POLEMIKË ME DREJTUESIT E ISH PKMLSHJ-së, OSMAN OSMANIN DHE ABDULLAH PRAPASHTICËN PËR ZHVILLIMET NË LRSSHJ, NGA SHKURTI 1982 … (3)

Nga arkivi i facebookut, 21 shkurt 2023

POLEMIKË ME DREJTUESIT E ISH PKMLSHJ-së, OSMAN OSMANIN DHE ABDULLAH PRAPASHTICËN PËR ZHVILLIMET NË LRSSHJ, NGA SHKURTI 1982 … (3)

Nga Sheradin Berisha, Prill 2024

Sheradin Berisha

Për Abdullah Prapashticën

NDRYSHIMI I KOMUNIKATËS SË BASHKIMIT!

Nga arkivi i LRSHJ-së (1982)

Letër e Sabri Novosellës dërguar Xhafer Durmishit dhe Osman Osmanit në verën e vitit 1982 (pas bashkimit të OMLK-së në LRSSHJ, më 15 maj 1982…)

Skender – Halim (Xhafer – Osman)

Sot e mora një letër prej Ukës (Xhafer Shatrit). Bashkë me te e mora edhe komunikatën ku në pikën dy të saj shifet se është bërë tradhti ndaj vendimeve të 17 shkurtit 1982. Pasi që komunikatën e atyre vendimeve e kemi në dorë, një kopje të së cilës e keni marrë ju me vedi të shkruar me dorë nga Halimi kurse kopja e origjinalit të shtypur me makinë nga plaku (Bujar Hoxha, diplomati shqiptar) gjindet te ai.

Kjo tradhti ndaj atyre vendimeve pasi e lexova komunikatën mendova se është bërë nga ana e Ukës (Xhafer Shatrit) dhe shokëve të tij. Por Uka shpjegon se ndryshim ka bërë në shprehjen nga organizatë K. (Komuniste) në Parti K. (Komuniste) kurse thotë “por një çështje është e qartë” fjalën e ka te ky emër pasi që edhe se e bën ndryshimin nga organizatë K. (Komuniste) në P.K. (Parti Komuniste) ai shpreh mospëlqimin dhe jep propozim konkret “ma merr mendja se për shumë shkaqe duhet ta formojmë me P. (Parti) Popullore Shqiptare në J. (Jugosllavi). Prandaj konsultohuni e na njofton sa më parë”.

Kjo tregon se Tradhtia e vendimeve të 17 shkurtit nuk është bërë nga Ai (Uka – Xhafer Shatri) por ju (Xhafer Durmishi dhe Osman Osmani) ja keni dërguar komunikatën e ndryshuar ku i keni shkelë vendimet e aprovuara edhe nga ju. Çdo shkelje e atyre vendimeve sidomos nga ne që i kemi pruar dhe i kemi nënshkruar është tradhti që sjell pasoja të rënda.

Nga një anë nga dikush ngulet këmbë dhe bëhen manovrime që gjithsesi të shpallet se jemi duke luftuar për Komunizëm e nga ana tjetër Lek Zogu për çka kemi informata të sigurta, i drejtohet qeverive të botës që të mos u apin azil kosovarëve pasi lufta e tyre është kah bëhet për K.(Komunizëm) të E. H. Këtë e bën me kërkesë të Beogradit me të cilët mban lidhje direkte.

K. H. (Sabri Novosella)

_____

(Letra e Sabri Novosellës për Xhafer Durmishin e Osman Osmanin dërguar pas bashkimit të OMLK-së në LRSSHJ, më 15 majit 1982)

Lexo faksimilin 👇👇👇

***

Sheradin Berisha

DËSHMI LIDHUR ME KOMUNIKATËN E SHPËRDORUAR…

Duke e analizuar letrën e Sabri Novosellës dërguar Xhafer Durmishit dhe Osman Osmanit (në verën e vitit 1982), pastaj letërkëmbimet e Xhafer Shatrit, Sabri Novosellës dhe Xhafer Durmishit… si dhe një shkrim të Sabriut, të botuar në mars 1992, rezulton se, Halimi – Osman Osmani kur ka udhëtuar më 22 shkurt 1982 nga Turqia për në Gjermania (bashkë me Xhafer Durmishin) me vete, me dorëshkrim të tij i ka pasur Dy dokumente:

1. Dokumentin e bashkimit (LNÇKVSHJ – PKMLSHJ në LRSHJ) të 17 shkurt 1982 të arritur në Ankara, dhe

2. Komunikatën e bashkimit, të përpiluar pas tre ditësh (më 20 shkurt 1982) në banesën e Sabriut në Adapazar. Kjo komunikatë është shpërndarë në Kosovë, ndërsa një kopje e saj në dorëshkrim është marrë nga Osman Osmani për t’u shpërndarë edhe në Gjermani dhe kudo në perëndim.

Krerët e PKMLSHJ (Abdullah Prapashtica dhe Osman Osmani) duket që nuk ka lejuar të shpërndahet Komunikata e 20 shkurtit 1982 në Evropë, dhe prandaj nuk është botuar as në ZiK-un e marsit 1982. Sabriu reagon ashpër kundër ndryshimeve që janë bërë në këtë komunikatë. Ai e cilëson si verzion të falsifikuar nga krerët e PKMLSHJ.

***

Në vijim lexoni disa citime të letërkëmbimeve që hedhin dritë në këtë drejtim:

1. Sabri Novosella në një shkrim autorial të publikuar në mars 1992 shkruan: ”Të përpilohet Deklarata Programore me të cilën do të shpallet formimi i LRSHJ-së, të cilën e quajtëm “Komunikatë”.

Të botohet organi i LRSHJ-së, të cilin me propozimin tim e quajtëm “Zëri i Kosovës”, pasi që me këtë emër kishte dalë edhe organi i LNÇKVSHJ-së.

Udhëheqje e LRSHJ-së të jenë dy udhëheqjet e dy organizatave deri në zgjedhjet e rregullta.

Vendimin e nënshkruan pjesëmarrësit:

– Faton Topalli,

– Osman Osmani dhe

– Abdullah Prapashtica (të PMLKSHJ-së) dhe

– Xhafer Durmishi e

– Sabri Novosella të LNÇKVSHJ-së.

“Komunikatën” e përpiluam pas tre ditësh (më 20 shkurt 1982) në banesën time në Adapazar gjashtë anëtarë:

– Abdullah Prapashtica, Osman Osmani e Faton Topalli të ish-PMLKSHJ-së dhe

– Xhafer Durmishi, Sabri Novosella e Abdullah Prekadini të ish LNÇKVSHJ-së.

“Komunikata” u nënshkrua: Lëvizja për Republikën Shqiptare në JugosIlavi.

“Komunikata” u shtyp në tri kopje dhe u muar vendim që së pari të njoftohen me të shokët në Kosovë dhe atje të shpërndahej para se të shpërndahet jashtë.

Kjo “Komunikatë” për herë të parë u shpërnda jashtë atdheut, e botuar në numrin e parë të “Zërit të Kosovës” – organ i LRSHJ-së.”

(Burimi: Sabri Novosella, mars 1992)

– Në fakt kjo Komunikatë është planifikuar për t’u botuar në ZiK-un e marsit 1982 dhe e njejta të shpërndahet në demonstratën e 3 prillit 1982, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur!

***

2. Sabri Novosella në një letër dërguar KVG për Europën Perëndimore, shkruan: “U njoftuam që Organin (ZK të marsit 1982 – shënimi im) e pasket dorëzuar në shtyp, mirë qenka bërë. Në shtojcën që e pasket vendosur ta botoni Komunikatën mirë është edhe kjo.” (Sabri Novosella letër për Komitetin Vëllezërit Gërvalla – KVG, mars 1982)”

– Citati i mësipërm vërteton se ka qenë në plan shpërndarja e Komunikatës së 17, gjegjësisht 20 shkurtit 1982 (i përpiluar në shtëpinë e Sabri Novosellës në Adapazar), si shtojcë e ZiK-ut të muajit mars 1982.,

***

3. Xhafer Durmishi në një letër dërguar Sabri Novosellës shkruan: “Komunikatën dhe adresat i mora nga sekretari (Halimi) më 2/5-1982 dhe ishin të çelura. Tash nuk e di si thua për atë komunikatë. Çelja e tyre është një punë e keqe.” (Xhafer Durmishi letër për Sabri Novosellën, maj 1982)

***

4. Xhafer Shatri në një letër dërguar Xhafer Durmishit dhe Osman Osmanit shkruan: “Komentin e lash më të shkurtë sepse ma mori mendja që të jetë më shumë si thirrje për mobilizim, ndërsa për qëllimin e Lëvizjes do të jetë e mjaftueshme komunikata. Këto që të dyja i kam shkruar si në emër të KQ për shkak të efektit që do ta kenë. Në komunikatë, siç e patë i kam bërë disa gdhendje e plotësime të cilat s’e kanë dëmtuar aspak esencën e saj të mëparshme. Për “Prijësen ideore” që flitet më duket e gjymtë shprehja Organizata komuniste, sepse ne duhet ta formojmë P. (partinë-shën im) të cilën më duket se është më së miri ta emërtojmë P. (Partia) e Popullit, apo popullore. Ky do të ishte vërtetë një emër origjinal, ndërsa përmbajtjen do t’i pasuronim ne me punë revolucionare e ide m-l. (marksiste – leniniste – shën im). Për këtë i kam shkruar edhe Kamberit (Sabri Novosellës).” (Xhafer Shatri letër për Xhafer Durmishin e Osman Osmanin, pas 16 majit 1982)

***

5. Ndërkaq Xhafer Shatri në emër të redaksisë së ZiK-ut shkruan: “Kur ka ardhur te botimi i komunikatës, përfaqësuesi i ish-OMLK-së (Xhafer Shatri) ka insistuar që ajo të përpunohet pak, por në esencë të mbetet e njëjta, dhe i ka bërë ndonjë plotësim, ashtu siç qe vendosur, dhe e ka dërguar në botim, mirëpo përfaqësuesi i ish-PK (Halimi – Osman Osmani) … ka insistuar që në komunikatë të futet pasusi se prijëse ideore e Lëvizjes do të jetë Partia Komuniste, gjë që në fillim tingëllonte fare padajllëzisht… Njeriu kur të bashkohet me dikend të luftoj për të njëjtin qëllim aty s’ka asnjë vend dyshimi, dhe thënë të drejtën sikur të mos ishte përfaqësuesi i LN…(Sabri Novosella) kjo do të bëhej, mirëpo ai duke i njohur mirë ua hetoi qëllimin, dhe kuptohet doli komunikata që thotë se LRSH është një organizatë unike e operative… U zgjodhën organet e përkohshme udhëheqëse, por në mbledhjet e tyre mungonte përf. i PK… ai insistonte rregullisht që të flasim vetëm në katër sy… Fillimi si çdo fillim nuk na mundësonte takime të shpeshta nisëm të letërkëmbejmë. Shoku i PK nuk përgjigjej në letra, më vonë njëri prej tyre shtroi në një letër të gjatë propozime të shumta që dukeshin të papranueshme, ndër të tjera insistonte të formohen organizata të brendshme si Fronti demokratik, organizata e gruas, e pionierëve etj. gjë që për realitetin kosovar kjo është e pamundur: në një shtet totalitar të tipit më fashist t’i shkapërderdhësh njerëzit kjo është vetëvrasje.” (Redaksia e ZiK, Xhafer Shatri; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 208-212).

***

EDHE NJË DËSHMI PËR KOMUNIKATËN E SHPËRDORUAR…

Nuhi Sylejmani (Luani) në letrën e shkruar (së bashku me drejtuesit e Partisë (Abdullah Prapashtica dhe Osman Osmani) më datë 8 shkurt 1984 dërguar Mërgimit (Sabri Novosellës) shkruan: “Unë nga ti kërkova Dokumentin e Bashkimit që i përmban vendimet e 17.02.1982 (i cili asht shkrue në a – 4) i cili ësht nënshkruer nga pjesmarrsit e mbledhjes së bashkimit e i cili gjendët te ti. Pra, unë nuk e kërkova Proceverbalin e mbledhjes sepse e dij që ate nuk e ke. Mbi Komunikatën e parë 19.2.1982 e cila u diktua nga Dokumenti i Bashkimit dhe nga pjesmarrsit e të cilën e shkrujti Nexhati (Osman Osmani), esht në rregull, më që kjo Komunikat ësht e nënshkruer me emen të Levizjes e jo me “KQ” të rrejshem.

Komunikata e dyt e cila u bë pas bashkimit të OMLK në LRSSHJ (më 15 maj 1992 – shënimi im) i kishte vendimet e bashkimit në rregull – me ndryshime të pjesrishëme, por ishte e nënshkruer me nji “KQ” të rrejshem, andaj kjo komunikat asht e falsifikuar. Dikush u orvat që të thirret në emen të kësaj komunikate të falsifikuar për ti paraqitur të pavlefshëme vendimet e 17.2.1982, edhe pse dihet se komuniktatat ishin informata mbi bashkimin në LRSSHJ.”

(Burimi: Luani (Nuhi Sylejmani) letër (me 6 faqe) për Mërgimin (S.M.N – Sabri Novosellën) dërguar më 8.02.1984, faqe 3)

_______

Nga arkivi i LRSHJ-së: Lexoni citimin letrës (faqe 3) të kornizuar me ngjyrë të kuqe 👇👇👇

***

Sheradin Berisha

Të nderuar Osman Osmani, Abdullah Prapashtica dhe Nuhi Sylejmani

Më 24 prill KVG për Europën Perëndimore ka organizuar demonstratën e dytë, për herë të parë në Vjenë të Austrisë, përkundër problemeve që dolën gjatë procedurës për marrjen e lejes nga autoritetet austriake! Kjo është një histori në vete…

Më 14/15 maj 1982, përfaqësuesit e bashkimit të 17 shkurtit 1982 në LRSHJ, dhe anëtarët e KVG-së (së 26 shkurtit 1982), Xhafer Durmishi dhe Osman Osmani në Biel-Bienne të Zvicrës (në banesën e Hasan Malës) arritën marrëveshjen me dy përfaqësuesit e OMLK-së, Xhafer Shatrin dhe Hasan Malajn për bashkimin e kësaj Organizatës në LRSHJ.

Pas këtij bashkimi në emër të Komitetit Qëndror (KQ) të LRSHJ-së (jo LRSSHJ) u përpilua një Komunikatë, e cila u publikua në Organin e LRSHJ-së, “Zëri i Kosovës, Nr.1, qershor 1982.

Kjo Komunikatë bashkë me Kushtrimin për organizimin e demonstratës në Bern (më 26 qershor 1982) u shpërndanë tek mërgimtarët tanë. Nga Shtutgarti për në kryeqytetin zviceran, Bernb – anëtarët e KVG të LRSHJ kanë udhëtuar në mënyrë të organizuar me autobus dhe makina private… Në arkivin e pashtrikut ekziston lista e veprimtarëve që udhëtuan me autobus dhe morën pjesë në demonstratën e Bernit.

_______

Ilustrim nga arkivi i pashtrikut: Komunikata e 15 majit 1982 e lëshuar nga KQ i LRSHJ-së (jo LRSSHJ), dhe Kushtrimi për demonstratën e 26 qershorit në Bern…

***

Sheradin Berisha

Të nderuar Osman Osmani, Abdullah Prapashtica dhe Nuhi Sylejmani

Në qershor 1982 anëtarët e redaksisë në krye me Xhafer Durmishin (kryetar i KVG për Europën Perëndimore), u angazhuan intenzivisht për përgatitjen dhe botimin e gazetës “Zëri i Kosovës”. Ky ishte numri 1 i ZiK-ut që doli si organ i LRSHJ-së. Në faqen e parë (në ballinë) u hoq simboli historik kombëtar: penda dhe pushka, ndërsa u vu stema me shqiponjën në mes dhe simbolet ideologjike marksiste – leniniste, ylli me drapër e çekan, dhe mbi të gjitha me arsyetimin e çuditshëm të Osman Osmanit u largua citati i Jusuf Gërvallës: “Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën. Dhe s’do të ketë forcë që të na ndalë në rrugën tonë të ndritshme.”

—-

Ilustrim dëshmues: Ballina e ZiK-ut nr.3, mars 1982 organ i LNÇKVSHJ dhe ballina e ZiK-ut nr. 1, qershor 1982, organ i Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi. Në ballinën e Zërit vihet edhe fjala “Socialiste” ndonëse në marrëveshjen e 15 majit 1982, por, as në marrëveshjen e 17 shkurtit 1982 nuk ekziston në emërtim fjala “Socialiste”, por vetëm si: Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi – LRSHJ!

***

Abdullah Prapashtica

Sheradin Berisha NESE E I KE LEXUA MIRE VENDIEMT E BASHKIMIT, ATY E KE PA SE KERKESA PER REPUBLIKE ESHTE E SHTRUAR BRENDA RSFJ, DHE BREND RSFJ NUK KA PAS MUNDESI ME U KRIJUA NDODNJIË “REPUBLIEK ISLAMIKE APO FASHISTE” ETJ.! KJO KA NDODHUR QË BEOGRADIT MOS ME I LANË AS NJË MUNDESI QE TË NA AUKZON PËR DIÇKA TË TILLË!

***

Osman Osmani

Sheradin Berisha i nderuar, edhe asokohe bindja dhe percaktimi yne (ish PKMLSHJ) ka qene i qarte. Per nje republike ne kuader te RSFJ nuk do te vdesim….

Nese krijimi i republikes nuk arrihet paqesisht e me metoda te presionit politik (protesta, greva e demonstrata) dhe neve shqiptarve na duhet qe bejme lufte te armatosur, atehere ashtu sikur edhe e kemi thene ne programit tone, ne nje rast te tille ne do te luftojme per bashkim me shtetin ame – Shqiperine. Ky ka qene edhe arsyetimi per kerkesen time, qe ne „Zerin e Kosoves“ tanime si organ i Levizjes per Republike Shqiptare ne Jugosllavi, te largohet penda e pushka dhe citati ne fjale i Jusuf Gervalles, e jo ndonje arsye tjeter apo qellim tjeter, qe perpiqet te ma mvesh Xhaferi ne shkrimet e veta apo edhe ne librin e tyre (të Sabriut e Xhaferit), te botuar ne emer te Fahredin Tafallarit.

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica i kam lexuar e rilexuar shumë herë (Dokumentin e bashkimit të 17 shkurtit dhe Komunikatën e 15 majit 1982). Në vendimet e bashkimit të 17 shkurtit dhe 15 majit 1982 saktësohet si Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ), jo Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ). Megjithatë nuk është diçka jonormale për kohën dhe rrethanat që është shtruar emërtimi Socialiste. Ti thua kërkesën për republikë e kemi shtruar brenda RSFJ! Por, ka diçka që nuk shkon në këtë emërtim.

Në RSFJ, sipas kushtetutave republikane nuk kanë ekzistuar republikat me emërtimin Republika Socialiste serbe apo e serbëve, kroate apo e kroatëve, sllovene apo e sllovenëve malazeze apo e malazezëve… Por ekzistonin si: Republika Socialiste e Serbisë, Kroacisë etj. Dhe në këtë kuadër meqë kërkesa për republikë është shtruar brenda kushtetutës së RSFJ-së atëhere emërtimi i saktë kushtetues kishte me qenë Republika Socialiste e Kosovës!

Ndërkaq emërtimi si Republika Socialiste Shqiptare apo e Shqiptarëve në Jugosllavi përfshinë Kosovën (me këta kufij aktual) dhe viset tjera shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi!

Për më tepër grupimi juaj i LRSSHJ-së nga marsi 1983 ka pas një organizim të brendshëm sindikal, të rinisë, grave etj., identike ashtu sikurse i kishin republikat tjera në Jugosllavi, dhe si prijëse e të gjitha këtyre organizatave bazë, kishit Partinë Komuniste të Kosovës (PKK).

Është i kundërthënshëm emërtimi Lëvizja për Republikën Socialiste të Shqiptarëve në Jugosllavi me Partinë Komuniste të Kosovës si avangardë.

A të duket edhe ty kështu?

***

Osman Osmani

Ky koment do të mund të sherbente edhe si nje nxitje e nje debati aktual permbajtesor e konstruktiv për shtetet – kombe. Duke marrë për bazë shembullin e shtetit të Kosovës, si shtet multietnik dhe i qytetarëve, apo sikur janë shumica e shteeteve të botës si Republikë e shqiptarëvë (shumicë dërmuese) dhe të tjerëve (disa minoriteteve etnike), e që do do të duhej zhvilluar me kohë si debat e shqyrtim publik nga subjektet dhe ekspertët e profesionistët, bile me rastin e shpalles së pavarësisë me 17 shkurt 2008?! Ata që kanë propozuar ndërrimin e emrit të LR(S)SHJ në LPRK me 1985, pra nga emertimi kombëtar në atë gjeografik, shpresojë të kenë shpjegime e argumete të kuptueshme. Ne rrethanat atëhershme zhvillimi idebatit dhe shqyrtimit publik ka qenë i pamundur, por një debat e shqyrtim i brendshëm nuk është zhvilluar as në kuadër (të pjesëve të ndryshme) të Lëvizjes së atëhershme me rastin e ndryshimit të emërtimit.

***

Sheradin Berisha

Osman Osmani, për mendimin tim emërtimet LPRK dhe LRSSHJ ishin më shumë emërtime ideologjike, se sa shtetërore apo kombëtare. Më shumë kishte kombëtare dhe gjeografikisht që përfshinte qartë etnikumin shqiptar ishte emërtimi Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës me Viset Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ).

Tani interpretimet s’kanë fund, por e vërteta ishte se ne ishim të pushtuar dhe emërtimet ideologjike i kanë dhënë një kornizë tjetër synimit që kishim!

***

Abdullah Prapashtica

Sheradin Berisha Bazë krijimit të Repubilakve në ish RSFJ ka qenë zgjedhja e Çështjeve të pavarëisë e barazisë Nacionale të popujve konstituiv të Fderates, të cilët para LDB kan jetuar nën sundiminn hegjemonist serb. Por, ky parim është respektuar vetëm për popuujt sllav. Populli Shqiptar i Kosovës së tërsishme ka pas Statusin Politik të “Pakicës Nacionale” edhe pse edhe për kah hapësira territoriale etnike edhe për kah numri i pjesëtarëve te Popullit Shqiptar ai ze vendin e 3 në isht RSFJ, andaj ne në PKMLSHJ kemi vepruar që kjo padrejtesi të korrigjohet. Hapi i par në ketë drejtim ka qen krijimi PKMLSHJ për të siguruar se pari pavarësien politike nga LK e Serbisë! Nocioni Gjeografi i Kosovës është bere pjes e e Identetit te Popuillit Shqiptar ne RSFJ sepse bota e ka njohur kete çështhjej si “Çështja e Kosovës”! Pra, kur flasim per Kosoven flasim per te gjitha pjeset e Popullit Shqipta rte ndare mes 3 republikave jugosllave! Ne Vendimet e Bashkimit thuhet Republika e Kosoves do te jete e organizuar njësoj si Republikat tjera ne RSFJ! Pra, me tera Organizatat, prej PKK e deri te Organizata e Pionierve! Natyrisht se PKMLSHJ me programin e vet ka vua shenjë barazie mes luftës për çlirim kombëtar dhe çlirim klasor, sepse është nisur nga parimi se marrja e pushteti nga sudnimi i huaj tiranik dhe dorzim i pushtetit në duar të tiranisë që flet ship, nuk eshte çlrimm i vertetë!

***

Sheradin Berisha

THEMELIMI I LRSSHJ-së DHE PRISJA IDEORE – PKK NË PLATFORMËN POLITIKE TË ISH PKMLSHJ-së

Të nderuar Abdullah Prapashtica e Osman Osmani

Më 14 Mars 1983 në Gärtringen (afër Shtugartit) u mbajt Kuvendi themelues i Organizatës Sindikale (OS) të Bashkimit të Punëtorëve të Kosovës (BPK) në kuadër të LRSSHJ-së grupimi i Abdullah Prapashticës. Më 31 mars 1983 u botua “Platforma politike, Programi dhe Statuti i OS të BPK’së – LRSSHJ’së” dhe ideatori i kësaj platforme ishte Abdullah Prapashtica.

***

Në faqen 11 të Platformës politike të Organizatës Sindikale (OS) të Bashkimit të Punëtorëve të Kosovës (BPK) lidhur me themelimin e Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ) në shkurt të vitit 1982 thuhet (citoi): “në vitin 1982 me iniciativën e KQ të Partisë Komuniste Marksiste – Leniniste Shqiptare në Jugosllavi (PKMLSHJ) në unitet të plotë mendimesh erdhi gjer tek bashkimi i Partisë dhe organizatave të Lëvizjes për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në Lëvizjen për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ)”.

Pyetja ime: a është fjala këtu për bashkimin e PKMLSHJ-së dhe LNÇKVSHJ në LRSHJ, më 17 shkurt 1982 në Turqi dhe bashkimi i OMLK-së në LRSHJ më 15 maj 1982 në Biel – Biene të Zvicrës?

***

Ndërkaq në faqen 23 të Platformës politike të OS të BPK-së përcaktohet prirja ideore dhe lloji i luftës kundër forcave reaksionare.

Aty thuhet (citoi): “OS e BPK me prirjen ideore të PKK (Partisë Komuniste të Kosovës) dhe nën udhëheqjen e LRSSHJ do të zhvilloi luftë klasore e politike kundër të gjitha forcave që i vihen në rrugën drejtë këtij qëllimi”.

PKK-ja mbi të gjitha!

__________

Ilustrimi nga arkivi i pashtrikut:

Kopertina e “Platformës politike, Programit dhe Statutit të OS të BPK’së, dhe faqet 11 e 23 të kësaj platforme politike.

***

Abdullah Prapashtica

Sheradin Berisha Duhet me pas parsysh se çdo gjë që ësht shkruar në atë kohë ka qenë në përputhje me Vendimet e Bashkimit te 17 shkurtit 1982 dhe ne vizion te Organizimit të brendshëm të Republikës të Kosovës. Por, në momentin kur Jugosllavia kategorikisht e ka refuzua realizimin e kërkesës për Republikën e Kosovës edhe LPK i ka ndryshuar qendrimet e te veta në perputheje me Fazën e Tretë të Kryengritjes së Armatosur për ndarje nga Jugosllavia dhe për Çlirim e për Bashkim Kombëtar!

***

Sheradin Berisha

NË DOKUMENTET BAZIKE TË BASHKIMIT: LRSSHJ apo LRSHJ?!

I nderuari Abdullah Prapashtica

Bazuar në dokumentet arkivore të LRSHJ-së nuk më rezulton se “çdo gjë që është shkruar në atë kohë ka qenë në përputhje me Vendimet e Bashkimit te 17 shkurtit 1982”.

Pa u futur në thellësinë e dokumenteve të shumta bazike të LRSHJ-së, ashtu siç e theksova më lartë, në faqen 11 të Platformës politike të Organizatës Sindikale të Bashkimit të Punëtorëve të Kosovës, e botuar më 31 mars 1983 (mbi 13 muaj pas marrëveshjeve së 17 shkurtit 1982 në Turqi dhe mbi 10 muaj pas marrëveshjes së 15 majit 1982 në Zvicër) lidhur me themelimin e Lëvizjes për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ) më 17 shkurt të vitit 1982, thuhet (citoi): “në vitin 1982 me iniciativën e KQ të Partisë Komuniste Marksiste – Leniniste Shqiptare në Jugosllavi (PKMLSHJ) në unitet të plotë mendimesh erdhi gjer tek bashkimi i Partisë dhe organizatave të Lëvizjes për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në Lëvizjen për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ)”.

E para: në këtë platformë politike të LRSSHJ-së së ish PKMLSHJ-së, kryefjala e çështjeve ideopolitike, që do të thotë AVANGARDË e Frontit Demokratik të Kosovës (FDK), e Klasës puntore në BPK, e gruas punëtore në BPK, e fëmijëve të punëtorëve në BPK, e sigurisë në BPK, e mbrojtjes në BPK, e ekonomisë në BPK, dhe jo vetëm, ishte PARTIA KOMUNISTE E KOSOVËS (PKK), ashtu siç ishte në vitet 1985 – 1990, Organizata Marksiste – Leniniste e Kosovës AVANGARDË e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (me adresë dhe pa adresë).

E dyta: citati i faqes 11 nuk i përgjigjet saktësisht emërtimit të subjekteve politike që morën pjesë në arritjen e marrëveshjeve për bashkimin e 17 shkurtit dhe 15 majit 1982.

Dhe e treta: në pasuesin e cituar të faqes 11, Partia (PKMLSHJ) dhe “organizatat e Lëvizjes për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë” (më 17 shkurt dhe 15 maj 1982) nuk e themeluan “Lëvizjen për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ)”, por saktësisht themeluan Lëvizjen me emërtimin “Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ).

Këtë gjë e faktojnë: dokumenti i bashkimit të 17 shkurtit 1982 (LNÇKVSHJ + PKMLSHJ = LRSHJ) dhe Komunikata e bashkimit të 15 majit 1982 (LRSHJ + OMLK).

***

Në vijim ju sjellë si dëshmi preambulat e dokumentit të 17 shkurtit 1982 dhe 15 majit 1982:

D O K U M ENT (17.02.1982)

Nga mbledhja e përbashkët në nivel të përfaqësuesve të KQ të LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ

Në orën 21.10 të datës 17 shkurt 1982 (në Ankara – vërejtja ime) filluan bisedimet për bashkimin e organizatave motra, LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ, gjegjësisht për shkrirjen e këtyre dy organizatave në një të vetme.

Organizatën e LNÇKVSHJ e përfaqësojnë anëtarët e KQ Mërgimi (Sabri Novosella – shb) dhe Shpendi (Xhafer Durmishi – shb).

Organizatën e PKMLSHJ e përfaqësojnë Kushtrimi (Abdullah Prapashtica – shb) dhe Halimi (Osman Osmani – shb), anëtar të KQ. Në këtë mbledhje merr pjesë edhe anëtari i KQ të PKMLSHJ Qemajli (Faton Topalli – shb) si përcjellës i këtyre bisedimeve.

Pas afër tre muajsh bisedime dualëm me propozime konkrete.

Përfaqësuesi i PKMLSHJ Halimi doli me këtë propozim; të bëhet shkrirja e dy organizatave në një të vetme me emrin ”LËVIZJA PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI” (LRSHJ).

***

KOMUNIKATË (15.05.1982)

“Përfaqësuesit e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ) dhe të Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste në Jugosllavi (PKMLSHJ) u mblodhën më 17 shkurt 1982 dhe zhvilluan bisedimet përfundimtare për bashkimin e këtyre dy organizatave në një të vetme. Pas arritjes së bashkimit u vendos që organizatat të organizohen në Lëvizjen për Republikën Shqiptare në Jugosllavi.

Në ndërkohë bisedimet u zhvilluan edhe me përfaqësuesit e Organizatës Marksiste – Leniniste të Kosovës (OMLK) me të cilët bisedimet përfunduan më 15 maj 1982.

Me një shkallë të lartë të unitetit të mendimit, përfaqësuesit e tri organizatave në mes tjerash morën këto vendime e qëndrime:

1. Që organizata e re të pagëzohet ”Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ).”

__________

Ilustrimi: Preambulat e dy dëshmive të bashkimit më 17 shkurt e 15 maj 1982

VIJON …

© Pashtriku.org

______________________________

Nga arkivi i facebookut, 21 shkurt 2023

POLEMIKË ME DREJTUESIT E ISH PKMLSHJ-së, OSMAN OSMANIN DHE ABDULLAH PRAPASHTICËN PËR ZHVILLIMET NË LRSSHJ, NGA SHKURTI 1982 … (4)

Nga Sheradin Berisha, Prill 2024

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura