BIOGRAFIA IME

Paris, Janar 2024

Nga Dr.Mathieu Aref

I lindur në Kairo të Egjiptit (më 1 mars 1938, në orën pesë të mëngjesit, në bregun e majtë të Nilit: Nile Corniche). Unë rrjedh nga dy familje të shquara dhe patriotike të krahinës së Matit (Rremull) nga paraardhësit e të cilëve ishte një «Lala» (nga ana e nënës sime) që ishte mik dhe bashkëluftetar i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti i quajtur «Skenderbe».

Babai im Aref Amet Canameti (1897-1976) i lindur në Rremull/Mat arriti në Kajro në vitin 1910 (në moshën 13 vjeç). Babai tij Amet Shabani Canameti mori pjesë në Lidhjen e Prizrenit në vitin 1878. Pas vdekjes së nënës së babait tim është e motra Tana, e martuar me Haziz Dinin një shqiptar nga Mati me banim në Egjipt, që e mori më vete në Kairo ku e rriti dhe e edukoj. Nëna ime Lute Lala (1910-1986) e lindur në Rremull/Mat arriti në Egjipt vetëm në vitin 1936 për t’u bashkuar me burrin e saj në Kajro.

  • Mathieu Aref

Ne jetonim në një ambient, 100% shqiptare të shquar dhe të kulturuar. Kolonia shqiptare në Egjipt ishte një nga më të shquarat dhe më të rafinuarat e gjithë Mesdheut që nga mesjeta deri pas luftës së dytë botërore (sidomos para pushtetit të kolonel Naserit në 1952). Nga mosha e hershme e dija gjithë historinë, gjeografinë e Shqipërisë, si njerëzit, diversitetin etnokulturorë, kuzhinën, kostumet/veshjet, dialektet, traditat, zakonet, specificitetin shqiptarë, etj… Bashkë me dy vëllezërit e mi (Ameti dhe Ziau) dhe motrën time (Anjesa) kemi folur shqip që në djep dhe gjithmonë kemi folur shqip në shtëpi gjatë qëndrimit tonë në Egjipt (23 vjet) ashtu si dhe në Francë (nga 1961 deri në ditët e sotme). Në Egjipt kishim një mësues shqiptar nga Delvina i cili vinte në shtëpi për të na mësuar shqipen letrare të dy dialekteve: gegë e tosk. Kjo e fundit u bë gjuha zyrtare e Shqipërisë në korriz të gegënishtës dhe u dekretua si e tillë vetëm në vitin 1972 gjë që nuk ekzistonte në kohën e rinisë sime. Ky ishte demi më i madh që iu bë gjuhës pellazgo-shqipe nga regjimi komunist, sepse «gegënishtja» ishte «gjuhë e perendive» (ashtu quhej nga Homeri) të Pellazgëve hyjnorë bijtë e Zeusit. 

  • Babai im Aref Amet Canameti (1897-1976)
  • Nëna Lute Lala (1910-1986)

Më pak fjalë kemi jetuar në një harmoni të plotë me kulturën shqiptare. Ne kishim mjaft fjalor dhe libra në gjuhën shqipe dhe jetonim sikur të ishim në Shqipëri. Babai im kishte shumë miq në rethin e tij shoqëror, kulturor dhe profesional: Çajupi (autori i «Baba Tomorrit»), Asdreni (i cili ka shkruar «Himnin kombëtar»), «Adhamidhi (i pari Rilindas që ka shkruar disa faqe mbi Pellazgët), Mitko, Avramushi, Lefter Mborja, Mentor Çoku, Ernest Koliqi (kumbari i vëllaut tim me të vogël, Ziau), Qerim Haxhiu, Aqif Qazimi, Isa Çoçoli, familja e mbretit Zog, dhe shumë të tjerë. 

Sot shumica e Shqiptarëve që jetojnë jashtë Atdheut janë larg nga ky rast kulturorë i veçantë që patëm në rininë tonë që kurrë nuk na shkëputi nga Mëmëdheu (nëna ime dëgjonte përditë radio Tiranën, sidomos për të dëgjuar gjuhën shqipe dhe muzikën në mbrëmje: kapja e radios ishte e qartë!). Shkollimi në shkollat françeze ku mësonim edhe arabishtën dhe anglishtën na lejoj të integrohemi në mënyrë të përkryer në të dy vendet pritëse (Egjipt dhe Francë). E mbaj mënd kur isha afërsisht dhjetvjeçar çfarë më tha një ditë babai im: «Or bir mos harro se ne Shqiptarët rrjedhim nga më e vjetra racë në Evropë: “Pellazgët». Në atë kohë kam pasur gjëra të tjera për të bërë dhe vetëm shumë më vonë i kam kuptuar fjalët e atit tim. Ai e kishte shok të ngushtë «Adhamidhin» i lindur në Korçë (doktor mjekësie) që ishte i pari «Rilindas» (që zotëronte greqishtën e vjetër në mënyrë të përsosur si edhe gjuhën frenge) kishte shkruar një artikull (Kajro 1903) «Pellazgët paraardhësit e Shqiptarëve»!

  • Mathieu Aref, në shkollën franceze …

Pas përfundimit të studimeve letrare dhe Arteve të Bukura / Arkitekturë në Kajro, kam ardhur në Paris, më 18 janar 1961. Por nuk munda të homologoja diplomën tim të Arkitekturës. Nga kjo më duhesh të punoj për të përmbushur nevojat e jetesës. Fillova të ushtroj disa punë të pavlefshëm. Me në fund arrita të zëj pozita të rëndësishme në industrinë e çelikut (siderurgji, metalurgji), ndertime metalike, import-eksport dhe administrim të ndryshëm. Situata ime e fundit profesionale ishte: drejtor i një filiali të një firme françeze të madhe (në Tripoli të Libisë) specializuar në ndërtimin metalik. Sa për situatën familjare u martova me një françeze në 1966. Nga ky bashkim lindëm katër fëmijë (tre djemë dhe një vajz): Remi (1968), Franku (1971), Nathalie (1973), Stefani (1974). Djali im i madh Remi ka dy fëmijë (Klarise dhe Baptisti) dhe vajza ime Nathalie ka një vajzë Manon: nipërit dhe mbesa të vetmit që i kam.

  • Mathieu Aref, në vitin 1958

Kam filluar hetimet dhe hulumtimet e mia si diletant nga viti 1961 deri në 1968 (7/8 vjet). Por që 1968 në Paris unë kurrë nuk kam pushuar për të lexuar, studiuar, analizuar dhe verifikuar dokumentat nëpër të gjitha bibliotekat e Parisit që përfshinin Shqipërinë, Shqiptarët, zanafillën e tyre të lashtë, historinë dhe gjuhësinë e Evropës sidomos qytertërimet pellazge, helene, etruske dhe romake, përfshirë shumë gjuhë ndër të cilat greqishtën, latinishtën, italishtën, anglishtën, frengjishtën dhe në fusha shkencore e kulturore të ndryshëm (paleontologji, arkeologji, antropologji, mitologji, gjuhësi, kronologji, etj). 

  • Me mbesën Manon (vajza e bijës sime Natalie)

I pasuruar dhe i armatosur (nga 1968 deri në 1995: 27 vjet) me çdo gjë që kisha arritur të mbledh, të studioj dhe të analizoj si elemente dhe materiale historike, arkeologjike, antropologjike, mitilogjike apo etnogjuhësore ndalova karrierën time për tu përkushtuar plotësisht studimeve dhe hulumtimeve të mia (1995 deri në doktoraturën time në vitin 2012: 17 vjet). Gjatë kësaj periudhe të fundit dhe për shtatëmbëdhjetë vjet dhe pa pushuar (10 – 15 orë në ditë) i kam kushtuar gjithë kohën time në studime, hetime dhe analiza serioze të thelluara.

  • Anjesa, motra ime e dashur

Më në fund kam vendosur për të publikuar librin tim të parë në gjuhën frenge (Shqipëria, histori dhe gjuhë, ose Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen – Paris 2003) dhe libri i dytë (Mikenët=Pellazgët), Greqia ose zgjidhja e një enigme, Paris 2004). Pastaj libri im i parë u përkthye dhe u botue në shqip në vitin 2007 dhe i dyti në vitin 2008. Këto dy të fundit janë botuar nga shtëpia bortuese Plejad në Tiranë, pronari i të cilës është Ndriçim Kulla. Duke kërkuar të shkoj më tej në studimet e mia kam vendosur për të paraqitur një tezë (mbi pellazgët) për tetë vjet studime (2004-2012) në Sorbonë të Parisit, pas së cilës mora doktoraturën më 3 janar 2012, si « doktor i historisë dhe qytaterimit të Antikitetit ».

  • Bashkë me dy djemtë dhe vajzën

Më në fund në vitin 2016 publikova tezën time në gjuhën frenge : “Pellazgët, pararendësit e qytetërimit Greko-Romak”, botimet «Connaissances et Savoirs» – Paris 2016…dhe të tjerë.

Për 63 vjet që jetoj në Francë nuk kam pushuar së vepruari për rindërtimin e së vërtetës historike dhe gjuhësore të paraardhësve tanë Pellazgo-shqiptarë duke mbajtur ligjërata akademike, universitare dhe publike, duke shkruar artikuj në shtypin e specializuar, gazetat, rrjetet shoqërore dhe duke dërguar protesta organeve ndërkombëtare kundër gjithçkaje që mund të prekte nderin, dinjitetin dhe interesat e popullit dhe kombit shqiptar dhe për të mbrojtur integritetin kufizor të Shqipërisë dhe trojave pellazgo-shqipare …

© Pashtriku.org

—————————–

PELLAZGËT DHE ILIRËT

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura