PRESIONI I JASHTËM DHE I BRENDSHËM PËR THEMELIMIN E ZAJEDNICËS …!

PRESIONI I JASHTËM DHE I BRENDSHËM PËR THEMELIMIN E ZAJEDNICËS MUND TA RRËZOI EDHE QEVERINË E 14 SHKURTIT!

Nga Sheradin Berisha – më 24 janar 2021

Shumëherë kam shkruar se Kushtetuta e Ahtisarit dhe sistemi aktual zgjedhor janë gjeneratorët kryesor të krizave qeveritare dhe jo vetëm. Dhe se pa ndryshimin e tyre s’do të kemi stabilitet institucional, përkundrazi do të kemi vazhdimisht riciklim të krizave në këtë drejtim! 14 shkurti do të sjellë krizën e radhës, për shkak të Kushtetutës (lexo: Pakos së Ahtisarit) dhe presionit të vazhdueshëm nga jashtë (miqtë tanë) dhe nga faktorët e brendshëm për negociata të reja me Serbinë (e mbi të gjitha) për themelimin e Zajednicës, kishave dhe manastireve sebe si zona të veçanta eksterritoriale dhe jo vetëm. Negociatat në këtë drejtim me Serbinë mund ta rrëzojnë edhe Qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Uroj që ky gjykim imi paraprak të dalë jo i sakt!

***

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe (Zajednica) është projekt politik i dizajnuar në Pakon e Ahtisarit, e cila në maj 2008 u shndërua në kushtetutë. Ky projekt i rrezikshëm për integritetin e brendshëm dhe sovranitetin e jashtëm të Kosovës, vazhdimisht është kundërshtuar, edhe me gazë lotsjellës në kuvend!

***

Në mars 2018 kam publikuar një porosi të ish presidenti kroat, Stipe Mesiç (për politikanët tanë), lidhur me rrezikun e planit serb për coptimin e Kosovës – përmes Zajednicës.

Lexoni në vijim;

Nga arkivi, më 25 mars 2018:

Një porosi për politikanët e Kosovës!

STIPE MESIҪ: ‘GAZI LOTSJELLËS ËSHTË MË PAK I RREZIKSHËM SESA PLANET SERBE PËR COPËTIMIN E KOSOVËS!

Nga Sheradin Berisha

Pashtriku, 26 mars 2018: Sfida e radhës është themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (ZAJEDNICA).

Ish’presidenti kroat, Stipe Mesiç, lidhur me këtë çështje ka thënë:

“Opozita kosovare ka përdorur gaz lotsjellës. Unë iu them se Ai është më pak i RREZIKSHËM se sa PROJEKTET E PLANET SERBE për COPËTIMIN e Kosovës. Një bombolë GAZI është e pakëndshme për dikë apo disa individë, e projektet serbe sikurse ASOCIACIONI i Komunave Serbe, janë RREZIK për një popull të tërë!”

Tashmë kupa është mbushur me ratifikimin e marrëveshjes  për kufirin me Malin e Zi, (nga Kuvendi i Kosovës, më 21 mars 2018), ndërsa me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (Zajednicës), kjo kupë mund të derdhet!

***

 ____________________

Nga arkivi, më 25 mars 2018

Një porosi për politikanët e Kosovës!

STIPE MESIҪ: ‘GAZI LOTSJELLËS ËSHTË MË PAK I RREZIKSHËM SESA PLANET SERBE PËR COPËTIMIN E KOSOVËS! Nga Sheradin Berisha

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10211550581016543&id=1125324528

Total
0
Shares
1 comment
  1. FEMIJË E ZOGJ

    DIMËR ACARIE FËFRFËLLIZË
    NGRICA NGRINI AKULLNAJA
    RIMËR GACARIE GËRGËLLIZË
    GRIMCA PRINI SHAKULLAJA;
    KANARINË ZOGUT TË BUKUR
    TRANDALINË LOGU STRUKUR.

    PIKA E DIMËRIT O, PËR VIZITË
    TEK DRITARJA HUMANITARE
    FRIKA E KRIMIT TEK BEZDITË
    TEK PRIMARJA PUNA MBARË;
    LOG PINJOLLI SHTEGVËRRISË
    ZOG I TROLLIT ZËR SHTËPISË.

    NËNA SHTRONTE O, TRYEZËN
    LËNG ME BUKËN KOLLOMOQE
    KRENA SHTONTE MELMEZËN
    DENGË SUKËQEL ROLLOPOQE;
    MË THËRRMIA QË TEPRONTË
    NDËR VËRRIA O LIGJËRONTË.

    MË CICËRIMA OU, KANARINA
    DUKE OUH, NA FALËNDERUAR
    MË LIGJËRIMA O TRANDALINA
    DUKE OUH, NA PRANDVERUAR;
    E USHQENIM ORE KANARINËN
    E KURSENIM O, TRANDALINËN.

    NGRICA BORA FRISHKËLLIMA
    NGRINË ÇDO QENJË T’GJALLË
    SHPICA HORRA RISHKËLLIMA
    PRINË ÇDO RRENJË T’RRALLË;
    NE, STREHONIM KANARINËN
    QË KRENONIM TRANDALINËN.

    KANARINË OJ TI, MIKJA E IME
    BABA E NËNA Q’NA RINGRITËN
    TRANDALINË OJ, PIKJA TRIME
    SHKABE GJENË NGA RILINDËN;
    VËRRILOGJE SHKRIPKAVËRRIA
    FËMIJË E ZOGJ O, SHQIPTARIA!.

    MANI, KAROLINA E VERIUT USA
    MËRGATA AMERIKO SHQIPTARE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura