PROF.DR.MUHAMET PIRRAKU: TKURRJET E DHUNSHME TË AREALIT ETNIK SHQIPTAR SI PASOJË E GJENOCIDIT SLLAVOGREK ME MBËSHTETJE TË RUSISË DHE TË EVROPËS

Pashtriku.org, 31. 07. 2015 – Në një studim timin, më 1990, kisha konstatuar: Njësia etnokulturore e gjeopolitike e Shqipërisë nga fillet e formimit të kombësisë shqiptare (mesi i shek. XV), në gjirin e pernadorisë Osmane, dhe veçanërisht nga fitorja e Islamit mbi dhunën asimiluese të kishës ortodokse shënsaviane e greke, në fillim të shek. XVII, zinte një sipërfaqe të tokës ballkanike prej rreth 110 000 km2.
Hulumtimet e mëvonshme vërtetojnë se Shqipëria në prag të Luftës austro-turke të viteve 1683-1690, zinte një sipërfaqe balkanike prej rreth 120 000 km2. Këtë madhësi njësia etnokulturore e gjepolitike e Shqipërisë e pati deri para mesit të shek. XIX.Madje sipas përkufizimeve të diplomatit dhe enciklopedistit austriak Georg von Hahndhe të enciklopedistit shqiptar Sami Frashëri, njësia e Shqipërisë brenda Perandorisë Osmane del edhe më e madhe.

Shqipëria në shtrirjen e saj etnike hyri në luftë për çlirimin nacional nga Perandoria Osmane shumë para se të hynin Mali i Zi, Serbia, Greqia dhe Bullgaria. Këtë përpjekje shënuan luftërat e Begollajve të Pejës, të Qupërlive të Velesit, të Bushatasve të Shkodrës, të Ali pashë Tepelenës së Janinës, të Gjinollajve të Prishtinës, të Vrionëve të Beratit, të Rrotullave të Prizrenit, të Toptanëve të Tiranës etj.
Mirëpo, meqë këta pionierë shtetformues të Shqipërisë ishin myslimanë, Evropa e krishterë antiislame nuk i përkrahu përpjekjet e tyre për shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Meqë Evropa e krishterë, katolike-protestane, besnike e kujtesës antiislame e antilindore të kryqëzatave mesjetare, nuk mund të duronte një shtet nacional me civilizim e me fe islame, jo vetëm e sabotoi luftën çlirimtare të shqiptarëve për çlirim kombëtar nga sundimi turk, por e përkrahu dhe e ndihmoi Perandorinë Osmane materialisht, politikisht dhe ushtarakisht, të shtypte kryengritjet dhe lëvizjet e popullit shqiptarë për pavarsinë e Shqipërisë.
Kjo luftë antishqiptare e Evropës, me vetëdije ose pa vetëdije ishte luftë për interesa të pansllavizmit rus, i cili haptaz ishte vën në pozitën e padronit të ortodoksisë grekosllave kundër Islamit në veçanti dhe kundër Perandorisë Osmane në përgjithësi.
Copëtimin dhe tkurrjen e arealit etnik shqiptar Rusia dhe Evropa e nisën nga fundi i shek. XVIII dhe në fillim të shek, XIX. Këso kohe Fuqitë e vendosjes shkëputën nga njësia Shqipëri rreth 5 000 km2 për interesa të Serbisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë në fillim të ngritjes së tyre. Veçanërisht ngritja e shtetit kishtar shënsavian në Mal të Zi shkoi në dëm të përpjekjeve të Karamahmut pashë Bushatit, për të bashkuar popullsinë shqiptare ortodokse të Palabardhit, të Kuqit, të Vasojeviqit, të Pipërit etj., me ardhmërinë shtetërore të Shqipërisë Etnike.
Në fillim të ngritjes së shtetit të Serbisë, nga fillimi shek. XIX deri në fund të viteve 30-ta të atij shekulli, u asimiluan në serb mijëra shqiptarë dhe mijëra të tjerë u shpërngulën me dhunë nga Serbia e Millosh Obrenoviqit. Sundimtari i Serbisë, MiIlosh Obrenoviqi, është i pari që zyrtarisht i vuri themelet e Strategjisë serbe të spastrimit etnik shqiptarë të pjesëve të Shqiprisë Etnike, të aneksuara Serbisë. Ai, në vitet njëzeta të shek. XIX, ngriti fonde të posaçme për finansimin e njësiteve terroriste e paramilitare serbe për shpërnguljen e shqiptarëve nga viset e Krushevcit dhe të gjashtë Nahive të Nishit, të aneksuara në fillim të viteve të tridhjeta.
Edhe Greqia, poashtu, ndoqi rrugë të kombinuar për spastrimin dhe asimilimin etnik të shqiptarëve në tokat e Shqipërisë Etnike që i aneksoi në vitet tridhjeta e dyzeta të shek. XIX. Ajo, shqiptarëve myslimanë ua përkufizoi, deri në minimum, kushtet për ekzistencë kombëtare e fetare kurse shqiptarëve ortodoksë, me anë të kishës dhe të shkollës greke, ua imponoi kombësinë greke dhe i futi në rrugë të pakthim të asimilimit.
Copëtimi i dytë ndërkombëtar i njësisë etnokuluturore dhe gjeopolitike të Shqipërisë është projektuar me Traktatin e Paqës së Shën Stefanit, të 3 marsit 1878, me të cilën duhej të mbyllej Lufta ruso-turke e vieteve 1877-1878. Ky traktat parashihte copëtimin e katër të pestave të Shqipërisë Etnike për inetresa të Bullgarisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi.
Meqë me këtë traktat “paqësor” pansllavizmi rus dilte dhe bëhej sundues në Adriatik dhe në Mesdhe, dhe kështu rrezikonte inetresat e Evropës në Adriatik, në Mesdhe dhe në Lindje, në përgjthësi, kancelari i Gjemanisë, Bismarku, i lidhi kundër inetresave të Rusisë: Anglinë, Austro-Hungarinë, Francën dhe Italinë, e thirri Kongresin e Berlinit, i cili aprovoi, më 13 korrik 1878, një ndarje tjetër për interesat ruso-evropiane në Ballkan, Mesdhe dhe Lindje.

Sipas këtij Traktati politik ndërkombëtar, nga areali i Shqipërisë Etnike përfundimisht u shkëputën rreth 24 458 km2 tokë me shumicë shqiptare ose absolutisht shqiptare. Pikërisht Greqia u zgjerua me 9 275 km2 tokë me shumicë shqiptare, Serbiapër rreth 10 500 km2 tokë absolutisht shqiptare dhe Mali i Zi me rreth 4.683 km2 tokë absolutisht shqipatre dhe me shumicë shqiptaro-boshnjake. Sipas këtij TraktatiBullgaria u largua nga tokat e premtuara shqiptare në Kosovë, në Maqedoni e në Shqipërinë e Mesme.
Meqë, aktualisht, Kosova dhe kombi shqiptar në përgjithësi është në luftë me pushtuesin serb, shprehje kjo tepër e vrazhdtë e fundit të një fuqie koloniale në Evropë, duhet të theksohet se pjesa të cilën e aneksoi Serbia me ndihmën e Rusisë, të Francës, të Anglisë, të Gjermanisë dhe të Italisë, ishte pjesë etnike e Dardanisë antike,përkatësisht e Kosovës historike të njohur, kësokohe, me emrin Vilajeti i Kosovës, i cili me 1877 kishte reth 43 400 km2. Këtu, duhet të theksohet se, më 1878, Shqipëria me rreth 115 000 km2 kishte rreth 2 800 000 banorë, prej të cilëve rreth 2 300 000 shqiptarë, kurse të tjerët ishin: vllehë, romë, bullgarë, grekë, serbë, turq, ebrej etj.
Serbia, në spastrimin e shqiptarëve etnikë nga viset e aneksuara të Sanxhakut Nishit – Toplicë, Kosaonicë e Pustarekë të Vilajetit të Kosovës, përdori Strategjinë e tokës së djegur, të cilën aktualisht po e përdor soldateska serbe në Kosovë dhe më gjërë. Kësaj strategjie i dha frymë princi i Serbisë, Millan Obranoviqi, i cili urdhëronte ushtarakët e paramilirarët çetnikë: “Meritat më të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb do t’i ketë ai, i cili do të arrijë të zhdukë e të shpërngul me shumë shqiptarë!”.
Kështu, me strategjinë e tokës së djegur, spastruan rreth 300 000 shqiptarë në rreth 700 lokalitete, prej të cilave rreth 640 pastër shqiptare dhe me shumicë shqiptare. Rreth 350 000 shqiptarë i largoi nga trojet e tyre etnike ushtria greke e malazeze. Dhe, do saktësuar faktin se në Luftën ruso-turke të vitit 1877/78 serbët, grekët dhe malazeztë vranë dhe masakruan me shumë se 70 000 shqiptarë, rrafshuan përtokë rreth 600 lokalitete.
Copëtimit të Shqipërisë sipas Traktatit të Shën Stefanit e të Traktatit të Berlinitdo t’i kundërvohet populli shqiptar, duke ngritur Lidhjen Shqipatre të Prizrenit në krye me myderisin famëmadhë, Ymer Efendi Prizrenin. Një krim tjetër i karakterit ndërkombëtar mbi Shqiprinë Etnike, dhe kombin shqiptar, është angazhimi dhe presioni i Aleancës Evropiane: Rusisë, Anglisë, Francës, Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Italisë në përkrahje të ushtrisë perandorake osmane kundër mbrojtjes shqiptare të tërësisë së Shqipërisë, të udhëhequr nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
Realisht, bilansi i të ndjekurve dhe i të masakruarve i treguar më sipër, për kohën e Luftërave ruso-turke dhe të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1877-1881, është vetëm kushtimisht i saktë. Të dhënat që mund të nxirren nga krahasimi i numrit të banorëve të Shqipërisë nga fundi i shek. XIX me ato në prag të Luftës ruso-turke – Kongresit të Berlinit, duke pasur parasysh rritën natyrore demografike ndër shqiptarët, del se bilansi i shqiptarëve të përndjekur nga vatrat stërgjyshore dhe i viktimave në plangun e vatrave është shumë i madh.
Të potencojmë edhe faktin se sipas shtimit natyror të shqiptarëve për 35-40 për mijë, shtimi i popullsisë dyfishohet për 17-20 vjet. Kjo do të thotë se në fund të shek. XIX Shqipëria duhej të kishte rreth 5 600 000 banorë, midis të të cilëve mbi 4 600 000 shqiptarë. Dihet se Shqipëria, sipas Lumo Skendos, më 1898, pati vetëm 2 500 000 banorë.
Dallimi midis 5.6 milion dhe 2.5 milion shënon bilansin e humbjes në substancë dhe në shtim të banorëve të Shqipërisë në vitet e Luftës ruso-turke, e cila pati për pasojë edhe zvogëlimin e Shqipërisë Etnike në 90 270 km2, të ndara në katër njësi administrative të quajtura vilajete. Dhe pikërisht në Vilajetin e Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit dhe të Janinës. Të theksojmë se, madje, edhe Vilajeti i Selanikut është mbajtur për pjesë gjeopolitike e etnike e Shqipërisë deri në fund të shek. XIX, për shkak të numrit të madh të shqiptarëve dhe rëndësisë së Selanikut për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.
Copëtimi më i madh ndërkombëtar i Shqiprisë, më 1878/81, për interesa të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Greqisë, nuk i ngopi apetitet gllabëruese të pansllavizmit rus. Më 1882, Rusia kërkoi nga Serbia që kjo të iniconte themelimin e Aleancës ballkanike të Serbisë, të Bullgarisë, të Malit të Zi e të Greqisë, me detyrë të përgatiste politikisht dhe ushtarakisht copëtimin përfundimar të Shqipërisë. Ndërkaq, qarqeve kishtare, publicistike e shkencore sllave dhe greke iu dha për detyrë të shpifnin çdo gjë që do të çonte në mosnjohjen evropiane e botërore të ekzistimit të kombit shqiptar, të kultivonin urrejtjen raciste e fetare kundër popullit shqiptarë me shumicë absolute myslimane, të përgatisnin opinionin e krishterë evropian e botëror për të futur në përdorim nocione e përmbajtje me kërkesa pansllaviste – panortodokse në përgjithësi, për zhdukjen fizike dhe për asimilimin e shqiptarëve në sllavë e në grekë.
Ndërkaq, më 1896, Rusia doli haptaz me kërkesa për ngritjen e Aleancës ushtarake ballkanike si krah i saj ushtarak në Ballkan, me detyrë të përgatiste luftën pushtuese të Shqipërisë, dhe për copëtimin e saj, për zhdukjen fizike të kombit shqiptar. Kjo nxiti rikrijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me një përkrahje të fshehtë të Sulltanit dhe të Portës së Lartë. Në krye të kësaj Lidhje ishte vën Mulla Zejnelabedin Biberi – Haxhí Zeka i Pejës, ish veprimtari dhe bashkëluftëtari më besnik i Myderis Ymer Prizrenit. Kjo Lidhje u legalizua në Kuvendin e Pejës, më 26-30 janarit 1899, me emrin Lidhja Shqiptare “Besa-besën” të Pejës, e cila veproi me sukses kundër planeve të Aleancës ballkanike pansllavisto-greke, deri më vrasjen e Mulla Zekës, më 1902, nga Serbia.
Për të parandaluar copëtimin e Shqipërisë, tërësinë e së cilës më nuk ishte në gjendje ta siguronte korniza shtetërore perandorake osmane, parlamenarët shqiptarë në Stamboll në krye me përfaqësuesin e Kosovës, juristin drenicar, Hasan Prishtina, shpallënKryengritjen e Përgjithshme për Pavarsinë të Shqipërisë. Pushkën e parë habertare të kësaj kryengritje e ndezi Hasan Prishtina, më 5 prill 1912, në Kullat e martirit të kombit, Ahmet Delisë, në Prekazin historik të Adem Jasharit. Vetëm në Vilajetin e Kosovës, kryengritjes iu bashkuan rreth 83 000 vullnetarë dhe më 12 gusht ushtria kryengritëse e Kosovës mori kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës, Shkupin dhe aty, në vend të Flamurit osman, vendosi Flamurin kombëtar shqiptar.
Sulltani, Porta e Lartë dhe Kuvendi i Turqisë, më 17 gusht 1912, i pranuan kërkesat e kryengritjes për Autonominë e Shqipërisë në shtrirje të katër vilajeteve shqiptare, të cilat, siç u tha më lartë, përfshinin 90 270 km2 të tokës ballkanike të banuara me shumicë absolute shqiptare dhe pikërisht: Vilajetin e Kosovës me 32 900 km2, të Shkodrës me 10 970 km2, të Manastirit me 28 500 km2 dhe të Janinës me 17 900 km2.
Njësia etnokulturore e gjeopolitike e Shqipërisë, Shqipëria Etnike dhe historike, këso kohe, sipas Sallnameve (vjetarëve statistikorë zyrtarë), të vilajeteve të Perandorisë Osmane, kishte rreth 3 804 000 banorë, prej të cilëve, sipas të dhënave të Komitetit të Shqipërisë të Nikollë Ivanajt, pati 3 000 000 shqiptarë, pra rreth 700 000 më shumë se me 1898, që ishte rezultat i shtimit natyror për 14 vjet.
Rusia cariste, për të parandaluar realizimin e Autonomisë së Shqipërisë, si hap të domosdoshëm për pavarësinë, i urdhëroi Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë të dilnin haptazi me aleancën ushtarake de iure kundër Perandorisë Osmane dhe de facto kundër Shqipërisë, e cila po shkilte në fazën e autonomisë. Evropa e krishterë, katolike dhe protestane, bënte sehir dhe nuk ndërmori asnjë hap të vendosur për të parandaluar krimin, gjenocidin dhe etnocidin kanibalist, pansllavist, panortodoks kundër islamit në Ballkan dhe më gjërë, kundër kombit shqiptar me shumicë absolute të përkatësisë fetare e civilizuese islame.
Kështu, nga 8-20 tetor 1912 Aleanca ushatarke ballkanike me logjistikë ruse dhe së paku me përkrahje morale e politike dhe me armatim evropian, sulmoi nga të gjitha anët Shqipërinë e dërrmuar në Kryengritjet e viteve 1908-1912, për shkëputjen nga Perandoria Osmane. Aleatët ballkanikë në sulmet e tyre për pushtimin dhe copëtimin e Shqipërisë përdorën Strategjinë e tokës së djegur, të zhdukjes fizike të çdo gjëje që frymonte shqiptarisht dhe veçanërisht të asaj të proviniencës islame, që do të thoshte për zhdukjen fizike me zjarr, me kamë e me plumb të amzës shtetformuese të kombit shqiptar, që barti barrën e të gjitha përpjekjeve luftarake për çlirimin e Shqipërisë nga Turqia.
Evropa e krishterë imperialiste dhe veçanërisht Franca, Anglia dhe Gjermania, gjithnjë antiislame mizore, nuk luanin vendit, nuk trandeshin nga dhuna gjenocidale e ballkanasve sllavo-grekë mbi shqiptarët. Korrespondentët e luftës të gazetave evropiane sillnin pamje fotografike e përmbajtje tekstore për masakrat, për kalljet, për therjet, për gjenocidin kanibalist sllavo-grek mbi popllsinë shqiptare fshatare e qytetare, por qarqet shtetërore evropiane heshtnin dhe me heshtje aprovonin gjenocidin.
Ose edhe më qartë: kabinetet evropiane prisnin derisa nga Shqipëria dhe nga Ballkani të ndjekeshin edhe ushtarët e fundit të Perandorisë Osmane dhe derisa soldateska sllave e greke të shfaroste popullsinë myslimane, pra amzën e kombit shqiptar dhe tani të ndërhynin për t’i tërhequr përkufizimet territoriale shtetërore të Serbisë, të Malit të Zi, të Bullgarisë dhe të Greqisë në Shqipërinë e spatruar nga shqiptarët.
Kjo mund të ilustrohet edhe vetëm me një fakt: Princi i Serbisë, Aleksije Karagjogjeviq, i shkruante Evropës të dërgonte disa mijëra evropianë për të parë shqiptarët e zënë robër në rrethina të Kumanovës dhe për t’u bindur se Evropa duhet të lirohej nga ato gjysmegërsira, se Evropa duhet të spastrohet nga shqiptarët myslimanë, në rend të parë.
Dhe, vetëm zgjimi i Austro-Hungarisë dhe i Italisë, kryesisht për interesat e tyre koloniale në Adriatikun që çonte drejtë Mesdheut dhe Lindjes, bëri që Gjermania, Anglia dhe Franca të përmenden, të zgjohen, dhe të kërkojnë nga Rusia të urdhëronte klyshët e vet, siç do të thoshte Patër Fishta, të ndalonin përparimet drejt bregdetit shqiptarë nga Vlora deri në Shkodër.
Realisht, Austro-Hungaria mundësoi mbajtjen e Kuvendit Gjithëshqiptar të Vlorës, i cili shpalli Pavarsinë e Shqiëprisë, më 28 nëntor 1912, nën kryesinë e Ismail Qemalit, por nuk u angazhua, deri në fund, për tërësinë e Shqipërisë Etnike. Madje, si edhe Italia, i sabotoi dhe i pengoi përpjekjet e Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë për njohjen e shtetit shqiptar në shtrirjen e trojeve etnike me shumicë absolute shqiptare 70-100 %. Ky shtet do të kishte 74 000 km2, ku shqiptarët do të përbënin rreth 90 % të banorëve, që do të ishte ndër shtetet me homogjenitet etnik më të madh në Ballkan dhe në Evropë. Pakicat ishin nga etnitë: vllehe, boshnjake, torbeshe, gorane, turke, rome, ebreje etj.
Lufta e Aleancës ballkanike, pas së cilës qëndronte fuqimisht dhe haptaz Rusia cariste, do të mbyllet me Konferencën e Ambasadorëve: të Rusisë, të Anglisë, të Francës, të Gjermanisë, të Austro-Hungarisë dhe të Italisë në Londër, nga dhjetori 1912 deri në gusht të vitit 1913. Kjo Konferencë zgjati kaq shumë për shkak se akterët nuk mund të pajtoheshin për interesat imperialiste pansllavisto-perëndimore (katolike-protestane) në ndarjen e pjesëve të Perandorisë Osmane në Ballkan dhe në Lindje.
Konferenca e Londrës, si edhe paraardhësja e saj në Berlin, nuk mori parasysh asnjë kërkesë shqiptare, si të ishin të droguar me opiumin e pansllavizmit, nuk morën në konsideratë asnjë argument etnik, historik, ekononik e gjeografik të Shqipërisë e të kombit shqiptar. Fuqitë e Mëdha evropiane ia dolën vetëm atë që prapë ta mbanin Bullgarinë larg nga tokat shqiptare, të ndara nga Konferenca e Shën Stefanit.
Në Londër, Shqipëria përjetoi copëtimin e tretë ndrëkombëtar ruso-evroain. Siç u tha, për ineresa të Austro-Hungarisë dhe të Italisë, u ngrit shteti i Shqipërisë në një rrip bregdetar nga Butrinti deri në Shkodër, me një hinterland që zinte rreth 28 600 km2. Me disa korrigjime të mëvonshme ky shtet arriti 28 748 km2. Kjo sipërfaqe ishte më pakë se 1/3 pjesë e Shqipërisë Etnike të vitit 1912, ose edhe më qartë, ishte gati sa Vilajeti i Manastirit dhe pikërisht më i vogël se Vilajeti i Kosovës më 1878 për 14 800 km2 dhe më e vogël se Vilajeti i Kosovës më 1912 për 4.300 km2.
Londra Serbinë e zgjeroi për 39 000km2, me 1 290 000 banorë, prej të cilave rreth 34 000km2 tokë shqiptare me rreth 1 090 000 banorë, Mali i Zi u zgjerua për rreth 7 000km2, me rreth 260 000 banorë, kryesisht shqiptarë dhe boshnjakë dhe Greqia u zgjerua për 51 300km2, me 1.624.000 banorë. U shtri mbi sipërfaqen e tërësishme të Çamërisë shqiptare që kishte rreth 425 000 banorë.
Përmasat e shfarosjes fizike të shqiptarëve nga ushtria pushtuese serbe, malazeze, bullgare e greke gjatë Luftërave ballkanike janë më se trishtuese. Pa i njohur mirë përmasat e tragjedisë shqiptare të këtyre luftërave, filloi dhe u zhvillua Lufta e Parë Botërore. Bilansi i shfarosjes etnike të shqiptarëve në vitet 1912-1918 mund të rezimohet: me Strategjinë e tokës së djegur u rrafshuan përtokë mbi 800 lokalitete shqiptare, u vranë dhe u zhdukën pa nishan rreth 350 000 veta: burra, gra dhe fëmijë dhe u ndoqën me barbarizëm; top, pushkë, thikë e zjarr, plotësisht ngjashëm me përndjekjet e sotme serbe, mbi 500 000 shqiptarë. Ky bilans është gjenocid e etnocid vetëm mbi bazën, mbi substancën etnike shqiptare.
Kur të kihet parasysh shtimi natyror për vitet 1912-18, bilansi i spastrimit etnik të tokave të aneskuara Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë është i llahtarshëm. Fuqitë e Mëdha evropiane dhe Rusia aprovuan ndarjen dhe copëtimin e Shqipërisë sipas Traktati të Londrës edhe në Konferencën Paqësore të Versajës – Parisit, më 1919/20. Në bazë të dokumenteve të proviniencës shqiptare që i shkuan kësaj konference, Shqipëria londineze, më 1920, kishte vetëm 833.000 banorë – shqiptarë, kurse në mbi 2/3 e Shqipërisë Etnike të aneksuara Jugosllavisë versjase dhe Greqisë, kishte vetëm 946.929 shqiptarë, që do të thotë se në arealin e Shqipërsië Etnike të vitit 1912, tashti kishte vetëm 1.779.929 shqiptarë.
Do të thotë, me 1920, Shqipëria Etnike pati më pak shqiptarë në bazë dhe mbi substancën etnike të vitit 1912 për mbi 1.220.000 veta. Kur dihet se shtimi natyror për 35-40 për mijë në vit, për tre milion shqiptarët e vitit 1912, për 9 vjet do të ishte përreth 40 % më shumë, del se bilansi i shfarosjes dhe i spastrimit etnik shqiptar nga sllavët dhe grekët gjatë Luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore është më i madhë se 2.000.000 shqiptarë.
Golgota e shqiptarisë së Kosovës dhe e viseve të tjera shqiptare jashtë Shqipërisë londineze vazhdoi edhe midis Dy Luftërave Botërore. Më 1919, pushteti i Greqisë i ndoq me dhunë etnocidale rreth 35.000 shqiptarë myslimanë etnikë nga viset e Kosturitdhe të Florinës, kurse rreth 180.000 të tjerë të krishterë, iu shtruan asimilimit të dhunshëm në grekë me anë të kishës, të shkollës dhe të admnistratës shtetërore.
Ndrëkaq, në trojet etnike shqiptare të aneksuara Jugosllavisë versaiste nën maskën e luftës kundër terrorizmit e separatizmit shqiptarë, para syve të Evropës e të botës si edhe sot, kalli me zjarrë plotësisht ose pjesërisht mbi 200 lokalitete shqiptare. Policia, ushtria dhe paramilitarët serbo-malazez vranë e therën, kallën në zjarrë për të gjallë, rreth 80 000 shqiptarë, rreth 400 000 i ndoqën me dhunë gjenocidale dhe etnocidale nga trojet stërgjyshore dhe rreth 300 000 i torturuan dhe i burgosën, duke i dënuar shumë syresh me burgje shumëvjeçare, me burg të përjetshëm dhe me pushkatim.
Për t’i kurorërëzuar sukseset në fushë të ndërrimit të strukturës etnike shqiptare, në Kosovë sollën rreth 165 000 kolonistë serbë, malazez e bjellorus, kurse në të gjitha viset shqiptare nën administrimin pushtues e kolonial mizor të Jugosllavisë, vetëm deri në vitin 1937, sollën 46 000 familje koloniste sllave me 5 – 7 anëtarë. Kjo do të thotë se vetëm deri në vitin 1937 Jugosllavia solli në tokat shqiptare midis 230-320 000 sllavë.
Të dhënat e mësipërme për spastrimin etnik jugosllav, ndonëse trishtuese, nuk janë të plota. Golgota e shqiptarësisë së Kosovës e të tokave të tjera të aneksuara Jugosllavisë më 1918/19 me dhunë ruse, frenge, angleze etj., ka përmasa më të mëdha. Siç u tha, të dhënat e sakta statistikore që posedonte arkivi i Shoqatës së Kombeve më 1920, flasin për rreth 1 000 000 shqiptarë në tokat e aneksuara Jugosllavisë. Më 1940, sipas shtimit natyror të shqiptarëve, në Jugosllavi duhej të kishte mbi 2 000 000 shqiptarë, mirëpo statistikat zyrtare pranonin ekzistimin e vetëm 600 000 shqiptarëve në Jugosllavi.
Se kishte më shumë shqiptarë, më 1940, flasin disa të dhëna ushtarake sekrete dhe referati nga Konferenca V e KQ të PKJ-së. Këto burime flasin për ekzistimin e 750-900 000 shqiptarëve në Jugosllavi. Pra, më 1940, kishte më pak shqiptarë në substancë, në bazë, për rreth 100 000 – 250 000 – 400 000 shqiptarë.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore në viset shqiptare nën pushtimin bullgar e serbo-malazez dhe veçanërisht në vitin e fundit të Luftës së Dytë Botërore, nga nëntori 1944 – maji 1945, dhe në periudhën e rindërtimit të Jugosllavisë deri në vitin 1947, sipas të dhënave që mblodhi Komiteti Nacional Demokratik Shqiptar, ushtria dhe policia jugosllave likuidoi dhe zhduki, pa nishan, mbi 47 000 shqiptarë. Të dhënat e hulumtuara më vonë, nga publicistë dhe historianë për gjenocidin e Jugosllavisë mbi shqiptarët, flasin për 68-72 000 shqiptarë të vrarë e të zhdukur në vitet 1944-1951.
Mirëpo, as ky bilans nuk është i saktë. Kjo shihet qartë nëse krahasohet numri i shqiptarëve më 1940, sipas të dhënave komuniste, me numrin e shqiptarëve sipas Regjistrimit të parë në Jugosllavinë e Titos, më 1948, ku, sipas të cilit, në Kosovë kishte 498 245, kurse në Jugosllavi 750 431 shqiptarë.
Dhe, të kthehemi edhe njëherë në vitin 1912, ku sipas Komitetit të Shqipërisë pati 3.000.000 shqiptarë dhe në fillim të vitit 1913 kur në Shqipërinë londineze, pati më pak se 800.000 shqiptarë, del se jashtë Shqipërisë londineze, më 1913, mbeten mbi 2.200.000 shqiptarë, prej të cilëve rreth 1.800.000 nën administrimin e Serbisë dhe Malit të Zi. Së këndejmi, me shtimin natyrorë në Greqi, më 1948, duhej të kishte mbi 1.600.000 shqiptarë kurse në Jugosllavi rreth 7.000.000 shqiptarë.
Që të mos duket kjo si një spekulim publicistik, duhet të ndalemi në një krahasim për shtimin e shqiptarëve vetëm në Kosovë nga Regjistrimi i vitit 1948 deri nëRegjistrimin e vitit 1981. Me 1948 numri i shqiptarëve, siç u tha, ishte 498 245, kurse më 1981 doli se pati 1 126 736 shqiptarë, që do të thotë për 33 vjet numri i shqiptarëve u rritë për 728 491 frymë. Pra, rreth një herë e gjysmë, ndonëse në kushtet e shtimit natyrorë më të vogël se sa shtimi natyrorë midis viteve 1912-1948.
Këtu duhet të theksohet edhe fakti se në periudhën 1948-1981 nga Kosova për në Turqi janë ndjekur e përndjekur mbi 200 000 shqiptarë, që me shtimin natyrorë të viteve 1948-1981, do të thotë Kosova më 1981 duhet të kishte mbi 1 730 000 shqiptarë.
Të theksojmë edhe faktin se sipas një raporti të Lidhjes Socialiste të Kosovës të vitit 1977, vetëm nga Kosova në periudhën 1912-1976 u shpërngulën me dhunë NJË MILION shqiptarë. Me shtimin natyrorë, do të thotë, rreth 8.000.000 shqiptarë të zhdukur në substancë dhe në embrion.
Përmasat e gjenocidit dhe të etnocidit mbi shqiptarët në Jugosllavinë avnoiste janë tmerruese, kur dihet se vetëm në Aksionin e armëve të viteve 1956/57 u rrah, mizorisht, çdo i dyti burrë i Kosovës dhe dhjetra u mbytën me dru, të shtruar mbi cung. Kësaj duhet t’i shtohet fakti se deri më vitin 1966, në Plenumin IV të KQ të LKJ, nëpër burgjet e Jugosllavisë kaluan më se 280 000 shqiptarë dhe u ndjekën me dhunë gjenocidale, nga trojet stërgjyshore, mbi 412 000 shqiptarë.
Ndjekje e persekutime pati edhe në vitet 1967-1980, kurse në vitet 1981-1991 Serbia zhvilloi luftë politike e gjaksore shfaruese në Kosovë dhe më gjërë në trojet shqiptare nën Jugosllavinë. Në këtë periudhë nëpër burgjet jugosllave kaluanë mbi 900 000 shqiptarë (750 000 të Kosovës dhe mbi 150 000 nga viset e tjera shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Kosovën Lindore).
Dhe, dhunë mbi dhunat gjenocidale serbe mbi qenien shqiptare të Kosovës e më gjërë, ishte helmimi i mbi 7 400 nxënësve e nxënseve me helme kimike në shkurt-qershor 1990, që do të thotë fikja e mbi 7 400 familjeve shqiptare që në embrion.
Realisht, nga fillimi i vitit 1990 jeta e shqiptarit në Kosovë për pushtuesin, kishte çmimin e vlerës të një plumbi. Numri i vrasjeve të ushtarëve shqiptarë në kazerma sa vinte e rritej, me qëllim të shtihej frikë në rininë shqiptare që të mos i përgjigjej rekrutimit dhe të emigronte në Evropë e gjetkë. Do të ngritën kurthe edhe për oficerët shqiptarë të shkolluar në akademitë ushtarake jugosllave, do të vritën dhe do të burgosën. Me këtë dëshirohej arritja e këtyre efekteve më kryesore: spastrimi i ushtrisë jugosllave nga shqiptarët, të cilët, sipas disa të dhënave, përbënte rreth 30% të efektivit ushtarak të Jugosllavisë dhe të pengohej aftësimi, përgatitja ushtarake e potencialit shqiptar luftarak kundërvenës politikës gjenocidiale serbe.
Pushteti serb me synime të qarta për të kryer spastrimin etnik shqiptar të Kosovës e më gjerë, përdori forcën pushtetore, policore e ushtarake të Jugosllavaisë së Titos, dhe gjatë vitit 1989/90 nxori nga puna kuadrin shqiptar profesinonist në administratë, në shëndetësi, në ekonomi, në polici dhe një pjesë të madhe të punëtorëve të kualifikuar në ndërmarrjet industriale; në vitet 1991/92 nxori nga puna pjesën më të madhe të të inkuadruarëve në detyrat shoqërore, mbylli punën e shkollave të mesme dhe të fakulteteve.
Kështu, nga një popull i tërë krijoi çështjen sociale dhe arsimore të papërballueshme. Në anën tjetër, lejoi aktivitetin e partive politike të tubuara rreth partisë masive të dr. Ibrahim Rugovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila e vuri popullin në gjumë – se Liria dhe pavarësia e Kosovës është e siguruar nga SHBA-të dhe Perëndimi, se çështja e çlirimit me mjete paqësore është çështje dite!?
Pushtuesi, për të mashtruar popullin shqiptar, lejoi lulëzimin e tregtisë profitere të luftës, hapi rrugë për krijimin e një shtreseje të pasurish lojalë ndaj LDK-së dhe Beogradit, mandej lejoi shkollimin “paralel” jashtë sistemit shkollor dhe për shumë vite degjeneroi shkollën shqiptare. Lejoi sitemin ”paralet” të shëndetësisë,- hapjen e ambulancave “specialistike” të profiterëve, dhe kështu shkatërruan edhe shëndetin e popullit.
Një shtresë e madhe e popullit po vuante të zitë e ullirit për bukën e gojës dhe për shkollimin e fëmijëve, për shëndetin. Populli ngeli pa bukë, pa rininë për mbrojtje, pa gjakun për çlirimin e Kosovës, pa armë për mbrojtjen e dinjitetit individual, të nderit të familjes dhe të lirisë së Atdheut.
Kataklizma e marsit-prillit 1999 që përjetoi Kosova, është pasojë e politikës paqësore të LDK-së së dr. Ibrahim Rugovës dhe çdo e keqe që do t’i vie Kosovës dhe shqiptarisë në përgjithësi, burimin e ka në Politikën paqësore të dr. Ibrahim Rugovës, të LDK-së.
G o s t i v a r, 5 maj 1999
• Këtë punim ma rrahu në kompjutor Lutfi Muharremi, më 5 maj l999, botues i gazetës Ftesa të Gostivarit. E botoi Hëna e re nr. 141, Shkup, 10 maj 1999, në nënfletën Gjurma, fq.2-3. Nuk u botua i plotë, por vetëm teksti për dy faqe të plota, deri në “kishte vetëm 1 779 929 shqiptarë“.E morëm nga libri: Dr. Muhamet Pirraku, Për kauzën shqiptare 1997-1999, Prishtinë, 2000, 211-222.

Total
1
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura