Tetovë, 14. 11. 2016: Mos u mashtro, por protesto! Kush beson se subjektet politike të shqiptarëve, të cilat janë pajtuar të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, pa u plotësuar standardet dhe kushtet më elementare për zgjedhje të lira dhe demokratike, ose është naiv, ose punon për interesat e pushtetit në Maqedoni!
Aktualisht, në Maqedoni jetojnë afër 1.600.000 banorë, ndërsa në listat votuese të zgjedhjeve parlamentare të radhës ka afër 1.800.000 votues!
Të besosh se mund t’u shpëtojnë këta politikanë në këtë gjendje absurdi, vërtet duhet të jesh sharlatan, ose i shitur!
Faktori ndërkombëtar, SHBA dhe BE kanë agjendë për shpëtimin e Maqedonisë nga kjo krizë politike, por politikanët tanë nuk janë pjesë e kësaj agjende, sepse janë pjesë e agjendave të Putinit dhe Erdoganit. Mjerisht!
Fushata parazgjedhore vazhdon, krimi dhe mjerimi kositin jetë njerëzish!
(13.11.2016)