PROF.DR: ABDULLA MEHMETI: PROF. DR. FADIL SULEJMANI – REKTORI I PARË I UNIVERSITETIT TË TETOVËS

Tetovë, 18. 12. 2016: (Më 17 dhjetor 2016, në 22 vjetorin e fillimit të punës së Universitetit të Tetovës) – Disa profesorë, studiues, gazetarë, dashamirë të arsimit dhe miq të Universitetit të Tetovës edhe më tej vazhdojnë ta përkujtojnë dhe nderojnë kontributin e prof. dr. Fadil Sulejmanit, përkrah funksionit të tij, rektor i parë i Universitetit të Tetovës, duke ia veshur edhe epitetin e themeluesit të këtij Universiteti, pa qenë të vetëdijshëm se me këtë nuk i bëjnë nder personalitetit të tij, as Universitetit të Tetovës dhe arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Maqedoni.
Populli shqiptar në Maqedoni nuk ka qenë kurrë dhe as do të jetë ndonjëherë popull privat. Universiteti i Tetovës nuk është iniciuar, nuk është themeluar dhe nuk është ngritur si iniciativë private dhe institucion privat, aq më pak nga një person i vetëm. Më së paku këtë e ka pretenduar profesor Fadil Sulejmani!
Populli shqiptarë në Maqedoni ka ditur përherë përgjatë historisë ta gjejë rrugën e vet të lirisë dhe përparimit përmes lëvizjeve progresive, me forca të përbashkëta intelektuale të kohës, jo mbështetur vetëm në një individ të caktuar.

Deri më sot, është dëshmuar me shumë dëshmi, dokumente dhe argumente se Universiteti i Tetovës është themeluar nga Kuvendi për themelimin e Universitetit të Tetovës, i mbajtur më 4 qershor 1994, në sallën solemne të Kuvendit komunal të Tetovës (institucion i pushtetit vendor), me pjesëmarrje dhe përkrahje të kuvendeve komunale, të Tetovës, Gostivarit, Dibrës, pjesëmarrës të ftuar dhe deleguar nga subjektet legale politike dhe jopolitike të shqiptarëve, profesorë universitetesh dhe intelektualë me grada shkencore, magjistra dhe doktorë të shkencave.
Kuvendi për themelimin e Universitetit të Tetovës është iniciuar, përgatitur dhe mbajtur në organizim të Bashkësia Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, një subjekt legal dhe kompetent sipas ligjit për ndërmarrjen e kësaj iniciative dhe realizimin e këtij projekti me interes kombëtar.
Të gjitha dokumentet për organizimin dhe mbajtjen e këtij Kuvendi janë të miratuara nga delegatët e këtij kuvendi, janë vulosur dhe protokolluar sipas rregullave ligjore.
Prof. dr. Fadil Sulejmani, si edhe anëtarët tjerë të organeve të universitetit, Kryesisë së Universitetit, Këshillit për themelim dhe Komisioneve amë të fakulteteve, janë emëruar nga ky Kuvend për ushtrimin e detyrave të tyre dhe e kanë zbatuar Platformën për themelimin e Universitetit Shqiptar në Maqedoni. Asnjëri prej tyre, as profesor Fadil Sulejmani nuk ka qenë iniciator për themelimin e këtij Universiteti, as hartues të kësaj Platforme.
Prof. dr. Fadil Sulejmani është zgjedhur dhe e ka kryer detyrën e anëtarët të Kryesisë kolektive të Universitetit (si organ i përkohshëm) dhe më vonë i është besuar detyra e rektorit të Universitetit të Tetovës. Me këtë, në historinë e arsimit shqiptar, prof. dr. Fadil Sulejmani do të njihet jo vetëm si rektori i parë i Universitetit të Tetovës, por edhe si rektor i parë shqiptar i një universiteti me mësim në gjuhën amtare në Maqedoni.
Për shkak të rrethanave në të cilat u lind ky Universitet, si dhe përpjekjet titanike të profesorit Fadil Sulejmani për arsimin e gjeneratave të reja në nivel universitar, shumë studiues me të drejtë e kanë cilësuar Rektor historik.
Në historinë e arsimit shqiptar në Maqedoni, rektori i parë i Universitetit të Tetovës, prof. dr. Fadil Sulejmani do të kujtohet dhe nderohet përherë si pishtar i arsimit me merita të veçanta për popullin shqiptar në Maqedoni dhe jo vetëm.
Epitetet tjera që i vishen këtij personaliteti, burojnë nga padija, mosnjohja e procedurës për themelimin e Universitetit dhe ndonjëherë edhe nga keqdashja, si dikur kur dashakëqijtë dhe armiqtë e këtij Universiteti e quanin me përbuzje si Universiteti i Fadilit, pa ia shtuar edhe titujt shkencorë dhe funksionin me peshë historike që mbajti për një dekadë të tërë ky personalitet i shquar i kulturës, arsimit dhe shkencës shqiptare.
(17 dhjetor 2016)

Total
0
Shares
1 comments
  1. Gгеetings,

    I’m looking for a repսtasble supplіer where
    I can Ƅuy purchase GBL in Germany (Gamma-Butyroⅼactone) using my credit or debit card.
    I need a source that offers secure payment options and ships promptly.

    Does anyone know of a good place for purchasіnhg pure?
    It’s important that thee store is legitimаye and has positive reviews.
    I would be grateful for any sᥙggesti᧐ns on where
    a trusted option.

    Thanks in advance, and excited fоr your recⲟmmendаtions!

    Cheers,
    [Anonymous]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura