Pashtriku.org, 16. 07. 2016: Autori me rastin e botimit të këtij libri, mes tjerash shkruan: “Përfaqësuesit e popullit, ngutshëm do ta shkruajnë të kaluarën e tyre, jo ashtu siç në të vërtetë ndodhi, por ashtu siç kishin ëndërruar para se ta merrnin besimin e popullit, duke e skalitur së tepërmi edhe ëndrrën. Prandaj, është e udhës që duke u mbështetur në të kaluarën dhe të sotmen e tyre, ngadalë t’ia shkruajmë të ardhmen. Fundja, edhe nëse nuk ia qëllojmë qind për qind, sigurisht se të ardhmen do t’ia shkruajmë më saktë krahas të kaluarës që do ta shkruajnë vet apo do t’ia shkruajë ndonjë oborrtar “intelektual” i pushtetit. Meqë ata përmes fjalëve dhe veprave na treguan se çfarë mbollën, atëherë e udhës është që t’i tregojmë se çfarë do të korrin. Tjetër gjë është nëse në ndërkohë bëhet tërmet i fuqishëm apo ndodhin vërshime shkatërruese, katastrofa natyrore këto që shumë afërmendsh mund të ndodhin, sidomos kur merr parasysh apogjeun e padrejtësive dhe mëkateve në një shoqëri si kjo e jona. Fundja, përmes kësaj qasje, do t’i japim këshilla dhe porosi të qarta edhe atyre që ende nuk e kanë marr mbi supet e tyre amanetin e popullit. Do t’ia shfaqim përmes pikturës së fjalëve, veten si pleq, duke shpresuar që të paktën në të sotmen të mos dalldisen keq dhe të mos vetëmashtrohen thellë me bukuritë e tyre, aq sa bukurinë ta përdorin si vlerë të vetme”.
***
Titulli:
Lumëbardhi i gjyshes (roman)
Autor:
Mr. Iljasa SALIHU
Redaktor gjuhësor:
Flutura Kota
Ballina:
Milaim Mustafa
Formati: A5
Faqe: 136
Botues: Shoqata për Arsim dhe Kulturë “Lexo”, Kumanovë
***
Disa fjalë rreth autorit
Iljasa Salihu ka lindur më 10 prill të vitit 1984 në fshatin Llojan, fshat ky që gjendet në mes Kumanovës dhe Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme të makinerisë e kreu në Kumanovë. Studimet për ekonomi i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës. Menjëherë pas diplomimit, regjistrohet në studime pasdiplomike në UEJL në Tetovë, drejtimi Studime të Sigurisë, ku më 9 korrik të vitit 2011 u magjistrua.
Përskaj punës së tij të rregull në Ministrinë e Mbrojtjes si administrator financiar, ai merret edhe me publicistikë. Ka marrë pjesë nëpër shumë ligjërata, tribuna dhe debate. Ka qenë redaktor i revistës mujore, “Zëri i shqiptarit” me qendër në Prishtinë, ka shkruar për revistën “Paqja” dhe “Shenja”dhe shkruan për gazetat ditore në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë.
Merret rregullisht me sport. Ka marrë pjesë shumë herë në gara maratonike, si dhe është njohës i mirë i llojit të artit marcial, Wing Chun.
Ky është libri i tetë, kurse deri më tani i ka të botuara këto libra:
1. “Rrugëtimi nëpër mjegulla” (ese, shkrime dhe polemika), Shkup, 2010
2. “Mëngjesi i hershëm” (roman), Shkup, 2011
3. “Krimi ekonomik”, Shkup, 2012
4. “Rrjedhat ekonomike në fshatin Llojan” (bashkautor), Shkup, 2013
5. “Beteja e paqes” (roman), 2013
6. “Libri, rinia dhe liria” (libërth), Shkup, 2014
7. “Shtrati i lules” (aforizma), Shkup, 2014
Postime të Lidhura
DR.AVZI MUSTAFA: MËSIMBESIMI NË SISTEMIN ARSIMOR KOMBËTAR SHQIPTAR GJATE VITEVE 1941-1944 (FOTO ARKIVORE)
Shkup, 6. 12. 2016: (Në 75-vjetorin e hapjeve të shkollave shqipe në Tokat e Liruara) – Rilindja kombëtare…
XHELAL ZEJNELI: MAQEDONIA DHE KRIZA E IDENTITETIT
Shkup, 22 dhjetor 2020: Politika që ndjekin VMRO-të bazohet në një ideologji anakronike, retrograde dhe antihistorike. Kjo politikë…
FATMIR MINGULI: ‘AJO QË E SOLLËN ATA’ NJË ROMAN PËR NGJARJET E VITIT 1999 NË KOSOVË
Durrës, 29. 07. 2016: /Kur brenda kaosit ka rregullsi. Një autor në librin e tij duhet të jetë…
DR.SADRI FETIU: FAZLI SYLA – STUDIUES I FOLKLORIT SHQIPTAR (II)
Prishtinë, 29 korrik 2020: Në studimin “Mbi tematikën e rapsodive të De Radës” janë trajtuar aspektet tematiko-motivore të…