Golem (Durrës), 20 tetor 2017: Është bërë e zakonshme nga histroianët tanë, që kur shkruajnë për praninë e popullsisë shqiptare në Greqi, Peloponez, Athinë, Atikë, ishuj etj., dhe për arvanitasit, të gjithë i paraqesin të ardhur nga veriu, nga viset shqiptare dhe jo autoktonë. Kjo përbën një rrenë të madhe dhe përputhet me atë çka shkruajnë edhe historianët dhe politikanët nacionalistë grekë. Këtë problem e mbështet fuqishëm edhe profesor Pëllumb Xhufi në disa intervista dhe në atë të fundit, dhënë gazetarit Hila. P. Xhufi shkruan: “Korinthi ka qënë i mbushur [me shqiptarë].Fshatrat e Korinthit kanë qënë Teba, Korinthi, Atika, Livadhja nga gjiri i Volosit. Dhe ishujt që rrethojnë Peloponezin kanë qënë me një prani shumë të madhe shqiptare”. Dhe më pas shton:
“Ata janë padyshim pasardhës të këtyre shqiptarëve të cilët në fund të shek 14-të nga 1390 –ta pati nje dyndje të madhe.për të krjuar imazhin e asaj dyndjejeje duhet të kujtojmë dyndjet e viteve 90 të shekullit të kaluar.Pra ka pasur vërtet [dyndje],që ka lënë gjurmë në dokumentacion”. Gazetari Hila shton:
“Këtë e thotë dhe prof. Kristo Frashëri. Dhe Shqiptarët e Kosovës kanë bërë dyndje shumë të mëdhaja në zonën e asaj që thonë Maqedoni e epërme me Maqedoni e poshtme”.
Dhe Xhufi i jep llustrën e fundit:“Ky ka qënë drejtimi i dyndjeve jo vetëm në trevat tona ballkanike por po them edhe në Europë. Po them nga veriu drejt jugut. Drejt mesdheut. Mesdheu ishte vatra po themi i qytetërimeve. Aty gjithë qytetërimet e vjetra kanë lindur rrotull mesdheut Fenilasit, Grekët, Romakët….Kështu që këto dyndje që në kohën parahistorike”.
Ja ç’thonë edhe kolegët e tij maqedonë për shqiptarët e Maqedonisë, në enciklopedinë maqedone: “Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur nga Shqipëria veriore. Ata kanë kolonizuar viset në Maqedoni në shekullin e XVI, duke dëbuar maqedonasit nga shtëpitë e tyre. Vërshimin e tyre drejt Maqedonisë e ka mundësuar Ali Pashë Tepelena. Shteti i parë shqiptar është formuar nga Gjermania fashiste, e cila kufijt e këtij shteti i zgjeroi në rajonet e Maqedonisë Perëndimore. Shqiptarët, veç të tjerash, njihen edhe si malokë, primitivë”.
Këto shpifje për shqiptarët i kanë thënë më përpara historianët serb, që përpiqen të argumentojnë se shqiptarët në Kosovë, Preshevë, Sanxhak etj., kanë ardhur nga Shqipëria.
Ky është një litar i gjatë i thurur me kujdes dhe përkushtim nga e njejta ideologji dhe qëllim: që shqiptarët rreth Shqipërisë të mos i pranojnë autoktonë në trojet e tyre, ku jetojnë që nga kohrat më të lashta, por të ardhur nga Shqipëria: qoftë në Greqi, Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe gjetkë. Pranimi i kësaj teze nga disa studiues vërteton cektësi në parashtrimin e problemit, mos njohjen e dokumentacionit përkatës. Për këtë temë dokumentet janë të plota, por duhen studiuar. Këto dokumente vërtetojnë se arvanitët, që jetojnë në Greqi, janë mbetje nga popullata autoktone pellazge, që ka banuar Greqinë në kohrat parahistorike.
Përse puqen në këtë pikë historianët shqiptarë me historianët serbë, malazez dhe grekë? Të dytët e mbështesin fuqimisht këtë tezë për qëllime pastrimesh etnike, për largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre të lashta. Bazuar në këtë tezë veprojë edhe regjimi i Milosheviçit, në luftën e Kosovës dhe ju vuri fshesën shqiptarëve, për ti përzënë masivisht nga trojet e tyre etnike dardane. Ndërsa të parët, historianët shqiptarë, e mbështesin këtë tezë absurde nga padija ose korrupsioni, të paguar nga qarqet nacionaliste antishqiptare. Ky është niveli i njohurive në historiografinë shqiptare, që i sjell dëme të madha kombit shqiptar. Si është e vërteta?
Gjatë punës sime shumë vjeçare me paleohistorinë dhe historinë e lashtë të Ballkanit dhe të rajonit të Egjeut dhe Mesdheut, kam mbledhur shumë prova bindëse, që dëshmojnë se shqiptarët e lashtë, që kanë qenë quajtur ilirë, dardanë, maqedonë, epirotë, arvanitas, thrakë, dakë, hititë, jonë etj., kanë qenë përhapur në të gjithë Ballkanin, ishujt e mesdheut, Azinë e Vogël, Itali dhe më gjerë. Këta “arbanë” (shqiptarë) të lashtë, që të huajtë i thirën “albanë”, me emra të ndryshëm kanë folur dialekte të ndryshme, që njihen si gjuhët ilire, maqedone, dardane, epirote, arvanite, thrake, dake, hitite etj., që përputhen plotësisht me gjuhën e sotme shqipe. Këto gjuhë, megjithse përmenden nga studiues të huaj dhe vendas, që janë të afërta me gjuhën shqipe, fatkeqësisht asnjë herë nuk u studiuan nga gjuhtarët shqiptar, nga mungesa e vullnetit. Ata kanë rendur pas problemeve anësore, që nuk kërkonin shumë punë si huazimet greke, sllave, turke, italiane, persiane etj. në gjuhën shqipe. Këta gjuhtarë të përgjumur, që kanë zënë institutet dhe katedrat në Shqipëri ende nuk e dinë, që gjuha pellazge/shqipe është gjuha e parë e folur dhe e shkruar në botë. Ç’gjuhë ka folur dhe shkruar Peloponezi gjatë shekujve 16-12 p.e.s.?
Ka folur gjuhën pellazge/shqipe, e cila vërtetohet e shkruar në “shkrimi Linear B i Mikenës”. Në këtë shkrim të famshëm është zbuluar shprehja “ZIAZI” (=ZI ASHT ZI) dhe në një pllakë graniti në Norvegji është shprehja “SOT QA”, shkruar nga mineanët e Kretës. Këto shprehje janë pa asnjë dyshim të gjuhës pellazge/shqipe. Këte gjuhë kanë folur dhe shkruar gjyshërit e arvanitasve të sotëm në Peloponez gjatë kohës së bronzit, kur grekët ende nuk kishin ardhur në Pellazgji (sipas Herodotit etj.), të cilët erdhën aty gjatë shekullit V p.e.s.
Po Athina, Korinthi dhe Theba ç’gjuhë kanë folur gjatë shekullit 8 p.e.s.?
Është vërtetuar saktësisht se në Athinë, Korinth dhe Thebë është folur dhe shkruar gjuha pellazge-arvanite-shqipe, vërtetuar nga mbishkrimet përkatëse, që ruhen në Muzeun e Athinës (shih L.& L.Peza 2013.Dritë e re mbi pellazgët, M.Butka 2017.Kodi i gjuhës shqipe).
Si mund të shkruajmë, që arvanitët e Atikës, Athinës, Peloponezit etj. kanë ardhë nga veriu i Shqipërisë, duke mohuar dokumentet, siç bën Xhufi. Këtë mund ta bëjë vetëm një profesionist ende i pa pjekur plotësisht, jeshil.
Por të gjithë këta popuj: ilirë, maqedonë, epirotë, thrakë, arvanitë etj. njihen në histori gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s. Por nga erdhën dhe si u formuan këta popuj? Për historianët shqiptarë kjo është një çeshtje fare e errët dhe e panjohur, ata historinë e vendit të tyre e njohin deri në mesjetë. Ata janë shprehur vetëm për ilirët, që i quajnë autoktonë, por nuk njohin prova për këtë. Edhe gjuhën ilire e mendojnë si gjuhë, ku e ka origjinën gjuha shqipe, por edhe këtë nuk e kanë vërtetuar shkencërisht, sepse gjithmonë e neglizhuan dhe asnjë herë nuk e studiuan. Ata i qendrojnë besnukë postullatit të gabuar të Eqrem Çabejt, se ilirët kanë qenë analfabetë dhe nuk kanë lënë pas dokumente shkrimore, tezë e huazuar nga mësuesit e tij austriakë.
Kështu shqiptarët kanë ngelur në udhëkryq historik për origjinën e tyre dhe të gjuhës amtare, për fajin e historianëve dhe gjuhtarëve të tyre: këta ende nuk e kanë vërtetuar origjinën e popullit shqiptar, që vetëm e mendojnë nga ilirët, por nuk kanë dhënë prova bindëse. Edhe autoktonia e ilirëve ka ngelur e diskutueshme dhe e pa provuar ashtu si dhe origjina e shqipes nga ilirishtja. Por dokumente janë të plota, që vërtetojnë origjinën pellazge/ilire të gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar, por ata nuk duan ti studiojnë, sepse janë në dialektin gegë dhe nuk i kanë gjetur vetë, por të tjerët, që ata paturpësisht i quajnë “diletantë dhe të paformuar”.
Këto pasaktësi vërtetojnë një prapambetje të madhe të historisë dhe gjuhësisë shqiptare në krahasim me nivelin në vendet fqinj, ku prej vitesh është vërtetuar me prova bindëse origjina e popullit të vet dhe e gjuhëve të tyre amtare.
Nga erdhën ilirët?
Të gjithë studiuesit janë të një mendje se ilirët janë vendas, autoktonë dhe nuk ka asnjë të dhënë në histori, që ata të kenë ardhur në territorin ku jetuan. Kjo lidhet me të gjithë ilirët, nga malet Jule në veri deri në kufi me Epirin e lashtë në malet Akrokeraune (mali i Kanalit) në jugë. Ky përfundim mjaft i drejtë dhe i rëndësishëm i shkencës, të çon të mendosh, se ilirët, që shfaqen në histori gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s., e kanë origjinën e tyre tek popullata më e lashtë, që ka banuar Ballkanin, rajonin e Egjeut, Azinë e Vogël etj. gjatë kohëve më të hershme, kohës së bronzit. Populli i vetëm i identifikuar, që ka banuar këto rajone gjatë kohës së bronzit, historia njeh vetëm pellazgët, siç e dëshmojnë Homeri, Hesiodi, Herodoti, Eskili etj. Herodoti, shekulli i IV p.e.s., bile na njofton se i gjithë rajoni i Ballkanit dhe Egjeut në lashtësi quhej “Pellazgjia”, sepse banohej vetëm nga pellazgët. Atëhere, me qenë që ilirët janë autoktonë, siç i pranojnë të gjithë dijetarët, duhet pa tjetër ta kenë origjinë tek pellazgët, që kanë banuar para tyre truallin ballkanik. Ky është një ekuacion mjaft i thjeshtë matematik:
Për deri sa pranohet nga shkenca pa asnjë dyshim, që ilirët kanë qenë autoktonë në truallin ku kanë jetuar, duhet të pranohet pa asnjë mëdyshje edhe prejardhjen e tyre pellazgjike, popullata para ilire, që ka banuar truallin ilir. Mënyrë tjetër shpjegimi shkencor nuk ka. Kush nuk bindet për këtë, është larg arsyes shkencore dhe vepron qëllimisht kundra kombi tshqiptar.
Në kohën moderne këta pellazgë të lavdishëm, që i prishin gjumin historianëve dhe gjuhtarëve shqiptarë, i kanë vlerësuar mjaft dijetarë: N.Keta, Xh. Krispi, J.G.Hahn, V.Dorza, Xh.Finlay, De Rada, Dh. Kamarda, E.Shnaider, L.Benlow, J.Greene, I. Thomopoulo, F.Adamidi, S.Konda, R.Angely, Z.Majani, E.Xhak, N.Vlora-Falaski, Dh.Pilika, që ndiqen nga shumë studiues të sotëm: A.Shuke, Ç.Hoxha, L.Prifti, R.Doçi, L.Peza, A.Aredu, S.Bavore Mele (Itali), M.Carabregu, I.Mati, M.Butka, F.Shiko, K.Marku, S.Hushi, F.Xhara etj.
Këta studiues të talentuar e avancuan ndjeshëm studimin e problemit pellazgjik, të ngritur nga autorët e vjetër, sepse vërtetuan që gjuha pellazge nuk është e vdekur, siç mendohej më parë, por mbijeton në gjuhën shqipe dhe shqiptarët njihen si pasardhësit e tyre të vetëm në botë. Ky është një kontribut i madh, që në radhë të parë shkenca shqiptare i ka dhënë njerëzimit, që mundohen ta mbysin disa historianë jeshil shqiptarë. Këto teza mbështeten edhe nga studiuesit serioz grekë, të cilët janë shprehur:
“ Pellazgët janë stërgjyshër të shqiptarëve të lashtë, të cilët banonin në pjesën më të madhe të botës, që njihej asokohe. Ata ndërtuan vepra me vlera kolosale, që ja kanë lënë trashëgim njerëzimit”. (Enciklopedia e Madhe Greke, 1932, vëll. 19, faqe 873, që ndodhet në Bibliotekën publike “Sh. Musaraj, Vlorë, cit. Nga Ç.Hoxha).
Edhe studimi i mbishkrimeve të lashta nga Kultura Pellazge Vinkë-Turdas ( neolit, mijëvjeçari VI p.e.s.), shkrimi Linear B (shek. 16-12 p.e.s.), Stela e Lemnit (shek.9-8 p.e.s.), mbishkrimet Dipylon i Athinës, i Korinthit, Iliada dhe Odisea e Homerit (shek.8 p.e.s.) etj., që shpjegohen vetëm me ndihmën e gjuhës shqipe, përbëjnë prova të rëndësishme në mbështetje të origjinës pellazgjike të ilirëve dhe shqiptarëve (shih librin: Peza & Peza 2013:Dritë e re …).
Por ja si i vlerëson këta studiues P. Xhufi: “Gjithsesi dihet që Dorët kanë ardhur nga veriu por më shumë jemi në para histori ,nuk mund të hyjmë në detaje. Këtë e bëjne me shumë gixim disa historian diletantë edhe tek neve që skanë as formimin minimal si historian që rreken të zgjidhin problema të vështira duke filluar që nga ai Pellazgjik por këtu nuk është vendi”.
Pra Xhufi quan “dietantë” dhe “pa formim minimal si historianë” të gjitha ata autorë, që mbështesin tezën pellazgjike dhe shqiptarët dhe gjuhën shqipe i pranojnë me origjinë pellazgjike. Në këtë grup përfshihen studuesit e parë të historisë dhe të gjuhës sonë: Keta, Krispi, Hahn, De Rada, Kamarda etj., që të parët e ngritën tezën pellazgjike dhe shqiptarët dhe gjuhën shqipe e renditën me origjinë prej tyre. Në këtë grup përfshihen edhe studiuesit e sotëm, që po sjellin çdo ditë prova të reja në mbështetje të këtij problemi mjaft të rëndësishëm. Këta studiues kanë sjellë prova të pakundërshtueshme, që:
– dokumenti më i vjetër i shkruar i gjuhës pellazge/shqipe ndodhet në Kulturën Pellazge Vinkë-Turdas, ku ndodhen të shkruara në poçeri fjalët: UJI dhe DORA, mijëvjeçati VI p.e.s., të gjuhës pellazge/shqipe, -shkrimi linear B i Mikenës i përket gjuhës pellazge-shqipe, shekujt 16-12 p.e.s., – gjuha pellazge, ilire, thrake, maqedone e lashtë, hitite, koptike janë dialekte të lashta të gjuhës shqipe, – mbi shkrimet e Athinës, Korinthit, Kupa e Nestorit, shek. 8 p.e.s., i Thebës, shek. 7 p.e.s., të Kretës, shek. 6-3 p.e.s., i përkasin gjuhës pellazge/shqipe (studiues L.& L.Peza, Sh.Berisha, F.Shiko),-gjuha e shumerëve të lashtë është dialekt i gjuhës pellazge, përputhet plotësisht me gjuhën e sotme shqipe (A.Shuke), -gjuha sanskrite përputhet me gjuhën shqipe ( F.Adamidi, P.Zheji), -mjaft emra nëpër botë kanë origjinë pellazgo-ilire (S:Hushi), -në Itali qendrore ruhen monumente të rëndësishme të Qytetërimit Pellazg (K.Marku),-në Sardenjë mjaft toponime dhe dokumente të tjera vërtetojnë, se banorët e hershëm, para latinë të ishullit kanë qenë pellazgo/ilirët (studiuesi italian Areddu), -gjuha e lashtë sarde, folur në Sardenjë para ardhjes së latinëve, është një dialekt i gjuhës pellazge/ilire (studiuesi italian S.Bavore Mele) etj.
Këto zbulime të rëndësishme janë kontribut me vlerë të madhe jo vetëm për historinë dhe gjuhën shqipe, por edhe botërore. Mos pranimi i tyre pa analizë shkencore, siç vepron P.Xhufi dhe disa historianët dhe gjuhtarët jeshilë shqiptarë, përbën shkelje të rëndë të disiplinës shkencore dhe dëmton seriozisht dhe padrejtësisht kombin shqiptar dhe kulturën tonë.
Asnjë recenzë publike nuk është bërë deri tani nga P.Xhufi dhe shokët e tij për studimet, që i quajnë me thashetheme “diletante” dhe ti hedhin poshtë me prova bindëse. Asnjë studim nuk është ndërmarrë nga P.Xhufi dhe shokët e tij për Qytetërimin Pelllazg dhe origjinës pellazgjike të gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar. Gjithçka që ai thotë për këtë problem janë thashetheme antishkencore, që i përdorin vetëm njerzit me pak njohuri.
Mohimi i Qytetërimit Pellazg dhe i lidhjes së tij me gjuhën shqipe dhe shqiptarët, duke shkelur rëndë disiplinën shkencore, përbën një krim të madh në shkencë. Është keq të themi, por ky krim antishqiptarë, kundra gjuhës, historisë dhe kulturës sonë, zhvillohet nga disa jeshilë në Qendrën Albanologjike dhe në Akademinë e Shkencave. Në këtë qendër historia e shqiptarëve studiohet mjaft e cunguar, që arrin deri në mesjetë dhe brenda 28 mijë km2, aq sa e zvogluan truallin shqiptar fuqitë e mëdha më 1913, duke lënë jasht tij më tepër se gjysmën e territorit dhe më tepër se gjysmën e popullsisë shqiptare, që kishte fituar pavarësinë më 1912. Por historia e shqiptarëve fillon që në paleolitin e vonë, kur njeriu doli nga shpellat dhe ndërtoi qendrat e para të banimit dhe shtëpitë, ngriti arat dhe fermat bujqësore.
Studioni Kulturën Dardane të Vinkës dhe do bindeni, që shqiptarët e lashtë i dhanë njerzimit arat e para, farmat (bujqësinë), shtëpitë dhe qendrat e banuar të para, përpunimin e baltës, gurit, kockës, lëkurëve, qumshtit, minierat e para dhe shkrirjen e metalit (bakrin) dhe shkrimin e parë që kemi edhe sot.
Stërgjyshët tanë pellazgët kanë lënë pas dokumente të rëndësishme, që vërtetojnë praninë e tyre gjatë kohës së gurit, bronzit dhe hekurit në Europën jugore, Anadoll, Itali dhe ishujt. Të gjithë këtë periudhë të gjatë të historisë sonë dhe të territorit ku është zhvilluar, historianët tanë e kanë braktisur padrejtësiht, sepse është periudha e lulëzimit e Qytetërimit Pellazg. Të gjitha qendrat kulturore të lashtësisë: Troja, Mikena, Akropoli i Athinës, Knosi, Butrinti, Roma, Apollonia, Rozafa, Lisi, Piramidat e Bosnjës dhe të Egjiptit e shumë të tjerë., janë ngritur nga pellazgët, ato në Iliri u mirmbajtën më pas nga ilirët, në Greqi nga arvanitët, në Epir nga epirotët etj. Mosnjohja e kësaj pjese të historisë sonë e çon Xhufin në konkluzionin e gabuar, që arvanitët kanë ardhë nga veriu dhe ju mohon atyre autoktoninë. Ky cungim i gabuar i historisë sonë, ka lënë jasht fushës studimore Maqedoninë, Dardaninë, Ilirinë e veriut, Thrakë, Anadollin, Greqinë, Italinë etj., që në lashtësi kanë qenë banuar nga shqiptarët e lashtë. Me këtë cungim antikombëtarë janë përjashtuar nga përkatësia jonë etnike shqiptaro/maqedonët e mëdhenj Filipi, Aleksandri i Madh, Aristoteli, Homeri, Hesiodi etj., të gjitha nga gabimet e historianëve tanë.
P. Xhufit i është dhënë ndihma e nevojshme për të thelluar studimet shkencore si gjatë
rregjimit komunist ashtu dhe tani dhe prej tij presim studime të thelluara shkencore, formuluar me zbatim rigoroz të disiplinës shkencore, me provat përkatëse. Nuk e nderojnë atë studimet gjysmake të ndërmarra vitet e fundit, ku spikasin shkelja arrogante e disiplinës shkencore në vlerësimin e të dhënave shkencore dhe autorëve të tyre. Nuk e nderon atë mos njohja e studimeve të famshëm nga Keta, Krispi, Hahn, De Rada, Kamarda etj. dhe përbuzja e tezave të tyre brilante mbi Qytetërimin Pellazg dhe lidhjen e tij me shqiptarët. Ne ju përulemi këtyre gjenive, që na mbushin me nder, duke na gjetur vendin përkatës si trashëgimtarë të pellazgëve të lashtë dhe stërnipër të Zeusit, Shqipes, Dardanit, Ilit, Akilit, Hektorit, Aleksandrit të Madh, Pirros dhe qindra heronjëve të tjerë në histori.
Shkolla nuk e formon specialistin, ajo vetëm i tregon rrugën e drejtë. Specialisti profesionist formohet në punë e sipër, duke studiuar dhe punuar me vullnet dhe ndërgjegje të lartë dhe duke respektuar në maksimun të gjitha rregullat shkencore. Duke i shkelur këto rregulla mbi bazën e interesave të ngushta apo të padijes, pa tjetër do të arrihet në përfundime të gabuara. Prandaj në studimet e P.Xhufit vihen re të meta serioze, siç është rasti i mohimit të autoktonisë së arvanitëve, kundërshtimi pa baza i problemit pellazgjik dhe i origjinës pellazgjike të kombit shqiptar dhe të gjuhës shqipe, duke manipuluar me provat e paraqitura, mosnjohja e historisë së lashtë të popullit shqiptar, mosnjohja e themeluesve të Albanologjisë, vlerësimi i padrejtë, mbi bazën e thashethemeve si “diletantë dhe të pa formuar” të mjaft studiuesve, që mbështesin me prova bindëse tezën pellazgjike dhe të origjinës pellazgjike së shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, ngatërrimi i qytetërimeve të lashta etj. Edhe çeshtjet e tjera, që trajtohen nga Xhufi duhen parë me rezervë, sepse ai nuk është studiues serioz dhe mund të ketë shkarje nga rruga shkencore dhe mohim dokumentesh nga interesa personale.
Nga ana tjetër gjuhtarët e Qendrës Albanologjike asnjë herë nuk i studiuan gjuhët e lashta: pellazge, ilire, dardane, maqedone, epirote, thrake, arvanite, hitite, shumer etj., sepse studimi i tyre do të vërtetonte, që ato të gjitha janë dialekte të gjuhës shqipe.
Pëllumb Xhufi përballë gazetarit Dritan Hila.
Unë bashkë me studiuesen L.Peza paraqitëm në konferencën gjuhësore të këtij instituti vitin e kaluar studimin: “Vazhdimsia e gjuhës pellazge dhe ilire në gjuhën shqipe”, studim i denjë me plot të dhëna të reja. Drejtuesja e seancës, pas referimit tonë, në vend të na falenderonte, na u drejtua harbutëshe: “kush ju ka lejuar ju të vini në konferencën tonë”, “mbishkrimet që paraqisni janë mbishkrime greke”, “kjo është konferenca jonë dhe s’keni të drejtë të vini”, “ne nuk mohojmë punën tonë shumë vjeçare” etj., sikur ky të ishte instituti privat i saj. Referatin tonë nuk e botuan në materialet e konferencës, duke e quajtur “të pa denjë për Qendrën Albanologjike”. Mbishkrimet e paraqitura i përkasin gjuhës pellazge, ilire dhe epirote, kuptohen mjaft lehtë me gjuhës shqipe. Por analfabetët e këtij instituti nuk dinë ti lexojnë ato. Ja me sa urrejtje sillen me gjuhën tonë amtare jeshilët e albanologjisë, që paguhen nga shteti.
Ka shumë të drejtë albanologu i shquar R.Elsie, kur shkruan se historinë e shqiptarëve e kanë shkruar të huajtë, historianët shqiptar kanë ndejtë në hije. Prandaj në këtë qendër duhet analizë e thellë, për një orientim të ri në punë.
Për të gjitha këto çeshtje duhet ndërhyrja e Ministrisë së Arsimit, për të rregulluar gjendjen e sëmurë dhe për të hapur rrugën për ndërmarrje të studimeve të gjithanëshme të historisë dhe të gjuhës sonë.
Ngritja e Komitetit të Shkencës është domosdoshmëri urgjente për të ndihmuar zhvillimin e shkencës dhe kontrolluar atë në ecuri, për të mënjanuar në çast gabimet.
Golem, 20 tetor 2017
============================================
Shtojcë e pashtriku.org
Pëllumb Xhufi përballë gazetarit Dritan Hila
sën më të madhe në Peloponez
Shikoni bisedën e plotë në vazhdim:
Arena- “Greqia, e vërteta që na kanë fshehur”