Bukuresht, 17. 12. 2015: Sot në Fb lexova një koment: “…Duam Kryengritje ndaj Qeverisë dhe Qeverive dhe kurrsesi ndaj BE!” – bëhej fjalë për protestat në Kosovë. Në entuziazmin e revoltës së qytetarëve të thjeshtë ndaj veprimeve arbitrare të qeverisë së Kosovës, e cila rrezikoi të ardhmen e shtetit dhe sovranitetin e vendit me mbylljen e paligjshme të marrëveshjeve me shtetet fqinje, si dhe me dhunën e përdorur prej saj ndaj opozitës, gjithnjë e më tepër ndihen zëra që kanë tendenca radikale. Këtë nuk e them për veprimet e opozitës, e cila nuk po gjen akoma një mundësi tjetër për të bllokuar definitivisht kalimin e marrveshjeve në Kuvënd.
Është momenti, për mendimin tim, që të thellohemi më tepër dhe të analizojme këtë situatë, para se të shpërndajmë opinione, apo të bëjmë thirrje publike për aksione të dhunëshme, me pasoja destabilizimi. Le të bëhemi të ndërgjegjshëm për këtë moment historik, i cili do lej gjurmë në të ardhmen e vendit tonë dhe do jetë vendimtar për brezat që vijnë pas. Le të ndërgjegjsohemi për atë që duam, të shohim përtej, të shohim ҫfarë vjen, ҫfarë fitojmë dhe ҫfarë humbim. Nëse një popull i tërë del në rrugë, paqësisht, pa afat, deri në rënien e qeverisë, shteti bllokohet politikisht dhe ekonomikisht. Kriza zgjidhet me shpërndarjen e parlamentit dhe rënien e qeverisë. Presidentes i lind e drejta ta drejtojë këtë proҫes. Duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe duke nxjerrë dekret presidencial për shpërndarjen e Kuvendit. Kur populli del në rrugë me protesta masive paqësore, qeveria dhe partitë parlamentare e humbasin legjimitetin.
Në zgjidhjen e krizave politike gjithmonë ekzistojnë më shumë variante, por rezultatet e tyre nuk janë të njëjta, shoqëria duhet të zgjedhi variantin optimal, që siguron rezultatin maximal me shpenzime minimale. Ky regull nuk zbatohet përherë dhe ne e kemi parë (sidomos në vendin tonë), kemi patur zgjidhje aspak optimale, të dhunshme, me humbje kolosale për kombin tonë, dhe asnjëra prej tyre nuk i siguroi popullit tonë realizimin e aspiratave të tij, lirinë, demokracinë, prosperitetin, bashkimin kombëtar.
Nuk arritëm asnjëherë të kemi një shtet ligjor të mirfilltë gjatë tërë shekullit të egzistencës së tij, që nga shpallja e pavarsisë në Vlorë (1912) e deri më sot. Kemi patur sisteme hibride, semi demokratike, autokratike dhe diktatura, për t’iu kthyer përsëri sot në demokraci gjysmake me tendenca totalitarizmi. S’po ndahemi dot nga mendësia parti-shtet feudal.
Përmbysja është një koncept i ndrimit antagonist, i zëvendësimit të një diktature me një tjetër, e cila hyri në limbazhin politik të revolucionit të Tetorit në Rusinë e 1917-tës. Tek ne u përdor më vonë, në periudhën 1944-45, kur flitej për përmbysje të klasave. Rezultatin e pamë dhe e vuajtëm në kurrizin tonë. Lufta e klasave solli shumë gjak, shumë krime, shumë padrejtësi, shumë varfëri dhe përfundoi në eksodin historik të 1991-93, një hemoragji e cila nuk po ndalon akoma. Kosova shkeli të njëjtën gjurmë, ndoqi të njëjtën rrugë. Kjo s’mund të vazhdojë më, pasi do na boshadiset vendi, do mbetet pa popull, i cili do bredhi nëpër botë si izraelitët për 2000 vjetët e ardhme. Nuk e di a do kemi aftësinë e ҫifutëve për ti rezistuar asimilimit në kurbet, veҫ shoh diasporën e vjetër tashmë të asimiluar në shumë vënde të Europës dhe tokat tona të ripopulluara nga grek dhe sërb. Rreziku që ky proҫes zëvëndësimi apo transformimi popullate të mos ndalet vetëm në Mitrovicë, Kumanovë dhe Korҫë e Labëri, por të penetrojë deri në thellësi të vendit, është real, përditë e pak nga pak në të njëjtën kahje dhe ne jemi bërë dëshimtarët pasiv të tij.
Është e qartë se partitë ekzistente që kanë kapur legjislativin dhe administratën e shtetit nuk mund të na japin asnjë perspektivë. Rotacioni i klaneve nuk sjell kurfarë ndryshimi për popullin, është luftë për pushtet midis kastave të pasuruara illegal. Praktikisht të dy shtetet shqipëtare kanë arritur performancën ta kthejnë vendin tonë të ndarë më dysh, në dy vënde gjysëm koloniale, ekonomikisht dhe politikisht. Janë dy shtete shqipetare të dhunës policore dhe administrative, që aplikojnë një politikë të jashtme servile nënshtruese në arenën ndërkombëtare dhe politikë të brëndëshme totalitare, partiake arogante e bazuar në dhunë. Kjo gjë ka rritur pakënaqësinë popullore deri në kufirin e revoltës. Rreziku i destabilizimit është eminent.
Ekziston një perspektivë tjetër, ajo transformimi demokratik, i cili presupozon riformimin e klasës politike pa dhunë, me rrugën e zgjedhjeve. Kusht për këtë është vendosmëria e popullit për një ndryshim thelbësor të vëndit, nëpërmjet përfaqsimit të tij të drejt në organet legjislative, gjë që mund të sigurohet nga ndërgjegjësimi i tij dhe nga pjesmarrja e intelegjencës, apo shoqërisë civile së pavarur në këtë proҫes. Transformimi demokratik i klasës politike sjell si pasojë:
– pavarësi të legjislativit dhe gjygjsorit, të ekzekutivit nga partitë politike,
– ripopullimi i administratës shtetërore me funksionarë publik të pavarur, apolitik,
– ripërpilimin e kushtetutës, e cila do ta ndaloj proҫesin e rikthimit dhe do të sigurojë një shtet të së drejtës sustenabil.
Imagjinoni sikur në zgjedhjet e ardhëshme (qoftë dhe të parakohëshme) partitë PS-PD-LSI në Tiranë dhe PD-LDK në Prishtinë, të mos marrin dot asnjë vot nga populli, sikur të gjithë votat të shkojnë favor të partive të vogla, qoftë dhe të atyre që sot nuk kanë mundur të hyjnë fare në Kuvend. Automat do kemi një klasë të re politike, e cila deri tani ka qënë e pa angazhuar, të themi observatore të skenës politike dhe e cila nuk do guxojë ta shpërdorojë mandatin e vet, pasi do ketë eksperiencën e përfundimit të partive para ardhëse të tyre. Në fushatën e zgjedhjeve populli dhe shoqëria civile duhet tua kushtëzojnë atyre votën me kërkesat e tij. Legjislativi i rinovuar, duhet të mundësojnë me ligj tërheqjen e mandatit partive para kohe, në rast mos respektimi të programit, mos realizimit të premtimeve të bëra gjatë fushatës, të cilat marrin karakterin e kontratës politike me popullin që e zgjedh. Kur një kontratë nuk zbatohet në afat ajo me ligj anullohet automat.
Pjesëmarrja në vot është gur themeli i demokracisë. Ajo pjesë e popullit që rri indiferente, e cila nuk merrë pjesë aktive në proҫesin e zgjedhjeve, nuk mund të pretendojë më pas që ti plotësohen kërkesat dhe nuk ka pse të ankohet, është pjesa e nënshtruar e popullit, pjesa pa ndërgjegje civile. Ajo nuk përbën një forcë aktive pjesmarrëse, që jep kontributin për të ardhmen e vendit.
Këtu kemi një problem të madh.
Ҫ’hyn BE-ja këtu?
Bukuresht, 17. 12. 2015