PIKTORIT NUK I BËJNË PËRSHTYPJE KRITIKAT E SHQIPTARËVE

PIKTORIT NUK I BËJNË PËRSHTYPJE KRITIKAT E SHQIPTARËVE

Nga Kim Mehmeti, Shkup 30 korrik 2021

Piktori e shijon lirinë e plotë politike, sepse i mungon ndjesia e turpit!

Kryeministri i Shqipërisë, ai e Maqedonisë së Veriut dhe Presidenti i Serbisë janë takuar në Shkup nga ku do e çojnë përpara projektin e tyre të “Minishengenit Ballkanik’, e për të cilin edhe vetë qarqet serbe thonë se është hap i rëndësishëm drejtë realizimit të ‘Botës serbe (lexo: ‘Serbisë së Madhe’).

Dhe përderisa dihet se pa Beogradin, sllavo-maqedonasit ndjehen si fëmija pa nënën që e ka lindur dhe e ka mëkuar, shtrohet pyetja e logjikshme: ç’është ajo që Shqipërinë e bënë më të afërt me Serbinë, se sa me Kosovën?!

Ku ta dish, vëllazëria mes Piktorit dhe Presidentit serb mbase ka të bëjë me hallin e përbashkët që ata dy i bënë të mos e duan e ta kenë frikë BE-në: telashet që kanë me ligjin si dhe, dëshira që shtetet e tyre të mbeten ‘lopë’ të cilat i ushqen i tërë populli, por që i mjelin vetëm ata dy!

Por sidoqoftë, duhet pranuar: Piktori kurrë nuk e ka fshehur se më mirë ndjehet me kolegët e vet sllavë, se sa me ata shqiptarë. Pastaj tek ai qartë shihet një veçori për të cilën mund t’ia kesh edhe zili: atij nuk i bëjnë fare përshtypje kritikat e shqiptarëve dhe e jeton të plotë lirinë e vet politike. Ashtu siç e jetojnë vetëm ata të cilëve u mungon ndjesia e turpit.

Ku ta dish, mbase këto tipare janë ato që atë e bëjnë të duket se i ka të gjitha për ta pëlqyer Presidenti serb dhe thuajse asgjë për ta besuar shqiptarët. Tipare që atë e çojnë të besojë se politika është e kundërta e të vërtetës dhe ndershmërisë.

Por sidoqoftë një gjë duhet pranuar: Piktori vepron kështu sepse ka ende shqiptarë që e duan si të tillë dhe të cilët, nuk e kanë kuptuar se për dallim nga fatkeqësitë natyrore, pas të cilave bota bimore e shtazore ringjallet thuajse siç ka qenë më parë, pas fatkeqësive politike asgjë nuk mund të ribëhet e të ringjallet.

Po pra, në Shkup janë takuar ithtarët e ‘Mini Shengenit Ballkanik’: Aty mungojnë shumë liderë të këtyre hapësirave, mes të cilëve edhe Kryeministri i Kosovës, gjë që siç duket aspak nuk i pengon Piktorit.

Me çka tregon se është si i ardhur nga kohët kur drejtuesit e Shqipërisë, mburreshin kur i puthnin këpucët e ‘mbretërve’ serb, por nuk turpëroheshin kur e pështynin dorën e vëllait të vet shqiptar!

Total
0
Shares
293 comments
  1. Hi! Do you know if they make any plugins to assist with SEO?
    I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but
    I’m not seeing very good gains. If you know of any please share.
    Appreciate it! You can read similar text here: E-commerce

  2. NJË BARI I BJESHKË,S QË CA HERË LUKURIA E UJQVE IA KISHIN PRERË TUFËN E DELEVE, VENDOSI QË KUDRËN TA MBAJË QË TË MGJIZEJ ME UJKUN, GJËJA QË TA PËRFITOJË NJË KËLYSH LLLOJ QENI, MË I FORTË SESA UJKU E DO
    TA HANË EDHE UJKUN, QË TA MBROJË TUFËN E DELEVE NGA LUKURIA E UJQËVE! PORSE I MASHTRUAR, PSE AI KËLYSHI I DOLI MË SHUMË UJK SESA QEN BAGËTISH! DHE, NGA TORISHTA TËBANAVA AI KËLYSH MË SHUMË UJK SESA QEN, DUKE ULURUAR E NDOLLI UJKUN NË TORISHTË TË TËBANAVE DHE, LUKURIA E UJQVE SHFARROSI TERË TUFËN E DELEVE , KUR TË MBRAMIN E PËRPLASI OGIÇIN ME KUMBONË, DËGJOI BARIU NË TËBANA, TERRI I NATËS,
    ÇKA ME PA, LUKURIA E UJQVE KISHTE IKUR NDËRSA AI MË SHUMË UJK SESA QEN BAGËTIE, U LËPINTE I PËRGJAKUR NGA PRERJA E TUFËS DELEVE TË VETA DHE, BARIU I TËRBUAR E PUSHKATOI NË TORISHË A, KUR E VIZITUAN BARITË
    E FSHATIT, AI PO U PËRGJIGJEJ: MORE VËLLAZËR, UNË JAM FAJTOR SEPSE, QENIN MË SHUMË SI UJK SE SA QEN BAGËTISH, QË E MBAJTA ME BUKË DHE KAFSHORET E GOJËS; AI KISH QENË NJË LLOJ UJKU GJAKATAR QË NDOLLI LUKURINË E UJQVE NË TORISHTË TË DELEVE EDHE, MA ÇFARROSI TERË TUFËN E DELEVE; PRANDAJ, JU LUTEMI TË KEMI KUJDES PËR KËSO FARË NGJIZJE TRAGJIKE, PRAGJIKE, KATASTROFALE O, SA KANIBALË, QË NE TA MBAJMË ME KAFSHORE TË GOJËS, TERË ATA PËR HATA, NA I SHFARROSIN TERË GJERË KOPEN E BAGËTIVE ËËËH, PËR TROFEN TË TRADHËTIVE!!. MANI NEW JERSEY USA 18 DHJETOR 2024 12:32PM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura