ZOTI RAMA, MOS FOL NË EMËR TË NAFTËTARËVE!

ZOTI RAMA, MOS FOL NË EMËR TË NAFTËTARËVE!

Çmimet e naftës janë bërë një kërcënim serioz për ekonominë botërore, kushdo që kontrollon naftën, kontrollon shumëfish atë naftë. Nga shtypi perëndimor

Inxh.Ahmet Ҫollaku

Sa lart mund të shkojë çmimi i naftës? Në qiell, nëse jo sot, me siguri nesër, se nafta  është vërtet qiellore.

Niveli më i lartë ishte 147,50 dollarë në korrik 2008. Disa analistë mendojnë se mund të shkojë më lart deri në 200 dollarë. Do kërcejë qindra here lartë të gjatit tone, Ramës.

Një rritje e ndjeshme e çmimit të naftës do të rriste çmimin e çdo gjëje, nga benzina deri te çdo mall i transportuar, pa dyshim inflacionin dhe koston  e jetesës. Tani për tani, asnjë vend nuk mund të zëvendësojë 7 milionë fuçi në ditë të Rusisë.

OPEC nuk ka kontroll mbi ngjarjet që kanë çuar në rritjen e çmimit botëror të naftës, ndaj nuk ka kapacitet të mjaftueshëm global për të kompensuar humbjen ruse, thotë Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës, Mohammad Barkindo.

Po le të kthehemi në vendin tonë. Qeveritarët tanë nuk dëgjojnë.  Ju më keni votuar dhe unë do të bëj çtë dua thot I pari, I gjati. E pate si piktori u shderrua ne aktor  komik, nuk e përmbante shqetesimin, ngjante si marionetë.

Po le të shkojmë më tej. Si ka mundësi që asnjë naftëtar, i vjetër apo i ri, nuk ngjitet në podium për të thënë dy fjalë për naftën? Vetem Sazan Guri! Ku janë ata të Cakranit, ata me Ҫmime Repulike, specialistët, punëtoret?

Ku janë ata të Ballshit, apo të Zharrësit që përshkruan në këmbë rrugën, Marshimine Madh për në Tiranë? Kanë emigruar jashtë apo u ka bërë magji Rama? 

Vite më pare bëra debat me nje mikun tim Skrapalli, ndersa unë gëzohesha për Ramën, ai mu kundërvu, më thosh se Rama, do të jetë më I keqi nga gjithë para ardhësit e tij… Paska pasur të drejtë Skrapalliu.

Rama mashtron dhe bënë cirk me ne përditë. Zoti Rama, ku është SHELLI i mirëqënies shqiptare!? Perbindshi Rama, do të bëhet Zeus, pushtojë edhe OKB-në.

Shqipëria është i vetmi vend në botë që prodhon naftë dhe del me humbje.

Shikoni pushtimin autokton shqiptar, Kombinati Ballshit shemben për skrap. Kam punuar në U.P.N.Cërrikut dhe në atë të Ballshit. Investimi monist në bunkierat dhe naftë.

Si vunë në punë, por pse i rrëzuan?  Pse? Ju e dini si e rrorulloi Rama deri sa e rrëzoi!

Rama thotë do shtrëngojmë dhëmbët. Unë do ta pyesja, çfarë bënë me naftën  tonë. Përse pranon  të vjedhin kompanite huja? Sa prodhojmë ato dhe  ku shkon nafta? Sa na ka vjedhur kompania Petromanas me Leonidh Ҫobon?

Shqipëria është e 56-ta, me 0.01% në mesin e qindra vendeve prodhuese të naftës, duke lënë pas shumë vende të mëdhenjë pa naftë.

Të gjithë do ta vuajnë krizën e naftës por ne të domateve dhe sallatorëve, më shumë sado që kemi naftë.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se vendi ynë prodhon naftë të rëndë dhe importon 600 mijë tonë nga vendet e tjera.

Hej, qëndro, kush të  tha që ne prodhojmë naftë të rëndë?  Gënjen dhe mashtron, kështu e nise që në vitin 2013, që ditën e parë që hipe në fron. Sulltan Karagjoz. 

Ti atje lartë ke disa istruktorë nafte, të qelbur dhe mafoz, që nuk dinë asgjë, që s’kanë projtuar, po janë ngjtur aje si partiak majtas-djathtas. Ata janë Squfuri naftës tone! Kur ca kohë më pare njërin e porosita me dashamirësi, kujdes me naftën se ti nuk ke projektuar, ai me shpalli luftë, më tha, plumbin do të të nxjerr me plumb!

Pyesni naftëtarët, Isuf Tushën, Ҫaush Xhufin, Maksin Shulin, Dhimitër Gjeneralin, Sazan Gurin, Fatmir Shehun, Vangjel Kicin, Gjergji Foton… e me radhë… sa e rendë është nafta shqiptare.

Lexoni çfarë thotë Rama: Çmimi i naftës, nuk varet nga qeveria por nga tregu, do të bëjmë kursime të forta për qeverinë dhe administratën… në planin tonë do të vendosim kursime shumë të forta për qeverinë për administratën…

U lodhëm me ty! Shporru!

Lajmi thotë se ai ndodhet në Dubai, i ftuar nga Sheiku Bin Zayed, për të marrë pjesë në një panair. Së bashku me kryeministrin janë edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimi, dhe thotë, në Dubai është hera e parë që shkoj të qëndroj. Nuk është natyra ime të shkoj për turizëm. Shkova për të nderuar flamurin e Shqipërisë që u ngrit atje. Unë shkova siç shkuan të gjithë krerët e shtetit…Kam shkuar në Abu Dhabi për të diskutuar problemet, sepse e kam shok princin e kurorës, ai është miku im personal dhe siç na ka ndihmuar në atë lagje të Durrësit, do të na ndihmojë edhe në këtë situatë.

Kurse protestuesit thonë: Jemi këtu me dinjitet, për naftën, nuk do të lëmë më të tallen me ne, çdo ditë në shesh, gjithë Shqipëria në shesh.

Ai kundër përgjigjet: Jo 2-3 mijë veta, por 45 mijë veta të mblidhet ajo taksë nuk hiqet edhe 4 vjet sa të jem unë këtu, thotë Rama.

Në vitin 1979, një ekspert në Institutin Francez të Naftës, Jean-Claude Balasenou, paraqiti një pamje shqetësuese: “Çfarë do të ishte një shoqëri konsumatore pa naftë?” Mendoni për një moment Francën ku mungonin hidrokarburet? Asgjë nuk lëviz nëpër rrugë. Nuk ka asfalt për rrugët, nuk ka shpërndarje mallrash. Kioskat e rrugëve, supermarketet e mëdha, të gjitha janë detyruar të mbyllen. Nuk ka më traktorë në fushë, nuk ka më avionë në fushë. Të gjitha varkat janë të destinuara të qëndrojnë të ankoruara në portë, përveç atyre që punojnë me qymyr…  të gjithë duhet të durojnë të ftohtin. Industria është e paralizuar, bujqësia bën një shekull më pas, të gjitha fibrat artificiale zhduken, pa najloni, pa bluza, pa këmisha, pa rroba shiu, pa qilima, murale apo mobilje, ventilator… Gjithçka varet nga nafta. Numri i produkteve të krijuara nga industria e naftës shkon në 80,000. U deshën 500 milionë vjet që të formoheshin shtresat e naftës. I lindur me naftën, do të zhduket me të…”

Nafta është pasaporta e kohës sonë! Nafta është oksigjen! Shperthim atomik!

Qeveritë shqiptare e çmendën popullin tim!

Më thoni cila është ajo industri kombëtare që mban në këmbë një vend, një komb?

Ky vend prodhon vetëm gazeta, studio televizive, analiste që testojnë modelet e mjekrës, gra që ekspozohen si prostituta. A keni pare studio të analizojnë naftën? Asnjë, të gjithë I tremben. Po kanë ca të drejtë se ne naftëtarët jemi një “Armatë…” bretkockash, ne trembemi të protestojë se do na  heqin “Statusin e naftetarit”… Koleget e mi janë frikacakë dhe cinikë.

Ka luftëra, pushtime, tensione gjeopolitike për naftën, ndërsa naftëtarët shqiptarë mbyllin sytë.

Hitleri i shpalli luftë Rusisë për naftën!

Bashkimi Evropian është në prag të një krize gazi, por ne kemi  naftë, pse të vuajmë kaq shumë?

Dikur prodhonim 2.500.000 ton/naftë në vit.

Kush tha që nafta shqiptare mbarojë? Kolegët e mi kanë gati me dhjetëra studime dhe  projekte  për zbulimin e vend burimeve të rinjë. Cfarë do më shumë Rama??  Po ai bënë të kundërtën, ta shuaj Shqiperinë.

Shqiptarë, mos e beson Ramën kur thotë se NAFTA JONË SHQIPTARE ËSHTË VISKOZË, dhe djeg motorët. Ai gënjen!! Ne specialistët e dimë këtë.  Z.K/ Minister, sa është densiteti I

Perseri Rama: Shqipëria nuk prodhon dot as naftë dhe as energji elektrike. Kush më thotë mua hajdut, është vetë një hajdut impotent!

Pse Rama nuk mbledh specialistë të naftës, gjeologë, ti pyes a kemi naftë. Nëntoka shqiptare ka shumë naftë, të pa zbuluar, por Rama me suitën e tij PS apo PD, janë të shitur, ata naftën tonë duan t’ua japin të tjerëve!!

A do ta kuptojmë ndonjëherë ne shqiptarët se sa e rëndësishme është nafta dhe gazi?

Edi Rama ka reaguar ndaj protestave të qytetarëve mbi rritjen e çmimeve, duke deklaruar se Shqipëria nuk ka kapacitet për të prodhuar vetë naftën dhe për të prodhuar energjinë elektrike.

Nafta nuk është vetëm energji, së pari është moral.

Pra, të gjithë në protesta ose  kurrë! Larg partiakëve. Kur ai thotë, kjo protestë është turp, se këtë ndjesi turpi siç e kam pasur sot nuk e kam pasur kurrë më parë, tregon se Rama po lekundet.

Është koha që të provojmë ndaj vete se ne shqiptarët  nuk jemi njerëz primitive, nuk jemi çobanë dhe frikacakë, se kemi diçka nga Skenderbeu, Fishta, Nënë Tereza!   Të mos harrojmë se të huajit, si miqt dhe armiqët e kanë lakmuar Shqipernë  për bukuritë dhe pasuritë e saja.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura