PROF.DR.LUFTULLA PEZA&PROF.DR.LILJANA PEZA: VERA E PARË EUROPIANE ËSHTË PRODHUR NGA PELLAZGËT

Tiranë, 19. 05. 2016. Në revistën Antiquity është botuar një artikull mjaft interesant, që lidhet me parahistorinë e trojeve të Europës mesdhetare. Ai ka të bëjë me provën e parë të prodhimit të verës apo venës ( siç ka qenë emërtuar në fillim). Bëhet fjalë për kohën e vonë të gurit dhe fillimin e kohës së bronzit (mijëvjeçarët e 7-4 p.e.s.), prandaj këtu shtrohet rëndësia e problemit.
Nga artikulli i mësipërm mësojmë se një ekip studiuesish nga Universiteti “Aristoteli” i Selanikut, nën drejtimin e lektores së Departamentit të Arkeologjisë zonjës Tania Valamoti, ka arritur në një zbulim shumë të rëndësishëm arkeologjik lidhur me prodhimin e verës. Në pjesën lindore të Maqedonisë, që sot i përket Greqisë, por para viti 1913 i përkiste Thrakës, janë gjetur rrënojat e një vendbanimi të hershëm të gurvonit (neolitik, mijëvjeçarët 7-6 p. e. s.) të quajtur Dikili Tash. Gjatë gërmimeve arkeologjike në disa banesa të këtij vendbanimi të lashtë, në njërën prej tyre, janë gjetur mbeturina rrushi të qymyrzuar, që të kujtojnë rrushin e shtrydhur për të prodhuar verën.
Vijushmëria e shtresave kulturore në Dikili Tash paraqitet si vijon:
6500 p.e.s. −→ Neolit i hershëm: vërtetohet prania e fshatrave të para bujqësorë-blegtoralë në Greqinë e sotme, fillimi i vendosjes së vendbanimeve të njeriut në Dikili Tash,
5800 p.e.s. −→ Neolit i mesëm: Fillon shfaqja e kulturës Sesklo në Thesali, vërtetohet vazhdimi i vendosjes së njeriut të lashtë edhe më tej në Dikili Tash,
5400 p.e.s. −→ Neolit i vonë I: shtrihet kultura pellazge Vinka në Ballkan, shtresat e para me gërmime në Dikili Tash: janë ndërtuar shtëpi, ndërtime të tjera si dhe janë gjetur prodhime të njeriut (vegla, poçeri etj.),
4800 p.e.s. −→ Neolit i vonë II (koha e bakrit): komuniteti kulturor shtrihet në Balllkan; zgjerimi maksimal i vendabanimit Dikili Tash,
4000 p.e.s. −→ Vendbanimi i Dikili Tashit abandonohet nga njeriu
Në gërmimet arkeologjike në Dikili Tash, në shtëpinë e shënuar si House 1 në një qyp janë gjetur gjithsej 2460 bërthama rrushi të qymyrzura si dhe 300 lëkura delesh dhe dhish bosh, gjithashtu të qymyrzuar. Këto mbeturina mendohet se janë mbetje nga rrushi i shtrydhur pas prodhimit të verës, ndërsa lëkurat kanë shërbyer për ruajtjen e saj. Këto mbetje mund të përbëjnë rastin e dytë të njohur në botë të prodhimit të verës nga rrushit. Rasti i parë është zbuluar para do kohësh në Iranin e sotëm dhe datohet në mijëvjeçarin e 6 p.e.s. Në enciklopedinë Wikipedia shkruhet se vera e parë nga orizi njoftohet se është prodhuar në Kinë rreth mijëvjeçarit të 9 p.e.s., që sot për sot përbën rastin më të hershëm të prodhimit të verës në botë.

(Ilustrimet i përzgjodhi editori i pashtriku.org, sh.b)

Kërkimet rreth këtij problemi vazhdojnë për të saktësuar disa çështje teknike, por vetë fakti i zbulimit të mësipërm tregon qartë, se qysh gjatë kohës së gurvonit (neolit) të vonë rreth 6500 vjet p.e.s. është arritur shtrydhja e rrushit dhe lëngu i tij është përdorur për tu pirë si lëng rrushi, dhe më pas për të prodhuar prej tij verë ose uthull. Siç dihet nga teknologjia e përpunimit të rrushit, lëngu i tij në mënyrë natyrale nuk duron gjatë pa u fermentuar. Edhe vera po nuk u ruajt nga veprimi i oksigjenit që ka ajri, për pak kohë nga veprimi i tij kthehet në uthull. Sot në prodhimin e verës ka ndërhyrje kimike, që e bëjnë atë të mos thartohet në uthull, por në lashtësi gjithçka ishte natyrale dhe përdorimi i lëndëve kimike në procesin e prodhimit të verës ende nuk njihej.
Studimi mbetjeve të rrushit, të gjetura në Dikili Tash do të nxjerrë në pah në se gjatë shtrydhjes është përdorur rrush i egër apo ndonjë lloj rrushi i kultivimeve të hershme të tij nga njeriu. Gjatë gërmimeve në vendbanimin Dikili Tash janë gjetur edhe disa kupa ose filxhanë dhe qypa, që mendohet se janë përdorur për përdorimin ose ruajtjen e lëngut të rrushit. Bashkë me mbetjet e rrushit janë gjetur edhe fiq të qymyrzuar. Fiqtë janë përdorur për përmbajtjen e lartë të sheqerit, që ndihmon procesin e fermentimit. Dr. Valamoti shton se “fiqtë mund të jenë futur që në fillim, për të ndihmuar procesin e fermentimit ose mund të jenë shtuar, pasi ka mbaruar procesi i fermentimit të lëngut të rrushit . Edhe mjalti mund të jetë përdorur kështu gjithashtu” thotë Valamoti.
Sipas të dhënave të arkeologjisë, përdorimi i rrushit është shumë më i hershëm në truallin e Ballkanit. Qysh gjatë gurlashtit (paleolitit) të vonë, kur njeriu ishte në fazën e gjuetar-mbledhësit, janë gjetur të dhëna të rëndësishme, që flasin për përdorimin e rrushit nga njeriu. Në shtresën më të hershme të shpellës së Konispolit I, që është datuar 26 370 vjet më parë, janë takuar vegla pune prej stralli dhe kockash kafshësh të egra si dhe fara rrushi të egër dhe thjerrëza të karbonizuara. Kjo e dhënë e rëndësishme e gjetur nga arkeologët shqiptar para disa vjetësh, përmendet në librin Historia e popullit Shqiptar I, f. 25. Kjo është gjetja më e lashtë në Europë dhe në rajonin e Egjeut dhe ka mundësi edhe në botë e përdorimit të rrushit nga njeriu. Qëllimi mund të ketë qenë shtrydhja e rrushit për prodhimin e verës. Njeriu gjuetar-mbledhës i kësaj kohe përdorte gjerësisht mishin e kafshëve të egra dhe dinte të përdorte edhe lëkurat e tyre për të ruajtur ushqimet. Gjatë veprimtarisë së tyre ditore njerëzit e kësaj kohe kanë mbledhur rrush të egër, e kanë futur në lëkurë dhe janë marrë me punën e tyre. Por rrushi ndërkohë është shtypur në caliqet e lëkurës dhe duke ndejtur disa ditë në to lëngu i tij është fermentuar në verë. Kështu, fare rastësisht, ka mundësi të jetë arritur prodhimi i parë i verës. Në këtë kohë ka pas zotëruar matriarkati, ku gruaja luante rolin kryesor në familje, martesa ishte me grupe dhe origjina e fëmijës jepej vetëm në bazë të nënës.
Gjetja e prodhimit dhe e përpunimit të rrushit në Dikili Tash mund të sjellë ndryshime në historinë e verës. Gjer tani mendohet se prodhimi i verës nga rrushi së pari është përhapur nga Lindja e Mesme. Patrik McGovern, shkencëtar nga Universiteti i Pensilvanisë (ShBA) dhe një nga ekspertët e njohur në botë për verërat e vjetra , mendon se vera e parë është prodhuar në Egjipt dhe prej andej “gjatë kohës së hershme të bronzit, nëpërmjet marrëdhëniet tregtare të Egjiptit me Palestinës, u shtri në Izraelin e sotëm, Bankën perëndimore , Gazë dhe Jordani”.
Në një artikull të V. Cocke (2004) ka të dhëna se rrushi i egër euroaziatik Vitis vinifera sylvestris sot rritet në një zonë mjaft të gjerë nga Spanja dhe arrin gjer në Azinë qendrore. Nga nën llojet dhe varietetet e lindura nga kjo hardhi e egër, prodhohet sot e gjithë sasia e verës në këtë zonë të gjerë. McGoven me kolegët e tij po përpiqen të gjejnë origjinën e vitikulturës (vreshtarisë) në neolitin e hershëm, kur janë kultivuar hardhitë dhe ku u përgatit vera fillimisht. Ata për këtë janë duke punuar në malet Taurus, në Turqinë lindore, ku mendojnë se ka ndodhur kjo. Duke krahasuar analizat e DNA nga hardhia e egër me ato të nënllojeve hardhive të buta moderne, McGoven me kolegët e tij mendojnë të arrijnë të gjejnë kohën e zbutjes (domestikimit) të hardhisë. Ai tregon, se duke kombinuar nuhatjen arkeologjike me analizat kimike në enët e lashta, po bëhet e mundur, që historia e fillimit të verës të shkojë deri në neolit d.m.th. 8500 deri 4000 vjet p.e.s.
Edhe në Iliadën e Homerit vreshtat dhe vera përmendet mjaft herë si pije e zakonshme e kohës së bronzit.
“Për çka i zotojmë bashtinat ma t’ lulëzueshmet,
Në brigjet e Ksanthit mbjellë me t’ lashta e vneshta?
Pra që të pimë përherë nënkrye t’ Likjanve
N’ betejë të flaktë, e gjithkush prej tyne
Me hak të thërrasë:-Prijsa të lavdishëm kemi!” (Iliada, XII, 364-370)
Në Iliadë gjithashtu përmenden mjaft raste, kur vena përdorej për të pirë mbas punë në ara dhe pas luftimeve dhe mijëra calikë lëkure delesh ose dhish të mbushura me verë, dërgoheshin për tu shitur. Por në “Iliadë”, që pranohet nga shkenca të jetë shkruar rreth vitit 750 p.e.s. helenët nuk përmenden asnjë herë. Kjo tregon se ata Homeri nuk i njihte, sepse ata ende në këtë kohë nuk kishin ardhur në rajonin e Egjeut.
BANORËT E LASHTË TË DIKILI TASHIT
Kush ishin banorët , që kanë banuar në Dikili Tash, në truallin e Thrakës, gjatë gurvonit (neolitit) të hershëm, rreth 6500 vjet p.e.s. ?
Dr. Valamoti shkruan se banorët, që kanë jetuar gjatë gurvonit në Dikili Tash janë helenët e vjetër. Në studim e saj shprehimisht shkruan: “Either the ancient Greeks loved grape juice, or they were making wine nearly 6,500 years ago” [= ose grekët e vjetër pëlqenin xhusin e rrushit ose kanë prodhuar verën rreth 6500 vjet më parë). Qypa dhe kupa prej balte janë gjetur me shumicë edhe në qytetet e lashtë në Kretë, Miken, Pylli, Trojë e gjetkë dhe nga studiuesit gjithmonë është menduar, se ata kanë qenë përdorur për të ruajtur vajin e ulliri, venën dhe artikuj të tjerë ushqimor. Por banorë e këtyre trojeve gjatë kohës së bronzit, për të cilën bëhet fjalë, gjithmonë nga arkeologët, që kanë bërë gërmimet arkeologjike Henri Shliman (1822-1890, zbulues i Trojës, Mikenës dhe Tirynsit) dhe Arthur Evans (1851-1941, zbulues i qytetërimit të Kretës) janë quajtur banorë autoktonë, para ardhjes së grekëve.
Ndërsa me të dhënat e parashtruara në pjesën e parë të studimit jemi në përputhje me zonjën Dr. Valamoti, në pjesën e dytë të shpjegimeve të saj, mendojmë se ajo e shtrembëron historinë, sepse faktet historike janë krejtësisht ndryshe.
Sipas të gjitha të dhënave historike dhe arkeologjia banorët më të vjetër të rajoneve të Thesalisë, Maqedonisë, Epirit dhe Thrakës, ku bën pjesë vendbanimi arkeologjik i Dikili Tashit, kanë qenë pellazgët. Autorët e vjetër si Herodoti, gjithmonë kanë shkruar se ajo që sot quhet Ellada ka qenë banuar më parë nga fiset e ndryshme pellazge dhe më pas erdhën grekët. Prej pellazgëve janë ngritur edhe fshatrat e parë gjatë neolitit si Sesklo (7000-3200 p.e.s.) dhe Dhemini në Thesali, të cilat janë ndërtuar dhe banuar nga pellazgët. Zbulimet arkeologjike në Akropolin e Athinës, të kryera nga arkeologët italianët dhe amerikanët ka zbuluar vendbanim neolitik me vegla pune, poçeri, skelete kafshës shtëpiake, që janë njësoj si ato të Sesklo dhe Dimini të Thesalisë, d.m.th. u përkasin banorëve pellazgë. Sipas Prokopiou (1964, f. 21-22) “vendbanimi i Akropolit të Athinës ka qenë banuar nga fermerët më herët se sa mijëvjeçari i 6 p.e.s. dhe këto banorë kanë qenë pellazgët”. Dhe jo vetëm kaq. Ndërtimet madhështore gjatë kohës së bronzit në Mikenë, Tirinth, Spartë, Pylli në territorin, që sot quhet Greqi, si dhe në Kretë, Trojë, të etruskëve në Italinë e sotme etj. janë plotësisht të ndërtuara nga pellazgët. Një gjë këtillë e kanë thënë prej më se një qind vjet më parë edhe zbuluesit e qytetërimeve madhështore të kohës së bronzit, arkeologët A. Evans dhe H. Shliman, të cilët e kanë theksuar se këto qytetërimet janë parahelene.
Për Trojën Shliman ka theksuar se “në Trojë nuk ka objekte helene më të vjetra se sa shekulli i 5 p.e.s. “ (Zhak 1995). Të gjitha këto të dhëna duhet të kihen shumë parasysh kur trajtojmë parahistorinë e Ballkanit, rajonit të Egjeut ose të Europës jugë-lindore dhe të Azisë së Vogël, sepse janë pikërisht rajonet ku gjatë gurvonit, kohës së bronzit dhe pjesës më të hershme të kohës së hekurit janë banuar nga pellazgët, sipas Homerit, Herodotit dhe shkrimtarëve të tjerë antikë. Ata gjatë kësaj kohe të lashtë, d.m.th. gjatë mijëvjeçarëve 7- 2 p.e.s. dhe shekujve të parë të mijëvjeçarit të parë, kanë banuan të vetëm në këto troje dhe zhvilluan qytetërimin e lashtë, që përmbledhtazi e kemi quajtur Qytetërimi Pellazg, sepse fise të ndryshme të një populli e kanë ndërtuar atë (Peza L. & L. 2009, 2013). Bile edhe qyteti i Athinës është ndërtuar fillimisht nga pellazgët, të cilit i kanë dhënë emrin e perëndisë së tyre Athina. Edhe sot themelet e akropolit të Athinës njihen si mure pellazgjik: mur me gur të mëdhenj të skalitur, të vendosur njëri mbi tjetrin pa përdorimin e llaçit.
Gjatë kësaj kohe u zhvillua edhe gjuha pellazge, gjuha më e vjetër europiane, e cila si gjuha “Protoalbanian” (Parashqipja) nga dijetarët e sotëm njihet se i ka fillimet që gjatë gurmesmit (mezolit). Kjo gjuhë mori formën e plotë gjatë periudhës së gurvonit (neolitit) dhe kohës së bronzit me dialekte të ndryshme akejt, thesalianë, kretan, thrakë, dake, trojan, frigas, jonian, dorë, aeolian, lidian, likian, hitit, etrusk etj . Gjatë zhvillimit të mëtejshëm të këtyre popullsive dhe kulturave gjatë kohës së vonë të bronzit dhe fillimit të kohës së hekurti (fundi i mijëvjeçari i 2 dhe fillimi i mijëvjeçarit të parë p.e.s.) nga këta popullsi me zhvillimin e mëtejshëm u formuan ilirët, dardanët, maqedonët, epirotët, thrakët, etruskët etj. dhe prej tyre kanë rrjedhur shqiptarët e sotëm, që janë të vetmit përfaqësues të tyre sot.
Nga Thesalia janë njoftimet e ngritjes së farmave (fermave) të para të njohura në Europë, të ngritura nga popullsia pellazge, e vetmja që banonte në këto troje gjatë Gurmesmit-gurvonit (7-6 mijë vjet p.e.s.). Edhe vera për të cilën folëm më lart, rrjedh pikërisht nga këto rajone. Në studimin tonë të përmendur më sipër kemi shpjeguar se fjala farma dhe fjala verë (venë) i kanë krijuar të parët pellazgët dhe ju kanë dhënë emërtimin sipas gjuhës së tyre dhe që gjejnë shpjegimin e plotë në gjuhën shqipe, forma më e re e pellazgjishtes.
Farma = far + m + a = far + më +asht = far m’a = farma
Ky emërtim vjen nga fakti, sepse fermat (farmat) filluan të ngrihen nga njeriu në fund të gurmesmit dhe u zhvilluan gjatë gurvonit (neolitit) pikërisht duke kultivuar drithërat dhe kulturat e tjera bujqësore me anë të farës, duke i mbjellë ato dhe seleksionuar. Kjo solli ndryshime të mëdha në jetën shoqërore, sepse njeriu tani u largua nga jeta endacake e gjuetar-mbledhësit, karakteristike për njeriun e gurlashtit (paleolitit), që jetonte me prodhime të gatshme nga natyra. Në kushtet e reja njeriu u vendos pranë tokave pjellore dhe ndërtoi fshatra, me shtëpi të grumbulluar në kodra dhe të rrethuara me disa rath muresh, si Larisa, Sesklo dhe Dhemini në Thesali, Maliqi, fshat i ndërtuar si hunjore pranë Korçës etj. Prandaj nga fjala pellazgo/shqipe FARA ka rrjedhur fjala pellazge FARMA, që ka hyrë në të gjitha gjuhët europiane.
Edhe vena/vera, siç e pamë edhe më sipër, që është gjetur nga arkeologët, është prodhuar së pari nga banorët autoktonë të rajoneve të Ballkanit dhe të Egjeut. Prandaj dhe emërtimi i saj rrjedh po nga gjuha e këtyre banorëve të lashtë, që janë pellazgët. Ky emërtim ka hyrë po thuajse i pa ndryshuar në gjuhët europiane dhe perëndimore.
Pellazg/Shqip
Vena Anglisht
wine Gjermanisht
wein Frëngjisht
vin Spanjisht
vino Italisht
vino Çekisht/Rusisht
vino
Në fjalorin online etimologic dictionary, në zërin Wine (vena) lexojmë: WINE O.E. win, from P.Gmc. *winam (cf. O.S., O. Fris., O.H.G. win, O.N. vin, Du. wijn, Ger. Wein), an early borrowing from L. vinum “wine,” from PIE *win-o-, from an Italic noun related to words for “wine” in Armenian, Hittite, and non-I.E. Georgian and West Semitic (cf. Arabic wain, Heb. yayin), probably from a lost Mediterranean language word *win-/*woin- “wine.” Also from L. vinum are O.C.S. vino, Lith. vynas, Welsh gwin, O.Ir. fin. Essentially the same word as vine (q.v.). The verb meaning “entertain with wine” is attested from 1862. Wine snob is recorded from 1951.
/Në këtë paragraf mbi verën shkruhet, se emri wein (vena/vera) vjen nga latinishtja vinum, nga proto Indo Europiane win-o, nga një emër italik, që nuk lidhet me fjalën “wein”, në armene, hitite dhe jo indoevropiane. Në gjuhën arabe wain dhe hebreje yayin, ka mundësi të vijë nga një gjuhë e humbur mesdhetare. Fjala është e provuar që nga vitit 1863/.
Ndërsa n enciklopedi mbi prejardhjen e fjalës vera lexojmë: The word “wine” comes from the Proto-Germanic “*winam,” an early borrowing from the Latin vinum, “wine” or “(grape) vine,” itself derived from the Proto-Indo-European stem *win-o- (cf. Hittite: wiyana, Lycian: Oino, Ancient Greek οῖνος – oînos, Aeolic Greek ϝοίνος – woinos)./Fjala Wine-vena, vjen nga protogjermanikja winam dhe më herët ka ardhur nga latinishtja vinum ose grapa, vetë të ardhura nga burimi proto- indo-europian wino (krahaso fjalët hitite wiyana, likiane oino, greqishte e vjetër oinos, nga gjuha e aeolve woinos/. Siç dihet hititët, likët dhe aeolët janë popullsi pellazge dhe për venën kanë përdorur të njejtin term siç e përdorim neve sot.
Dionisi në mitologjinë e lashtë është perëndia i vreshtarisë, grumbullimit, përpunimit të rrushit dhe i prodhimit të verës. Ai është biri i Zeusit pellazg me të bijën e Kadmit dhe të Harmonisë, pra nga kjo del mjaft qartë, se e ëma e Dionisit është motra e Ilirit. “Fakti kryesor në legjendën mistike të Dionisit është përhapja e kultit të verës në Europë…Vera nuk është shpikur nga grekët.. (Graves 1984, Spahiu 2006). Nga kjo del qartë, që Dionisi nuk është perëndi greke, siç përmendin pa asnjë bazë mjaft autorë, por një perëndi qendrore pellazge dhe emri i tij lidhet me Zeusin (Dio).
Robertson gjithashtu mendon se vera si fjalë në latinishte ka hyrë nga etruskishtja, sepse etruskët kanë sjellë kultivimin e hardhisë në Itali.
Është pikërisht gjuha e përbashkët pellazgo/shqipe, që dëshmojnë prejardhjen e shqiptarëve të sotëm nga pellazgët parahistorikë, të cilët nëpër mjet procesit të gjatë të zhvillimit, që ka zgjatur mbi 10.000 vjet përfaqësohen sot nga shqiptarët. Por shqiptarët e sotëm nuk e kanë prejardhjen të gjithë nga ilirët, sepse kështu do të bëhej një gabim i rëndë historik. Shqiptarët e sotëm rrjedhin: pjesërisht nga ilirët, ata që rrjedhin nga trojet në veri të Vlorës (Aulonës së lashtë), ku përfshihet Shqipëria e mesme dhe ajo veri-perëndimore, me zgjatje në drejtim të Malit të Zi; pjesërisht nga epirotët, ku hyjnë përgjithësisht shqiptarët, që kanë përbërë historikisht Toskërinë; shqiptarët me prejardhje nga dardanët, shqiptarët e Kosovës dhe të trojeve rreth saj; shqiptarët e Maqedonisë, që rrjedhin nga maqedonasit e lashtë, me qendër Maqedoninë e Aleksandrit të madh. Kjo është prejardhja e saktë e shqiptarëve, sepse ndryshe mohojmë të vërtetën, që jep historia dhe pjesën më të madhe të stërgjyshërve tanë më të afërt.
Po helenët? Helenët apo grekët nuk janë popull autokton në trojet e tyre të sotme. Ata asnjë herë nuk përmenden në Iliadë apo Odisenë e Homerit, që janë veprat letrare më të vjetra të letërsisë europiane. Iliada, sipas llogaritjeve të studiuesve të ndryshëm, është shkruar rreth vitit 750 p.e.s.,. Pra helenët janë popull pas homerikë, sepse fiset e para grekfolëse kanë ardhur në Ballkan pas kësaj kohe. Këtë fakt e përmendin edhe shkrimtarët e Greqisë së vjetër, të cilët në veprat e tyre përshkruajnë fiset ndryshme pellazge si popullsi a autoktone, duke i quajtur ato gjithmonë “barbarë” d.m.th. që nuk ishin grekë. Edhe arkeologët e famshëm H. Shliman dhe A. Evans, që zbuluan qytetërimet pellazge të Kretës, Mikenës, Trojës dhe të tjerë pas tyre e kanë theksuar se objektet e gjetura në gërmimet arkeologjike të neolitit ose kohës së bronzit i përkasin popujve autoktonë para helenë.
Me shumë rëndësi është edhe fakti se nuk ka asnjë dokument kulturor para shekullit të 6 p.e.s., që tu përkasë helenëve. Edhe mbishkrimi në një katruve të shekullit të 8 p.e.s., që është emërtuar “Nestor cup”, e gjetur në ishullin Ishia pranë Napolit (Itali), që disa studiues pretendojnë se është shkruar në gjuhën helene, nuk është e vërtetë. Ai i dedikohet mbretit Nestor të qytetit të Pylit, që përmendet edhe në Iliadën e Homerit dhe që ka marrë pjesë në Luftën e Trojës, që pranohet të jetë zhvilluar rreth vitit 1250 p.e.s.. Ky mbishkrim ka disa fjalë etrusko-pellazge dhe ju përket etruskëve.
Në fund deshëm të shtoj për zonjën Dr. Valamoti, se mbiemri i saj ka kuptim e plotë në gjuhë pellazgo/shqipe. Shpjegimi është i tillë: Valamoti = vala + moti , pra vala (p.sh. e detit) dhe moti (p.sh. i mirë). Këto të dhëna për emrin e zonjës Valamoti tregojnë, që ajo mund të rrjedhë nga stërgjyshër pellazge, ose nga arvanitët, shqiptarët autoktonë në Greqinë së sotme.
Vera në botën e sotme është pije shumë e preferuan ndër njerëzit. Këto e vërteton përdorimi mjaft i gjerë i saj. 10 vendet që prodhojnë më shumë verë në botë janë si më poshtë (viti 2007):
1. Italia 5.050.000 tonë 6. Kina 1.450.000 tonë
2. Franca 4.711.600 “ 7. Afrika e Jugut 1.050.000 “
3. Spanja 3.645.000 “ 8. Australia 961.972 “
4. ShBA 2.300.00 “ 9. Gjermania 891.600 “
5. Argjentina 1.550.000 “ 10. Kili 827.746 “
______________
Burimet:
Herodoti, Historia
Homer, Iliada
Cocke W. 2004. First Wine? Archeologists trakes drink to stone age. National Geographic News July 21, 2004
Graves R. 1984. Les Mythes grecs. Paris
Korologou M. 2013. 6000 year old wine discovered in Kavala
Peza L. & L. 2009, 2013. Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre, Geer, Tiranë
Prokopiou A., E. Smith 1964. Athens: City of the Gods from prehistory to 338 BC. New York: Stein and Day
Robertson Ed. 2010?. Etruscan’s genealogical linguistic relationship with Nakh-Daghestanian:
a preliminary evaluation. Internet
Spahiu A. 2006. Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotëve. Tiranë
Valamoti, S. M., M. Mangafa, Ch. Koukouli-Chrysanthaki, and D. Malamidou 2007. Grape-pressings from northern Greece: the earliest wine in the Aegean? Antiquity 81(311):54–61,16 March 2007,
Zhak E. 1995. Shqiptarët
– 2002. Historia e Popullit Shqiptar, vëll. 1, Tiranë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura