Tetovë, 12 qershor 2018: Shqiptarët në Maqedoni duan ta kenë, ndjejnë dhe përjetojnë shtetin e tyre, në liri, me barazi dhe dinjitet, mirëqenie, punë e bukë; jo me premtime boshe, me fjalë e refrenin e këngës me tra-lala pafund komuniste.
Një mësim i urtë për ata që edhe sot e vënë dorën në zjarr, kokën në strajcë dhe fatin e kombit në rrezik, duke u besuar me naivitet të skajshëm liderëve të partive politike të tyre, e jo idesë, programeve dhe qëllimeve madhore, idealeve kombëtare të brumosura ndër shekuj e dekada nga mendjet më të ndritura të kombit shqiptar.
Shumë liderë si këta të sotmit, të cilët veç janë në përfundim të karrierave të tyre, sot nuk janë mes nesh, si Ymer Ymeri, Arbën Xhaferi e të tjerë, por vula e politikave të tyre edhe sot rëndon mbi fatin e shqiptarëve në Maqedoni, përmes statusit poshtërues juridik-kushtetues të pakicës, popullit prej 20%, pa emër e identitet shtetformues, pa gjuhë zyrtare, me flamur të përgjysmuar, me pushtet vendor fiktiv, të rrudhur etnikisht si mos më keq, me getoizimin e shqiptarëve në rajonin e Pollogut dhe në një pjesë të Shkupit, pa perspektivë të qartë për të ardhmen, ku secili mundohet të ik sa më parë nga ky ferr i krijuar edhe me fajin e tyre, nga pasiguria, korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Përrallat e bukura mund t’i vënë në gjumë fëmijët, por nuk i bëjnë ata më të lumtur!
Postime të Lidhura
FAHRI DAHRI: MIRËNJOHJE TË SINQERTË VENDASVE TË QYTEZAVE MIKPRITËSE
Bergamo(Itali), 19 qershor2017: Kam lindur në Risian (Rrëzanj) Gumenicë -Thesproti, me datë 18/12/1937, jam larguar me 22/07/1944, për…
PROFETI I BIOTERRORIZMIT PARALAJMËRON SULME TERRORISTE TË LISË DHE PANDEMITË E RADHËS!!!
Te zgjimi është shpëtimi 🤝 PROFETI I BIOTERRORIZMIT PARALAJMËRON SULME TERRORISTE TË LISË DHE PANDEMITË E RADHËS!!! Bill…
SHQIPTARËT NË THUN TË BERNËS FESTOJNË 10 VJETORIN E PAVARËSISË!
Bern, 24 shkurt 2018: Të shtunën mbrëma, më 17 shkurt 2018 në Thun të Bernës janë tubuar shqiptare…
MAN POGA: GJALLË PËR TË TREGUAR TË VËRTETËN! ‘BOGUJEVCI – HISTORIA VIZUALE’
Tiranë, 20. 12. 2013 – Këto ditë dhjetori prag festash, anëekënd europës ka atmosferë festive. Beogradi, aq më…