Shkruan: Shefqet Jashari – Strofci
SPEKULIMET E RAMADAN PLLANËS ME KOMITETIN E RINISË TË LNÇKVSHJ
Në pyetjen e intervistuesëve se ’’Kur e formuat Komitetin e Rinisë dhe cilët ishin anëtarët e tij? Ramadan Pllana përgjigjet:
‘’Komitetin e Rinisë së LNÇKVSHJ-së, e formuam më 12 mars të vitit 1979, në Tauk Bashqe, me këta anëtarë:1. Ramadan Pllana, absolvent i frenges, kryetar, 2. Abdullah Hoxha, student në degen Gjuhë dhe letërsi shqipe, nënkryetar, 3. Kimete Krasniqi, studente në degen e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, anëtare,5. Musa Neziri, student në Fakultetin Teknik, anëtar, 5. Latif Pllana, student në Fakultetin Juridik, anëtar. Të gjithë këta kishin lidhje të ngushta me shumë studentë dhe shokë të tjerë dhe ishin të dëshmuar në aktivitetin etyre, sidomos në propogandë dhe agjitacion në Univerzitetin e Prishtinës e gjetiu. Rrethi i tyre ishte i gjërë dhe përfshinte të gjitha trojet etnike.
‘’Kështu Komiteti i Rinisë, filloi t’i formoi edhe degët e veta pranë Univerzitetit të Prtishtinës’’.
Në këtë dëshmi ka vetëm një të vërtetë. Ramadan Pllana, me propozimin tonë, e ka formuar Komitetin e Rinisë të LNÇKVSHJ . Është pra një fakt i pa kontestueshëm. Por është rrenë e kulluar kur thotë se ‘’Komiteti i Rinisë, filloi t’i formoi edhe degët e veta në Univerzitetin e Prishtinës’’. Për këtë që e them, mbështetem në faktin se KQ i LNÇKVSHJ nuk ka paraparë të formonte Degë të Organizatës në vend, prandaj, skemës së njejtë organizative duhej t’i përmbahej edhe Komiteti i Rinisë. Zingjiri udhëheqës në vend ka qenë kështu: Komiteti Qëndror (Organi udhëheqës (qendror) i organizatës). Komitetet Qarkore, (të qyteteve-komunave), kanë qenë të lidhura nepërmjet kryetarit të tyre me KQ. Komiteti i Rinisë së LNÇKVSHJ ka qenë në të njëjtin nivel me Komitetet Qarkore. Kryetari i Komitetit ka qenë i lidhur nëpërmjet meje me KQ të LNÇKVSHJ. Pastaj kanë qenë Komitetet Vendore, ( Në fshatra, Organizata punuese, Institute arsimore, fakultete, shkolla, etj. ) të lidhura drejtpërdrejt me udhëheqësinë e Komiteteve Qarkore.
Rrahagjoksi i vonuar i Kosovës e ka hudhur veten e tij në ‘’Pus t’Hamzës’’ me vetlavdërimet shumë naive.
Ai ‘’dëshmon: ‘’Anëtarët tanë dhe simpatizantët tanë, të informuar në kanale konspirative, kur muarën vesh se kishin ‘’Komitetin’’e tyre, nuk mundin ta përmbanin veten. Këndonin këngë patriotike në ndeja e manifestime, apo në dasma, që frymzonin rininë me një entuziazëm të paparë’’. dhe pastaj vazhdon:
‘’Nuk është rastësi që në ngjarjet historike, në demonstratat e 11 marsit 1981, që do të vërshonin mbarë Kosovën, me këto këngë rinia shqiptare do t’u shtin frigën në palc dhe armates jugosllave…’’
A thua kush do t’i besonte kësaj deklarate skandaloze të Ramadan Pllanës, i cili, entuziazmin dhe gadishmerinë e rinisë së Kosovës gjatë vitit 1981 për sakrifica, e lidh me themelimin e ‘’Komitetit të Rinisë së LNÇKVSHJ’’ Nuk duhet parë për të madhe rrahagjoksit të vonuar të Vushtrrisë, i cili mundin e të tjerëve mundohet ta përvehtësojë. Kjo është fillozofia jetësore e rahagjoksave të Kosovës. Këto lavde naive të Ramadan Pllanës ma kujtojnë personazhin e një tregimi të gjeniut popullor: “Bubrreci kishte rënë rastësisht mbi gurin e mullinit, që blunte grurë. Ai në pamundësi të largohej nga guri ku kishte rënë me pahirë, ju thonte shokëve të tij që lypnin ushqim aty pari në mulli: ja, shiqoni, si po e sjell unë gurin e mullirit?!’’.
Të shohim në vazhdim spekulimet tjera të Ramadan Pllanës, të cilat i bën në saje të faktit se ai e pat formuar Komitetin e Rinisë së LNÇKVSHJ.
Zotëri Pllana ‘’dëshmon’’: ‘’Pastaj Jusufi u bë mbështetje më e fuqishme në punën time organizative, që kisha me rininë. Unë do të shkruaja pamflete e punime tjera për rininë të cilat do t’i redaktonte, ai. Unë, e kisha marrë edhe detyren për të formuar Komitetin e Rinisë, të cilin e formova më 1979. Me Jusuf Gërvallen, përparonte me vrull dhe zjarr revolucioni.’’
Jam i detyruar t’a shkokloj këtë dëshmi të Ramadan Pllanës: ‘’Pastaj Jusufi u bë mbështetja më e fuqishme në punën time organizative që kisha me rininë’’. Se kjo’’dëshmi’’ e ‘’veprimtarit të orëvetë para’’ është rrenë e kulluar, dëshmon vet Ramadan Pllana, i cili në pyetjen e intervistuesit se ’’ Kur dhe si u njohe me Jusuf Gërvallën, ai vet deklaron: ‘’Jusufin, pasi që ishte personalitet i njohur publik, e njihja kaher, po kurrë nuk kam pasur një bisedë a ballafaqim të drejtpërdrejt me të.’’
‘’Dëshmia’’ tjetër është edhe më skandaloze: ‘’Unë do të shkruaja pamflete e punime tjera për rininë të cilat do t’i redaktonte, ai.’’. Këtë ‘’dëshmi’’ të ‘’veprimtarit të orëve të para’’nuk do ta marrim për ‘’rrenë për hava’’po qe se na e jep një dëshmi me argumente se cilat ‘’pamflete’’ dhe cilat ‘’punime tjera për rininë’’, të shkruara nga Ramadan Pllana, i ka redaktuar Jusuf Gërvalla, përpos pamfletit ’’Rini shqiptare, rini revolucionare’’! për të cilin unë do të shpjegoj mënyrën se si ka rënë në duar të Jusuf Gërvallës.
Të shiqojmë tani mjeshtrinë e spekulimeve dhe falsifikimeve të rrahagjoksit të vonuar të Kosovës, me çfarë mjeshtrie i falsifikon edhe të dhënat që i ka dhënë vet për themelimin e Komitetit të Rinisë të LNÇKVSHJ. Citojmë:
‘’Më 12 mars të vitit 1979 nga KQ m’u ka dhënë detyrë, me gjasë sipas udhëzimeve të Jusuf Gërvallës, që të formoj Komitetin Qëndror të Rinisë së LNÇKVSHJ-së . Një detyrë e tillë nuk i jepet një anëtari të thjeshtë, pos një kuadri të KQ dhe me përvojë e të besueshëm. Për këtë dëshmon si dokument i gjallë shkrimi im, si pamflet:
‘’Rini shqiptare, rini revolucionare’’
Ky shkrim është redaktuar nga Jusuf Gërvalla dhe publikuar në “Lajmëtari i Lirisë”, në janar të vitit 1981’’.
Siç po shihet Ramadan Pllana ka ‘’harruar’’, apo e ka shpallur të pa vlefshme ‘’dëshminë’’, me të cilën na njofton se në Tauk Bashqe e ka formuar Komitetin e Rinisë të LNÇKVSHJ më 12 mars të vitit 1979.
Tani me deklaraten e dytë kuptojmë se Ramadan Pllana e shpall të rreme dëshminë e parë, ndërsa ‘’dëshminë ‘’e dytë e shpall të vërtetë. Pra, rrahagjoksi i Vushtrrisë, ‘’dëshminë’’ e dytë e ‘’qon në pyka’’, e rritë dhe nga ‘’Komiteti i Rinisë’’, që ishte, e shndërron në ‘’Komitet Qendror’’.
Ramadan Pllana duke qenë i vetdijshëm se nuk e ka të lehtë për t’a mohuar ‘’dëshminë ‘‘e parë , që me detale na tregon se kur, ku dhe me kend e kanë themeluar ‘’Komitetin e Rinisë’’, mendon se do t’i ndihmonte përdorimi i faktit se Jusuf Gërvalla ia ka redaktuar pamfletin e tij: ’’Rini shqiptare, rini revolucionare’’. R Pllana nuk bënë kurrëfar shpjegimesh se në ç’ mënyrë dhe si ia e ka dhënë për redektim atë pamflet Jusuf Gërvallës, dhe si u bë që të botohet ai pamflet në ‘’Lajmëari i lirisë’’, nga se më parë ka dëshmuar: ‘’…kurrë nuk kam pasur një bisedë a ballafaqim të drejtpërdrejt me të.’’
Pasi që Ramadan Pllana spekulon me pamfletin e tij: ‘’Rini shqiptare, rini revolucionare’’. E shoh të udhes t’i bëj ca shpjegime për të ndriçuar të vërtetën se si arrijti pamfleti në fjalë të botohet në ‘’Lajmëtarin e lirisë’’. Qysh me themelimin e KQ të LNÇKVSHJ, qe vendosur të bëhen përgaditjet e duhura për botimin e Organit të saj, ‘’Zëri i Kosovës.’’ Krahas përgaditjeve teknike, anëtarët e KQ, patën marë për detyrë të shkruajnë artikuj për ngjarjet aktuale në vend dhe ato ndërkombëtare. Më kujtohet se Sheremet Saraçi e pat shkruar një shkrim që flitej për veprimtarinë antikombëtare të Mahmut Bakallit. Edhe anëtarit më të ri për nga mosha dhe ‘’stazhi’’në KQ, Ramadan Pllanës ia përcjella atë detyrë. Ai ma pat dhënë pamfletin: ‘’Rini shqiptare, rini Revolucionare’’, dhe unë pastaj e përcjella në KQ. Me siguri ai shkrim dhe shkrimet tjera të anëtarëve të KQ i janë përcjellë Jusuf Gërvallës. Si duket me largimin e tij nga vendi për t’i shpëtuar burgosjes, i ka marë me vedi edhe shkrimet që kanë arrijtur në KQ të Organizatës, apo ato shkrime i janë dërguar më vonë nepërmjet ndonjë anëtari të përkushtuar të Organizates. Jusuf Gërvalla nuk ka pasur idenë për asnjë shkrim se kush i ka shkruar nga anëtarët e KQ, sepse autorët e shkrimeve i kanë firmosur me pseudonimet që ata vet i kanë zgjedhur, sipas dëshirës, e jo me pseudonimet që ua caktuan Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Jusuf Gërvalla dhe Shefqet Jashari bashkëpunëtorëve të tyre që ishin anëtarë të KQ të Organizatës.
Unë nuk habitem shumë me këto spekulime, falsifikime dhe manipulime të Ramadan Pllanës, sepse jemi në epokën e rrahagjoksave të Kosovës.
(VIJON)
________________________
PSE RAMADAN PLLANA GËNJEN DHE SHPIF PËR LNÇKVSHJ-në DHE UDHËHEQJEN E SAJ (6)
Shkruan: Shefqet Jashari – Strofci
DËRGIMI I RAMADAN PLLANËS NË FRANCË DHE TURQI NGA KQ I LNÇKVSHJ