PRANVERA E PËRGJAKSHME REZISTUESE E VITEVE 1981- 1989
Gjaku i dëshmorëve të kombit na thërret për bashkim kombëtar!
Demonstrata e rinisë studentore dhe popullit shqiptar për Republikën e Kosovës ishin një tronditje e fuqishme për themelet e shtetit jugosllav. Gjaku i derdhur në to ishte një themel i fuqishëm në kalanë e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, me porosinë që ne shqiptarët të angazhohemi pandërprerë për bashkimin kombëtar, e drejtë kjo që nuk mund të kontestohet ngase argumentet tona janë më të fuqishme se pretendimet aneksioniste të Serbisë pro-fashiste dhe armiqëve tjerë të popullit shqiptar.
Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit në përvjetorin e demonstratave të përgjakshme dhe rezistuese të viteve 1981 dhe 1989 përkujton me pietet dëshmorët e kombit Ismet Krasniqi, Vetim Shala, Sevdat Xhafolli, Mustaf Veselaj, Shukrije Obërtinca, Asllan Pireva, Naser Hajrizi, Xhelal Maliqi, si dhe dhjetëra të rinj të tjerë shqiptarë në përvjetorin e rënies së tyre heroike në fushën e nderit në Prishtinë dhe në vende tjera të Kosovës në ballafaqimin e drejtpërdrejtë me milicinë antishqiptare serbo-jugosllave.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit, gjaku i të cilëve na obligon për unitet dhe bashkim kombëtar.
Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (ShFHDK)
Naim Zhitia, kryetar