PROF.DR.SABILE KEÇMEZI-BASHA: VLERËSIMET E MIJUSHKOVIQIT NDRYSHONIN NGA ATO QË JEPTE KK I LKK-së (4)

Prishtinë, 3 dhjetor 2019: Radonjiqi i kishte shtrua këtë pyetje – Ju keni dhënë disa vlerësime lidhur me disponimin politik në krahinë. Ato kanë ndryshuar shumë nga vlerësimet e Komitetit Krahinor.
Mijushkoviqi:
Ato vlerësime kanë qenë parciale, me kërkesën e organeve më të larta, kishte deklarua Mijushkoviqi. Ne nuk i kemi dhënë vlerësimet e përgjithshme. Shpesh jepnim informata për dukuri të veçanta, se nga ne ashtu kërkohej. Ne jepnim në bazë të disa treguesve. Vlerësimet jepeshin në bazë të disa dukuri negative., nga numri dhe lloji i organizatave armiqësore. Këto kanë qenë elementet kryesore, në bazë të të cilave jepeshin vlerësimet. Normal që ato bien ndesh me vlerësimet e komitetit krahinor, ngase janë nisur para së gjithash nga dukurit negative. Megjithatë , komiteti këto i ka pas dhe ka pasur njohuri për to.
Vlerësimet me prapavijë reaksionare dhe dezinformim
Radonjiqi, përsëri i kishte shtruar një pyetje tjetër, po ashtu që linte me kuptua se Mijushkoviqi nuk ishte përgjigjur mjaftueshëm në pyetjen e parë. Duke i thënë se këto vlerësime të juaja janë ngritur në bazë të qëndrimeve reaksionare, po jo të popullit në përgjithësi.
Mijushkoviqi:
Ai ishte këmbëngulës në përgjigjën e tij duke u thënë se ne nuk kemi bë vlerësimin e plotë të disponimit dhe situatës politike të popullit, por është dhënë vlerësimi i veprimtarisë armiqësore në krahinë. Për këtë shkak këto vlerësime mund të thuhej se ishin të njëanshme. Mund të flitet për atë se ne kemi qenë të ashpër në pasqyrimin e disa çështjeve.
Radonjiqi:
Kjo në të vërtet ka qenë dezinformim për gjendjen në krahinë.
Mijushkoviqi:
Mund të quhet edhe ashtu tani. Por nuk duhet të harrohet se unë kam qenë në atë shërbim, dhe njeriu nën ndikimin e punëve të tilla të përditshme , informatave të vazhdueshme për dukuri negative, mundet edhe ndryshe ta shikoj situatën.
Këshillimi për UDB-ash “Kosova e Metohija janë pjesa ma e rrezikshme ne Jugosllavi”
Radonjiqi:
Mundesh me na thënë diçka lidhur me këshillimin ku merrte pjesë edhe Stefanoviqi kur edhe u trajtua puna e UDB-es. Çka do të thoshte ky këshillim për UDB-en në Krahinë.
Mijushkoviqi:
Mendoj se ishte hera e parë që Stefanoviqi organizonte takim pune këtu. Kjo ka ndodhë më duket në vitin 1962. Ishin të pranishëm edhe kuadri nga tereni dhe ne nga Krahina. Nga ajo mbledhje ekziston edhe procesverbali, por edhe të gjitha diskutimet kanë qenë të incizuara. Kjo është hera e parë që jam takuar me të. Ne kemi mendua se do të zgjidhim shumë probleme me ardhjen e tij, para se gjithash materiale. Ai atëherë tha se Kosova e Metohija është pjesa më e rrezikuar në vend sa i përket veprimtarisë armiqësore dhe shërbimeve të huaja, dhe atë, nga Shqipëria e Turqia dhe nga ana e emigracionit në perëndim. Tha se duhet në një masë të caktuar t’i ashpërsojmë kriteret, duke menduar në punët e gjyqësisë.. Ndoshta edhe kjo ka ndikuar në shtimin e punëve të shërbimit të sigurimit shtetëror. Nuk e di. Gjithsesi edhe marrëdhëniet me Shqipërinë kishin ndikuar. Veç këtyre në këtë periudhë kemi pasur dukuri që në masë të gjerë është dëgjuar Radio-Tirana. Kjo situatë dhe deklaratë e tij kanë ndikuar dhe mundur të ndikojnë dukshëm në punën e operativistëve. Pas kësaj janë mbajtur shumë mbledhje me operativist në komuna dhe mendoi se janë lexuar diskutimet e Çeqes dhe të Vojkanit. Gjithsesi kjo në një masë ka ndikuar në qëndrimet dhe raportet e shërbimit lidhur me këtë çështje.

Vakiç:
Mos është vlerësimi i Stefanoviqit që e ka dhënë, pjellë e informatave nga këtu, apo ishte vlerësimi i tij.
Mijushkoviqi:
Sigurisht që është pjellë nga informatat tona. Veç kësaj duhet pasur parasysh se në Sekretariatin federativ kanë pasur resor të veçantë për emigracionin dhe e kanë ditur se Kosova e Metohija është shumë interesante për ta. Atëherë veçanërisht është theksuar rreziku nga propaganda që vinte nga Turqia. Sigurisht se atëherë Çeqa ka qenë nën ndikimin e kësaj.
Si iu viheshin nxënësve e studentëve librat e ndaluar fshehurazi në banka nga ana e udbashve
Vakiqi:
A e ke ditë Ti se operativistët disa qytetarëve iu kanë vu fshehurazi librat e ndaluar, i kane përcjell me qëllim se mos dëgjojnë radio-Tiranën, kanë ngritur flamurin kombëtar shqiptarë, me qellim për t’iu veshur personave të caktuar, dhe të gjitha këto janë bërë me qëllim të inskenimit të aktivitetit armiqësor.
Mijushkoviqi:
Nuk di asgjë për këto. Nuk kam qëllimin që të mbrohem, por kryesisht unë shumë pak kam qenë i informuar. Ka qenë praktik që disa koleg nga shërbimet e ndryshme të UDB-es krahinore të dalin në teren, të analizojnë disa lëndë, të koordinojnë aksionet dhe të marrin disa masa. Në rastet e ngritjes së flamujve , kam dëgjuar. Kur është bërë fjalë për organizatat ilegale, një anëtarë i saj ka bashkëpunuar me ne. Ai kishte marr si detyrë nga organizata që të ngritë flamurin, pasi se situata ende nuk ishte pjekur për realizim, ne e lejuam që të ngritën flamujt për mos me u zbulua, dhe njerëzit tanë menjëherë i kishin mbledhur. E tëra kjo u bë me qëllimin e vetëm që me sukses ta zbulojmë organizatën.
Struktura nacionale në SHSSH
Radonjiqi:
A ke marr masa që në SHSSH ta përmirësosh përbërjen nacionale të shërbimit.
Mijushkoviqi:
Çka kemi bërë në këtë drejtim, është punuar që nga ardhja e ime këtu. Ne deri më 1960 kemi pasur në shërbim vetëm disa shqiptarë. Për shembull në tërë rrethin e Prizrenit, nuk ka pasur asnjë operativist shqiptar. Në këtë periudhë deri diku e kemi përmirësuar gjendjen. Arsyeja kryesore pse e kemi pasur këtë gjendje që ka pasur numër të vogël shqiptarësh në SUP, ka qenë çështja e rrogave. Nuk kemi mundur që të sigurojmë rroga adekuate për ta, ngase rrogat ku punonin ata më herët ishin më të mëdha.
Si e shikonte SHSSH shovinizmin serbomadh
Radonjiqi:
Si ka qenë raporti i UDB-ës me shovinizmin serb dhe reaksionin serbomadh.
Mijushkoviqi:
Mendoj se në përgjithësi raportet kanë qenë të njëjta me të gjithë pa marr parasysh nacionalitetin. Janë marr disa masa, janë arrestuar disa persona. Vetëm se ne edhe ndaj njërit edhe ndaj tjetrit kemi qenë shumë të butë., nuk kemi marr masa të rrepta. Për shembull ne nga një organizatë ilegale e cila kishte 160 persona në gjyq i quam vetëm 9 veta. Ndërsa në anën tjetër të vendit sigurisht do të dënoheshin më së paku 60 veta. E ngjashme është edhe me organizatat tjera.
Vakiq:
Shokët me të cilët kemi biseduar thonë se disa aksione kanë mundur që edhe më herët të realizohen, që mos të kishim lejua që ato organizata të zgjerohen.
Mijushkoviqi:
Ndoshta edhe kemi mundur. Por ne kemi dashur që të sigurojmë dëshmi të forta për gjyq.
Zatriqi:
Në çfarë mase deformimet dhe dobësitë janë manifestuar në këtë shërbim dhe kanë shkuar në dorën e armikut.
Mijushkoviqi:
Sigurisht se këto dobësi kanë edhe pasojat e saja në disponimin politik të popullit. Sigurisht se armiku këtë e ka shfrytëzuar.
Zatriqi:
Si ka qenë raporti yt si dhe i tërë shërbimit ndaj kuadrove politike, e sidomos ndaj atyre shqiptare.
Mijushkoviqi:
Mendoj në përgjithësi korrekt.
Pse përcilleshin kuadrot shqiptare
Zatriqi:
Pse atëherë i keni përcjell, i keni përgjuar, keni formuar dosje për këta kuadro.
Mijushkoviqi:
Konkretisht për kënd bëhet fjalë. Unë edhe më herët e kam thënë se ne askënd nuk e kemi përcjell nga udhëheqësit politik dhe nuk kemi mbledhur të dhëna. Ka ekzistuar ai rasti me Ymerin dhe Alijen, po ajo ka ndodhur më herët. Megjithatë, tani po përmendet se kanë ekzistuar rreth 900 dosje për aktivistet politik. Unë mendoj se ne, fillimisht duhet të tregojmë se çka janë dosjet dhe çka janë evidencat. Tek ne, për gjithë kënd dhe për çdo gjë është kërkua verifikimi, dhe çdo e dhënë që është marr është evidentuar e këto nuk janë dosje. Më thoni se për kënd nga këta shokët tanë të kuadrit politik diçka konkrete është shkruar dhe është hapur ndonjë dosje konkrete.
Ljutica,
Qe shembulli me Sinanin. Për të është hapur dosja nga ana e Sinan Hasani Nites, për shkak të një letre shoqërore që i është dërgua.
Mijushkoviqi,
Me sa po e shoh unë kjo është punë e së kaluarës. Megjithatë, çdo gjë që hynë në arkiv askush nuk ka të drejt që ta heq, ta grisë. Çdo e dhënë që evidentohet ajo edhe mbetet aty.
Vakiqi,
Është interesante se tek kuadri serbë janë largua disa të dhëna, e tek shqiptaret çdo gjë është shkrua dhe plus saj është shtua edhe e dhëna se ka punuar për shërbimet e huaja.
Mijushkoviqi,
Unë kisha pasur dëshirë që të bisedojmë për gjëra konkrete dhe për cilët persona bëhet fjalë. Cilët janë ata persona për të cilët ne kemi shkruar. Unë pajtohem me ju se për disa persona ka të dhëna të vjetra që dikush më herët i ka shkruar. Veç kësaj ne duhet të kuptojmë, ne tani kemi edhe anëtarë të Komitetit Krahinor të cilët para 6-7 vjetëve janë pranuar në parti.. Dhe dihej se të dhënat janë marr shumë më herët për ta.
Ljutica,
Po pse është dashur të përfshihen pjesëmarrësit e revolucionit.
Mijushkoviqi,
Mendoj se kjo duhet të shikohet konkretisht çka është në pyetje. Sigurisht se për një numër të caktuar të personave qëndrojnë gjëra nga e kaluara. Megjithëse të gjitha ato janë në një evidencë të vdekur, dhe ato nuk punohen më.
Radonjiqi,
Por ato shkojnë me personin kudo që lëvizë ai.
Mijushkoviqi,
Aty është në pyetje sistemi, kjo është policia. Poqese njeriu kalon nga vendi i operativës dhe e dorëzon lëndën, dihej se kjo i shkon atje ku ai vendoset. Kjo është e drejt.
Ne librin e shkollës se SPB-se, haptas flitej për mosbesim ndaj kuadrit shqiptar
Zatriqi,
Çka mendon për pasusin e cituar nga libri për shkolla të SPB-së, për të cilën foli Velija.
Mijushkoviqi,
Unë në atë shkollë nuk kam qenë. Por kam qene në kurs 1946. Edhe atëherë kjo është theksuar. Kjo ka edhe rezonin e vet sipas policisë. Se, në shërbimin informativ janë angazhuar bashkëpunëtoret duke u nisur nga lidhjet familjare e të ngjashme.
Vakiqi,
Pse nuk jeni nisur nga qëndrime të tjera. Pse nuk jeni nisur nga pozita e strukturës nacionale në vendin tonë, nga të drejtat dhe marrëdhëniet në Jugosllavi. Por, mu ky raport , kjo pabesi ka mundur të krijoj edhe reaksione të caktuara. Me këto qëndrime të veta UDB-eja, ka mundur të shkoi në derë të këtyre dukurive.
Mijushkoviqi,
Poqese i shikojmë konkretisht, të shikojmë praktikën, disa shërbime të caktuara, kërkojnë popullatën e vet, qytetaret e vet.. Kështu ka qenë edhe me neve dhe me popullatën që ka jetuar jashtë shtetit.
Radonjiqi,
Ky shërbim nuk e ka pasur qëllim vetveten. Ajo ishte organ i revolucionit dhe ekziston për mbrojtjen e qytetarëve të vet, andaj edhe të popullit shqiptarë. Ky mosbesim ndaj shqiptarëve patjetër se ka pasur edhe reperkusione të caktuara.
Mijushkoviqi,
Sigurisht se ka edhe nga ato.. Por, duhet të themi që shërbimi i ka përvetësua principet dhe kriteret që ishin në kundërshtim me politikën tonë.
Ljutica,
Kjo është një qëndrim i pastër borgjez. Nuk mundemi me thanë që shqiptarët nuk munden me i bind edhe serbet.
Mijushkoviqi,
Kjo është e sigurt. Ne kemi pasur këso dukuri gjatë kohës së Informbyrosë.
Në organet e SPB-s angazhoheshin kryesisht njerëzit e komprometuar nga radhët e shqiptarëve
Radonjiqi,
Çka mundesh me thënë për praktikën e angazhimeve të bashkëpunëtorëve të komprometuar. Ata janë armatosur, keni pi me ta,, keni shkua në shtëpitë e tyre, dhe disi ata janë bërë pushteti vet në fshatra.
MIjushkoviqi,
Për këtë që po flitni ju, është vetëm një numër, thoshte Mijushkoviqi. Për bashkëpunimin me të tjerët askush nuk ka pasur njohuri. Për këto ka ditur edhe komiteti. Pse këto çështje nuk janë ngritur më herët.. Për disa dhunues për të cilët tani flitet, më herët nuk kanë qenë në lidhje. Ka pasur bashkëpunëtor që nga koha e bandave kur janë shfarosur ato. Ndaj atyre ka pasur edhe disa obligime. Më së shpeshti ka qenë në pyetje qëndrimi ndaj tyre, se më herët ata persona na kanë kryer shërbime të rëndësishme. Megjithatë unë mendoi se këta persona të komprometuar nuk kanë qenë ndonjë pushtet i madh në terrenet e tyre. Ku ishte partia atëherë. Çfarë organizate themelore ka qenë ajo që nuk ka mundur me dal në krye me ta. Megjithatë mendoi se kjo kohë ka kaluar kur ka mundur me ndodhë diçka.
Me lejen e naqallnikve bëheshin presionet tek popullata shqiptare
Zatriqi,
Operativistët tani po thonë se nuk janë vetëm ata fajtor për gjendjen e krijuar, se ata asgjë nuk kanë mundur me ndërmarr, pa i njoftuar udhëheqësit e tyre.
Mijushkoviqi,
Sigurisht se është ashtu. Naqellnikët në komuna, është dashur pjesën më të madhe ta dinin se çfarë po ndodhë. Kjo ka të bëjë edhe me neve në krahinë. Sigurisht se edhe unë barti një pjesë të fajit për të gjitha deformimet që kanë ndodhur nga viti 1960 deri më sot. Por, unë mundem me thanë se për të gjitha gjërat e rëndësishme që kanë ndodhur tek ne, i kam lajmërua me shkrim dhe me gojë sekretarin e komitetit krahinor. Asnjë gjë interesante nuk ka kalua pa u njoftuar ai vet.
Ljutica,
Por, SUP-it republikan i keni dërgua informata të cilat nuk i ka pasur Komiteti Krahinor.
Mijushkoviqi,
Kjo ka ndodhur vetëm me disa lëndë të veçanta. Ka qenë edhe informimi i shërbimit, një zyrë e sekretariatit tonë ka punuar në mënyrë vertikale dhe i ka dërgua informata zyrës kompetente në SUP-in e republikës. Unë si sekretar për këto informata nuk kam pasur njohuri.
Edhe njëherë për Procesin e Prizrenit
Zatriqi,
Çka di ti për procesin e Prizrenit, dhe si u krijua ai.
Mijushkoviqi,
Unë atëherë nuk kam qenë këtu, kam qenë në Beograd. Unë para kësaj jam ndërrua bashkë me Disha Kolkoviqin. Edhe unë e Disha mendojmë se me këtë proces kemi dështua. Ne atëherë u ndërruam se ishim vlerësuar se kemi qenë shumë të butë dhe se shumë më tepër kemi veprua në vijën partiake se në atë udbeske. Në vendin tonë ka ardhur ekipi në krye me Maksim Sikimiqin. Në Prizren ka ardhur Buda Gaiqi e ai publikisht ka deklarua se ai ka ardhur me e rregullua situatën. Unë personalisht mendoi se disa organe të caktuara nga Beogradi menjëherë kanë qenë të informuar për përgatitjet dhe për tërë ecurinë e punëve. Atëherë me siguri ka qenë i përzier edhe Sërba Saviqi, se ai ka qenë përgjegjës për shërbimin informativ shqiptar. Shpesh ka ardhur në Kosovë Saviqi. E tëra ka fillua nga Buda Gaiqi dhe menjëherë kanë qenë të përzier Vujica Sekuloviqi, Krajnoviqi, Milosav Blagojeviqi dhe sigurisht ka pasur edhe të tjerë.. Kur kam dëgjuar për këtë edhe unë kam qenë i ofenduar, se kam menduar se gjykimi i procesit ishte vlerësim edhe i punës sonë. Unë për këtë arsye nuk jam përzier në këtë punë dhe as që kam pyetur lidhur me të.. Ideja e kujt ka qenë unë nuk e di, ndërsa motivet tani po duken qartë- qëllimi ka qenë që të komprometohen kuadrot shqiptare. Për këtë kemi folur shpesh më vonë me Qeda Topalleviqin dhe me të tjerët. Në proces është përmendur edhe Enver Hoxha, nëpunës i yni. Unë atij i kam besuar dhe kam shkua tek Vojkani për të intervenuar. Më vonë një numër i madh i njerëzve ka shpreh dyshimet për këtë proces.
Radonjiqi,
A e kini vu në pyetje drejtësinë e procesit.
Mijushkoviqi,
Unë mendoi se grupi që ka punua për çështjet e shërbimit të informimit nga Shqipëria, dhe e cila ka qenë e ndarë nga sekretariati krahinor, e ka shkatërrua tërë punën. Ndoshta ka pasur edhe dyshime. Ndoshta ka pasur edhe tentime nga Shqipëria për t’i përfituar, ndonjë shenjë sa për të fillua hetimet ndaj Njaziut. Këto janë paragjykimet e mija. Unë më herët kam bisedua me Qeda Mijoviqin e ai më ka thënë se iu ka besua njerëzve.
Radonjiqi,
Pa marrë parasysh personalitetet që përmenden në proces, a mund të jetë reale qëndrimi se e tëra ka fillua nga Buda Gaiqi apo nga dikush tjetër.
Mijushkoviqi,
Mundet me qenë se të dhënat e para kanë rrjedhur nga Prizreni, por më vonë është dashur të jetë pëlqimi i organeve më të larta. Buda Gaiqi nuk ka mundur në kokë në vete të operoi me emrat e shokëve tanë që punojnë këtu, dhe të mos marri pëlqimin e organeve të caktuara nga Beogradi. Kur e them këtë mendoi kryesisht në Vojkan Llukiqin, ndoshta edhe të Sërba Saviqit. Për këtë nuk di asgjë konkrete por po paragjykoi.
Zatriqi,
Poqese njeriu sot shikon në procesin e Prizrenit, aksionin për mbledhjen e armëve, atëherë a mendon ti se pas tërë kësaj qëndron diçka e organizuar, e shpikur, e montuar.
Mijushkoviqi,
Vështir është që të mos mendosh se diçka është e dyshimtë aty. E para, ka ardhur procesi, e menjëherë pas saj aksioni për mbledhjen e armëve. Në mënyrë të gërshetuar del se të dyja këto kanë lidhje në mes veti. Veç kësaj aksioni për mbledhjen e armëve nuk ka lind nga ndonjë situatë e rëndë. Nuk ka pasur nevojë për një aksion të tillë dhe metodave të tilla. Këtë nuk e ka kërkua momenti.
Radonjiqi,
Atëherë pra nga çfarë u kërkua një aksion i tillë sipas mendimit tënd.
Mijushkoviqi,
Ndoshta ata kanë qenë nën ndikimin e raporteve në mes Shqipërisë, dhe informatat që kanë ardhur nga atje. Ndoshta kjo ka sjell tek ky ndryshim i papritur. Asgjë konkrete nuk di, vetëm po paragjykojë.
Ljutica,
A je interesua për materialet e procesit të Prizrenit,
Grumbullimi i armëve nga shqiptarët
Mijushkoviqi,
Asgjë nuk kam lexua. Nuk jam interesua për atë material. Kur Maloku ka ardhur nga burgu, ka ardhur edhe dosja e tij. Rajku me ka thënë se ai e ka mbajtur lëndën e tij, për arsye që mos të endet nga dora në dorë. Nuk më kujtohet që i kam thënë që ta tërheq atë lëndë. Të gjithë kemi qenë të bindur se kjo gjë nuk është në rregull dhe për këtë e kemi mbajtur lëndën.
VIJON …
_________________
PROF.DR.SABILE KEÒªMEZI-BASHA: DEKLARATA E DYTË E MIÇA MIJUSHKOVIQIT DHËNË ME 20 SHTATOR 1966 (3)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura