PROF.DR.LUFTULLA PEZA: SHQETËSUESE JANË RRËNJËT E GJUHËS SHQIPE!

Tiranë, 04. 05. 2014 – Një grup gjuhtarësh dhe historianësh në letrën drejtuar kryeministrit Rama i kërkojnë të ndërhyjë për të ruajtur standardin e vjetruar tashmë të gjuhës shqipe, ashtu si në kohën e regjimit totalitar. Në vitet 70 u vendos gjuha e njësuar shqipe, që përbën një hap të rëndësishëm dhe të domosdoshëm, megjithëse u shkelën mjaft rregulla të gjuhës sonë, sepse qe politika, që vendosi. Gjuhën tonë patjetër, është detyrë e shoqërisë ta mbrojë dhe zhvillojë në të gjitha kahet e nevojshme, si gjuha më e lashtë e planetit tonë, që na ka ardhë si një margaritar nga stërgjyshat tanë – pellazgët dhe gjyshat tanë ilirët, dardanët, maqedonët, epirotët, thrakët, frigët, jonët, arbanitët, arbëreshët etj.

——————————————–

20 INTELEKTUALË I SHKRUAJNË LETËR EDI RAMËS:

NDALO SHKATËRRIMIN E SHQIPES SË NJËSUAR NGA ‘AKADEMIKET’!

https://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=2734

 Më duket se gjuhtarët dhe historianët në letrën e tyre nuk e kanë hallin tek gjuha shqipe dhe ruajtja e saj, por të ruajnë me çdo kusht standardin e vendosur në kongresin e drejtshkrimit nga ata vetë me ndihmën e politikës së kohës. Ky standard tashmë është plakur dhe duhet të ecë përpara me shoqërinë tonë. Gjuhtarët dhe historianët shqiptarë i kanë prerë rrugën gjuhës shqipe drejt gjuhës pellazge dhe ilire, me të cilat ajo lidhet dhe ka vazhdimësi të plotë. Ata e kanë gozhduar gjuhën shqipe në mesjetë, tek Formula e Pagëzimit, që e reklamojnë aq shumë si dokumenti më i vjetër i shkruar i gjuhës shqipe dhe arritje e madhe e gjuhësisë sonë, megjithë mijëra prova, të sjella nga dijetarë të tjerë shekujt e kaluar dhe sot, që vërtetojnë lashtësinë e gjuhës sonë qysh gjatë mezolitit, me fermën më të vjetër europiane në Vështemi (Korçë) dhe se gjuha shqipe është shkruar që në Qytetërimin Dardan të Vinçës, gjatë mijëvjeçarit 6 p.e.s.

Artifaktet ilire të gjetura në Vinçë datojnë nga mijëvjeçari VII deri IV p.e.s, ndërsa ato të shkruara me hieroglife dhe shenja datojnë nga 6000 deri 4500 p.e.s.

* * *

Por megjithë këto prova të rëndësishme, gjuhtarët dhe historianët e letrës drejtuar kryeministrit, duan që dhe qeveria shqiptare të ndërhyjë që të ruhet me çdo kusht standardi i vjetruar i gjuhës shqipe dhe me këtë të mbyllen shtigjet e hulumtimit të saj drejt lashtësisë pellazge.
Dijetari ynë i shquar J. Krispi që më 1832 ka zbuluar se në epikat e Homerit (shekulli 8 p.e.s.) ndodhen mjaft fjalë të gjuhë shqipe, që vërtetojnë lashtësinë e gjuhës sonë dhe të lidhjes së saj me Homerin dhe Iliadën. Këto të dhëna u pasuruan më pas nga dijetarë të tjerë, të cilët arritën në përfundimin se epikat e Homerit janë shkruar fillimisht në gjuhën pellazge, që çuditërisht afron shumë me gjuhën shqipe.
Nga kjo lidhje historike nuk mund të lihen jashtë fjalorit të gjuhës shqipe fjalët e lashta pellazge/shqipe si:
– ILI (ylli),
– ASHT (është),
– MENI (mëri),
– ODISE (udhës, udhëtari) apo
– ANDRA (ëndrra),
fjalë të gjuhës pellazge të shkruara nga Homeri, të cilat janë njëkohësisht edhe fjalë të gjuhës së sotme shqipe.
E shihni sa bukur dhe qartë lidhet gjuha e lashtë pellazge me gjuhën e sotme shqipe, që ju e mohoni?
Me pranimin e këtyre fjalëve të shkruara nga Homeri si të gjuhës shqipe, lashtësia e gjuhës sonë shkon përnjëherë në shekullin e 8 p.e.s. dhe epikat e Homerit renditen si veprat e para jo vetëm të letërsisë europiane, por edhe të letërsisë shqiptare. Ky është nder i madh për kombin tonë, që padrejtësisht ju nuk e mundësoni. Ky mohim bëhet duke shkelur të gjitha rregullat shkencore, sepse nuk i studioni veprat, që lidhin gjuhën e lashtë pellazge me gjuhën shqipe, as i analizoni, as i kundërshtoni dhe as i pranoni ato. I keni mbyllur rrugën edhe brezit të ri të dijetarëve, që ata të mos arrijnë në përfundime të drejta dhe të bëhen kundërshtarët tuaj. Kjo nuk është rruga demokratike dhe shkencore, por për të arritur qëllimet tuaja të gozhdimit të gjuhës shqipe në mesjetë, mundoheni të merrni qeverinë si mbështetje, ashtu siç e patët dje, kur u zhvillua kongresi i drejtshkrimit.

===============================

 HOMERI KA FOLUR DHE SHKRUAR NË GJUHËN PELLAZGO – SHQIPE
HAPE: https://pashtriku.org/index.php?kat=45&shkrimi=575

Lexoni faqen 56 të librit Iliada të Homerit

Për më tepër lexoni këtu librin Iliada…

HAPE: http://www.ellopos.net/elpenor/greek-texts/interlinear-iliad.asp?homer=56

***
Dijetarët që janë marrë imtësisht me problemin kanë dëshmuar se në Iliadën e Homerit asnjë herë nuk përmenden grekët apo helenët, sepse ata ende nuk kishin ardhur në rajonin e Egjeut gjatë kohës së Homerit. Arkeologjia ka dhënë prova bindëse nga Troja, Lemni, Mikena dhe Kreta se dokumentet kulturore greke nuk ka para shekullit të 5 p.e.s.
Me rrugën tuaj të gabuar, duke mohuar pellazgët si stërgjysha të shqiptarëve dhe gjuhën shqipe si pasardhëse e gjuhës pellazge, ende nuk e keni vërtetuar autoktoninë e shqiptarëve në trojet ku jetojnë sot, sepse edhe lidhja iliro-shqiptare ka mbetur pa u vërtetuar nga ju. Le pastaj maqedonët, epirotët, trojanët, Akilin, Aleksandrin e Madh, Pirron e Epirit, që i keni larguar nga historia jonë për tu marrë nga popujt e tjerë.
Qindra mbishkrime me shkrimin ilir dhe në gjuhën ilire të shekujve 4-3 p.e.s. janë në muzetë e Durrësit dhe Apollonisë, por ju i keni lënë ti mbulojë pluhuri, sepse padrejtësisht nuk i pranoni si të gjuhës shqipe. Disa prej jush falsifikuan edhe germat e këtyre mbishkrimeve ilire të Durrësit dhe Apollonisë, për ti paraqitur ato si mbishkrime greke. Kështu V. Toçi (1986) fjalën shkruar me alfabetin pellazgo/ilir → e kthen në fillim Χαϊρευ ose χαϊρε në germa greke dhe më pas shkruan se këto janë mbishkrime greke! Po kështu vepron edhe me mbishkrimin tjetër ilir të Durrësit: në te shkruhet me germat pellazge/ilire TATA XAIPE = Tata, babai hajer, për hajër, duke e kthyer në → Tάτα χαϊρε me germa të alfabetit grek dhe më pas shkruan se mbishkrimi është në gjuhën greke! Kështu në sajë të falsifikimeve dhe punës së pamjaftueshme të gjuhtarëve dhe historianëve shqiptarë, shqiptarët trajtohen si popull pa dije dhe kulturë, që lindi gjatë shekullit të 15 dhe që nuk dihet se nga kanë ardhur.
***
Për më tepër, ditët e fundit, me ndihmën e disa njerëzve pak të shkolluar, ngritët edhe komisionin famëkeq të retushimit të teksteve shkollore, që në shkollat tona të mos përhapen njohuritë e reja, që bien ndesh me konceptet tuaja. Fatkeqësisht ende nëpër shkollat tona nxënësit do të mësojnë se:
– Homeri,
– Akili,
– Aleksandri i Madh dhe
– Pirro i Epirit janë grekë, sulltanët e Turqisë kanë qenë bamirës,
se heronjtë e gjuhës shqipe:
– Theodhor Kavalioti (1718-1797),
– Naum Veqilharxhi (1767-1846),
– Babë Dudë Karbunara (1842-1917),
– Papa Kristo Negovani (1875-1905),
– At Stathi Melani (1858-1917),
– Petro Nini Luarasi (1865-1911)
etj., nuk u vranë nga nacionalistët grekë, sepse mësonin dhe përhapnin shkollën dhe gjuhën shqipe.
***
Gjuha e njësuar shqipe pa dyshim që është arritje e madhe e kulturës sonë, që duhet mbështetur, por që do pasuruar dita-ditës. Ajo nuk është një mburojë çeliku, për të mos ndryshuar dhe ecur me kohën. Gjuha jonë duhet ti gjejë rrënjët e veta, të prera nga disa studiues të mefshtë dhe të mos ngelet si pema pa rrënjët, të thahet. Prandaj drejtimi i duhur i gjuhës shqipe dhe i historisë sonë duhet të jetë lashtësia pellazge dhe prej andej të gjithë së bashku të punojmë ti pasurojmë njohuritë tona dhe t’ua përcjellim ato brezit të ri. Kështu me të drejtë lartësojmë kombin tonë si më i vjetri i identifikuar historikisht dhe i sjellim dobi të madhe historisë dhe gjuhësisë europiane, e cila për shkak të mefshtësisë së historianëve dhe gjuhtarëve shqiptar, vazhdon të mohojë Qytetërimin e lashtë Pellazg, zanafilla dhe djepi i lindjes dhe zhvillimit të qytetërimit Perëndimorë.
Shoqata “Qendra e Studimeve Pellazgjike” përmbledh në gjirin e saj pasues të ethshëm të studiuesve të shquar të gjuhës dhe historisë sonë, që me studimet e tyre çdo ditë po ndriçojnë lashtësinë e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e lashta shumere, hitite, etruske, lide, frige, ilire, maqedone dhe sidomos me gjuhën pellazge, që është mëma e të gjitha gjuhëve të Europës dhe Lindjes së Afërt.


(Luftulla Peza, Kryetar i shoqatës “Qendra e Studimeve Pellazgjike” , Tiranë-Prishtinë.)

– Kontakti me autorin:[email protected].

===================================

 DR.LUFTULLA DHE LILJANA PEZA: PELLAZGËT SHPIKËN SHKRIMIN

DHE ALFABETIN E PARË NË BOTË
https://pashtriku.org/index.php?kat=45&shkrimi=857
***
LUFTULLA PEZA&LILJANA PEZA (1): NË KËRKIM TË RRËNJËVE TË GJUHËS SHQIPE(I)
https://pashtriku.org/index.php?kat=45&shkrimi=583
***
LUFTULLA PEZA&LILJANA PEZA (1): NË KËRKIM TË RRËNJËVE TË GJUHËS SHQIPE (II)
https://pashtriku.org/index.php?kat=45&shkrimi=586

______________________________

=============================

(ILUSTRIMET I PËRGATITI PASHTRIKU.ORG. SH.BERISHA)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura