Pashtriku.org, 16. 07. 2016: Autori me rastin e botimit të këtij libri, mes tjerash shkruan: “Përfaqësuesit e popullit, ngutshëm do ta shkruajnë të kaluarën e tyre, jo ashtu siç në të vërtetë ndodhi, por ashtu siç kishin ëndërruar para se ta merrnin besimin e popullit, duke e skalitur së tepërmi edhe ëndrrën. Prandaj, është e udhës që duke u mbështetur në të kaluarën dhe të sotmen e tyre, ngadalë t’ia shkruajmë të ardhmen. Fundja, edhe nëse nuk ia qëllojmë qind për qind, sigurisht se të ardhmen do t’ia shkruajmë më saktë krahas të kaluarës që do ta shkruajnë vet apo do t’ia shkruajë ndonjë oborrtar “intelektual” i pushtetit. Meqë ata përmes fjalëve dhe veprave na treguan se çfarë mbollën, atëherë e udhës është që t’i tregojmë se çfarë do të korrin. Tjetër gjë është nëse në ndërkohë bëhet tërmet i fuqishëm apo ndodhin vërshime shkatërruese, katastrofa natyrore këto që shumë afërmendsh mund të ndodhin, sidomos kur merr parasysh apogjeun e padrejtësive dhe mëkateve në një shoqëri si kjo e jona. Fundja, përmes kësaj qasje, do t’i japim këshilla dhe porosi të qarta edhe atyre që ende nuk e kanë marr mbi supet e tyre amanetin e popullit. Do t’ia shfaqim përmes pikturës së fjalëve, veten si pleq, duke shpresuar që të paktën në të sotmen të mos dalldisen keq dhe të mos vetëmashtrohen thellë me bukuritë e tyre, aq sa bukurinë ta përdorin si vlerë të vetme”.
***
Titulli:
Lumëbardhi i gjyshes (roman)
Autor:
Mr. Iljasa SALIHU
Redaktor gjuhësor:
Flutura Kota
Ballina:
Milaim Mustafa
Formati: A5
Faqe: 136
Botues: Shoqata për Arsim dhe Kulturë “Lexo”, Kumanovë
***
Disa fjalë rreth autorit
Iljasa Salihu ka lindur më 10 prill të vitit 1984 në fshatin Llojan, fshat ky që gjendet në mes Kumanovës dhe Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme të makinerisë e kreu në Kumanovë. Studimet për ekonomi i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës. Menjëherë pas diplomimit, regjistrohet në studime pasdiplomike në UEJL në Tetovë, drejtimi Studime të Sigurisë, ku më 9 korrik të vitit 2011 u magjistrua.
Përskaj punës së tij të rregull në Ministrinë e Mbrojtjes si administrator financiar, ai merret edhe me publicistikë. Ka marrë pjesë nëpër shumë ligjërata, tribuna dhe debate. Ka qenë redaktor i revistës mujore, “Zëri i shqiptarit” me qendër në Prishtinë, ka shkruar për revistën “Paqja” dhe “Shenja”dhe shkruan për gazetat ditore në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë.
Merret rregullisht me sport. Ka marrë pjesë shumë herë në gara maratonike, si dhe është njohës i mirë i llojit të artit marcial, Wing Chun.
Ky është libri i tetë, kurse deri më tani i ka të botuara këto libra:
1. “Rrugëtimi nëpër mjegulla” (ese, shkrime dhe polemika), Shkup, 2010
2. “Mëngjesi i hershëm” (roman), Shkup, 2011
3. “Krimi ekonomik”, Shkup, 2012
4. “Rrjedhat ekonomike në fshatin Llojan” (bashkautor), Shkup, 2013
5. “Beteja e paqes” (roman), 2013
6. “Libri, rinia dhe liria” (libërth), Shkup, 2014
7. “Shtrati i lules” (aforizma), Shkup, 2014
Postime të Lidhura
DR.MOIKOM ZEQO: PËRSËRI MIGJENI! MIGJENI I PANJOHUR? TINGËLLON PARADOKSALE!
Tiranë, 4 tetor 2017: Migjeni i Panjohur? Tingëllon paradoksale ? Aspak! Eshte e vertete qe ka nje popullarizim…
DR.MOIKOM ZEQO: POETI NOBELIST ITALIAN SALVATORE QUASIMODO NË FOTOGRAFI ME POETIN SHQIPTAR DINO KALENJA, HERO I POPULLIT
Tiranë, 20. 02. 2014 – Në vitet 80’të të shekullit të kaluar përkëtheva dhe botova në revistën letrare…
SERVET BYTYQI: MIGENA ARLLATI – SHEMBULLI POZITIV I NDËRTIMIT TË ‘URAVE’ MIDIS SHQIPTARËVE
Londër, 22. 11. 2016: Libri Etern’ars i autores Migena Arllati është ndër librat më prestigjiozë të botuar kohët…
HAZIR MEHMETI: LIDHJA E KRIJUESEVE SHQIPTARË NË MËRGATË – AKADEMI KUSHTUAR MARTIN CAMAJT – NË GJERMANI
Vjenë, 09. 12. 2015: – Koblez, 21 nëntor 2015 – Martin Camaj: “Ndonëse të ndarë më shumë se…