e dimë nga eksperienca se çfarë qëllimesh kanë në të vërtet. Nga dëshpërimi politrukët nuk ndalen para asgjëje dhe po përdorin gjithfarë shpifjesh për të çoroditur zgjedhësit, pasi vetëm kështu mund të përfitojnë edhe më tej privilegjet e tyre. Lakmia e tyre ua ka zënë sytë dhe i ka lënë pa shtyllë kurizore, pa karakter, pa burrëri, pa ftyrë. Ata po ja marrin frymën popullit dhe më e keqja është se po i marrin perspektivën, po i shuajnë shpresat tona.

Liderat e VV-së me Albin Kurtin në krye, nuk kanë nevojë për prezantim. Tashmë kushdo i njeh ata, i ka parë të hidhen në barikada, i ka dëgjuar të ligjërojnë në Kuvënd, i ka parë tu imponojnë respekt ndërkombëtarëve, përherë krenar, me kokën lart kanë mbrojtur parimin e vetvendosjes dhe të bashkimit kombëtar. Populli i Prishtinës pa në dritën e diellit, se kjo forcë politike nuk e shpërdoroi besimin e tij, por vazhdoi me modesti dhe me forcë të vëjë në jetë programin e saj, për të cilin dhe u votua me shumicë. Kjo forcë e re politike, me drejtuesa të rinj, të shkolluar, të edukuar me frymën kombëtare, të vendosur të çojnë deri në fund misionin e tyre, këta do të bëjnë të mundur ëndrrën tonë.
Është rasti i veçant që të kemi një brez të rinjsh të përgatitur për këtë betej kombëtare. Në vitet e luftës 1939-1944, kishim një moment të ngjashëm kur ishin pjekur kushtet për bashkim. Fatkeqsisht udhëheqja e revolucionit u ozurpua nga njerëz të shitur, kështu që objektivet politike u devijuan në drejtim antikombëtar. Po kështu në 1990-1992, aspiratat demokratike të popullit shqiptar u tradhëtuan nga pseudo-demokratët. Mbas vitit 2000, lirinë e fituar të Kosovës, disa pseudo-luftëtarë e nxorën atë në pazar dhe e shitën copa-copa. Sot kemi një shans të ngrihemi dhe ta kthejmë kohën në favorin tonë. Kush tjetër mund ta bëj këtë veç VV-së, kush tjetër mund të drejtoj popullin drejt bashkimit kombëtar veç Albin Kurtit.
Zgjedhjet e 8 Qershorit, nuk janë të rëndësishme vetëm për Kosovën, por për gjithë kombin tonë. Shqiptarët e Kosovës në këto zgjedhje do marrin përgjegjësi kombëtare, prandaj nuk duhet të mendojnë vetëm për vete. Ky është momenti, koha është pjekur, tani Kosovës po i vjen përsëri rradha të marri në dorë fatet e kombit shqipetar, tamam si në kohën e Lidhjes së Prizrenit. Për mua, Albini është Hasan Prishtina i ringjallur për ta çuar punën deri në fund.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

BESONI SHKENCËS!

BESONI SHKENCËS! Unë besoj në shkencë, POR… Shtërngimi (Detyrimi)kushtëzimi nuk është shkencë, Mbajtja ‘ fshehja e të dhënave…