KISHA ORTODOKSE MESIA E GREQIZIMIT TË EPIRIT (IV)  

KISHA ORTODOKSE MESIA E GREQIZIMIT TË EPIRIT (IV)  

Nga Besnik Imeri, Vlorë 3 Prill 2022

PATRIARKANA DHE KLERI I LARTË ORTODOKS

Vazhdojmë më tej me temën e greqizimit. Lidhur me rolin e Patriarkanës në luftën kundër gjuhës shqipe, në territoret jashtë kufijve të shtetit grek, Arben Llalla në librin e vet “Kolaboracionistët grek, Projektuesit dhe Udhëheqësit e Genocidit në Çamëri” na thotë:

“…Kisha Autoqefale e Greqisë dhe Patriarkana e Stambollit gjithnjë kanë luftuar për asimilimin dhe zhdukjen e gjuhës shqipe dhe të kombit shqiptar

…Kundër gjuhës shqipe ka qënë edhe mitropoliti i Kosturit, Fillaretis, i cili ishte me origjinë nga Azia e Vogël, i cili në vitin 1892 shpërndau një broshurë ku mallkonte gjuhën shqipe

…Mitropoliti i Korçës, Fotis Kallpidhis, me prejardhje nga Azia e Vogël, propagandonte kundër gjuhës shqipe dhe patriotët e vranë më 9 shtator 1906, si hakmarrje për vrasjen e dy vëllezërve, të cilët ishin mësonjës të gjuhës shqipe, Theodhos dhe Kristo-Harallamo Negovani të masakruar nga grekët më 12 shkurt 1905…”[1]

Zhan Klod Faverial tregon aktorët e aktivizuar kundër arësimimit të popullit vllah dhe atij shqiptar në gjuhën e tyre, në territoret nën sundimin osman në Maqedoni dhe Shqipëri: “Kush i kundërvihet sot (viti 1889) arësimimit të popullit vlleh dhe popullit shqiptar? Peshkopët grekë, konsujt grekë, agjentët grekë dhe mjekët grekë [2]

Greqizimi, nëpërmjet përhapjes me dhunë, ose në mënyrë tinzare, të gjuhës greke, qoftë brenda territorit të fryrë të shtetit grek, ose jashtë tij; trajtohet në mënyrë shkencore nga Luigi Luca Kavalli-Sforza: “…Zëvendësimi i plotë i një gjuhe ndodh nën një trusni të fortë politike dhe të organizuar. Afrikanët e sjellë si skllevër në Amerikë tre shekujt e fundit thuajse i kanë humbur gjuhët e tyre të origjinës dhe flasin ato të vendeve ku jetojnë…” [3]

Por ne shqiptarët na ka gjetur më keq se zezakët e Amerikës, të cilët nuk kishin asnjë mundësi, pasi i shpërngulën mijëra km na atdheu i tyre; ndërsa ne shqiptarët, në tokat tona dhe në shtëpitë tona, për faqen tonë të zezë, jemi greqizuar dhe sllavizuar më keq se sa zezakët e Afrikës, të cilëve nuk u  vihet faj për humbjen e gjuhës së tyre. 

Vazhdojmë me Patriarkanën e Kostandinopojës, e cila ka qënë në ballë edhe të përpjekjeve për greqizimin e Ballkanit, krijimin, zgjerimin dhe zmadhimin e shtetit grek, si një miniperandori Bizantine. Kjo filloi me kryengritjen për krijimin e shtetit grek, e mbështetur fuqimisht nga dy patriarkana, ajo e Kostandinopojës dhe ajo e Shën Petërburgut.

Në lidhje me natyrën dhe përmbajtjen e “Kryengritjes greke” Aristidh Kolia thotë: “Pas kuvëndit të dytë kombëtar të Astros më 1823 parashikohet një përplasje e dy linjave që janë krijuar. E të ashtuquajturëve “oligarkikë” me “demokratikë” apo e “politikanëve” me “ushtarakët” siç preferojnë disa të tjerë. Koxabashët, Fanariotët dhe despotët janë të mbyllur dhe të rrethuar nga populli. Andruco përpiqet të bindë Kolokotronin t’i spastrojë. Por ai e qorton: “O dhe ti tek ata e ke mendjen. Leri e do shuhen vetë”…Kryengritja greke ishte një kryengritje fetare, sado që të na shokojë një gjë e tillë…”[4]

Parrulla e parë e këtij shteti, të lindur nga kjo kryengritje, me platformën “një gjuhë, një fe” do të ishte: Vdekje myslymanëve, qoftë edhe greqishtfolës; Vdekje gjuhës shqipe dhe shqiptarëve që e flisnin atë në Epir. Pasi formula magjike kërkonte vetëm: Një gjuhë, një fe, një shtet. Kush nuk i përshtatej kësaj formule dhe dilte jashtë saj, qoftë edhe për një element, duhej eliminuar dhe zhdukur.                 

Thelbin e kësaj e kapën të diturit e Patrikanës së Stambollit, Fanariotët (skilejtë fanariotë), të ndriçuar në dituri dhe aftësi drejtuese politike, shtetërore dhe klerikale. Tek ata lindi ideja e krijimi të një kombi të kllonuar në gjuhë dhe në fe nëpërmjet farës së helenizimit…Kanë kaluar 150 vjet nga Kryengritja dhe akoma kriter i helenizmit është feja (krishtërimi ortodoks)…Greqia e 21-shit është vazhdimi Bizantit. i Bizantit Ortodoks…Këto gjëra i thoshin  despotët e ardhur nga Azia e Vogël dhe veçanërisht Fanariotët, por populli kishte tjetër mendim[5]

Prandaj edhe Patriakana e Stambollit e mori këtë farë të helenizimit (multinacionalitetit), e hodhi atë për mbjellje në shekujt e IX dhe të X duke krijuar gjuhën e re të Krishtërimit Lindor, Greqishten e Re. Pas kësaj, kur u krijuan kushtet, kur bimët e mbira nga kjo farë kishin lulëzuar, rreth mesit të shekullit të XVIII, atëhere kur perandorisë Osmane po i këputeshin këllqet, me filizat e ritura për qindra vjet, Patrikana e Stambollit mendoi se kishte ardhur koha të rikrijonte Perandorinë Bizantine nën një emër të ri, të shtetit të ardhshëm grek, i cili mundësisht të përfshinte gjithë ortodoksët e Ballkanit dhe më gjërë, ku banorët e këtij shteti në vatrën familjare mund të flisnin edhe arixhiçe, por në shkollë do të mësonin vetëm greqishten dhe në administratën publike dhe në shtet do të flitej vetëm greqisht.

Gjuha zyrtare e këtij shteti do të ishte greqishtja. Greqishtja e re ishte një e keqe e domosdoshme për krijimin e kësaj miniperandorie, e cila kishte nevojë për një gjuhë me përhapje të gjërë, që sot mund të quhet globaliste. Duke hequr një paralele, lidhur me nevojën që ka pasur për greqishten e vjetër Perandoria Bizantine, dhe, në kushtet e reja, perandoria minibizantine për greqishten e re, Aristidh Kolia thotë: “…Po ja që greqishtja ishte zgjidhja e vetme ndaj problemit të poliglotisë (shumë gjuhëve që luzmonin në Perandorinë Bizantine) dhe shumëkombshmërisë së Bizantit. Kështu perandorët dhe udhëheqësit bizantinë lëpinë atje ku kaq kohë kishin pështyrë dhe u detyruan ta shpallnin gjuhën greke si një gjuhë të vetme ndërkombëtare dhe të përbashkët të shumëllojshmërisë së popujve të vet, pavarësisht se Greqinë dhe grekët nuk pushuan duke i përndjekur dhe robëruar për 700 vjet (qysh nga Teodosi).” [6]

Pikërisht ajo greqishte që u fabrikua nga klerikët ortodoksë në ‘qelat’ e Patriarkanës së Kostandinopojës, e cila u quajt ‘gjuha e zotit’, përkundër asaj që statusin e  ‘gjuhës së zotit’ më parë e kishte pasur pellazgjishtja dhe pas saj, pasuesja e vetme e saj, shqipja. Aty u vendos që gjuha shqipe të dënohej me vdekje si pasuese e drejtëpërdrejtë e pellazgjishtes. Kjo ishte një Luftë e Dytë e Krishtërimit Lindor, pas asaj të antikitetit të vonë kundër paganizmit të ndritur. Aty në zyrat e Fanarit u gatua dhe mori jetë ky projekt, të cilit ju vu emri “Megal-Idheja”.

Sllogani një shtet, një gjuhë, një fe ishte përzierja mistike magjike e përzierë me “ujin e bekuar”. Por paraprakisht duhej gjuha. Mathiey Aref në një shkrim për gjuhën shqipe në portalin “pashtriku.org” e trajton në një këndvështrim tjetër, problematikën e greqishtes së re pas krijimit të shtetit grek në vitin 1831:

Nën pushtimin otoman (1453-1821) greqishtja bizantine u kthye në «demotikishte» domethënë në gjuhë të popullit: gjuhë e ndikuar nga latinishtja, shqipja, turqishtja dhe sllavishtja. Por me krijimin e shtetit grek më 1820 grekët deshin të hiqnin qafe ndikimin turk dhe krijuan kathareusën domethënë një gjuhë «të pastruar». Një gjuhë diturake, puriste, arkaizuese u bë gjuhë zyrtare. Populli vazhdonte të fliste nga ana e vet, përditë, demotiqishten. Përveç, u muar vesh, në disa krahina të shpërndara të Greqisë ose të Ballkanit, ku disa xhepa të kulturës pellazgo–shqiptare i bënë ballë «demotikishtes» dhe dyndjeve të ndryshme. Në fillim të shekullit XX kathareusa u kundërshtua dhe për një kohë të gjatë u kritikua dhe u fshikullua si gjuhë e vdekur. Më 1975 kathareusa dështoi. Qeveria greke adoptoi dhe rivendosi përfundimisht demotikishtën (me disa ndihmesa të kathareusës) më 1976 dhe më 1981 Greqia filloi një reformë thelbësore të drejtshkrimit.”

Fillimisht u krijua gjuha, greqishtja e re, pastaj nëpërmjet saj dhe fesë ortodokse u krijua “etnia greke”, dhe nëpërmjet kësaj “etnie greke” do të kërkohej edhe territori për formatimin e shtetit grek. Çdo gjë ishte e programuar deri në hollësi.Programi deri në realizim ishte parashikuar të zgjaste disa qindra vjet, mbase edhe një mijëvjeçar. Dhe ashtu ndodhi, pas rreth 1000 vjetësh të krijimit të greqishtes së re, u krijua edhe shteti i ri grek, një shtet i krishterë ortodoks, i dalë nga mitra e përgjakur e Patriarkanës së Stambollit me bekimin e Europës së Krishterë, ose më saktë “Lidhjes së Shenjtë”, që groposi zulmëmadhin Napoleon Bonaparti.

Një nga farëhedhësit e greqizmit të Patrikanës ishte edhe Kosma Etoliani, të cilit ju dha për mision Epiri, ku do të krijohej etnikoni helen. Kush ishte Kosmai? Për atë flet shkrimtari grek Spiro Mela : “…Kosmai ishte nga fshati Apokoro i Etolisë kishte studjuar sa mund të studjojë një murg në “Agion Oros” (Mali i Shenjtë), i mbushur me besim dhe entusiazëm, kishte shkuar në Patriarkanën e Stambollit dhe kishte kërkuar leje të shkonte dhe predikonte fjalën e zotit, kryesisht në popullsitë e Shqipërisë…Patriarku, Sofroni i Dytë, ia dha lejen Kosmait me gëzimin më të madh që të shkonte e të predikonte në ato vende: Një mision i madh fetar dhe kombëtar...”[7]

Kjo farë hidhej në arësim dhe çdo bimë e dalë ishte një shkollë greke. Sa më shumë shkolla greke në territore jogreke, aq më shumë helenë në këto territore; dhe sa më shumë helenë në këto territore, aq më shumë territore jo greke, bëhen gati për t’u bërë greke dhe për  t’ju bashkuar shtetit mëmë, Helladës. Sa  të thjeshta janë gjërat. Por shumë nuk i kuptojnë ose bëjnë sikur nuk i kuptojnë. Dhe Kozma Etolianin, Patrikana, 150 vjet pas vdekjes së tij, e shpalli shenjtor. Pasi ai punoi me mish dhe me shpirt derisa dha jetën për helenizmin. Për vdekjen e tij Spiro Mela thotë: “…gojët e liga thonë se Kurt Pashai (i Beratit), për të dhënë leje për të vrarë predikuesin e shenjtë kishte marrë njëzet mijë grosh nga hebrenjtë, të cilët kërkonin zhdukjen e Kosmait, pasi ai në predikimet e tija fshikullonte racën e tyre…”[8]

Kjo Luftë do të ishte njëkohësisht Politike dhe Fetare. Në një anë të flamurit të saj do të ishte greqizmi, krijimi i një shteti grek; dhe në anën tjetër do të ishte kisha, feja e krishterë ortodokse. Pasqyra më e qartë e kësaj Lufte u bë e ashtuquajtura Luftë për Pavarësi e Greqisë, e cila nuk ishte  lufta e një populli për çlirim nga robëria turke; por një Luftë Fetare e maskuar me parulla politike. “Vdekje myslymanëve” ishte parulla e kësaj lufte. Pasi Kisha Lindore nuk haroi, të luftonte me gjithë shpirt dhe në mënyrën më të egër, fenë shtetërore të asaj perandorie që e rrënoi atë, myslimanizmin. Ndoshta edhe për xhelozi të asaj që turqit osmanë paganë nuk zgjodhën si fe të perandorisë së tyre, krishtërimin; por zgjodhën myslymanizmin, fenë e Perandorisë Arabe të rënë nga vakti. Aristidh Kolia, lidhur me këtë, është i mendimit, se kjo ishte bërë më sugjerimin e hebrenjve, ku tregtia dhe interesat e tyre ekonomike dhe financiare ishin të lidhura me Lindjen…principet ideologjike të fesë së krishterë, që është edhe kjo, ashtu si myslymanizmi, një lindje e judaizmitkërkoni në qitapët e historisë dhe do të shihni ndoshta me çudi të madhe, se hebrenjtë ua trasmetuan fenë myslymane dhe turqve, dhe, se përfundimisht, nga njëra anë, sabotuan Bizantin tashmë grek, dhe, nga ana tjetër, ndihmuan dhe sponsorizuan Muhamed Pushtuesin.[9]

Pra kjo ishte Kryqëzata e Parë e Kishës Lindore, që çuditërisht u mbështet fuqimisht nga Kisha Perëndimore, shtetet më të fuqishme të Europës, dhe ata nën një flamur fetar, që mbante emrin “Lidhja e Shenjtë” (katolike).

Pjella e kësaj lufte nuk kishte se si të ishte tjetër, veçse një shtet fetar. Prandaj edhe sot, gati dy shekuj pas krijimit të tij, shteti grek mbetet një shtet teokratik, madje shteti më teokratik në Europë, dhe më e çuditshmja edhe pjesë e B.E, ose e përkëdhelura e B.E. Pasi në lindje të tij pati si kumbarë Europën e “Lidhjes së Shenjtë”.

Ja se çfarë na thotë në lidhje me greqizimin rilindasi mëndjendritur Sami Frashëri: “P’andaj Grekëritë, më nj’anë nga Athina me shkolla, më mësonjës, me livra, me shëronjëse me shumë gjërëra të tjera edhe me të holla të tepra, të paguarë prapë prej shqiptarësh të çmednurë e tradhëtorë grekomanë; edhe më nj’anë tjatërë nga Kostandinopoja me anët të patrikërisë, të dhespotëve, të priftëret e të kishësë, duke përdorurë aforismonë e të dëbuarët nga kisha, sikur t’ish edhe krishti Grek edhe sikur, edhe për të qënë i krishter orthodhoks, duhetë pa ndryshim të jetë gjithëkush Grek a grekoman; nga këto dy anë, themi, Grekëritë po përpiqenë që të kthejnë ditë me ditë Shqipëtarëtë orthodhoksë e t’i bëjnë Grekër…”[10]

Mid’hat Abdyl Frashëri, i cili i njihte në hollësi djallëzitë greke, të cilat ashtu si para 100 vjetëve dhe sot, kanë mbetur njësoj, na rrëfen:“Ka patur një moment ku të gjithëtë krishterët ortodoksë të Turqisë Evropiane u quajtën grekë. Në fillim ishte më tepër një zell fetar, por nuk vonuan të shfaqen edhe idetë kombëtare e politike, sidomos gjatë këtyre 150 vjetëve të fundit (flitet në vitin 1915, pra bëhet fjalë për periudhën 1750-1760)

…Atëhere patriarkati u bë qëndra e helenizmit dhe e politikës helenike.Shkollat u shtuan, propaganda e letrave dhe e gjuhës greke mori një shtrirje të gjërë; sigurisht lindën edhe shkollat për vajza me qëllim që të ndërhyhej akoma më shumë në familje deri te djepi i fëmijës…

…Tamam këtu qëndron çmenduria e pakorigjueshme e fqinjëve tanë të dashur të Jugut! Për ata kushdo që është ortodoks është domosdo grek; është e pamundur për një grek të bëjë dallimin ndërmjet kishës, ose fesë dhe racës nga ana tjetër. Në këtë mënyrë shqiptarët ortodoksë janë marrë për grekë, ashtu siç janë quajtur si të tillë bullgarët, vllehët apo sërbët deri në ditët tona…Dhe të gjithë shqiptarët, bullgarët, rumunët dhe vllehët u quajtën Roume (grekë) si të gjithë qafirët.

Prifti në kishë, mësuesi dhe kujdestarja në shkollë bënin ç’ishte e mundur për rrënjosjen e kësaj ndjenje të rreme kombëtare, për shkatërrimin dhe paragjykimin e karakterit të vërtetë etnik të popujve dhekombësive…

…Ja pra, cilat janë arësyet, që grekët janë të dashuruar me të dhënat zyrtare turke mbi popullsinë e Epirit dhe të Maqedonisë. Ne Salname (vjetarët) e vilajeteve të gjithë muslimanët janë të emërtuar ISLAM, ndërsa ortodoksët ROUM, d.m.th grekë që frekuentojnë kishën greke dhe varen nga juridiksioni fetar i Patriarkanës së Fanarit. Vetëm në vitin 1872 idhtarët e kishës bullgare u quajtën zyrtarisht bullgarë nga autoritetet otomane…

Ortodoksët shqiptarë, duke mos patur një kishë autoqefale, dhe duke qënë të varur ndaj juridiksionit të Patriarkatit të Fanarit, kanë figuruar gjithmonë si Roumë (grekë) në regjistrat turq…”[11]

Patriarkana veproi nëpërmjet kishës tonë të ndritur, e cila la mënjanë punët e zotit, dhe u kthye në një vegël qorre të qorr-politikës së Megali-Idhesë.

Kisha Greke Ortodokseishte kthyer 1000 vjet pas në mjetet dhe metodat, të cilat të kujtojnë Inkuzicionin e Kishës katolike.

Ja çfarë na tregon dëshmori i gjuhës shqipe PETRO  NINI  LUARASI:

“… Priftërija Patriarqike bëri veglë të qëllimit të saj FENË…dhe po tunt fenë si këmborë frikësonjëse kundër cilëtdo shqiptari që dashuron shkronjat e tij; dhe që ta trempnjë më tepër dhe ta bënjë nëndorës të mendimit grek e përpleksi me rrjetat e aforizmit e të çkishërimit, dyke i lënë atij vetëm një rrugëzë për ikje shpëtimi; pendimin, domethënë të mohuarit të gjuhës AMTARE SHQIPE dhe të vetardhurit e tij në ELINIZMË. Me këtë mënyrë Kisha Patriarqike në vënt të krishterësh prej gjithëkombeve njeh vetëm  grekër nga gjuha dhe grekomanë në mendim, pa bërë ndryshim në janë tjetër kombësije dhe gjuhe grekomanët në mendim; dhe gjithë kjo Kishë në vënt orthodoksësh me brumë të krishtërimit të vërtetë të përlindur, uron të ketë grekomanë megalloidheatë të pagëzuar me ëndërra dhe pralla greke, dhe të gjitha, të përmbidheshmet e të qiellshmet, i sheh me sytë e saj shovinistë, dhe çdo gjë mosgreke e shkelmonKujt nuk i dhëmbet kur sheh që feja bënet lodër e përqeshet nga përfaqësonjësit e saj, të cilët duke çveshur robën e përunjtë të Krishtit u veshën me klamidhën e jetës qytetërore? Cilit nuk i vjen keq dhe nuk mbshehrëtit dyke parë përfaqësonjësit e perëndisë dhe lëçitësit e Ungjillit të ndryshuar në agjentë të interesave politike dhe të predikimeve kombëtare (nacionaliste greke)? A nuk është blasfemi fort e turpshme ne Perëndija dhe tradhëti e madhe në Isu Krishtin, kur përfaqësonjësit e ti dhe barinj të krishtërimit kujdesen të bëjnë Krishtërimin nëndoras e vegël te Mendimit të Madh (Megal-Idhesë) të grekërve?… …I hieruarshmi shorti orthodoxs i patriarqisë, me përmbisillën e zakonshme fetare mbi popujt e ndryshëm tjetërgjuhës, dyke i ndryshuar frymën e ungjillit në veglë politike për të kthyer të tjerë kombe në GREKËRIZMË … tek t’i kthejë grekërosnjë grekmosqënësit, padashur i bëri mëmëdhetarë ata dhe mbolli në zëmrat e tyre dashurinë për mëmëdhethin e tyre lindërtor, dhe kështu në vënt të miqve harroi dhe bëri armiq të papaqësuar dhe ahmarrës!…Kisha Patriarqike i ktheu hejet (majat e mprehta) e propogandave të shumësendëta të saj kundër Shqipëtarëve Orthodoks, që mbetën të vetmet kurbanë të huaj në mandrën greke…në një kohë kur shqiptarët, ku më shumë e ku më pakë, dyke u zgjuar nga gjumi harakat i paditurisë, edhe më tërbuarëzi dëshërojnë të nginjin shpirtët e zëmrat e tyre me diturinë e gjuhës së tyre SHQIPE së shkruarë…”[12]

Në vitin  1871 pati një përpjekje nga patriotët shqiptarë për hapjen e shkollave shqipe në Shqipëri (ku pa diskutim përfshihej edhe Epiri), tregon Aristidh Kola: Ata, K.Kristoforidhi, Pashko Vasa, H.Tahsini, Jani Vreto, I.Qemali dhe S.Frashëri. Gjithashtu u ftuan dhe morën pjesë edhe K.Zapa dhe K.Zografo, që do të sponsorizonin lëvizjen, si dhe oficerët shqiptarë të Portës së Lartë, Mustafa Pashë Gjiritliu, Sulejman Pashë Toptani, Rustem Pashë Leskovicjoti. Hoxha Tahsini ishte rektor i Universitetit të Stambollit…Ata kërkuan nga Sulltani dhe Patrikana hapjen e shkollave shqipe. Por takimi përfundoi me dështim të plotë dhe me kundërvënien e llahtarshme të Sulltanit dhe Patriarkanës.[13]Përse ndodhi kjo, ndërkohë që për këtë takim ishte marrë një leje fillestare?!! Çfarë pune u prishte Sulltanit, por edhe Patriarkanës, mësimi i gjuhës së vet i një prej popujve të perandorisë osmane?!!! Asgjë. Atëherë. Kujt i prishte punë? Kush qëndronte prapa Patriarkanës dhe Sulltanit, që i cyti këta në këtë reagim të pabesueshëm?!!! Kjo ka një përgjigje. Ata që kishin për mision zhdukjen e gjuhës shqipe.

Patrioti Mid’hat Frashëri me dhimbje ka treguar rolin kriminal të kishës greke për greqizimin e trojeve shqiptare:

“Pra, a kërkoni ju të dërgoni djalin në një shkollë të padëshiruar nga kleri grek, nga i cili fatkeqësisht ju jeni i varur? Ju menjëhere shpalleni heretik, syrgjynoseni nga gjiri i kishës,prifti ju mohon shërbimet e zakonshme, kaq të shtrenjta për shpirtrat e besimtarëve.Prifti refuzon t’i pagëzojë femijën e porsalindur të familjes së mallkuar, t’ju verë kurorë çifteve të reja në martesë, madje ju refuzon dhe një copë toke në varreza…”[14]  Por Arben Llalla në librin e vet “Kolaboracionistët grek, Projektuesit dhe Udhëheqësit e Genocidit në Çamëri” na thotë, se kisha greke ishte edhe kundër gjuhës  vllahe:

“…Por, Kosma Etoliani, nuk ishte vetëm kundër gjuhës shqipe, në vitin 1777 qëndroj në fshatin Baieasa ose Vovousa që banohej nga vllehtë afër Janinës, dhe ju tha banorëve: Gjuha greke është gjuha e Zotit, ndërsa gjuha vllehe është gjuha e Djallit…”[15]

Vijon …

_________________

KISHA ORTODOKSE MESIA E GREQIZIMIT TË EPIRIT (III)  

Nga Besnik Imeri, Vlorë 29 mars 2022

https://pashtriku.org/kisha-ortodokse-mesia-e-greqizimit-te-epirit-iii/


[1] Arben Llalla, Kolaboracionistët  grek, projektuesit dhe udhëheqësit e genocidit  në Çamëri,  Bot.Tringa Desing,Tetovë-2016,  f, 111,112

[2] Zhan Klod Faveirial, Historia e Shqipërisë, Bot.Plejad-2004, Përkth.Fr.Gent Ulqini, f,486

[3] Luigi Luca Kavalli-Sforza,”Genet,Popujt e Gjuhët”,Bot.BESA-2012,Përkth.A.Doksani,f.196

[4] Aristidh Kola, Arvanitasit dhe origjina e grekëve, Bot.”55”-2002, Përkth.Greq.Aldior Algora, f. 503, 505

[5] Aristidh Kola, “Arvanitasit dhe Prejardhja e Grekëve”, Bot.”55”-2002, Përkth.Greq. Aldior Agora, f. 516

[6] Aristidh Kola, Arvanitasit dhe Prejardhja e grekëve, Bot.”55”-2002, Përkth.Greq.Aldior Agora, f. 361

[7] Spiro Mela,”Luani i Epirit”, Bot.TOENA-2013, Përkth.Greq.Kristo Pulla-Foto Bixhili, f, 215-216

[8] Spiro Mela, “Luani i Epirit”, Bot.TOENA-2013, Përkth.Greq.Kristo Pulla-Foto Bixhili , f, 217

[9] Aristidh Kola, Arvanitasit dhe origjina e grekëve, Bot.”55”-2002, Përkth.Greq.Aldior Algora, f. 282, 299, 542

[10] Sami Frashëri, “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është dhe ç’do të bëhet”në kreun e VII  artikulli  “Rreziket’ e Shqipërisë”, Kostandinopojë -1899, Shtë.Bot.”Falcon”-Tiranë, f, 53-54

[11] Mid’hat Frashëri “La Population de l’Epire”, 1915, Sofje

[12] Gazeta Shqiptare datë 15 janar 2012

[13] Aristidh Kola, “Arvanitasit dhe Prejardhja e Grekëve”, Bot.”55”-2002, Përkth.Greq.Aldior Algora, f, 533-534

[14] Mid’hat Frashëri “La Population de l’Epire”, 1915, Sofje.

[15] Arben Llalla, Kolaboracionistët  grek, projektuesit dhe udhëheqësit e genocidit  në Çamëri, Bot.Tringa Desing,Tetovë-2016, f, 111

———————————————

KISHA ORTODOKSE MESIA E GREQIZIMIT TË EPIRIT (V)  

Nga Besnik Imeri, Vlorë 3 Prill 2022

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura