ARRESTIMI DHE LARGIMI I AKTIVISTIT TË VETËVENDOSJES – ARBËR ZAIMI – NGA KOSOVA!

Pashtriku.org, 26. 03. 2016: Të nderuar përfaqësues të medieve dhe shoqërisë, në Kosovë dhe Shqipëri, Më poshtë, kemi paraqitur shkeljet që janë bërë me rastin e arrestimit dhe urdhrit për largimin nga Kosova, të aktivistit të VETËVENDOSJE!-s, shtetas i Shqipërisë, Arbër Zaimi.

Bashkëngjitur i keni dokumentet që aktivistit Arbër Zaimi iu dha vetëm disa orë pasi u arrestua nga Policia e Kosovës. Siç mund të shihet, dokumentet nuk kanë as numër protokolli as sqarime se ku mbështetet urdhri për largimin e tij nga Kosova. Arbër Zaimit iu tha se kishte kaluar afatin për 5 ditë nga koha e lejuar e qëndrimit në Kosovë edhe pse Policia nuk ishte në gjendje ta dëshmonte këtë sepse nuk kishte të dhëna të sakta nga kufiri.

Arbër Zaimi, aktivist i VETËVENDOSJE!-s

Për orë të tëra policia u përpoq që të gjej, siç i quajnë ata “lëndë”, për vepra penale, por nuk gjetën asgjë.

Dokumentet që po ua dërgojmë përmes këtij e-maili, iu dhanë Arbër Zaimit vetëm pas shumë orësh telefonata të ndryshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Njëjtë si edhe aktivistit tjetër nga Republika e Shqipërisë, Boiken Abazit, nuk iu dha mundësia që të njoftonin dhe të kishin prezent Autoritetet e Republikës së Shqipërisë dhe as avokatin e tij. Ambasada e Republikës së Shqipërisë sërish nuk ishte e njoftuar as para, as pas arrestimit dhe as pas dhënies së vendimit.

Vetëm pasi u njoftuan nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, autoritetet e Ambasadës patën mundësi që të kërkojnë të dhënat nga Policia e Kosovës.

Ky është rasti i dytë i paprecedent sa u takon marrëdhënieve Kosovë – Shqipëri dhe sa i takon represionit të pashembullt ndaj Opozitës në Kosovë.

Populli i Kosovës nuk e dëshiron këtë që po ndodhë dhe ky është ekskluzivisht rezultat i politikës anti-kombëtare dhe jo-demokratike të qeverisë LDK-PDK-Srpska.

Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon që urgjentisht të ndalen përndjekjet e tilla që për më tepër po bëhen pa asnjë bazë ligjore dhe në shkelje të të drejtave elementare të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Prishtinë, 25 mars 2016

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura